Interi blindon Icardin: Nuk kemi ofertë për të, rinovimi së shpejti

DITA Online

 

Mauro Icardi nuk do të lëvizë nga Interi. Pas thashethemeve mediatike mbi një interesim të mundshëm nga Juventusi, edhe i biri i Wanda Nara dhe Maxi Lopez i kanë mbyllur dyert e largimit të “njerkut” të tij nga zikaltrit, duke iu përgjigjur një tifozi të Juventusit në rrjetet sociale.

Për të përsëritur konceptin ka menduar sot Alessandro Antonello.

“Mauro është kapiteni i Interit, ekziston një kontratë në fuqi dhe ka gatishmëri nga të dyja palët për të diskutuar rinovimin, – tha Antonello për mikrofonët e “La Politica nel Pallone”. – Ne do të takohemi në javët e ardhshme për të zbritur në këtë rrugë dhe shpresojmë për të arritur kënaqësinë e të dyja palëve. Oferta të parezistueshme për Icardin? Deri më sot, asnjë”.

a.s/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *