Interi, në sulm për Pepe dhe Di Maria

Ornela

Mesa duket zikaltrit e kanë të qartë, që për të krijuar një grup fitues, duhen futbollistë me personalitet dhe janë duke planifikuar lojtarë të tillë.

Mbrojtësi portugez i Real Madridit duket se është njëri prej tyre, pasi drejtuesit e Interit janë pranë marrëveshjes dy vjeçare me të.

Ndonëse 34 vjeçar, Pepe shikohet si një futbollist me mentalitet fituesi, që do t’i japë grintë dhe eksperiencë ekipit, njësoj si braziliani Lucio, në Interin e Mourinhos.

Zikaltrit po punojnë me menaxherin Jorge Mendes, jo vetëm për transferimin e Pepes, por edhe të një tjetër ish madrileni.

Bëhet fjalë për mesfushorin argjentinas të Paris SG, Angel Di Maria. 29 vjeçari luan prej dy vitesh në kryeqytetin francez dhe ka një kontratë edhe për dy vitet e ardhshme, por duket gati për një tjetër eksperiencë larg Ligeu 1.

Javier Zanetti duket se është një nga njerëzit kyç, që po ndikon në realizimin e kësaj marrëveshjeje, që do të rindizte entuziazmin në shtëpinë zikaltër.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *