Zotëria me emrin Ndriçim, i cili ka bërë në datën 9, pardje, replikë me titull “Emri nuk të bën Sokrat”, në fakt, jo vetëm që nuk ka ndriçuar, por ka errësuar disa gjëra të “vogla” me të cilat merret. Natyrisht që është puna e tij, ajo që shkruan, apo më mirë “hesapi” që ka me zotin Sokrat Habilaj. Le t’i nxjerri “ujë të zi” këtij zotërie, apo atij të lashtësisë. Por një gjë të bën shumë përshtypje! Autori paska një funksion në Presidencën e Republikës, apo më saktë qenka këshilltar i zotit President. Me të drejtë zoti Kulla revoltohet, pasi “kur një intelektual merr një detyrë në një institucion”, siç thotë ai, nuk duhet të pushojë së qeni si i tillë, e për pasojë ai e ka të drejtën të mbajë qëndrime publike, të cilat nuk duhet t’i faturohen drejtuesit të institucionit ku ai punon. E saktë. Por në parim ama, pasi në praktikë gjërat rrjedhin pak më ndryshe nga ç’do të dëshironte zoti këshilltar. Nuk do të ishte me vend të futesha ndërmjet këtyre dy zotërinjve, por sfidanti këshilltar, si në “rrugë e sipër”, përmend disa çështje, të cilat i bën të përgjithshme, madje hollë-hollë provokon shumë rëndë. Argumenti kryesor të cilin përpiqet ta kapë, si miza fijen e kashtës, është fakti se Ministria e Kulturës “ka gjetur kohë e para (lekë) për të nderuar Rexhep Qosen, por nuk ka gjetur sadopak kohë për të bërë një aktivitet në nder të Kadaresë”. Ja, pikërisht kështu ka shkruar ky “intelektual humanist”, pas të cilës është zvarritur e zvarritur deri sa i ka “dalë shpirti”, e plot ngadhënjim i çirret z. Habilaj se “emri nuk të bën dot Sokrat”. Çudi! Ç’gdhëndës i shquar fjalësh na qenka ky intelektual, ç’horizont e sa bukur e zotëron debatin! Por, jo për këtë botë që ka 3 dimensione. Adapt, për perandorinë e dimensionit të katërt. Pasi në këtë botë, ka disa gjëra që ngecin më keq se gomari në baltë, të cilit edhe i zoti ndonjëherë nuk i bën derman.
Ismail Kadareja, nga ajo ç’ka unë kam mësuar prej tij, bezdinë, në mos po urrejtjen më të madhe e ka ndaj nëpunësve, që nuk shohin punën e tyre, por fusin turitë aty ku nuk ju takon. Ai me këta lloj nëpunësish, shpesh identifikonte burokracinë. Nëpunësit, tip shefa
kuadri e policie, sekretarë apo këshilltarë, sa herë përpiqeshin ta “vlerësonin” atë para “kolektivit punonjës” i kanë prishur punë, i kanë cenuar qetësinë dhe imazhin. Ata për pak ia hëngrën kokën aty nga fillimet e viteve 70-të të “Dimrit…”, apo në fillimet e atyre 80-të të “Pallatit…”. Nëse ka kapituj kur ai dukej që nuk pyeste më për vete, ishin atëherë kur përmend këta cofëtina (në forma e kohëra të ndryshme), të cilët ia bënin gjakun ujë dhe e detyronin të shkumëzonte mllef. E këtu qëndron edhe një nga madhështitë e tij, mllefin ai dinte fort bukur ta shalonte e ta drejtonte atje ku duhej, në kalbësirë. Në
luftën e aftësisë me paaftësinë, përherë në faqet e tij fitonte paaftësia, vampiri që ushqehej nga e keqja, nga “gjeneralët e kuq”, nga burokracia. Kështu që intelektuali këshilltar e ka të kotë. Kadareja ka nja 40 vjet që i ka larë hesapet me këtë kategori. Sa më tepër i bëjnë “fresk” tani, aq më për të vjellë i vjen. Të paktën, kështu duket.
Sa i takon profesor Qoses, intelektuali i Presidencës e ul veten shumë më tepër se ç’duhet të jetë. Vetëm të shkojë ndërmend të nëpërkëmbësh atë, pa e kuptuar, ulesh deri në batak. Sepse figura e prof. Qoses kështu është, si puna e dritës: sa më në të errët, aq më
shumë shkëlqen. Edhe ndriçon nuk është pak, por ndër këto rreshta duket sikur ky proçes është zbehur për qamet. Se në ç’marrëdhënie është profesori i ditur me të madhin Kadare, ai apo edhe ata e dinë vetë. Vetitë apo ato pak të meta, si çdo qenie me tru në këtë botë, ata dinë fort mirë t’i numërojnë vetë. Të meta, që për ne njerëzit e thjeshtë (me
përjashtim të intelektualit humanist) janë virtyte. Të lexosh e të kuptosh drejt konfliktin e këtyre dy mësonjësve (pa thonjëza) mbi qenësinë e feve në kombin tonë, mëson sa për dy universitete.
Intelektuali me emrin Ndriçim që i ka zënë derën Sokratit, pa asnjë lloj arsye, pa pasur as edhe një zog pule, ia bën ish kot, ka provokuar krejt opinionin publik duke tentuar të krijojë një diferencë fare bajate ndërmjet figurës të prof. Qoses me Kadarenë, kur debatin e ka pasur shumë larg, pa pikën e lidhjes me asnjë prej tyre. “Hane Shan, hane Bagdat”. Por meqenëse është hedhur në ujë pa ditur kërkundi not, me atributin e një njeriu që vjen nga “rruga”, që dëgjon e sheh diçka edhe prej andej, dëshiroja t’i theksoj diçka këtij aguridheje naive. Ai, profesor Qosja ka bërë e vazhdon të bëjë për kombin aq sa nuk do të mjaftonte jeta e krejt këshilltarëve të presidentëve shqiptarë, bashkë me këta vetë. Lumë si profesori, lumë si ky burrë që ka pse krenohet. Një jetë të tërë mes diturisë, luftës të pa ndalur për të vërtetën e për t’ia përcjellë ato popullit të vet. Lumë si ky marathonomak që tërë jetën e vet ja ka kushtuar përparimit e begatisë të kombit.
Duhet mbyllur! U shpejtova kur i dhashë të drejtë intelektualit Kulla, se fjalët e tij nuk duhet t’i atribuohen drejtuesit të institucionit të tij. Dyshoj se Sofokliu i sotëm, ka parapranuar si të vërtetë diçka jo pa interes. Ka intelektualë e intelektualë. Në rastin e intelektualit Kulla, ai rri në të njëjtin nivel me këshilltarin Kulla. E këtu mendoj se ky intelektual, jo vetëm që e ka imponuar “këshilltarin e Presidentit” Kulla, por ka tentuar që edhe vetë Presidentin Nishani ta zhysë në batak, nëse këtij të fundit i ka vajtur ndonjëherë në mëndje t’i kërkojë këshilltarit të vet, ndonjë opinion për veprën e profesor Qoses.

”PO FJETE ME QORRIN ,GDHIHESH ÇAKERR’
Duke ja njohur vlerat intelektuale autorit te ketij opinioni mendoj se mund ta kish kursye kohen per te shkruar apo replikuar me ‘keshilltare’ qe skane te bejne me inteligjencen por me shpirtera te vdekura te ‘NISHANIT’.
Ky vend qe u katandis ne kete derexhe ish pikerisht se na ka munguar inteligjenca e pa te cilen asnje shoqeri ne bote nuk mund te ece perpara.
‘KULLAT’ ashtu si tere Fev-zinjte qe kane pushtuar kete vend kerkojne te flasin per gjera te ‘medha’ qe nuk dine nga pierdh gomar.Flasin per ‘komunizem’ qe po tu japesh nje shprehje te Marksit te perkthyer ne shqip nuk dine jo vetem ta interpretojne por u duket e shkruar ne arabisht.Kerkojne te mohojne te shkuaren kur tere mendimi filozofik meson qe nje shoqeri qe harron te shkuaren smund te kete te ardhme.Kerkojne te jetojne me heronj te vjeter apo kerkojne heronj te rinj kur mendimoi filozofik meson qe ata qe kerkojne heronj jane thjesht miope qe skane te bejne me inteligjencen e skane te ardhme.
Shkurt i nderuari e respektuari Ermini ne qofte se shefi i ‘kulles’ se barit eshte i paralizuar fizikisht nuk eshte fatkeqesi por vete KULLA eshte i paralizuar ‘menderisht’ e kjo perben tragjedine e inteligjences se sotme te Bathores qe jane ngjirizur me shurren e mengjezit e te vetemen gje qe u ka ngelur te meren me IS-in apo QOSEN si puna e dhelpres,sa per filozofin e greqise se lashte ndoshta e ngaterrojne me prof Sokrat Meksin.
@@@ Sh. Kolonja ma preu yryshin për të bërë një koment? Paskemi pasur të njejtin mendim? Ndersa autori bardhyl ermini ka perfunduar me sukses “autopsinë e kullës së ndriçimit”? Çfarë mund te them unë më tepër? Sokrat habilaj,-e përfundove betejën me sukses! Nderime autoreve dhe komentuesit sh. Kolonja. PS/keta kolonjarët nje gabim kanë berë ne histori,ndjekjen e gallofit per një kokërr miser deri në qafë të qarrit? Më mirë ta kishin ndjekur deri te kulla e barit? Tung!
E keni gabim shume… Ndricim Kulla meqe boton ca libra me parate qe i jep Fahri Balliu me miqte e tij kunton se eshte Sokrat… Nderkohe haron faktin qe ka ardhur nga Vergoi i Delvines ne Tirane pa shkolle te mesme dhe me shume mundime mezi e sistemuM ne Minieren e Valiasit ne shtepine e kultures nga klasa punetore, por edhe si pjese e komunitetit cam te arratisur nga Greqia. Nese keto fakte e bejne Ndyrcimin tone Sokrat u e them ti themi Ndricimit shko keshilltar ne Bathore…
Sh. Kolonja ma preu yryshin për të bërë një koment? Paskemi pasur të njejtin mendim? Ndersa autori bardhyl ermini ka perfunduar me sukses “autopsinë e kullës së ndriçimit”? Çfarë mund te them unë më tepër? Sokrat habilaj,-e përfundove betejën me sukses! Nderime autoreve dhe komentuesit sh. Kolonja. PS/keta kolonjarët nje gabim kanë berë ne histori,ndjekjen e gallofit per një kokërr miser deri në qafë të qarrit? Më mirë ta kishin ndjekur deri te kulla e barit? Tung!
Kur lexova “repliken” e z. Ndriccim ndaj Sokratit, m’u duk e udhes qe te mos komentoja gjw, sepse edhe nuk ia vlen te ulesh para kompjuterit per te shkruar.
Vetem nje gje me mbetet e pasqaruar: Po ccfarw iu desh Ndriccim Kulles te “replikonte” demek? Ku i dogji miza?