E ardhmja e Etos po kthehet në një telenovelë. Skuadrat e interesuara më shumë për të janë Interi dhe Chelsea, por ai ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm. Një afrim i mundshëm për te zikaltrit do të ishte i mirë në tre aspekte. Së pari do të jetë një kontratë të pasuruar nga sponsorat, është një ëndërr për investitorin Tohir dhe në fund është dëshira e tij për tu rikthyer i madh si dikur. Nga Nike do të vinin jo pak, por 200 milionë euro për 11 vite, ku 18 milionë në sezon do të ishin të garantuara. Chelsea mbetet destinacioni më i mundshëm për lojtarin që dëshiron me ngulm të largohet nga Anzhi. Agjenti i kamerunasit, Vigorelli do të takohet me drejtuesit për të parë edhe ofertat për lojtarin që vërtitet rreth 6 milionë euro në sezon. Inter nga ana tjetër qëndron në dritare në pritje të zhvillimeve të reja. Dje mësohet se ka pasur një bisedë telefonikë mes Moratit dhe Eto’s, ku i janë ofruar 4 deri në 4.5 milionë euro për dy sezone. Shpëtimi mund të jetë vetëm një marrëveshje me Nike për përdorimin e imazhit të tij. Ardhja e Tohir mund të hap edhe mundësinë për ta transferuar sa më shpejt në Milano. Inter i ri do të fillojë të funksionojë që nga 15 shtatori, kur aksioneri më i madh të jetë indoneziani Tohir, ndërsa zikaltrit do të kenë përballë kampionët e Italisë.
