Interi prenoton Feghouli, kërkon Biglia-Candreva nga Lazio

Dita

Një përforcim pothuajse i sigurt në qershor, ndërsa dy të tjerët duhet të vijnë në janar. Interi është gati të hidhet në sulm gjatë merkatos së ardhshme. Janë tre lojtarët e Lazios që janë vënë në shënjestër nga Thohir: Candreva, Biglia dhe Cataldi. Ndërkohë, klubi milanez është shumë afër Feghouli të Valencias, kontrata e të cilit skadon në fundin e sezonit.

Mancini kërkon me çdo kusht të ketë në dispozicion Candrevan, i cili, pavarësisht kontratës deri në 2019-ën, duke se ka dëshirë të ndryshojë ambient.

Por është e vështirë që Lotito të vendosë të heqë dorë nga lojtari dhe për këtë arsye zikaltrit kanë vendosur ta bindin duke përfshirë në operacion edhe Ranocchian sepse bardhekaltrit janë në kërkim të një përforcimi për mbrojtjen. Inter do të interesohet edhe për Biglian dhe Cataldin, me synimin për t’i vënë në dispozicion Mancinit një mesfushor që di të organizojë lojën.

 

Feghouli

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *