Ideja e fundit në shtëpinë e Inter, e cila po studiohet me kujdes dhe mund të realizohet verën e ardhshme i çon zikaltërit direkt te Arkadiusz Milik, polak, qendërsulmues klasik shumë dinamik i datëlindjes 1994 dhe mëngjërash.
Në atdheun e tij e përkufizojnë si Lewandowski i ri, dhe në përfaqësuesen polake ka luajtur përkrah sulmuesit të Bajernit. Numrat e eskpereicnës së tij me Ajaksin këtë sezon të Eredivisies janë vërtet interesantë, 13 gola të shënuar dhe 7 asiste, djaloshi di të shënojë por edhe të ndihmojë shokët për të gjetur rrjetën.
Klubi i trajnerit Frank de Boer, një tjetër teknik emri i të cilit është përfolur në të kaluarën në lidhje me stolin zikaltër e ka marrë nga Bayer Leverkusen dhe vlera e kartonit të tij sot vërtitet nga 10-12 milionë euro. Interi po e ndjek, por pastaj gjithcka do të varet nga skenarët e së ardhmes..
Një metër e 86 cm i gjatë, Milik te harkëtarët luan si 9 klasike në moduklin 4-3-3 apo atë 4-2-3-1, i përkrahur nga El Ghazi dhe Klaasen. Më pak fjalë është njeriu I duhur nëse merren në konsideratë dy modulet që po përdfor Mancini te zikaltërit.
Gjithsesi në këtë tablo mbetet për t’u sqaruar dhe dicka thelbësore, nëse do të qëndrojë Mancini te Inter, si dhe nëse a do t’i rezistojë dot Interi pa Championsin siranave të Manchester United apo Atletico Madrid për Mauro Icardin. Nëse argjentinasi shitet për një shifër mes 30 dhe 40 milionë eurove, Milik do të rikthehej në një objektiv parësor për Interin e së ardhmes.
