Interesat e cënuara të stomatologëve shqiptarë

anazapta

SMS në DITA

Në 0689073730

Përshëndetje Dita. Jam një lexues i rregullt i gazetës dhe dua të ngre një problem shqetësues për stomatologjinë, një sektor interesat e të cilit shteti i ka lënë ën harresë. Një zallamahi pa kriter e tregut, ku po mbijnë si kërpudhat, italianë dhe turq që ushtrojnë profesionin për shtatë palë qejfe në një vend ku mungon rregulli dhe kontrolli. Shumica e tyre nuk kanë as liçencën për ushtrimin e profesionit dhe kjo është më se e sigurt. Është bërë një kaos i vërtetë. Nuk ka një sindikatë apo shoqatë ku problemet e stomatologëve shqiptarë të adresohen. Do zoti ministrit po i bie mendja t’i hedhë sytë edhe nga sektori i stomatologjisë si një nëndegë e mjekësisë. Ju faleminderit!

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *