Rreth një muaj më parë themeluam në Mbretërinë e Bashkuar activtrades.al, duke shtuar kështe shërbime edhe në shqip nga një broker që tregton valuta dhe produkte të tjera financiare. Është hera e parë që kjo bëhej nga një kompani serioze me liçencë mbarëevropiane në Londër, qendrën botërore të financës. Nuk morrëm telegrame urimi apo telefonata përgëzuese nga ndonjë zyrtar por kënaqësia e krijimit të diçkaje të re që mungon në shumë vende edhe më të zhvilluara nuk ka çmim.
Vështirësitë janë të panumërta. Na erdhën përkthime qesharake (nga përkthyes me liçencë) të tipit “Internet cookies” = “biskota rrjeti”. Një numër jo i vogël fjalësh ishin përkthyer me fjalorë elektronikë dhe fjalitë shpesh binin në sy si pa vend e pa kuptim. Gabimet drejtshkrimore gjithashtu nuk mungonin. Microsoft Ëord nuk ka korrigjues automatik për gjuhën shqipe. Kur më pas kërkuam të promovonim faqen në kërkimet e Google, na erdhi përgjigjja se Leku ishte ndër të rrallat monedha në botë, me gjasa e vetmja në Evropë që nuk njihet nga ky gjigand elektronik. E pamundur gjithashtu të promovosh faqen tënde me pagesë në Google.al, kompania nuk ka interes në tregun tonë. Një nga shërbimet më të rëndësishme për të ardhurat e fituara nga blogjet apo faqet e internetit, Google Ads gjithashtu nuk është i vlefshëm për faqet në shqip. Shumë nga ju do e kenë vënë re që Facebook në shqip është i shkruar më një shqipe për të ardhur keq. Bing, Yahoo dhe MSN nga ana tjetër as nuk begenisen të hapin faqen e tyre edhe në gjuhën tonë.
Nuk jam i vetmi që has probleme në të bërurin biznes në Shqipëri. Një miku im që solli para disa vitesh produktet e Apple ekskluzivisht në Shqipëri përballej me habinë ekstreme të klientëve kur u thoshtë që programet kompjuterike si Excel apo Adobe duhen blerë sepse mbrohen nga e drejta e autorit. Në Shqipërinë ku pirateria është normale rrallëkush mund të ketë paguar ndonjëherë për një program apo për të shkarkuar muzikë. Dy këngët më të suksesshme të Shqipërisë në Eurovizion “Suus” dhe “The Image of You” ende sot nuk mund të shkarkohen nga iTunes. Të njëjtin fat duket se po e pret dhe përfaqësuesen e sivjetshme “Identitet” ndërkohë që vendet Nordike si pretende për fitoren kanë nisur prej javësh të ngjiten në klasifikimet e shitjeve. Amazon dhe eBay gjithashtu nuk merren me Shqipërinë, një tjetër miku im detyrohet t’i shpërndajë vetë produktet që rezervohen në faqen e tij online me furgon nëpër Tiranë dhe njerëzit e paguajnë me para në dorë. Me vullnetin e mirë, Amazon, Microsoft dhe Apple do mund t’i zgjidhnin këto probleme kaq thelbësore brenda pak muajsh.
Për një biznesmen që vjen nga bota perëndimore shërbime si blerja e mallrave në internet pa shpenzime poste, shkarkimi i librave, muzikës etj. në mënyrë të ligjshme, reklama në rrjet, pagesa kudo me kartë dhe jo me para të thata e të tjera si këto merren të mirqëna dhe egzistojnë prej dekadash në vendet e zhvilluara. Kompanitë shumëmilardë dollarëshe vështirë të kenë interes financiar për një treg të vogël si Shqipëria dhe ndaj këto shërbime duhet të kërkohen dhe subvencionohen nga qeveria jonë. Kështu do mund të shpresonim të thithnim investime të huaja për ta rizgjuar ekonomikë.
Kryeministri në ikje i Italisë Mario Monti, bëntë fushatë në Londër, Frankfurt etj. duke takuar investitorë që t’i bindte të investonin atje gjatë krizës. Kryeministri Izraelit Netanjahu dhe ai turk Erdogan njihen gjithashtu si lobues të fuqishëm. Ndërkohë ne paguajmë mbi 500.000 dollarë në vit kompanisë Patton Boggs për fushata të dështuara si AlbPetroli. Qeveria mund t’i përdorë këto dhe burime të tjera pikërisht për t’u bërë oferta firmave të mëdha që të ofrojnë këto shërbime thelbësore në gjuhën shqipe.
N.q.s Microsoft do korrigjonte gabimet e drejtshkrimit shqip, do i kursente qeverisë sikletin e të paturit shkolla mediokre ku një pjesë e mirë e nxënësve nuk dinë të shkruajnë. Mjafton një vështrim i shpejtë në Tëitter dhe Facebook për të vënë re që mbi gjysma e përdoruesve shqip shkruajnë vazhdimisht me gabime. Tirana zyrtare ka përgjegjësi të pesëfishtë për promovimin e gjuhës dhe bizneseve shqip pasi duhet të ofrojë këto shërbime dhe për hir të atyre që e mbrojnë gjuhën tonë të lashtë në Maqedoni, Kosovë, Mal të Zi dhe Çamëri.
Arsyeja pse në perëndim njerëzit e talentuar dhe me ide biznesi ia dalin ndodh thjesht sepse ekonomia vendase u jep atyre instrumentat për ta vënë në jetë një projekt të vlefshëm pa patur nevojë për “mik” apo rryshfet. Në Shqipëri për fat të keq të rinjtë e kanë gati të pamundur t’i sjellin idetë e tyre të biznesit në jetë sepse duhet kapital shumë i lartë fillestar për t’i zëvendësuar këto shërbime brenda firmës (p.sh blerja e një furgoni) apo t’i porosisin librat me postë nga Gjermania. Në një situatë kur kryeministrin nuk e fton më asnjë homolog për takim, do ishte në shërbim edhe të imazhit të tij, përveçse të vendit, të përpiqet të takohet me drejtuesit e Apple, Google, apo Amazon për t’i bindur ata që t’i zgjerojnë shërbimet e tyre edhe në vendet shqipfolëse. Ajo po që do ishte “A miracle of freedom”.
Ju pergezoj persa keni bere dhe persa keni shkruar. Dua te pyes çfare mund te mund ju te mrekullueshme veç lirise per ne qe jetojme ne Shqiperi qe nga Anglia?