Dr. Majlinda KETA
Të gjithë kombet kanë progresuar apo kanë prodhuar modele të zhvillimeve apo përmbysjeve të mëdha për njerëzimin ndërsa popullatat e tyre kanë zotëruar edukim cilësor dhe kulturë demokratike sikurse në pararendje elitat kanë përgatitur truallin kombëtar mendor për ndryshim. Vetë edukimi në mënyrë është prodhimtari i suksesit dhe dështimeve në ngjarje, lëvizje apo revolucione shoqërore në kuptimin e aftësive që individët, udhëheqës, mbështetës apo vëzhgues në atë periudhë, brenda kontekstit gjeografik. Mjafton të shohim qasjen mes truallit ku është zhvilluar mendimi dhe historia e filozofisë dhe ngjarjet e mëdha që ka prodhuar e prodhuar njerëzimi (Franca, Anglia, Gjermania, Italia, Greqia, Lindja, Amerika, ish BRSS etj) për të kuptuar se sa rëndësi ka përgatitja e elitave në mendim por edhe edukimi i masës për pjesëmarrje e mbështetje. Ky realisht duhet të jetë edhe rrugëtimi i shqiptarëve drejt aspiratës së tyre për tú ndjerë të barabartë mes komunitetit të Europës së Bashkuar, projektit më të madh të paqes dhe prosperitetit të kontinentit pas Luftës së Dytë Botërore.
Pa ju qasur argumentit se si kemi rrugëtuar si shtet e qeverisje deri më sot, ajo që vërej nga studime por edhe të jetuar mes cilësive të edukimit të studentëve pas MSA kërkon një qasje dhe angazhim tjetër të edukimit për procesin integrues. Edukimi tashmë duhet të kishte kulturën e tij të shfaqur si një udhëheqës i vërtetë që ndërton dhe dhe drejton një kulturë udhëheqësie për integrimin duke njohur mirë prioritetet e fazave integruese, të cilat i udhëheq ndërsa angazhohet në procesin e arritjes së tyre në dimensionin edukativ.
A është kjo cilësi tek sistemi ynë parauniversitar i edukimit?
Në Strategjinë Kombëtare të Arsimit , e sapo përfunduar në mision e saj (deri në 2020) integrimin europian shfaqet si një rekomandim që duhet të realizohet nga organet vendimmarrëse si dhe politikëbërëse për futjen në programet shkollore të konceptit në disa lëndë si, psh: Qytetari, Histori, Gjeografi duke e konsideruar si element të rëndësishëm për formimin e qytetarit të ardhshëm. Kjo tregon paqartësi të politikëbërësit por dhe zbatuesit përmes programeve kurrikulare. Asnjëra prej tyre nuk ka një qasje më teoritë e integrimit europian.( Haas, Ernest B, 1971.26; Linderbergs, Leon.1963.4-5; Deutchs,Karl. 1957.Chapter.2; Wallace, William. 1990.9; Higgott, Richard.1997).
Në këtë paqartësi të modelit referues kemi dhe një paqartësi të metodologjisë si ofrohet procesi integrues i cili nuk është as konstituiv dhe as kritik.( Burchill,Scot. Constitutive.1996,24; Cox, Robert. 1981). Nuk mund të kemi misionin të edukimit pro proceseve integruese në kushtet e paqartësisë konceptuale e për më tepër kjo nuk realizohet duke u rekomanduar. Hartuesit më sipër “duhet të jenë të vetëdijshëm jo vetëm predispozitat e tyre teorike(madhore) por edhe për natyrën e lëndës së tyre”. (Rosamond, Ben. Theories of European Integration Palgrave Macxumilian.2000.)
Këtë shprehin maturantët e intervistuar (Studim, Keta.M&Osmani,O, paraqitur në konferencë ndërkombëtare) ndërsa 2 nga 3 (mbi 60%) prej tyre integrimin e lidhin vetëm me ngritjen e modelit të shtetit dhe vetëm 2.46% e tyre e vlerëson si sfidë për të ndërtuar qytetarin aktiv dhe pjesmarrës në demokraci. Njohuritë e tyre për procesin i vlerësojnë të mira vetëm 40.41% e tyre, dhe shumë të mira 4.08%.!!! Ndërsa pyeten se kush mund të ishin 3 aktorët/faktorët që mund të ndikojë për më shumë shpejtësi të procesit, pasi ato e cilësojnë të tejzgjatur, maturantët e intervistuar të 2021-it, në përgjigjet e tyre e kërkojnë këtë përgjegjësi nga 3 aktorë, 1. qeveria (60.57%) e tyre, 2. Të dytët rreshtojnë institucionet shtetërore, e shprehur kjo nga, 28%, dhe 3. Ato kërkojnë më shumë nga partitë politike me një masë prej 24.39% të të intervistuarve. Siç shihet ato perceptojnë një proces nga lart poshtë duke mos e konsideruar, përjashtuar pothuaj fare angazhimin dhe përgjegjësitë qytetare. Në fakt ky rrugëtim 30 vjeçar është nga themeltarët për individin dhe shtetin shqiptar ku I pari është dhe duhet të jetë aktor dhe faktor.
Situata mbetet e diskutueshme kur çështje të tilla nuk përfshihen as në kualifikimin e mësuesve. Në programet e botuara nga ASCAP (Agjencia e Sigurimit për Cilësinë e Arsimit Parauniversitar) si në lëndën e Historisë, Qytetarisë apo Gjeografisë nuk ka asnjë dokument, pyetje që të shtyjë mësuesin për të pasur si “soft skills” të fituar ato seanca për Integrimin Europian. Pyetjet/ kompetencat për mësuesin janë të përgjithshme, pa u ndalur në çështje tepër të rëndëshme siç është rrugëtimi mendor i shqiptarëve të rinj në kuadër të Integrimit.
Për programet lëndore të këtyre lëndëve mësueset shprehen: “Integrimi Europian në lëndët e tyre zhvillohet sipas programit më së shumti në teori dhe nuk ushtrohet në trajtën e aftësimeve praktike siç ndodh në shkollat e vendeve të BE”. Linqe digjitale të ofruara nga UNICEF apo UNESCO, pikërisht për të “aftësuar praktikisht” nuk janë pjesë e teksteve por edhe nuk ofrohen nga mësueset. Në lidhje me prezantimin e integrimit evropian në nëntë libra shkollorë të historisë, ne vërejmë se hapësira fizike dhe analitike kushtuar BE-së dhe perspektiva evropiane e Shqipërisë është më e vogël në krahasim me ngjarje të tjera të rëndësishme ngjarjet historike të shekullit të 20-të apo 21.
ASCAP në dokumentacionin e botuar në bibliotekën elektronike përkatësisht “programe”, e adresojnë si lëndë me zgjedhje modulin për integrimin europian, në rastet kur nxënësit nuk plotësojnë kreditet e tyre javore!!
Në modelet e testit të Maturës Shtetërore integrimi europian është i përfshirë si pyetje në masën 0.01%, pra. nga 60 pyetje vetëm një pyetje i takon Bashkimit Europian.[1]
Në planin edukativ të shkollës, integrimi europian duket se shfaqet vetëm si festim i një date, 9 maj si Dita e Europës.
Pra, procesi i integrimit europian, deri më sot, është i paorientuar dhe me objektiva jo të qarta, vertikalisht dhe horizontalisht në parauniversitar, sikurse nuk ofroi një qytetar të informuar teorikisht, nuk aftëson atë në të menduarin kritik mbi procesin e integrimit europian, nuk i jep kompetencë për të qenë reflektiv në cilësinë e përmbushjes së përgjegjësive të veta si pjesë e procesit.Kjo konstatohet lehtë në cilësinë e studentëve që në vite janë pranë auditorëve studentore.
Kurrikula e Arsimit Parauniversitar, lëndët që përfaqësojnë shkencat sociale në të por jo vetëm ato, ende nuk e kanë dimensionuar veten cilësisht përkundrejt procesit të integrimit europian. Këto konstatime nuk i japin shanse fuqizimit të procesit integrues si rezultat: i kuptueshmërisë së tij nga çdo i ri në këtë vend; i besimit për fuqinë e tij si një proces shumëdimensional me të cilin është i lidhur edhe vetë prosperiteti i tyre individual dhe i familjes së tyre; nuk arrin të bindë për suksesin apo mossuksesin si pasojë e mosangazhimit tonë cilësor si shtet apo qytetar të këtij rrugëtimi prej 3 dekadash; nuk arrin të ushqejë këmbëngulje dhe qendrueshmëri ndaj standardeve së tij në kontekst vendor sikurse edhe në prodhimin e kapaciteteve cilësore humane dhe institucionale, udhëheqëse të së ardhmes europiane të vendit.
Duke uruar që Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të Arsimit Parauniversitar 2020-e më tej ta ketë përcaktuar më saktë misionimin e edukimit përkundrejt: procesit të integrimit europian në nivel politikëbërës; në atë të përfshirjes së duhur kurrikulare; në atë të cilësisë së përgatitjes dhe sistemit të kualifikimit të mësuesve; në atë të rolit të shkollës si institucion përkundrejt komuniteteve të aftësuara për pjesëmarrje në këtë proces; në atë të bashkëpunimit të saj me kërkimin shkencor universitar apo mbi problematikat dhe sfidat e procesit etj mund të pranojmë se kemi shansin e madh historik që fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë të “negociojnë” hapat në vijim për procesin, arritjet dhe mosarritjet e tij qysh në bankat e shkollës.
Kultura e udhëheqësisë që vjen nga edukimi për procesin e integrimit europian, për individin dhe skuadrën që shërben në edukim, i ngjan tamam një peme që kërkon vite që të rritet por edhe që mund të shkatërrohet për një minut në se nuk konsiderohet institucionalisht.
NDAJ, edukimi duhet të mbrojë e ndërtojë mendërisht dhe me pjesëmarrje demokratike hapat në vazhdë të integrimit europian të vendit. Hapi për statusin e rradhës të Shqipërisë përkundrejt proceseve integruese, me shumë procese negociuese në vijim, pikë së pari duhet të kalojë përmes edukimit formal dhe publik në institucionet e edukimit.
Dr. Majlinda KETA
Lektore e Filozofisë së integrimit europian
Fakulteti i Shkencave Sociale
Universiteti i Tiranës

Sa gjate i ke rene sa gjate i ke rene!!!
I ke rene nga cinmacini per te arritur ne Mamurres.
Mjere sttudentet.
Integrim?
Integrimi me “civilizimin perendimor” fillon me integrimin e popullit tone rreth interesave kombetare. Kjo lufte e eger politike ndermjet partive politike po e percan popullin tone.
Pra keto parti, dhe teresia e individeve qe ato perfaqesojne duhet ti japin prioritet interesave te kombit. Vetem kur ne te jemi te gjithe te integruar rreth “sovranitetit kombetar” ta respektojme e jo ta shajme njeri tjetrin ne mund te integrohemi me “Civilizimin perendimor” i cili fillon nga Europa, Amerika,….., deri ne Australi dhe Zelanden e Re. Pra fjala “perendim” perfaqeson origjinen e ketij civilizimi por ai eshte prezent ne te gjitha kontinentet.
Pse do duan vendet e tjera te integrohen me ne “Kur njeri i bie gozhdes dhe tjetri patkoit ? ”
Ne qofte se “gjysma e popullit” nuk meret vesh me “gjysmen tjeter te tij” me cilen pale, popujt qe i perkasin “Civilizimit Perendimor” do bashkohen.
Kuptohet se atje do kete shume personalitete politike e kulturore qe mund te mendojne se ” nepermjet te ketij integrime, ka mundesi qe ato te blejne sherrin me pare”
Pra ne se e duam kete integrim per interesa ekonomike, politike, kulturale etj, por kur kemi pakenaqesi e akuzojme palen tjeterse e beri kete integrim per interest e vehta, rezulton se po duam “qiqra ne hell”.
Procesi integruse bazohet ne “perputhjen e interesave te dyja paleve”
E pergezoj Zonjen Majlinda Keta per inisiativen qe ka mare per kete problem kardinal.
Profesor, beji nje analize “shkencore ” se kush eshte Amerika, per USA-n e kam fjalen… pa frike, fol te verteten me fakte..! Kam 30 vjet qe jetoj ne shtetin fqi, ku kam dhe ORIGJINEN, jam i riatdhesusr dhe shte te them… nuk kam titullin doktor si puna jote por e verteta eshte shume ndryshe..! Paraja interesi pra, largon c’do ndjenje njerezore me vlere..! Eja jeto, qe ta ndjesh nga afer..!
Ke te drejte per rolin e “parase dhe interesit”
Ka qene gjithe kohes e pranishme ne kohen e komunizmit ne nje forme tjeter qe ne fillimet e tij.
Nuk kishin njerezit pare per te dhene por “shperblimi behej ne kurriz te shtetit”, ose ne kurriz te “nje personi tjeter i cili akuzohej se kishte biografi te keqe”.
Daja im fitoi nje burse per te shkuar per studime ne Poloni. E hoqen se do venin njeriun e tyre. Daja ishte korrier i grupit guerril te elabsanit dhe partizaneve. Thane se eshte nipi i Lef Nosit. Se cfare shperblimi ka mare fallcifikatori nuk e dime.
Kam shume raste te ngjashme per kushurijt e mij, shume flagrande, te turpeshme. Ato raste nuk lidhen vetem me sistemi komunist por edhe me karakterin e personave intrigante, te korryptuar, qe e perdoren luften e klasave atje ku i desh qefi per te perfituar.