Interi kërkon Xherdan Shaqirin

Dita

Klubi zi-kaltër është në kërkim të një anësori i cili mund ti shërbej më së miri skemës së ndërtuar nga trajneri Mancini 4-2-3-1 dhe Shaqiri do të ishte më se i përshtatshëm për këtë formulë loje. Ndërkohë që klubi i Bajernit ka shprehur gatishmërinë ta lejojë lojtarin të largohet edhe në formë huazimi, një opsion më se i pëlqyeshëm nga drejtuesit e Interit. Raportoht nga mediat italiane se presidenti Thohit e ka dhënë tashmë “Ok” për startin e këtij operacioni merkatoje.

Drejtori Sportiv Ausilio mund të jetë shumë shpejt në Mynih për t’ia kërkuar anësorin 23 vjeçar bavarezëve në huazim me të drejtë blerjeje në fund të këtij sezoni, por me kusht që çmimi i tij mos ti kaloj 15 milion eurot.
Sigurisht jemi vetëm në fazat e para të një tratative të gjatë, por duket se hapat e para janë kryer me Xherdan Shaqirin që mund të përfundoj në “ Appiano Gentile”.

Share This Article
3 Comments
    • Pse kaq negativ? Ai eshte lojtar i mire. Tek Bajern shkelqejne yjet Roben dhe Riberry. Ketij nuk i ka ren rasti te luaj nje sezon te plote ne 11-shen e pare. Shpresoj qe te Juvja te gjej hapesiren e duhur si mesfushor.

  • shaqiri ka me te zgjedhur ;;;juvja ;;;arsenali dhe shume ekipe te medhaja e duan ;;;;; xherdan shko ne itali dhe do te luash ligen e kampioneve cdo vit ;;;; urime ;;

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *