Shtohen bombardimet saudite mbi Jemenin

Dita

Një koalicion i gjerë arab nën kryesimin e Mbretërisë saudite ,prej më shumë se 72 orësh po vijon bombardimet në disa zona veriore dhe qendrore të Jemenit.

Numri i viktimave, mes të cilëve ka edhe civilë, e ka kaluar shifrën 100. Rijadi zyrtar njoftoi humbjen e një avionit F15 për arsye teknike. Pilotët kanë mundur të katapultojnë në Gjjirin e Adenit dhe janë shpëtuar nga një helikopter i marinës amerikane.

Synimi i fushatës së bombardimeve është që fillimisht të ndalohet avancimi i luftëtarëve Huthi drejt Jugut, qytet – portit Aden. Ndërsa, në një kohë të shkurtër, të mund të rivendoset rendi kushtetues dhe të rinisë dialogu politik i ndërprerë në Shkurt.

Për herë të parë në operacionin e koduar “Sulmi Final”  është bashkuar edhe forca ajrore franceze, ndërsa Shtetet e Bashkuara kanë dhënë ndihmë logjistike dhe informacionesh inteligjente.

Egjipti ka shprehur gadishmëri për të marrë pjesë në këtë operacion. Në Kajro, ku ka mbërritur tashmë edhe Presidenti legjitim i Jemenit, Mansur Hadi, mbahet një mbledhje e posaçme e Ligës Arabe.

Ka raportime të pakonfirmuara nga terreni, se pilotë iranianë po drejtojnë avionët ushtarakë të Jemenit që janë nën kontrollin e militantëve Huthi. Nga vendi kanë mundur të largohet stafi diplomatik dhe ai i Kombeve të Bashkuara.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *