Inter, poker Champions-i, kërcënon skuadrat romane

DITA Online

 

Inter është rikthyer te fitorja pas humbjes dramatike me Juventus duke mposhtur bindshëm Udinese me rezultatin e pastër 4-0.

Spalletti kishte vendosur të bënte ndryshime në prapavijë, duke futur në fushë nga minuta e parë Ranocchia dhe Dalbert dhe ishte pikërisht qendërmbrojtësi italian ai që zhbllokoi rezultatin pas disa mundësive të pastra të humbura nga Perisic dhe Candreva.

Pas golit Inter kishte disa mundësi të tjera, por në fund të pjesës së parë ishte Udinese që mund të kishte barazuar rezultatin me Lasagna dhe ndeshja mund të kishte shkuar shumë ndryshe.

Dy gola rrufe të Rafinha dhe Icardi pak përpara fundit të pjesës së parë ka vulosur triumfin e Inter në Dacia Arena me 45 minuta të tjera për t’u luajtur.

Pas pushimit Udinese detyrohet të luajë me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Fofana i cili bën një ndërhyrje të rëndë ndaj Perisic.

Goli i katërt u shënua nga Borja Valero në minutën e 71’.

Inter tani ushtron presion ndaj Lacios dhe Romës.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *