Është vetëm 17-vjeçar, por Rey Manaj është bërë lajm në Itali. Sulmuesi i kombëtares U-19 të Shqipërisë ka rënë në sytë e drejtuesve të dy prej ekipeve më të mëdha në Europë, Interit dhe Manchester United, por dhe Palermo kërkon të bëjë konkurrencë. Kjo është ajo që raportohet ditën e sotme nga Italia, dhe nga specialisti i merkatos Alfredo Pedulla.
Manaj njihet prej kohësh në Itali, teksa lushnjari u huazua nga Cremonese tek akademia e Sampdorias një vit më parë, por çuditësisht klubi i drejtuar nga serbi Mihajloviç nuk shfrytëzoi gjysmën e të drejtës mbi lojtarin. Për këtë arsye 17-vjeçari u kthye tek Kremonese, skuadër e kategorisë së tretë italiane, ku pavarësisht moshës së vogël, ka luajtur 9 ndeshje. Klubi italian zotëron një kontratë 3-vjeçare me Manaj, por duket se kjo nuk do përmbushet, pasi shumë janë vënë pas tij.
Sport Ekspres shkruan se sulmuesi ndiqet prej zbuluesve italianë që nga koha kur shënonte për akademinë e Sampdorias, dhe nuk është larguar nga radari i tyre. Performancat e fundit kanë bindur Interin, drejtori sportiv i së cilit, Ausilio, është gati ta sjellë në Milano, edhe pse sipas Pedullës, nga Anglia, Manchester United do kërkojë të bëjë konkurrencë. Edhe Palermo kërkon të përfitojë, ndërsa Cremonese do përdorë një tjetër armë për ta bindur të qëndrojë më gjatë, dhe për të fituar më shumë prej tij në të ardhmen. Klubi ka sjellë si trajner Marco Giampaolon, ish-ndihmësin e Marcello Lipit, të cilit i pëlqen të punojë me të rinjtë. Nën drejtimin e tij Manaj mund të ketë më shumë minuta dhe të fitojë më shumë eksperiencë. Çfarë do zgjedhë djaloshi, ngelet për tu parë, por e ardhmja duket e ndritur për të.

Bravo DITA,me lajme te fresketa te dates 22 nentor 2014,pra te para 3 vjetesh!
Si nuk gjetet nje inxhinjer informatike te sakte,por paguani kete budalle qe e ka bere lemsh gazeten???