Inter vs Juve, Mancini: Barazimi, i pranueshëm; Allegri: Mund të ringrihemi

redaktor

Interi nuk arriti dot të përfitojë nga humbja e Fiorentinës për të marrë kryesimin në Serinë A.

Në San Siro, “Derbi i Italisë” me Juventusin përfundoi me barazimin 0-0, duke bërë që zikaltërit të shohin veten në vendin e tretë, me 17 pikë.

Pas përfundimit të takimit, trajneri Roberto Mancini u shfaq disi nervoz kur deklaroi se ky rezultat ishte i pranueshëm.

Ky barazim është një rezultat që pranohet kur arrihet në përballje të tilla.

Mund të them se mbrojtësit tanë u treguan më të zotë. Sigurisht, patëm shanset tona për të shënuar, por edhe mund ta kishim pësuar në 2 raste nga gabimet e kryera”, deklaroi Mancini.

Ndërsa trajneri Massimiliano Allegri theksoi se te Juventusi ka ende vend për përmirësim, por shtoi se skuadra e tij i ka mundësitë që të reduktojë diferencën e pikëve me ekipet kruesuese.

Rezultati me Interin tregon se do të jetë e pamundur për të përmbysur këtë diferencë pikësh me kryesuesit në 10 ndeshje, por deri në periudhën e Krishtlindjeve do ta kemi reduktuar diferencën e pikëve”, deklaroi trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *