Instituti i Gjeoshkencave: Po afrojnë reshjet intensive

DITA Online
490371198

 

Instituti i Gjeoshkencave bën me dije se gjatë ditës së nesërme Shqipëria do të jetë nën “diktatin” e reshjeve të shiut dhe borës.

Bëhet me dije se i gjithë territori do të “pushtohet” nga reshjet, ndërsa zona më e rrezikuar është ajo e Shkodrës.

Sot pasdite (e enjte, dt.01) priten reshje të dobëta, kryesisht në pjesën veriore të vendit.

Nesër (e premte, dt.02) priten reshje në të gjithë territorin, që në shumicën e qarqeve do të jenë mesatare ose intensive, ndërsa në Shkodër shumë intensive (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër priten reshje në formën e dëborës në 1500 m mbi nivelin e detit. (shënim: në rastin e reshjeve të dëborës, 1 mm reshje = 1 cm dëborë e re)

TEMPERATURAT

Nesër (e premte, dt.02) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 8 °C / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 °C / 14 °C

në vendet malore: 3 °C / 10 °C.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *