Inter ka siguruar shërbimet e Dalbert. Nga Nice kanë mbërritur në dokumentet e nënshkruara. Nesër, mbrojtësi brazilian pritet në Milano, të martën do t’i nënshtrohet vizitave mjekësore dhe më pas do të nënshkruajë kontratën me zikaltrit. Klubi francez do të përfitojë 20 milionë euro, plus bonuse.
Orët e ardhshme do të jenë vendimtare edhe për Emre Mor (Borussia Dortmund). Më pas, drejtori sportiv Ausilio do të punojë për Schick të Sampdoria-s. Nga Milano duhet të largohet Murillo, i cili pritet të transferohet te Velancia për 12 milionë euro. Kapitulli Kondogbia është një çështje më vete, me lojtarin që ka kërkuar të shitet, por klubi nuk ka marrë akoma një vendim.
Nuk dihet as se çfarë do të ndodhë me Jovetic. Lojtari duket se ka dëshirë të qëndrojë, por shtypi francez ka bërë të ditur se Marseille ka bërë gati një ofertë prej 15-20 milionë eurosh për të.
