Instituti i Studimeve Politike me anë të një tabele ka përmbledhur se si ka ndryshuar liria e medias në Shqipëri gjatë vitet e fundit.
Referuar raporteve ndërkombëtare, Shqipëria rezulton të ketë kuotën 4.25 nga mesatarja 1.5 e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, pra të paktën 3 herë më larg në standarde.
“Dita e lirisë së medias. Shqipëria vijon të jetë një vend me sistem hibrid, dhe media është pjesë e dyfishtë e këtij sistemi: ushqyese e vlerave por edhe e defekteve të tij.
Vitet e fundit mediat në Shqipëria kanë pësuar ndryshime të mëdha, sidomos në sasi dhe imazh: kemi disa qindra media të reja sociale, portale dhe së fundi edhe ERTV, – të vetmin kanal televiziv kryeministror në Europë; lideri i mazhorancës dhe i opozitës janë bërë edhe gazetarë, – filmojnë veten live duke bërë deklarata që më pas shpërndahen në të gjitha mediat; qytetari digjital vijon të jetë “gazetari” më me shumë lajme në ditë e javë, të gjithë ministrat e zyrtarët e lartë kriter vlerësimi të punës kanë numrin e like në FB dhe share në rrjetet sociale, 99% e pronarëve të medieve kanë edhe firma ndërtimi dhe janë ndërtues të dalluar në fshatra turistike e qendra qytetesh nga Velipoja në Sarandë, por në fund të ditës vetëm 30% e gazetarëve marrin rroga mujore të rregullta dhe gazeta më e madhe ma tirazh më të vogël sesa numri i policëve në Tiranë.
Tabela ilustron kurbën e lirisë së medias dhe pavarësisë së saj gjatë 25 viteve të fundit, – hartuar nga Freedom House, institucioni më i njohur në botë për vlerësime të tilla. Kurba flet vetë, – kemi kuotën 4.25 nga mesatarja 1.5 e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, – pra të paktën 3 herë më larg në standarde.
Po të pyesësh qeverinë ata bëjnë fajtor median, po të pyesësh opozitën ata bëjnë fajtor qeverinë, po të pyesësh median ata bëjnë fajtor politikanët, po të pyesësh qytetarët ata bëjnë fajtor të gjitha palët e tjera.
Të gjithë kanë pak të drejtë dhe të gjithë janë njëherësh pak fajtorë, por me rëndësi, – Shqipëria nuk ka sot asgjë për të festuar. Për më tepër do të ishte më mirë, që së paku sot të mos kishte asnjë kronikë nga lajmet e gatshme propagandistike të politikës, ashtu edhe asnjë lajm nga lajmet e porositura të medias për politikanë apo gjoba & reklamë për biznesmenët dhe të tjerët.
Një ditë pa lajme paradoksalisht është një ditë më e qetë në Shqipëri, por nuk duhet harruar në asnjë rast se një vend pa media të lirë e të pavarur është një shoqëri më pak e kulturuar, më pak e informuar, më pak funksionale dhe natyrisht edhe më pak demokratike” thuhet në përshkrimin e ISP në rrjetet sociale.

b.b/dita

…perderisa gazetare te permases Brace po bejne qeverisjen! Tamam paradokse shqiptare.
Në Shqipëri gazetarizëm nuk ka ka mercenarizëm nëse politikan bëjnë gazetari mercenarët e mediave bëjnë shpifsin
…..ERTV, – të vetmin kanal televiziv kryeministror në Europë….!Kim Jong-un i Eeuropes.E paskemi nje vend te parë !
D’Ramë Escobari te pamundeson te jetosh ne Shqiperi,te pamundeson te thuash te verteten!Ku eshte problemi ketu?
Jo zotërinj të institutit, më vjen keq që keni arritur nl konkluzione të gabuara. Lidhur me gazetarinë ka shumë probleme, por më të rëndësishmet janë paaftësia, mungon formimi intelektual, patriotizmi, njohja reale dhe konceptimi për të mirën dhe të keqen etj. i stafeve të shumicën e llojeve të mediave. Si rrjedhojë konkluzioni juaj nuk qëndron. Nëse vërtet doni të gjeni defektet, largohuni nga mendimet që shpien në varfëri konkluzionesh, bëni përpjekje të njihni dhe me zotësi intelektuale, pa frikë tregoni të vërtetën vetëm të vërtetën. Kush ësgthtë e vërteta? Unë po ua them, por jam i bindur që dhe ju e dini!. E vërteta është se të gjitha mediet “turren mbas parave”, kush paguan më shumë, kush siguron vende pune më shumë, kush mashtron dhe gënjen më shumë, kush shtrëmbëron më shumë etj. janë shkaqet e nivelit nënfishnjarak të shumicës së mediave. Doni ndonjë fakt real? Kërkojeni me këtë këndvështrimi dhe do ti gjeni.
A nuk ju bëjnë përshtypje juve kur disa pronarë apo drejtues të medieve ndërrojnë pizicion sa majtas – djathtas kur bëhen rotacionet politike në pushtet? Besoj se edhe ju e keni të qartë, por është puna juaj që nuk e tregoni se këto fenomene janë nga lufta kundër varflrisë personale dhe “vrapimit” për tu bërë milionerë sa më parë të jetë e mundur pa u merakosur për të vërtetat që duken dhe duhen thënë sheshit.
perderi sa pafatesia e gazetareve eshte uleritese detyrimisht qe te mencurit do e zevendesojne ate boshllek.Ata karzrtaret se pari nuk dine te shkruajne shqip e jo me te kuptojne rendesine e lajmit.Jane dru me pre.ne 100 perqind te rasteve