Intelektualët e listës “Topalli” emërohen drejtorë në Akademinë e Shkencave

Bledar Lumani

Të gjithë i mbajnë mend listat e “intelektualëve” që firmosnin peticione kundër opozitës së atëhershme të udhëhequr nga Edi Rama.

Por, disa prej tyre tashmë janë emëruar në Akademinë e Shkencave si drejtora.

Kjo pohohet në një shkrim të revistës Java.

Nr 25 i listës jozefiniane, Prof. As. Dr Fatos Hoxhaj, është bërë drejtor, drejtor i Institutit të Gjeoshkencës dhe Energjisë, Ujrave dhe Mjedisit (IGJEUM).

Vetëm pak kohë më parë, ky person është “zgjedhur” drejtor i IGJEUM dhe ka marrë detyrën e re, datë 22 Maj 2014.

Mund ta ketë merituar ose ta ketë fituar me votë? Po, dakort, edhe kështu mund të jetë, por unë kam dijeni se një dosje me plot kundërshti e ish drejtorit të IGJEUM dhe kandidat për këtë funksion, është depozituar në paradhomën e kryeministrit dhe në tavolinën e MAS.

Që lidhet me procedurat, me zgjedhjet, me kandidimin, me shkeljet ligjore që fillojnë që nga mënyra e organizimit të zgjedhjeve në IGJEUM, që nga dita e krijimit të tij të “paligjshëm” e deri sot etj etj”, shkruan Bardhi Sejdarasi për revistën Java.

Por, skandali nuk ndalet këtu me Akademinë e Shkencave.

Sejadarasi shkruan se ka hije dyshimi mbi një kontratë mes BE-së dhe Akademisë Shqiptare të Shkencave.

Bëhet fjalë për studimet hidrologjike dhe hidraulike për rregullimin e rregjimit ujor të Liqenit të Shkodrës dhe të lumenjeve Drin e Buna.

Sipas tij, ka mjergullnajë në transparencën për financimet e projektit të rëndësishëm me Malin e Zi, me partner udhëheqës shqiptar, Akademinë e Shkencave./b.l

Share This Article
11 Comments
  • Si çdo gjë tjetër edhe akademia e shkencave është denatyruar tërësisht. Ajo që duhet të ishte panteoni i shkencës tashmë është kthyer në një institucion ku vidhen para me thasë.

    • Paske studiuar, e dashura Andromeda, me sllavin e braktisur te Himares, Nikollaqin e Nerenxava.
      Panteoni eshte vend varrimi i Dejve….

  • Kjo qenka njelloj si te thuash, UET-i ku jep mesim Linda Basha (e shoqja e kryeministrit) eshte favorizuar nga reforma e re arsimore.

  • Çfare Ajkademi shkencash ka Shqiperia ? Ajo eshte nje qender hajduterie. Me thoni çfare botimi keni mundur te elexoni te botuar nga kjo e ashtuquajtur akademi. Ky trimi qe eshte bere drejtor ta gezoje vendin e punes se me siguri e ka paguar mire. Rama si duket keto kontigjente i ka per zemer. Nje mori drejtoresh te PD duke paguar jane perseri drejtor ne qeverrine Rama. Shikoni M. Buqesise. Siduket Rama e ka studjuar mire peraktiken e Berishes dhe ka filluar edhe ai qe te marre ne pune njerez me “dosje” siç bente Berisha. Por ky mavri do e haje koken shpejte se nuk ka sistem militantesh si Berisha dhe shume shpejte do e shkelmoje si partia dhe elektorati.

    • Hi Dashamir! Jepe ndonje emer nga ata te llahtarshmit e bujqesise se perndryshe nuk e pronon ri-mbythja e shokut edvin-koqe-meta!

  • (Aaaaa, prandaj Çili UET-it merrka në punë gra e vajza kryeministrash….kopuk i zgjuar ky gazetar që vajti në Francë si “Naim”, e na u kthye si “Henri”…)
    Me çar po lexojmë, hajdutëria paska plas edhe në Akademinë e shkencave, aty ku presupozohet se punon e mediton “ajka e intelektualizmit dhe shkencës”…Vaj medet për ne që jetojmë në këtë mutsihane dhe që presim nga hajdutët të kapin hajdutët…Bir Selmani nënës, kë të qaj më parë?!

  • Mos beni komente qaramanesh por shkruani, pastaj protestoni per gjithcka qe duket e qelbur dhe bie ere.
    Saliu jetoi gjate ne politike se u tregua kodosh i zgjuar. Te gjithe i kishte me dosje dhe u bente shantazh sa here qe perpiqeshin te mos bindeshin, por i mbante te vetet.
    Nuk eshte hera e pare qe e majta apo dhe Rama bejne te njejten gje. Elektoratin e perdorin dhe pastaj e hedhin si limon te shtrydhur.
    Ketu nuk e kam fjalen per mitingashe se ata aty i ke jete e mot, por per intelktuale qe kane vite te tera pa pune dhe te diskriminuar.
    Ky zorzopi i listes ka ngrene luge me corbe te prishur dhe i di mire pazaret e ujrave si me Malin e Zi ashtu dhe mareveshjet e heshtura per lumin e Radikes.
    Natyrisht nuk i duhen ata qe protestonin dhe vinin jeten ne rrezikl ne 21 Janar por i duhen ata te listes se Joz-baxhelles se saliserbit.

  • Ky Bardhi Sejdarasi po e ben kete lufte per guan e tij per ta regulluar ne ndonje qoshe te ASH. Sa menx ka Bardhi aq munx ti kene kendezet e Rajces….

  • O bardhush kush te pagoi per keto shkrime more plehre mitat sanxhaku ki kujdes kur flet per emra o bardhush se te fluturon bytha more vesh ore plehre muti

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *