Insuficienca kardiake është një gjendje mjekësore serioze, ku zemra nuk arrin të pompojë gjakun në trupin e njeriut siç duhet, gjë që shkakton grumbullim të lëngjeve në mushkëri dhe pjesë të tjera të trupit. Nëse dallohet në kohën e duhur dhe trajtohet siç duhet, pacientët mund të kenë jete të gjatë dhe cilësore.
Insuficienca kardiake e zemrës shpesh zhvillohet për shkak se keni (apo keni pasur) një gjendje mjekësore të tillë si: si sëmundje të arterieve koronare, goditje në zemër, presion gjaku të lartë, sëmundje valvulare të zemrës, sëmundje te muskulit të zemrës, inflamacion të zemrës, apo defekte të lindura që shkaktojnë mbingarkesë të punës së zemrës.
Është thelbësore për pacientët që të dalloni dhe të kontrolloni vazhdimisht simptomat e kësaj gjendjeje, në mënyrë që të merrni në kohë edhe kujdesin e duhur mjekësor.
Ekzaminimi i zakonshëm për insuficiencën kardiake përfshin: Historinë shëndetësore, ekzaminimin fizik, elektrokardiogramin (ECG), analizat e gjakut, grafinë e mushkërive dhe ekokardiogramën. Ekzaminime të tjera shtesë mund të zbulojnë më shumë për insuficiencën kardiake, ose mund të identifikojnë shkakun e saj, siç janë: testi i funksionit të mushkërive, testi ushtrimor, rezonanca magnetike kardiake (MRI), kateterizimi dhe angiografia kardiake, teknikat e mjekësisë nukleare dhe tomografia shumë planëshe (MSCT).
Simptomat e sëmundjes
- Kufizimi i frymëmarrjes.
- Kolla ose fishkëllima.
- Ndryshimet e shpejta të peshës.
- Ënjtja e kyçeve të këmbës.
- Humbja e oreksit.
- Nevoja për urim gjatë natës.
- Depresioni dhe ankthi.
- Lodhja dhe marramendja.
- Rrahjet e shpeshta të zemrës.
Masat parandaluese që duhet të merrni
- Mbajtja e një peshe të shëndetshme.
- Kujdesi me përdorimin e kripës dhe lëngjeve.
- Kujdesi me përdorimin e alkoolit.
- Marrja e kaliumit.
- Yndyrat dhe kolesteroli.
- Aktiviteti fizik.
