Inteligjenca ukrainase zbulon strategjinë e Putin-it më 9 maj: Do një referendum…

Ornela

Presidenti i Federatës Ruse Vladimir Putin duhet të tregojë suksesin e tij në Ukrainë deri më 9 maj.

Udhëheqësi rus do të bëjë gjithçka për të mbajtur një “referendum” në rajonin Kherson për krijimin e të ashtuquajturës “Republika Kherson”.

Lajmi u bë i ditur nga mediat ukrainase, duke cituar përfaqësuesin e Drejtorisë së Përgjithshme të Inteligjencës, Vadym Skibitsky.

Sipas tij, kjo do të paraqitet si një nga “fitoret e pushtuesve” në Ukrainë dhe mund të jetë radha e rajoneve Zaporizhia dhe Odessa.

Bashkëbiseduesi shtoi se kjo është strategjia e presidentit rus.

“Ai do të bëjë gjithçka për të mbajtur një referendum me çdo mjet dhe të thotë se ‘populli i rajonit Kherson’ ka shpallur ‘Republikën Popullore të Kherson-it’ dhe dëshiron t’i bashkohet Rusisë”, u shpreh Skibitsky.

o.j/dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *