Interi ngec në shtëpi, Juve shkëputet (VIDEO)

Dita

Interi i jep fund fitoreve në kampionat. Zikaltrit nuk kanë mundur të shkojnë më shumë se një barazim 1-1 në “San Siro” ndaj Bolognës.

Skuadra e De Boer nuk ishte superiore ndaj miqve që zhvilluan një ndeshje mjaft të mirë. Bologna do të ishte e para që do të kalonte në avantazh që në minutën e 14-të me anë të Mattia Destros.

Zikaltrit do të shtonin presionin më pas për të gjetur golin e barazimit, i cili do të vinte në minutën e 37-të me anë të Perisic, i cili lëshoi një të majtë të hidhur.

Kondogbia u zëvendësua pas vetëm 28 minutash, pasi po gabonte gjithçka në fushë. Pjesa e dytë nuk do të prodhonte shumë raste për shënim, pasi të dyja ekipet ishin më të kujdesshme. Interi me këtë barazim mbetet 4 pikë pas Juventusit në vendin e tretë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *