Interi i Spallettit vijon të vendosë rekorde në fushën e lojës, ndërsa tifozët po tentojnë të bëjnë të njëjtën gjë në shkallët e stadiumit.
Zikaltrit janë skuadra më e ndjekur në stadium, me një mesatare prej më tepër se 55 mijë tifozësh për ndeshje, duke lënë pas Juventusin e Milanin, por kjo shifër premton të rritet edhe më shumë.
Tregues i qartë i këtij fakti është ndeshja me Torinon, ku drejtuesit e klubit njoftojnë se deri tani janë shitur rreth 70 mijë bileta dhe janë hedhur në shitje edhe ato për unazën e 3-të të ‘San Siro-s’.
Pjesëmarrja e madhe e tifoz e tifozëve në ndeshjen që do të luhet mesditën e të dielës ndaj Torinos, ngroh atmosferën dhe motivon skuadrën zikaltër.
