Interi ka bërë mrekullinë në këtë javë të 27-të të Serisë A, pasi ka arritur të përmbysë në favor të tij disavantazhin e dy golave.
Katania e fillon me vrull ndeshjen përballë zikaltërve, duke i gjetur të papërgatitur. Në fillim Bergesio dhe më pas Markeze, brenda 19 minutave, arrijnë të kalojnë dy herë Handanoviçin.
Megjithatë, skuadra e Stramaconit gjen forcë për t’u ringritur dhe këtë gjë e bën menjëherë, me fillimin e pjesës së dytë. Alvarez ngushton diferencën në 2-1, Palasio në minutën e 70-të barazpeshon gjithçka në 2-2.
Katania aktivizon rreth 10 minuta nga fundi edhe sulmuesin e kombëtares shiptare, Edgar Çanin, por ata që shënojnë janë sërish lojtarët e Interit. Palasio në minutën e 90-të shënon edhe golin e fitores për Interin, i cili tashmë ka lënë pas edhe Lacion me golavarazh, pasi janë me pikë të barabarta.