Integrimi në BE, ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor mblidhen në Greqi

Leda Hysa

 

Me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikolaos Kotzias, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, po merr pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të Vendeve të Grupit të Vishegradit dhe Vendeve të Ballkanit Perëndimor, që mbahet në Cape Sounio, në Greqi, në datat 10 – 12 maj 2018.

Ky takim, i cili u organizua nga ministri grek dhe ai hungarez Shirto, është vijim i takimit të parë të këtij formati, zhvilluar në Budapest në tetor të vitit të kaluar.

“Duhet Evropë më e bashkuar, më demokratike. Duhet të përmirësojmë jetën e qytetarëve tanë, dhe të kapërcejmë krizën e refugjatëve. BE duhet të ruajë sigurinë e brendshme dhe të sigurojë balancën fiskale dhe unitet. Të sigurojmë dialog sistematik me qytetarët. Pa qytetarët, BE s’mund t’i zgjidhë problemet”, u shpreh ministri Kotzias.

Diskutimet mes Ministrave të Jashtëm do të përqëndrohen në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor, të ardhmes së Evropës, si dhe në sfidat e sigurisë, veçanërisht ato të sektorit të energjisë.

Në takim ndodhet si i ftuar edhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *