Inter nxjerr në shitje Shaqirin, nuk bën pjesë në planet e Mançinit

Dita

Xherdan Shaqiri mund të largohet nga Inter vetëm pas 5 muajsh. Mesfushori 23-vjeçar është nxjerrë në merkato sipas një lajmi të botuar nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”.

Shqiptari që luan me përfaqësusen e Zvicrës mesa duket nuk bën pjesë më në planet e Roberto Mancini që po kërkon me ngulm afrimin e Mohamed Salah.

Xherdan Shaqiri edhe pse mbërriti në Milano si një përforcim cilësor që do të ndryshonte sezonin e Inter nuk arriti të kthehej në një pikë referimi për ekipin.

Në 746 minuta të zhvilluara në Serie A, Shaqiri ka shënuar vetëm 1 gol edhe ky me 11-metërsh.

Në kampionat ai luajti vetëm 8 ndeshje si titullar. Xherdan Shaqiri u transferua te nga Bayern Munchen te Inter duke firmosur një kontratë deri në qershor të 2019 duke përfituar rreth 3 milionë euro në sezon.

Share This Article
2 Comments
  • Sa bukur le te luaj bashke me Januzaj me ndonje ekip te Kosoves. Shihni shkrimet e mepareshme te miat se ku do te perfundojne
    Te dy jane pa karakter. Nuk flas per kualitet futbollistik se kjo po shihet sa vlera kane ,por edhe si familje jane funderina. Nuk behej fjale per fitimet se te dy fitojne miljona, por behej fjale per krenari si shqiptar qe familjet e tyre me paturpesi ne mynyre te paturpshme e pa dinjitet e refuzuan kombetaren Shqipetare. Tani ata nuk e ndjejne, por vitet kalojne dhe vula e paturpesise nuk do tu iki asnjehere brez pas brezi. I lutem Zotit te ju meshiroj

  • deliret fluturojne lart, njesoj si tullumbacet si ne diten e nje feste ,por nuk mbeten gjithmone lart kur nuk e shikojne e te punojne ne token e bekuar,ku u rriten eterit tane,se kane detyrim te kontribojne,aq me teper sot
    dhe pelcasin,si per te thene
    e meritonim
    nuk u beme kuq e zi, se menduan u ben yje qe vezulluan vetem per ambicje pa krenari

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *