Interi është ngjitur përsëri në krye të renditjes në Itali pas fitores 1 – 0 me Xhenoan. Golin e realizoi Ljajiç në pjesën e dytë. Zikaltrit do të presin ndeshjen Bolonja – Napoli, që ta kenë të sigurtë kreun.
Roma pati një tjetër ndalesë në fushën e Torinos, ku barazoi 1 – 1 në takimin e javës së 15 të Serisë A. Një tjetër rezultat jo i mirë, pasi në 3 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm 2 pikë. Kjo ecuri rrezikon synimet e Romës për titullin kampion.
Të shtunën Juventusi arriti fitoren e pestë radhazi në kampionat duke mundur Lacion me rezultatin 2 – 0.
