Interneti, tarifat e shërbimit mujor më shtrenjtë se në vendet e rajonit

anazapta

Shqiptarët paguajnë për internetin më shtrenjtë se qytetarët e vendeve të rajonit. Të dhënat e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare tregojnë se mesatarja e instalimit nga operatorët në vend është relativisht më lirë, nëse krahasimin e bëjmë me shumë vende të tjera në rajon, siç mund të jenë Maqedonia apo Serbia. Ndërkohë që nuk është e njëjtë situata kur i referohemi tarifës mujore që paguhet për marrjen e internetit me bandë të gjerë apo edhe shërbimit tjetër. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare i referohet një studimi të bërë në prill të këtij viti, ku për vendin tonë instalimi i internetit me bandë të gjerë kushton 12.4 euro mesatarisht, ndërkohë i atij me bandë të ngushtë 17. 51 euro. Këto shifra shprehin një mesatare të tarifave që aplikojnë sot operatorët e tregut. Nga ana tjetër, pagesa mujore për marrjen internetit me bandë të gjerë kushton mesatarisht 5.73 euro, ndërkohë që për internetin “shared” (fuqi më e dobët) tarifa mesatare shkon në 3.35 euro. Mesatarja europiane për internetin e bandë të gjerë është 8.18 euro, ndërkohë që për atë me më pak fuqi 2.54 euro. Shqipëria qëndron dukshëm më lart se sa Maqedonia, Serbia e Mali i zi, shkruan “Panorama”.

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *