Intelektualofobët dhe lumpen-intelektualët që dinë veç të shajnë

DITA Online

 

Prof. Fatos Tarifa

Ka vite, qysh kur liria e fjalës dhe e shtypit u bënë liri reale për shqiptarët, që shtypi dhe televizioni ynë janë bërë arenë luftrash ideore mes njerëzve të lexuar e të palexuar, të ditur e të paditur, intelektualë e jo të tillë. Duke e vlerësuar debatin intelektual si shoqërisht të dobishëm, asnjëherë nuk kam ngurruar të debatoj publikisht me askënd, pikëpamjet e të cilit më janë dukur të padrejta, ose të painformuara. Kjo, natyrisht, në një mjedis shoqëror e intelektual të paemancipuar, ka bërë që, ndaj meje, ashtu sikurse edhe ndaj shumë intelektualëve të tjerë, që kanë pasur dhe kanë kurajën të shprehin hapur pikëpamjet e tyre, të bëhen lloj-lloj kritikash dhe sulmesh vulgare, shpesh herë pa asnjë lidhje me çështjet e debatuara, ose me meritën e argumeneteve të dhëna, por thjesht sulme personale.
liseli porno
Pjesa më e madhe e sulmeve të tillë kanë ardhur e vijnë nga njerëz, të cilët unë i kam quajtur “minj të portaleve online”, përgjithësisht njerëz të palexuar e të paditur, intelektualofobë, që i tremb dituria e të tjerëve. Këtu nuk e kam fjalën për këtë kategori njerëzish lumpenintelektualë, por për ata që, edhe nëse kanë një mendim racional për të shprehur, këtë e bëjnë si gladiatorë të armatosur, jo si mendimtarë.

Më poshtë dëshiroj të shpreh, pikërisht për këtë kategori njerëzish, disa mendime që kanë të bëjnë me rolin e debatit shkencor dhe intelektual në emancipimin e shoqërisë. Këtë e gjykoj të rëndësishme, pasi jetës intelektuale në Shqipëri përgjithësisht i ka munguar dhe i mungon debati i gjallë në çdo fushë të krijimtarisë intelektuale.

Një shoqëri postkomuniste, si kjo e jona, e cila doli nga periudha komuniste jo vetëm më e varfër se çdo shoqëri tjetër europianolindore, por edhe me një traumë të rëndë shpirtërore dhe intelektuale, është karakterizuar, në këta njëzet e ca vitet e fundit, nga një polarizim ekstrem politik dhe intelektual. Të duket sikur jo vetëm aktorët politikë kryesorë, por edhe njerëzit krijues në fushën e ideve, të shkencës, të letrave e të arteve nuk gjejnë dot një gjuhë të përbashkët për të komunikuar, ose “komunikojnë” në një gjuhë, e cila, duke qenë shqip për këdo, është, megjithatë, semantikisht e ndryshme për të gjithë.

Eksperiencat jetësore—të përjetuara realisht ose thjesht të perceptuara—dhe fatet e ndryshëm të intelektualëve shqiptarë në periudhat para dhe pas rënies së komunizmit, duket se kanë krijuar një mjedis të tillë social dhe intelektual, në të cilin komunikimi dhe, aq më pak debati i mirëfilltë intelektual, janë bërë shumë të vështirë, në mos të pamundur.

Shumë intelektualë, të cilët përpiqen të sjellin në vëmendjen e publikut një shqetësim real, ose të sugjerojnë ndonjë ide, vihen në shënjestër nga intelektualë të tjerë, shumë herë më pak të aftë, ose të cilët vijnë nga fusha që s’kanë të bëjnë fare me idetë e shprehura. Në më të shumtën e rasteve, ata sulmohen dhe, herë-herë, stigmatizohen me një fjalor banal, jo për shkak të ideve që ata shprehin, por për shkak të emrit që kanë dhe të punëve që kanë realizuar. Faqet e shtypit shqiptar janë të mbushura thuajse çdo ditë me shembuj të tillë. Por, a është ky një realitet fatal?

“Fryma”, forcat sociale dhe debati

Karl Popper, një ndër filozofët më origjinalë e më të shquar të shekullit të 20-të, vinte në dukje se komunikimi midis individëve, të cilët nuk kanë një “prejardhje kulturore” apo një “gjuhë kulturore” të përbashkët, si edhe komunikimi intelektual mes atyre që janë kundërshtarë ideologjikë, nuk është krejt i pamundur. Ai mund të jetë shumë i vështirë por, nëse arrin të komunikosh me një kundërshtar intelektual, kjo është diçka shumë e frytshme për të dyja palët. Vetë Popper demonstroi se, duke argumentur një pikëpamje të caktuar dhe duke debatuar lidhur me të, ne të gjithë, si individë, mund të përmirësojmë si idetë tona, ashtu dhe njohuritë kolektive të shoqërisë në të cilën jetojmë.Aftësia për të qenë kritikë—dhe sidomos autokritikë—demonstrohet më mirë se kudo gjetkë në procesin e komunikimit e të debatit publik. Por, siç sugjerojnë vështirësitë dhe problemet e përditshme në komunikimet tona në hapësirën publike, nëse eksperiencat tona jetësore dhe formimi ynë kulturor nuk përputhen me ato të individëve të tjerë, me të cilët komunikojmë, mundësia e një dialogu, ose e një komunikimi të vërtetë është e vogël.Ideja se të gjitha problemet njerëzore shkaktohen, në analizë të fundit, nga “forca sociale”, është zhvilluar për herë të parë nga Hegeli.

Koncepti i tij Zeitgeist (idetë sunduese në një kohë dhe në një vend të caktuar) u bë, si të thuash, shkopi magjik për shkencën dhe filozofinë, për moralin dhe fenë, për politikën dhe estetikën e shekullit të 19-të, sepse impersonaliteti i këtij koncepti filozofik u duk se, me kalimin e kohës, i transcedenton dallimet kulturore mes individëve. Sidoqoftë, problemi me “forcat sociale”, si një idée fixe që sot është bërë dije konvencionale, qëndron në vetë konceptin hegelian të ndryshimit, i cili, te Hegeli, ka për subjekt të njohjes jo mendimin individual të njeriut, me pavarësinë e tij krijuese, por Frymën e përgjithshme, e cila materializohet në sistemet shoqërore dhe në institucionet e tyre, që zhvillohen historikisht. Me këtë transformim, zgjidhjet specifike që u jepen problemeve të veçantë bëhen më pak të rëndësishme sesa “Fryma” e kohës, ose sesa eksperienca kolektive historike dhe sociale që kjo “Frymë” gjeneron, duke zgjidhur në mënyrë impersonale problemet tona si individë të veçantë. Marksi, nga ana e tij, besonte se çdo klasë shoqërore ka ideologjinë e vet dhe se klasat që kanë “interesa ekonomike antagoniste” nuk mund të pajtohen kurrë, por janë vazhdimisht në luftë me njëra-tjetrën.

Relativizmi i dijes dhe kriteri i së vërtetës

Në ditët tona, shumë autorë postmodernistë janë të mendimit se ideologjitë e ndryshme mund të bashkekzistojnë në mënyrë paqësore me njëra-tjetrën, jo duke konkurruar për të provuar secila vërtetësinë ose epërsinë e saj, por duke pranuar diversitetin e tyre. Nga ky pozicion relativist, askush nuk ka të drejtë ta konsiderojë Tjetrin si “të paarsyeshëm” vetëm e vetëm për shkak se pikëpamjet e tij ndryshojnë nga pikëpamjet tona, edhe pse të dyja palët mund të mos bien kurrë dakord për asgjë, pasi nuk kanë të përbashkët asgjë që të shërbente si një standard (ose kriter) i vetëm kulturor.

Fizikanti dhe filozofi i shquar i shkencës, Philipp Frank, argumentonte se “relativizmi” është një metodë, e cila ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në përparimin e dijes njerëzore.[1] Ai shkruante: “Atje ku është bërë beteja e vërtetë për progresin e njohjes…kjo betejë është zhvilluar dhe drejtuar pikërisht nga doktrina e së vërtetës relative”.[2]Nuk ka dyshim se mënyra më e lehtë dhe të cilën e ndeshim më shpesh në përcaktimin e të vërtetës është ajo që niset nga standardet tona individuale mbi të vërtetën—e vërtetë është ajo që mendoj unë. Këtë dukuri e ndeshim rëndom në faqet e shtypit dhe në debate të ndryshëm televizivë, të cilat më shumë dominohen prej narcisizmit dhe solipsizmit të të njëjtëve “intelektualë” të kudogjendur, sesa karakterizohen nga një debat i mirëfilltë intelektual.

Në fakt, narcisizmi, solipsizmi dhe besimi i verbër në të vërtetën “tënde” nuk bëjnë tjetër veçse inkurajojnë intolerancën dhe izolimin intelektual.Kushdo nga ne e krahason standardin e vet mbi të vërtetën me standardet e individëve të tjerë dhe, nëse jemi intelektualisht të ndershëm e kurajozë, çdonjëri nga ne mund të kuptojë—dhe të pranojë—se, shumë herë, standardi i së vërtetës nuk është domosdoshmërisht ai që aplikojmë ne vetë. Madje, duke i gjykuar pikëpamjet tona sipas standardeve që s’janë tonat, ne mundet edhe t’i ndryshojmë këto pikëpamje dhe të pranojmë si të vërtetë atë që sugjeron dikush tjetër, i cili është më i informuar se ne dhe gjykon më saktë se ne.Në një shoqëri demokratike, ashtu si në shkencë, ato që ndonjëherë janë më të nevojshmedhe më të dobishme, janë opinionet e ndryshëm apo të kundërt nga dija konvencionale. Astrofizikanti i shquar amerikan Karl Sagan vinte në dukje se: “Në shkencë ndodh shpesh që shkencëtarët të thonë: ‘E di çfarë? Argumenti juaj është vërtet bindës, ndërsa qëndrimi im është i gabuar’ dhe, pas kësaj, ata ndryshojnë qëndrim dhe s’i dëgjon më të përsërisin të njëjtën pikëpamje të vjetër”.[3]Sa ndodh kjo në shkencat shqiptare dhe, përgjithësisht, në debatet intelektualë që zhvillohen në vendin tonë? Shkenca dhe, përgjithësisht, shoqëria njerëzore, ekzistojnë dhe zhvillohen si një proces vetëkorrigjues. Që të pranohen gjerësisht, idetë e reja duhet t’u qëndrojnë standardeve më rigoroze të mbledhjes dhe të ekzaminimit të fakteve.

Diskursi komunikativ dhe format patologjike të përdorimit të gjuhës

Meqënëse kriteri i së vërtetës shumë herë nuk përkon me gjykimet tona, kur angazhohemi në një debat publik kërkohet që në morinë e gjykimeve që shprehen për një çështje të caktuar të vlerësojmë e të zgjedhim atë gjykim që mbështetet në fakte të verifikueshëm dhe që është i argumentuar më mirë. Kjo nuk duhet kuptuar si një dobësi intelektuale, por si një virtyt dhe si ndershmëri intelektuale. Sidoqoftë, një gjë e tillë bëhet praktikisht e mundur vetëm nëse kolektivisht përpiqemi që të ndërveprojmë me njëri-tjetrin në një diskurs komunikativ të civilizuar.Jürgen Habermas, ndryshe nga Michel Foucault,[4] i cili i shihte gjuhën dhe komunikimin si një çështje dominimi, argumenton se komunikimi mes njerëzve nënkupton që, si ata që flasin, ashtu dhe ata që dëgjojnë, janë a priori të interesuar që ta kuptojnë njëri-tjetrin në lidhje me “interesimet e tyre të përbashkëta”, duke bërë të mundur mirëkuptimin mes tyre.[5]

Supozimi nga niset Habermas është se, në procesin komunikativ, çdo pjesëmarrës reflekton mbi pozicionin dhe pikëpamjet e veta, çka nënkupton që struktura e gjuhës është esencialisht hermeneutike (interpretative) dhe, si e tillë, ajo bën të nevojshme që pjesëmarrësit në diskutim të angazhohen në interpretime në të gjitha nivelet, duke e rritur kështu shkallën e të vetkuptuarit të çdo individi, çka mundësohet nga vetë ndërveprimi me të tjerët. Ky, sipas Habermas-it, është pikërisht vetë telos-i i gjuhës. Edhe pse gjuha nuk është një medium transparent, ajo mundëson që komunikimi mes individëve—ose mes grupesh individësh—të realizohet. Sa herë që ky komunikim dështon, kjo, sipas tij, do të thotë se kemi të bëjmë me një “formë patologjike të përdorimit të gjuhës”.[6]

Argumenti vis-à-vis identitetit

Por le t’i kthehem përsëri çështjes se si mundet të marrim në konsideratë pikëpamjet e Tjetrit dhe larminë e pikëpamjeve që shprehen, kur të tjerët janë kaq të ndryshëm nga ne. Karl Popper ka një përgjigje për këtë. Ai do të thoshte: krahasoni argumentet tuaja, jo identitetet tuaja.[7] Nëse nuk veprojmë kështu, ne s’do të jemi kurrë në gjendje të komunikojmë duke dëshmuar respektin e duhur për ata me të cilët komunikojmë. Zëvendësimi i diskutimit rreth argumenteve të njëri-tjetrit me “analiza” për njëri-tjetrin, sipas Popper-it, s’është veçse “metoda shkencore” që zhvilluan dhe përdorën në analizat e tyre marksistët, frojdistët dhe adleristët. Sipas tij: “Çdo argument kundër kornizës së mendimit të tyre interpretohej nga vetë ata në një mënyrë të tillë, që t’i përshtatej pikëpamjes së tyre. Dhe, nëse kjo ishte e vështirë, atëherë ishte gjithnjë e mundur që ta psikoanalizoje, ose ta socioanalizoje kundërshtarin tënd: kritikat ndaj ideve marksiste kishin gjoja për bazë paragjykimin klasor; kritikat ndaj ideve frojdiste ‘shpjegoheshin’ me represionin, ndërsa kritikat e ideve adleriste buronin nga pasioni për të provuar superioritetin tënd, pasion që, në të vërtetë, shpjegohet me përpjekjen për të kompensuar inferioritetin tënd”.Të trija këto epistemologji “sociologjike”—marksizmi, frojdizmi dhe adlerizmi—të cilat Popper i ka kritikuar, janë në mënyrë inherente relativiste. Ndërsa pajtohej me pikëpamjen se askush nuk është i përsosur dhe se të gjithë njerëzit mund të gabojnë, Popper theksonte se, pikërisht ky fakt përbën atë standard absolut, mbi bazën e të cilit duhen gjykuar të gjitha opinionet tona.Për çdonjërin nga ne, natyrisht, nuk është e lehtë të njohim e të pranojmë gabimet tona. Sidoqoftë, të tjerët mund të na ndihmojnë në këtë drejtim.

T’i lëmë të tjerët të na kritikojnë; kjo, ndoshta, mund të na shpëtojë nga rënia në gabime ose nga përsëritja e tyre. Po kështu, është veçse e logjikshme që ne t’ua shpërblejmë të tjerëve këtë ndihmë në të njëjtën mënyrë, duke u vënë në dukje gabimet e tyre. Në këtë mënyrë bëhet i mundur një komunikim normal në sferën publike. Vetë Popper e konsideronte një ekzagjerim të rrezikshëm të thuash se një diskutim i frytshëm është i pamundur, nëse diskutantët nuk kanë një vizion të përbashkët. Megjithatë, ai pranonte se mungesa e një vizioni të ngjashëm e bën shumë të vështirë komunikimin mes njerëzve.[8]

Algoritmi popperian i komunikimit njerëzor

Është me interes të vëmë në dukje se, për të kapërcyer këtë vështirësi, Popper propozonte një algoritëm të komunikimit njerëzor, duke identifikuar pesë hapa në procesin e komunikimit, të cilat mund t’i bëjnë më të hapur ndaj njëri-tjetrit si individët, ashtu edhe kulturat e ndryshme.(1) Nëse ti përgatitesh vërtet për një diskutim të hapur, atëherë edhe konfrontimi total midis dy pikëpamjeve të papajtueshme, pa ndonjë shenjë kompromisi, ose mirëkuptimi minimal, mund të mos jetë krejt i pafrytshëm, pasi secila palë mund të mësojë diçka të re nga pala tjetër.[9](2) [Sidoqoftë] është më mirë kur “përplasja e opinioneve bën që pjesëmarrësit në komunikim të arrijnë në argumente të reja dhe interesante, edhe pse ato mund të mos jenë përfundimtare. Me përjashtim të çështjeve të vogla e të parëndësishme, përfundimet në mbështetje të një argumenti janë shumë të rralla, edhe pse argumentet kundër një teorie, ose kundër një pikëpamjeje të caktuar mund të jenë shumë të fortë”.[10](3) Qëllimi i një debati nuk duhet të jetë kurrë që të fitosh; qëllimi i vërtetë i një diskutimi duhet të jetë progresi intelektual, jo afirmimi social. Afirmimi social duhet të jetë rrjedhojë e suksesit intelektual. Përveç kësaj, kriteri i fitores s’duhet të jetë kurrë i jashtëm (social, ekonomik, politik); ai duhet të jetë thjesht intelektual. Në këtë mënyrë, edhe nëse ti përpiqesh të mbrosh interesat e tua personale, ose ato të komunitetit të cilit i përket, ti duhet të përdorësh vetëm argumente të vlefshëm intelektualisht. Popper theksonte se: “Fitorja në një debat s’është asgjë, ndërsa sqarimi sado i vogël qoftë edhe i një problemi të vetëm, madje edhe kontributi më i vogël për një kuptim më të qartë të pikëpamjes tënde, ose të pikëpamjes së kundërshtarit, është një sukses i madh. Një diskutim, të cilin ti e fiton, por i cili nuk arrin të ndryshojë, ose të sqarojë sado pak mendimin tënd, mund të konsiderohet si humbje”.[11]

(4) Në dallim nga postmodernistët, të cilët nuk shohin mënyra racionale drejt lirisë, Popper e konsideron debatin si mjetin më të efektshëm për çlirimin gjuhësor, social dhe kulturor. Sipas tij, “Partnerët në një përplasje [kulturore] mund të çlirohen nga paragjykimet për të cilat ata nuk janë të ndërgjegjshëm…Sidoqoftë, ky rezultat është më pak i mundshëm nëse njerëzit nuk e dëshirojnë një diskutim të hapur”.[12]

Nëqoftëse nuk jemi seriozë dhe të sinqertë në përpjekjen tonë intelektuale për të kërkuar të vërtetën, por vetëm bëjmë debat për hir të debatit dhe kryqëzojmë heshtat mbi njëri-tjetrin, atëherë diskutimi që bëjmë humbet rolin e tij epistemologjik dhe nuk i shërben thellimit të njohjes tonë apo verifikimit të gjykimeve tona.

(5) Progresi intelektual konsiston pikërisht në krijimin e urave mes kornizave konceptuale dhe paradigmave të ndryshme. Sado ngushtësisht të lidhur të jemi me pikëpamjet tona të preferuara, idetë më të plota dhe më të argumentuara ushtrojnë një presion të fortë intelektual mbi çdonjërin nga ne për t’i pranuar ato si një shpjegim më i mirë i realitetit në të cilin jetojmë.[13]

 Debati si mjet imancipimi dhe progresi intelektual

Në përfundim dëshiroj të theksoj se qëllimi kryesor i një debati intelektual duhet të jetë mirëqenia dhe prosperiteti intelektual i përbashkët. Ashtu sikurse në plan global lufta në fushën e ideve synon që të gjejë zgjidhje për të parandaluar luftrat reale të armatosura dhe revolucionet e përgjakshëm, po kështu, debatet intelektuale duhet t’i shërbejnë pikërisht evitimit të përplasjeve politike, sociale dhe emocionale. Edhe pse emocionet janë një pjesë e pandarë e jetës së gjithësecilit prej nesh, ne mund t’i përmbajmë ato që të mos zëvendësojmë me emocionet tona idetë që shprehim dhe mbrojmë.

Ndërsa Hegeli dhe Marksi iniciuan traditën e “filozofisë sociologjike” (idealizmi historik dhe materializmi historik, përkatësisht), traditë e cila vazhdon në ditët tona me kredon postmoderniste se njohja është gjithnjë relative, Popper u kthye te Kanti, i cili besonte se vetë dija ka një vlerë të pavarur, njëlloj si edhe vlerat e moralit, të fesë dhe të estetikës, të cilat plotësojnë, por kurrë nuk zëvendësojnë njëra-tjetrën. Për më tepër, siç vinte në dukje Popper, për Kanti-n dija është një instrument i politikës dhe, për këtë arsye, ai besonte në “emancipimin përmes dijes”. Për Popper-in, vetëm progresi intelektual mund të sigurojë progres shoqëror të qëndrueshëm, pasi politikat realiste dhe moralisht të justifikueshme kanë nevojë për një vizion të qartë dhe të ndërgjegjshëm, të bazuar në arsyen dhe në dijen.

* * *

Unë nuk besoj se, pas këtyre fjalëve, ata njerëz që deri më sot s’kanë bërë gjë tjetër veçse e kanë kritikuar dhe sharë autorin e këtyre radhëve dhe shumë intelektualë të tjerë, do të veprojnë ndryshe; por, të paktën, u kam thënë se ç’mendoj unë për paditurinë dhe për paaftësinë e tyre për të komunikuar publikisht si intelektualë.

Referencat

[1] Philipp Frank, Relativity–A Richer Truth (London: Jonathan Cape, 1951), f. 20.

[2] Ibid.

[3] Carl Sagan, “The Burden of Skepticism”, Skeptical Inquirer (1987), Vol. 12, No. 1, ff. 38-46.

[4] Michel Foucault, Archeology of Knowledge (New York: Pantheon Books, 1972).

[5] Jürgen Habermas, Knowledge and Human Interests (Boston: Beacon Press, 1971), f. 314.

[6] Ibid.

[7] Karl R. Popper, The Myth of the Framework: In Defence of Science and Rationality (New York: Routledge, 1996), f. 53.

[8] Ibid, f. 35.

[9] Ibid, f. 36.

[10] Ibid, f. 37.

[11] Ibid, f. 44.

[12] Ibid, f. 51.

[13] Ibid, f. 54.

Share This Article
30 Comments
  • “Intelektualofobët dhe lumpen-intelektualët që dinë veçse të shajnë”
    a thu se ja vlen të lexohet ky shkrim i këtij të arsimuari??
    i këtij të arsimuari që shitet tek ai që paguan më shumë??
    intelektual=i zgjuar#nga i arsimuar.
    ti ke bërë shkollë për ti shërbyer më mirë vetvetes o tos tarifa!!intelektuali,i zgjuari i shërben vetvetes dhe shoqërisë!ai i ka në të njëjtin nivel të dyja sepse e di se shoqëria është e përbërë nga individë dhe se puna e përbashkët e seicilit individ bën që të shkojnë të dy përpara!!shkon shoqëria përpara shkon individi përpara!!
    ti je në shërbim të individit për të përfituar si individ!!
    ky kusht të zbret menjëherë nga piedestali i INTELEKTUALIT,të zgjuarit!sepse ti i bën varrin jo vetëm shoqërisë,por dhe vetvetes!!

    • Gabimimi Fatosit eshte qe quan intelektual gjithe “shkollëlartërit”…..dallimi eshte i domosdoshem

    • Eh more Tarifa,e di qe t’i kundervihesh sundimtareve eshte me e veshtire se sa t’i derrmosh fukarenjte!
      Njerezit e ditur,pergjithesisht jane rreshtuar ne anen e popullit e jo sundimtareve,ndersa ti dukesh hapur se je nje mi i sundimtareve!
      Ne kohen e sotrme njerezit e portaleve jane thjesh shprehje e embelsuar dhe demagogjike e demokracise,por jo demokracia vete!
      Vertewt kemi liri fjale,por kur nuk te degjon njeri ajo liri shkon ne hale!
      Te drewjte ke,thote nje fjale e urte shkodrane,por gje nuk te takon!
      Lexo Migjenin,o Tarifa e jo Kuperat,Hamberat,Libermat,trumberat,Derrderret etj,se ai te tregon rrugen e drejte!
      Lexo Bertolt Brehtin,Ernest Heminguein,Karl Marksin,Frederik Engelsin etj,se ata kane shkruar per vegjeline!
      Keta qe na permend ti nuk e dine se shumica e shqiptareve flene ne darke pa buke,se gjysma e Shqiperise,ne veri pra eshte e ngujuar nga gjakmarrja!
      Pyeti keta kolloset e tu,ne se kane haber nga gjakmarrja shqiptare?
      Balua,qeni i tufes se deleve te fshatit tim ma di mua me mire hallin se ti,biri i ish komunistit te ndershem,por qe i biri u be lekej i klikave ne pushtet!

  • KUR TE THONE SE JE ‘IDJOT’ NUK TE SHAJNE SE TE JESH IDJOT NUK E FAJTOR PO GJERAT I KONEPTON NDRYSHE OSE SE PRAPTHI NGA TE TJERET E SHUMICA.
    EDHE NE KETE SHKRIM QE NUK E LEXOVA SA PASHE :’Shoqeri postkomuniste e dale nga periudhe komuniste’ JO VETEM NUK VAZHDOVA LEXIMIN PO KONFIRMOVA FJALEN IDJOT se nuk arrin as ta konceptosh pa le gjykosh e analizosh fjalen kAmunist,shoqeri kAmuniste’regjim kAmunist,e deri ne sistem Kamunist qe edhe yt Ate profesori i Enver Hoxhes ndihmesi i shoqes Nexhmije qe e ka shume te qarte qe ne kete vend si asnje vend edhe i Ballkanit fjala ‘KOMUNIST’ ka gjetur vend vetem ne periudhen e luftes dhe as qe diskutohej si sistem ,e do te thosh se e IDOT….Une do lexoja me shume endje nje shkrim te Sevo Tarifes edhe sot se sa IDJOTESITE e tua te perkthyera keq.

  • I nderuar zoteri problemi nuk eshte komunikimi problemi eshte te largohet nga skena politike klasa ose elita e kalbur post komuniste po qe de facto eshte vazdhim i elites se vjeter 70 vjecare nuk eshte post eshte e njejta,koha e tyre dhe jotja ka mbaruar nuk ka nevoje artikuj qe Jane si temat e universiteteve po nje kritike teresisht jotja kunder klases mediokre politike shqiptare qe perpiqet me kot te pengoj rrugen e vendit drejt perendimit

    • Eshte pikerisht mungesa e debatit konstruktiv midis intelektualeve, autoreve, lexuesve, pa nuk behet e mundur shporrja nga skena politike e zgjebsave te zhytur gjer ne fyt ne llumin e korrupsionit.

      Perjashto titullin mjaft provokativ dhe.ndonje etiketim tendencioz sic eshte ai me minjte e portaleve (harron pordhesori qe edhe ky forum ka pak a shume te njejtin karakter) tematika qe ai ka shtjelluar (plagiature?) ja vlen te lexohet dhe te nxirren konkluzone para se gjithash prej “te gabueshmit” Tarife (person non grada) por dhe prej sejcilit prej nesh. Kam dyshimin se per kete shkrim te goditur atij i jane dashur jave te tera dhe se kete e ka pasur pregatitur perpara se te kapej si cilimi me kritiket e Edroganit. Sot shkrimet shabllone me citate filozofesh s’i ha as lopa. Inteligjenca sot preferon te jete sa me praktike. Me qe e ka shqetesim mungesen e debatit une do t’i sugjeroja profesorit te ulej dhe ai kembekryq me ata te cilet ai i konsideron si minj portalesh.

      Am besten live!

      Ketu ne forum i tregon sejcili vlerat reale. Bujrum live ne forum o miush me tarife. Je i mirepritur…

  • Ke shenuar shume referenca ( besoj se edhe ke lexuar shume te te tjera) por nga ato ti Fatos nuk ke kuptuar ate me kryesoren – Intelektual dhe Burre eshte ai qe AS NUK SHITET dhe AS NUK BLIHET.
    Ti nuk je as Burre dhe as Intelektual.
    Ti je nje MI GAZETASH dhe sherbetor i pushtetit te radhes. Kete do te vazhdosh te besh edhe neser me padronin e radhes , ashtu si ke bere edhe me padronin para ketij qe i lepihesh sot.
    S’ke faj, i tille ke lindur, nuk mund te vdesesh ndryshe vecse Burrec.

  • Thone se njeriu ne jete nuk ankohet vec per dy gjera.Per mendjen qe i jep perendia dhe per varrin qe i ben njerezia.Intelektuali Tarifa eshte plotesisht i bindur se e ka plot paguren dhe cfardo lengu ti rrjedhe nga brima goje eshte si uji i bekuar per lexuesit.
    Nuk ke cfare i ben se ate i ka futur ne kafke perendia

  • “Një shoqëri postkomuniste, si kjo e jona, e cila doli nga periudha komuniste jo vetëm më e varfër se çdo shoqëri tjetër europianolindore, por edhe me një traumë të rëndë shpirtërore dhe intelektuale….
    kete e bera copi past nga kjo fleterrufeja jote, duke qene qe qysh ne titull e fillon me nje (para) gjykim ‘intelektualofobet’
    1-nqs kjo shoqeri doli e varfer ,me nje traume shpirterore, intelektuale , dhe nqs llogjika nuk eshte obcion , juve nga dolet kaq intelektuHale shoku Tarifa ?????
    perse duhet ta mbani ende kete titull kur thjesht e keni fituar per merite biografie ???
    kur e keni merituar thjesht se ytat ka qene nje MI i 80 lekeshit ???? do jete per kte qe te pelqen kaq shume fjala mi, e te vjen kaq hidhur qe te thone te verteten se kush je e nga çfare llumi rrjedh !

    2- na quani pjese e paditur, ndoshta eshte dhe e vertete, Sokrati thoshte ‘nje gje e di qe s’di asgje’, por kjo ndoshta funksionon vetem per disa, ju jeni maja e …piramides.
    sodoqofte intelektuHali Tarifa duhet te pranoje qe eshte pjese e fajit ne inkulkimin e paditurise, sepse duhet te jemi dakort qe sistemin komunist e krijuan dhe e trasformuan ne Krim tipa tarifash, qe ishin minjte e kolltuqeve, sepse portale nuk kishte. duhet te na falesh, per 3 breza duhet te na falesh ,qe nuk u beme dot te ditur si juve , duhet te na falesh qe ne Spaç mesuan 6 gjuhe te huaja …duhet te na e falesh padijen, dhe intelektualofobine qe kemi .
    ne fakt une personalisht, kam vertet fobine nga intelektuhale si ti, jo per ate çfare keni bere, se ju keni qene thjesht minj te sistemit, por per ate çfare kerkoni sot, per çfare vazhdoni ende te ushqeni.
    dhe kur lexova para disa kohesh titullin ‘minjte e portaleve’, sepse tarifave te 80 lekshit vetem titullin ju lexoj, mu kujtua nje fragment i romanit “FERRI I ÇARE”
    nuk po jua shkruaj emrin e shkrimtarit, se nuk eshte sera jote dhe ti se lexon dot, se i ke duart me gjak, por po te shkruaj fragmentin :
    -Kur të bjerë “komunizma”, – thosh – se do të bjerë “patjatër”, ne do të vuajmë më pas me dekada prej hibridit. Komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit. Bijtë e të kuqve do të vijojnë etërit. Ajo përzjerje zelli dhe inati, herë i fshehtë e herë i hapur për etërit e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë dhe më të liq. Nga kundërshtarët e tyre që i urrejnë për vdekje, do të vjedhin idetë, projektet dhe deri slloganet e do t’i propogandojnë më mizorisht për t’i vënë ata në jetë, gjoja si amanete. Dhe do të kërkojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj të kuq dhe kundërshtarët do t’i durojnë sa për sfond. Do të kërkojnë të bëhen ata pronarë dhe që të mbrohen do të bëjnë ata politikë që etërit e tyre e rroposën ose e luftuan gjithë jetën si bolshevikë të trashë. Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri, ç’kanë mbetur as kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin, janë të papërvojë. Dhe kështu do të sundojë te ne hibridi. Gjatë, mjaft gjatë. Hibridët janë si monstrat. E për të luftuar ata duhet qenë si ata. Do të jetë më keq ca kohë e njerëzit do të mendojnë diktaturën si zgjidhje. Burg i detyruar. Liri e detyruar. Kaos dhe llum. Pra pas dënimit me burg, populli do të dënohet me liri qorre. Liria qorre është dënim. Se ne nuk do të dimë ç’t’i bëjmë asaj si një gjëje të tepërt.

    lexo shoku Tarifa dhe meso, qe kur na quan ‘minj portalesh’ je thjesht duke shprehur urrejtjen tende, inatin qe nuk ngelet te perjetshem, koleren qe po ju bren per si po ju gjykon e si do ju gjykoje historia .
    e sidoqofte mos i jep kaq rendesi kufomes tende, se sidoqe te na quash , me keq se ty e sera jote nuk kemi qene dhe as do jemi kurre.

    (p.s: Profesor Habermas e kam takuar me Ettienne Tassin, ne kuader te librit ‘Une monde commun, pour une cosmo-politique des conflicts” ;ka shume pak vite, por eshte sakrilegj qe te diskutosh me nje mi nje mentor te komunikimit.
    ti duhet te analizosh vetem Populli i Minjve te Kafkes, aty do gjesh klanin tend)

  • Sipas komentit te mesiperm llogjika eshte se bijte e komunisteve pra te kuqve do te jene “te kuq” dhe mbase me te poshter se prinderit e tyre ,atehere si rrjedhim dhe bijte e tradhetareve ,b/punetoreve me pushtuesin i bie qe te jene dhe ata te poshter ,tradhetare,apo me keq sherbetore te armiqve te Shqiperise pra historia perseritet ,e perseritet kur faktet e kane provuar se nga te gjitha klasat kane dale lidere te cilet kane qene ne krye te levizjeve te medha dhe ndryshimeve te medha dhe sigurisht mbi 90% kane qene intelektuale,njerez te shkolluar dhe idealiste.Pra nga ferra del trendafili dhe anasjelltas.Te gjitheve n’a bashkon KOMBI dhe vazhdimi “i luftes se klasave”nuk eshte i dobishem per asgje,pervoje boterore ekziston mjafton vetem patriotizem,ndershmeri,vullnet per t’a nxjere kete popull ne drite .

    • Lakrori,
      ti me llogjiken jeni kusherinj te larget, po meqe nuk rri dot pa mua, duhet ne fillim te me spjegosh me cilin gjyq e me cilin ligj i quajtet tradhetare ??
      a kane ligjshmeri sot pushkatimet pa gjyq ?
      a kane ligjshmeri sot shkollat e djeshme te mara ne emer te biografise, ne nje sistem ku nuk lejohej liria e mendimit, fjales, ku nuk kishte liri ???
      a ka ligjshmeri sot te quash breza te tere te paditur, kur nuk mund te studionin ???

      mos me çaj kaptinen me llogjet e tua si replike, mundohu tu pergjigjesh per vete, se une e di pergjigjen;
      Habermas qe perdor ky intelektuhali i seres tende, ka ber dhe psikoanalizen e FREUD; nuk ka ferra qe nxjerrin trendafil dhe as anasjelltas, pas te 40 kthehemi te gjithe ne baze, pas disa etapash kundershtie e harbimi , ja shiko EDverin, shiko Tosin, tepke Sevua ka ngele, madje me keq, se Sevua kish ‘modestine e kromunistit’ ktij si Hibrid i eshte ber mendja top qe i di te gjitha, pra nqs je Lakror, lakror do ngelesh …. dhe kur je i kuq, mavi do behesh !

      • Thone se ngjyra e zeze kthehet me natyrshem ne blu mbase te erret,dhe sa per 40vjet po shoh se ke te njejtin mentalitet te asaj kohe dhe per te shkuar me tej pra me “luften e klasave”duket se po e zhvillon ende dhe e perfytyroj se çfare mund te benje nqs do te ishe prokuror i gjithepushteteshem pra identik si ata te Enverit mbase me e eger .nuk jeni gje tjeter veçse nje viktime e shkolluar ne diktature ku padashur ke marre dhe teorine e saj por te pare ne pasqyre .

  • O cuni i kalemxhiut te Enverit, Sevo Tarifa:

    INTELEKTUAL NUK TE BEJNE “DACIBAOT” ENVERISTE ME REFERENCA MARKSISTE,

    as:

    Retorika fillozofike me elozhe populiste dhe hipokrite, ndaj pushtetit mafioz qe ka mbuluar Vatanin pe kanabis dhe droge importi sic ishte shkrimi yt nje dite me pare ne gazeten DITA o Fatos Tarifa,

    sepse:

    Intelektuali nuk eshte SERVILI bythalepires i pushtetit mafioz qe per nje vend ambasadori ka mbyllur syte dhe nuk di te shikoje realitetin,

    por:

    Intelektuali eshte ai BUDALLA qe i del perballe pushtetit mafioz dhe autoritar diktatorial duke i thene MJAFT! me krimet kunder popullit, MJAFT! me mashtrimin komunist, MJAFT! me propaganden idiote gebelsiano-staliniste per katunare dru me pre, MJAFT! me degradimin e ekonomise duke vjedhur fonde e toka publike me koncesione pa dhene llogari askund, MJAFT! duke degjeneruar Politiken dhe Institucionet e Shtetit me Habilajt dhe Balilajt e droges, me Hetuesit dhe kriminelet e Enverit si ministra rendi dhe kryetare kuvendit, MJAFT! me vrasjet dhe masakrimet politike,

    sepse:

    SHQYPNIA QE PO KERKON TE BEHET PJESE E BOTES ANTIKOMUNISTE DHE DEMOKRATIKE NUK JU MBAN ME NE KURRIZ

    Ky eshte PROTOTIPI i intelektualit te vertete shqyptar o Fatos Tarifa qe kujton sikur gjithe Bota rrotullohet rreth teje dhe familjes tende fanatike enveriste,

    njashtu:

    Sic ishin intelektualet e vertete antikomuniste shqyptare qe Enveri dhe banda e tij gjakatare i vrane dhe i masakruan pa meshire vetem sepse guxuan t’ja thonte kete te vertete Enverit ne sy, kur kjo MONSTER sadiste po implementonte MURTAJEN bolsheviko-staliniste ne trojet tona, emera ka shume qe nga intelektualet Sabiha Kasimati e Musine Kokalari, sekretari i pare i SHBA ne Tirane Loni Adhami e komunisti i penduar Zoi Fundo, ushtaraku Abaz Kupi, profesoret Arshi dhe Muzafer Pipa lista eshte e gjate dhe nuk eshte as vendi dhe koha per t’i permendur te gjithe MARTIRET intelektuale te Shqypnise se Lire dhe Demokratike qe renkojne ne varr kur shikojne nga Parajasa e zotit Piramiden Famekeqe te Enverit ne mes te Tiranes dhe kur lexojne dacibaot idiote te pinjolleve te Sevo Tarifes ne gazeten DITA,

    27 VJET PAS RENIES SE MURIT TE BERLINIT

    sikur:

    ASGJE TE MOS KETE LEVIZUR NE VENDIN TONE QE NGA KOHA E QEPES E PARTISE SE PUNES.

  • “Debati në DITA, Moikom Zeqo: Si po ecën Rilindja pas vitit të pestë”

    o tos tarifa,hudhi një sy dhe kuptoje se çdo të thotë I ZGJUAR-INTELEKTUAL!!
    nuk shikon askund “Referencat”!!
    ti maksimumi je një teknokrat që përpiqesh të vërtetosh thënjet e tua me thënjet e dikujt tjetër!
    edhe unë mund të gjej të shkruara nga dikush tjetër të zezë mbi të bardhë që hedhin poshtë tërë atë që thua ti!!
    të zezën mbi të bardhë e hedhin shumë!dhe më shumë manipulojnë me këto “të zeza mbi të bardhë”,pra me letrat!!
    shqipërisë i duhet kritika dhe jo BYTHËLËPIRJA!!
    parimi i demokracisë është kritika,i diktaturës është bythëlëpirja!!
    “voto atë që të duket më i miri,dhe kritiko qeverinë!qoftë dhe e votuar prej teje!!”
    ky është parimi bazë i të shkuarit përpara!!
    çdo gjë tjetër,të çon pas!!pavarsisht se ti mund të pasurohesh!!

  • Po te duhesh te zgjidhja se kush eshte qenie me e keqe dhe me e eger,baba-balua sevo apo klyshi i tij tosi,pa tjeter qe do te kishja zgjedhur qenin e madh sevo,mbasi ne kanibalizmin e tij ai eshte vehtja,kurse klyshi tos,duke perfituar nga benefitet e kolibes se familjes,me arsim dhe poste,maskuar me kostumin allafrenga,na cfaqet gjithmone si nje hurijahip brenda demokracise,me te gjitha veset njerezore,si tumore malinje,qe vazhdojne ti marrin frymen dhe shpirtin ketij vendi.

  • BLACK SWAN personalisht me qe nuk e “pranon”,megjithse je, ne grupin e minjve te portalit,atehere emrin nderroje se te shkon per shtat BLACK MAMBA.

  • Kesaj i thone ta shkrepesh pushken pa marre nishan…Eshte sedra ndofta, fqinja e keqe e zemerimit. Thuhet se Sokrati ndalonte kalimtare te panjohur ne agora dhe niste me ta debate te çuditshme, me shpesh kurioz per te gjykuar bindjet e tij sesa te kalimtarit te panjohur. Une jam nje anonim kureshtar, provoj te replikoj edhe me nastradinin dhe black swan, qe jane diametralisht me ide te ndryshme nga te miat, por asnjehere s’me bie ne mend ti vleresoj si injorante, perkundrazi, jane avokate te pergatitur ne sherbim te ideve te tyre. Popper thote shume gjera te mençura, madje pohon se intelektualet jane rober te veseve me te keqija, jane ziliqare dhe hakmarres, cinike dhe arrogante, prandaj u duhet kujtuar se duhet ta vene veten gjithnje ne proven e gjykimit publik. Zhak Prever ka nje poezi te bukur, ai thote “…mos t’i leme intelektualet te lozin me fijet e shkrepses, se ata bejne gjemen…i thurin vetes nje automonument…”. Me dashamiresi gjykoj se prof. Tarifa mund te kete te drejte ndaj personave qe sulmojne ad personam. por meqe debati per idete ka vlere me shume, te beje si shoferet e kujdesshem, qe edhe kur kane te drejten e hyrjes ne kryqezim, nese ndonje i lajthitur hyn pa arsye t’a evitoje, jo se respekton te lajthiturin porse eviton aksidentin. Dita e nderuar, po i kthehesh debatit dhe ky eshte lajm i mire se po i kthehesh diteve te mira. Bej tifo per ty Dita, je “kocka e forte” e medias – “kazan” si Kroacia ne finale.

    • me dashamiresi gjykoj dhe lexoj qe duhet ti ngrini nje monument koherave ndryshe, se Prevert nuk do e shihje as ne enderr, do lexoje raki e qepe te Agollerve, apo do ishit duke kerkuar rrenjet e partise rrenjedale.
      kujdes dhe me kryqezimet, se komunizmi ka si vantazh parkime se makina nuk ka 😛

      ” Nje portokall mbi tavoline
      dhe petkat e tua leshuar mbi qylim
      ne shtratin tim ti,
      e tashmja me e embel e se tashmes
      freski e nates
      zjarrmi e jetes sime ”
      Prevert i perkthyer nga ata “te paditurit” qe baballaret u qene diplomuar universiteteve te botes, por qe e kaluan jeten ne Saver, nga soji Tarifave qe u bene intelektuhale duke djegur librat …

      nuk jemi avokat ne sherbim te ideve tona, jemi thjesht teper te afte tu themi kush jeni juve … kujdes me demagogjine 🙂

        • i nderuari gjerman , qe ne realitet do te thot
          Jaran ——
          Jaran , sepse me Terbon Mjellmen e Zeze ,
          dhe mua me shashtis ………..

          sepse —-
          Mjellma eshte e dashuruar mbas asaj , qe ti
          ” Lugat ” shkruan ,
          por eshte e ”’ Martuar ” me Kestet e Intelektual Tajvanit .

          Te dehem , se po ha Rrush o gjerman ?

          nuku di se ç’te thom ,
          me Mjellmen bej ç’te duash ,
          po aman e derman Kumandar Nastradinin e taivanit ma lere Rehat ,
          dhe mo i kujto emrin Bahri , dhe Kanal Kurfus ,
          sespe per keto behesh Hasem me te .

          • Gjermano;
            nuk ma priste mendja kurre se do ..shashtisje dhe shoket e partise ..qenkan katandis keq kamunistet 😛
            mi shkruaj dhe ktij ndonje poezi, se po na dehet e kush e duron, (ky dhe esell debil eshte)
            sot eshte ditelindja e Ricardo Eliécer Neftalí Reyes Basoalto,do ishte nje fillim i mire per te dy 😛

      • une mbaj mend vjershen e Sheme Kaplloqes qe ia kushtonte pjepjrsh? per inat te portokalles se Prevert, biles e pelqenre shume Enveri, hahahaasaa, ” Pjeshkez aguridhe/ kur te kuqesh ti/ do te ha dhe une/ do me hash dhe ti” Kuptohet, vjersha popullore lexonim ne te njesitit guerril. Aq na mban horizonti. ” ….Veres, ashtu si dimrit, nje burre me kepucet cope-cope dhe gazetat mbeshtjelle si corape, sheh varkat qe shkojne ne largesi. Atje tej peshkon nje zoteri, nje i poshter sa me s’ka…Qe do shkoje ne shtepi pa zene asnje peshk dhe gruaja do ta shohe me perbuzje…” – kjo eshte e gjate b.s. por diku e kam ne kompjuter nga Prevert. Se ku kam lexuar nje afirmim qe urrejtjen e barazon me krimin, je kaq e re dhe e zgjuar, per mendimin tim bej ndonje xhiro ne piste, e provon veten ne limit. 500 euro + tvsh nuk eshte shumekur do gaz coje ne stratosfere, kur do fren do frenuar se del …nga burgjite

        • Me dy-tre rreshta ma hudhe ne tuc profesorin. Moooos gjermono se s’e ka zene gjumi te shkretin. Fjalet kyce t’i ka filtruar aty me poshte nje miku im, ndaj une po merrem pak me ate poezine e Shemes (ku ma psonise mo gjiti edepsez) 😉

          Thua qe e bukuroshi qe hidhej sa nga ga njeri preher në tjetrin i kishte qef poezite e tij. Per komentin special po te pershendes me nje foto speciale te njesitit gueril.

          Hidhi nje sy se e ke komplet pa tarife. Kumardari i Tajvanit e ka zmadhuar dhe e mban si relike ke koka e krevatit 😉

          [ http://www.gazetatema.net/wp-content/uploads/2017/05/enver-1.jpg ]

        • mono
          zhaku dhe mund ta ket shkruar kështu tekstualisht,por mua më duket se e ka pasur gabim formulimin!!
          “Zhak Prever ka nje poezi te bukur, ai thote “…mos t’i leme intelektualet te lozin me fijet e shkrepses, se ata bejne gjemen…i thurin vetes nje automonument…””
          ai me siguri ka bërë një ngatërresë ndërmjet intelektualit-të zgjuarit dhe të arsimuarit-shkolluarit!!
          intelektuali-i zjuari nuk bën atë që thotë preveri!!atë e bën i arsimuari-i shkolluarit!!ky i fundit nuk ka zgjuarsinë të kuptojë se duke ngritur veten lartë,i humb ekuilibrin dhe me kohë i humb dhe themelin!!
          i zgjuari-intelektuali është gjithnjë i njëjtë me të tjerët!i lëshon rrënjët në tokë,shton peshën dhe mban ekuilibrin!!
          si tos mavria,si andrea stefani si dhe ky palloshi që po na zë djellin çdo ditë!?
          janë njerëz të arsimuar dhe pa zgjuarsi!!që të tre kanë një të përbashkët të ndyrë!!
          që të tre kanë quajtur kritikët e tyre BUDALLENJ!!
          atë që ti po e thua/bën me dorashka,e ke thënë gjithnjë si një komnetues anonim(unë jam ndryshe),këta nuk janë në gjëndje ta bëjnë si persona publik!!
          këta nuk janë në gjëndje të zotërojnë atë “UNI”n e tyre të vetkalbëzuar!!këta janë ata për të cilët flet Zhak Prever!!
          që të tre janë të shkolluar-arsimuar, POR aspak të zgjuar!!

  • Ti Fatos Tarifa qe te zbythen nga Amerika ku ishe ambasador per vjedhje atje, je i fundit (po i fundit fare), qe mund te besh moralistin. Per faktin e thjeshte se ti je i dhjere kok e kembe per vehte prej atij perzimi qe te bene nga Amerika per vjedhje!
    – Dil e mohoje po ta mbajti!

  • Zoti “gjerman i fundit”

    respekte per komentin qe edhe pse me pak rrjeshta ka nje koncetrim qe le ne hije dhe kete carcafin e Fatosit..Pata durimin te rrjeshtoj keto pikat tuaja me poshte:
    .
    1- shkrepja e pushkes pa marre nishan
    .
    2-debatet e Sokratit me kalimtare te panjohur
    .
    3-Popper-i dhe inteletualet rober te te keqiave
    .
    4-Zhak Prever lodra me fijet e shkrepses dhe gjema e tyre
    .
    Dhe me forta (5) puna e shoferit qe kur hyn ne kryqzim ne evitimin e aksidentit me te ‘lajthitur
    ___________________________________
    Dy fjale per Fatosin.
    Mbetet per tu respektuar si ze i vecante ne kete kakofoni te shtypit shqiptar qe mbetet aq i neveritshem sa me mire te mos kishim te drejte “fjale” se sa te arrinin ta kthenin shtypin ne nevojtore intelektualesh ku do vecoja perversat e Opinonit te Fejzi Ziut..Lubonja-Kapobushati-Marku-perczogaj..2 X artan hoxhet etj etj lista eshte pambarim.
    .
    Por ajo qe nuk i falet ‘TOSIT” dhe shume intelektualeve atdhetare eshte se duhet te mbrojne dinjitetin nga ca monstra te huaja ku do permendja dhe Vlahutinen qe tha se ne kohen e Enverit futeshe ne burg po te ndegjoje Cilentanon..dhe mendoni kjo perfaqson BE…
    .
    .por nese Fatosi duhet te mbroje Ramen nga ata qe e sulmojne duhet qe kete artikull “DIRTY JOB” duhej te ishte pergjigjur para 3 vitesh dhe jo te merret me ca tit vasila qe jane metastaza te tyre ne ate vend te “shklyer” nga te kater anet ku dhe keto Tarifat kane pergjegjesi ne te kohet…

    ………………….

    GAZETA The Hill reviste serioze e Kongresit të SHBA

    Kongresi Amerikan & Wagneri “fundos” Edi Ramën,
    “Ylli” politik që ka rënë, ja dështimet e tij!
    Lulzim Basha yll i ri ne ngjitje.

    Nga Dr. Abraham Wagner (FRAGMENT NGA KY ARTIKULL)
    —Historia, mund ta njohë këtë “epokë Rama”, si një epokë të periudhë të errët të rritjes së ulët ekonomike dhe keqmenaxhimit të reformave jetësore të zotit Rama. ( KA HARRUAR DR I NY SE DOKTORRI VICIDOLIT E VRAU ATE SHTET)
    Rama, është bërë i njohur për rrethimin e vetes “…nga baronët e pastrimit të parave dhe trafikantëve të drogës, për të cilët shpëtimi i vetëm është Partia Socialiste në mënyrë që t’i shmangen drejtësisë. Guximi i Zotit Rama për t’u shfaqur në publik me kriminelët më të njohur të Europës, nuk ka një paralele me liderët e tjerë të demokracive Perëndimore dhe përtej saj”, shkruan Adam Fairmont në “Foreign Policy News”.
    Në një kthesë politike, Lulzim Basha, lideri i opozitës së rinuar të Shqipërisë, e ka vënë në mënyrë të vazhdueshme në dyshim lidershipin e Ramës dhe e ka akuzuar atë për shpërndarje dhe zgjerim të krimit financiar për të përfituar personalisht ai dhe rrethi i miqve të tij, që thuhet se përfshin shumë figura të botës së krimit.
    Falë një demokracie funksionale, Basha e monitoron rregullisht dhe publikisht pikëpamjen e menaxhimin vulnerabël ekonomik të Ramës.
    “… unë jam këtu për të hetuar shifrat shokuese të korrupsionit dhe mekanizmit, me të cilin 2.2 miliardë euro janë marrë nga shqiptarët në taksa dhe prokurime publike… Vendi është një krizë ekonomike totale. Banka Botërore konfirmon se 46% e njerëzve jetojnë nën minimumin e pragut të varfërisë”, tha Basha. ( KA HARRUAR DR I NY SE BASHA ESHTE KRIMINEL-TRADHETAR-SUPERHAJDUT)

    ————————————
    Abraham R. Wagner
    Adjunct Professor of International and Public Affairs; Senior Research Scholar (part-time)
    Dr. Wagner teaches in the areas of national security law and intelligence
    at the Columbia Law School and Columbia University’s School of
    International and Public Affairs, where he is a Senior Research Fellow at
    the Saltzman Institute of War and Peace Studies. He has recently served
    as a Visiting Professor at New York University and the UCLA School of Law
    on topics of national security strategy, intelligence operations, and legal
    issues related to surveillance.

    .

  • Debate me shume vlere -mashalla Lum populli hallexhi per keta luan te mandjes qe ka Stambolli digjet e kurva krihet!Lavdi KAR POPPERIT!

  • Intelektualofobët dhe lumpen-intelektualët që dinë veç të shajnë dhe intelektualucet qe dine vec te lepijne e te servilosen ndaj pushtetarit te radhes.
    Nuk ka me keq se ata qe vihen ne sherbim te arrogances se pushtetit me shpresen e ndonje perfitimi sado te vogel nga sulltani i radhes.
    Si mund te behet debat e aq me teper te flitet per progres intelektual kur ke perballe nje si kriepsikoja qe nuk la kend pa i dhene mend e nuk la kritikues pa fyer!
    Ti biesh nga Popperi, Sagani e me radhe per te mbrojtur nje te diskredituar ne syte e botes nuk te ngre coc o shoku Tarifa junior. Ne debatet e tua mediatike une kam lexuar me se shumti nje “inat shqiptari” sesa nje debat intelektual si ky qe permend zotrote.

  • Sqarim ;

    Te gjitha jane marre (dmth, shkeputur) nga Libri
    (qe per arsye Censure me kann botuar vetem Kopertinen 😉 )

    ” Meditime Neteve ne Hanin e Mazllum Qiramudin Pashes ”

    ( Hajni i Pjeshkeve )

    (Patriot Parash )

    (intelektuali pa tru )

    ( Foleja e Grenxave)

    (Thumbi qe ta fryn )

    ( Nastradini ne Pension )

    dhe po e mbyll dyqanin se vajti ora 23.00 me ;

    ( Etja e shqypcarit per injorance muzllume)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *