Inter-Juve, Manaj ndër befasitë

Dita

Juventusi më në fund duket se e ka të plotë mesfushën, ndërsa Interi mund ta fillojë ndeshjen me shqiptarin Rey Manaj në formacion.

Derbi i Italisë fillon  në orën 20:45, ndërsa Roberto Mancini dhe Massimiliano Allegri po përgatisin befasi.

Nerazzurrët nuk e kanë të lënduarin Adem Ljajic, derisa Stevan Jovetici nuk është qind për qind i rikuperuar. Kjo mund t’ia japë shansin shqiptarit 18-vjeçar që ta nisë nga minuta e parë derbin e madh.

Bianconerët janë pa Stephan Lichtsteiner dhe Martin Caceres, derisa Paul Pogba, Alvaro Morata e Roberto Pereyra, kanë pësuar lëndime të vogla në ndeshjet me përfaqësueset, megjithatë iu është dhënë drita e gjelbër për të startuar.

Nëse gjithçka është në rregull deri para ndeshjes, kjo do të jetë hera e parë këtë sezon që Allegri e ka të plotë mesfushën me Claudio Marchision, Sami Khediran dhe Paul Pogban.

Këto mund të jenë formacionet startuese:

Inter: Handanovic; Santon, Murillo, Miranda, Juan Jesus; Guarin, Felipe Melo, Medel; Perisic; Icardi, Manaj.

Juventus: Buffon; Barzagli, Bonucci, Chiellini; Cuadrado, Khedira, Hernanes, Pogba, Evra; Dybala, Morata.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *