Integrimi në BE, Santos: Të caktohet data për konferencën e parë, Shqipëria nuk ka ndenjur duarkryq

Amelda Amelda

Raporterja për Shqipërinë në PE, eurodeputetja Isabel Santos ka mbajtur fjalën në Parlamentin Europian ditën e sotme. Ajo ka theksuar edhe një herë se Shqipëria i ka plotësuar kushtet dhe duhet caktuar sa më parë një datë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Santos: Në relacionin e komisionit për vitet 2019-2020 është bërë i qartë rekomandimi për hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Ne të gjithë e njohim këtë pikë, që është e nevojshme të procedohet për mbajtjen e konferencës së parë.  Tani kemi arritur pothuajse në mesin e vitit 2022 dhe Shqipëria vazhdon të presë.

Por vendi nuk ka ndenjur me duart kryq, ka vazhduar të përparojë në rrugën drejt integrimit evropian. Konferenca e parë duhet të mbahet deri në fund të presidencës franceze të këshillit. Është e qartë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të bëjnë një rrugë të gjatë në procesin e reformave. Por kushtet për të mbajtur konferencën e parë janë respektuar dhe procesi për Shqipërinë nuk duhet të jetë objekt i diskutimeve paralele, duhet të shkojë përpara. 

a.m/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *