Interi ngjitet në krye të Serisë A

redaktor

Interi është rikthyer në krye të Serisë A, pasi ka mundur me rezultat të pastër, 4-0 Frosinonen mbrëmjen e së dielës në “San Siro”.

Fitorja e parë me katër gola për ta në këtë sezon, edhe pse tashmë janë të vetëm në krye të klasifikimit.

Zikaltrit morën një trepikësh të lehtë ndaj skuadrës së ngjitur këtë sezon mes më të mirëve të Serisë A. Jonathan Biabiany ishte autor i golit të parë të takimit në minutën e 29.

Ndërsa Icardi dyfishoi shifrat 8 minuta pas nisjes së pjesës së dytë. Në dhjetë minutat e fundit e fundit të ndeshjes erdhën edhe dy golat e tjerë, ku shënues ishin Murillo dhe Brozovic.

Kjo ishte një fitore mjaft e rëndësishme edhe pse ndaj kundërshtari inferior, pasi i rikthen ata në krye të Serisë A me 30 pikë, ndërsa ndjekësit e Napolit dhe Fiorentinës ndodhen në kuotë të barabartë pikësh, me nga 28.

Javën e ardhshme, Interi do të udhëtojë për në transfertën e vështirë të Napolit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *