“Instrumenti i Djallit” që duhet të ndalohet në shkollë

DITA Online

“Goma është një ‘instrument i djallit’ dhe duhet të ndalohet përdorimi i saj, kjo sepse ato inkurajojnë fëmijët të ndiejnë turp për gabimet”, thotë një profesor nga King’s College në Londër. Guy Claxton, i cili është gjithashtu një shkencëtar tha se shkollat duhet t’i inkurajojnë nxënësit të pranojnë gabimet e tyre, sepse kështu funksionon “bota e gjerë ” dhe nota nuk duhet të ketë një rëndësi kaq të veçantë tek nxënësit.

Duke folur për “Daily Telegraph”, profesor Claxton tha: “Goma është një “instrument i djallit”, sepse ajo nuk bën gjë tjetër veçse tregon një kulturë turpi për gabimet, gjë që është e gabuar. Është një mënyrë e të gënjyerit të botës, kur themi: “Nuk bëj gabime, e bëra siç duhet që me herën e parë.” Kjo është ajo që ndodh kur ti fshin një gabim të bërë dhe e zëvendëson atë. Ndërkohë që ne kemi nevojë për një kulturë tjetër, për fëmijë që nuk kanë frikë nga gabimet, por që mësojnë nga ato duke u përmirësuar me kalimin e kohës. Fëmijët duhet të jenë të interesuar më shumë për procesin e gjetjes së një përgjigjeje të saktë, sepse kjo është ajo që duhet në botën tonë”, ka shtuar ai.

Guy thotë se të mësosh fëmijët të fshijnë apo fshehin gabimet e tyre nuk i përgatit për jetën, aq më tepër kur jetojmë në një shekull ku duhet të punosh shumë me veten dhe shumë gjëra duhet ti bësh vetë. Shkolla është vendi i duhur që duhet të përgatisë nxënësit edhe për këtë pjesë.

“Ne kemi nevojë për një kulturë ku fëmijët nuk kanë frikë të bëjnë gabime, shikojnë gabimet e tyre dhe mësojnë prej tyre, ku vazhdimisht po reflektojnë dhe përmirësojnë atë që kanë bërë, duke mos u interesuar për të gjetur përgjigjen e duhur dhe duke kërkuar zgjuarsi”, thotë Guy.

v.l/ Dita

Share This Article
8 Comments
  • Goma instrumenti i djallit asht shume e vlefshme per korigjimin e gabimit.Mbasi nuk lejon kohe per ta kuptue dhe permiresue gabimin po e ban aty per aty me ta kuptue nxenesi gabimin e bere.
    Ndersa filozofi shkencetari Guy Claxton humbet kot kohe per nji kohe te ma tejshme e cila mund te jete nji dite deri edhe ne nji vite te kuptim gabimit.
    Nuk ka nexenes qe kur fshine gabimin me gomen instrument i djallit qe te mos e pranoje aty per aty qe e kishte ba gabim.Korigjon dhe vihet ne rruge te drejte pa gabim.
    Tjeter asht te filozofuarit mbi kuptimin e eksperiences qe thuhet:
    Eksperienca asht frut i gabimeve te bame ndaj njeriu duhet te gaboj.

  • Mire e ke, i nderuar MH, por ky shkencetari ka gjetur ca si veten, qe e shperndajne kete propozim absurd.
    Gabimet korigjohen ne cast, kur eshte fjala per gabime te nxenesve ne mesim: ne te shkruajtur, ne vizatim, ne prerje letre, ne nje pune me dore etj.
    Ne se gabimet nuk ndreqen ne kohen e duhur, por lihet kohe per me vone, kjo do te thote pune, qe e bejme ”neser” dhe kur vjen dita tjeter, themi perseri neser dhe keshtu me radhe, atehere hyn ne pune thenie e popullit gjerman: “Neser, neser! Vetem sot, jo! Keshtu thone te gjithe njerezit dembele!”
    Ky shkencetari me keto qe thote, nxit dembelizmin… dhe dembelizmi eshte pune e djallit, jo goma.

    • ka dy kuptime të ndryshme!
      korigjim dhe fshehje gabimi!
      goma-korigjimi është i nevojshëm,o vetëm në shkollë por dhe në jetë!pra korigjimi i të gjitha gabimeve që bëjmë na çon përpara!
      fshehja e gabimit,e pamundur të bëhet me gomë,lë shumë shënja,është “instrumet,veprim i djallit”,fshehja e gabimit çon në faj dhe faji në krim!!
      fshehja e gabimit ka bërë që tërë qeveritë tona të përfundojnë në krim!dikush me vrasje në trasmetim direkt dikush me korrupsion marramëndës!!

  • Cfare thoni o njerez?!
    Ky burri me kete gomen e djallit eshte bere shkencetar e jo thoni mbrockulla!
    Sa deputete e pedagoge universitetesh tek ne kane marre titullin profesor dhe doktor me tema te tilla se:
    1-Si ndikon gjatesia e preshit ne shijen e gjelles!
    2-A dime te hame,por nuk dime te ushqehemi!
    3-Sa here ne dite duhet te hame buke dhe a duhet pire uje para apo pas buke?
    4-Sa ndikon ne jeten e njeriut kur ka babain fshatar dhe kur e ka qytetar ?
    5-A jane femijet e te pasurve me te zgjuar se femijet e fukarenjve?
    6-Si rritesh me shpejt kur ha 3 here ne dite buke apo kur ha 6 here?
    7-Si forcohet shendeti duke luajtur futboll apo volejboll?
    8-Si ndikon ne shendetin fizik te jesh i zgjuar apo te jesh budalla!
    Dhe kryetema boterore qe e shpalli autorin shkodran Ndoc Rroku “NJERI I SHEKULLIT TE 19-te” ishte dizertacioni me temen :
    -“Edhe budalla e ka koken si te njeriut”!
    Po me kete teme plagjiature fitoi postet e ministrit te Drejtesise dhe te Brendshme,autori Mul Noka!
    -Nje risi spektakolare eshte vene ne zbatim keto 28 vite ne Shqiperi ,”Urdheri Lenka Cuko i klasit te Pare”,qe e kane marre te gjithe ata qe jane emeruar ministra te drejtesise,financave,Mbrojtjes,Mjedisit,Shendetesise etj qe nuk kane patur asnje njohuri per fushat perkatese,mjaftonte qe ata kishin licencen e partise si njerez POLITIKE!
    Per vitin 2018 pritet te behemi arene e dhenies se cmimit “GUINES”: per gafen me te madhe ne bote me temen “A eshte nje civil edhe ushtarak AKTIV?”per dy personalitete zoterinjte Meta dhe Rama!

  • Ky eshte profesor,me te vertete i djallit,qe nuk lejon qe gabimet qe behen,te korigjohen nga e njejta dore!

  • profesori anglez ka të drejtë!!
    edhe sapuni është instrument i djallit!
    dhe letra higjenike është instrument i djallit!
    edhe rrobat janë instrument i djallit!!
    njeriu nuk duhet të ketë turp nga pisllëku që i prodhon trupi,nuk duhet të ketë turp nga jashtëqitja e tij që i mbetet e ngjitur në bithë,nuk duhet të ketë turp nga trupi i tij!!
    dhe unë mendoja se vetëm ne shqiptarët kemi njerëz të mënçur!
    paska plotë në përbotë!!
    kuptohet,ne mbajmë rrekordin!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *