Këtë fundvit Telekom Albania sjell ofertë të pabesueshme për klientët e rrjetit superior 4G+ që duan një smartphone të ri për festa. Të gjithë abonentët e rinj ose ekzistues që do të blejnë një smartphone në dyqanet e Telekom përfitojnë internet falas, përgjithmonë.
“Internet 4Life” nga Telekom vjen për festat e fundvitit dhe zgjat deri më 10 janar. Të gjithë abonentët me kontratë ose me parapagesë që do të zgjedhin një smartphone në dyqanet e Telekom Albania do të përfitojnë falas 1GB internet çdo muaj, gjatë gjithë kohës që janë aktivë në rrjetin Telekom. Interneti falas do të përfitohet automatikisht çdo muaj në numrin Telekom të lidhur me smartphone-t e ri, pa patur nevojë për veprime shtesë. Më shumë informacion mbi ofertën mund të gjeni në: www.telekom.com.al/internet4life.
Telekom Albania, si pjesë e gjigantit botëror të telekomunikacionit Deutsche Telekom ofron një shumëllojshmëri aparatesh smartphone në të gjithë rrjetin e dyqaneve të saj. Gjithashtu, Telekom Albania zotëron ekskluzivitetin e Apple në Shqipëri, disa modele të Samsung, Alcatel si dhe emra të tjerë prestigjiozë. Oferta e “Internet 4Life” do mundësojë edhe ekperiencën e internetit në rrjetin superior 4G+ pavarësisht kreditit ose ofertave, përgjithmonë blerësve të këtyre smartphone gjatë periudhës së festave.
Një ofertë ekskluzive nga Telekom është edhe ofrimi i çmimeve më të ulta për smartphone-t më të fundit për klientët me kontratë. Telekom Albania është e angazhuar t’u ofrojë pajtimtarëve të saj pajisjet më novatore dhe cilësore të ndërthurura me ofertat më konkuruese në treg.

1GB internet? kaq pak? nuk del as per nje jave
Po uljet pse I beni vetem per klientet me kontrate? po ne qe I kemi me rimbushje pse nuk perfitojme dot nga uljet? pse nuk ofroni sherbim te njejte per te gjithe klientet?
jeni duke u tallur me ne me 1Gb internet. e per cfare sherbejne 1GB internet. me mire te jepnit me teper GB per nje periudhe me te shkurter. njerezve do ti pelqente me teper.
Internet falas
10 gb faleminderit ë