Interneti zyrtarizon blerjen e re përpara Chelsea-t

Gazeta Dita

Chelsea më në fund ka finalizuar transferimin e Antonio Rudiger pasi nëpër rrjetet sociale janë përhapur foto të gjermanit duke nënshkruar kontratën e re. 24-vjeçari ka mbërritur në Londër mëngjesin e së dielës për të kryer vizitat mjekësore dhe tani me sa duket ka nënshkruar edhe kontratën.

Ai pritej të prezantohej zyrtarisht të hënën, por fotot e publikuara mund të detyrojnë Chelsea-n ta publikojë më herët.

Rudiger do të jetë blerja e dytë e verës për Chelesa, pas ardhjes së Willy Caballero.

Gjithsesi, Antonio Conte ka mbetur shumë i zhgënjyer me drejtuesit e Chelsea  që nuk arritën të siguronin shërbimet e Romelu Lukakut, teksa Juventus nuk kërkon të heqë dorë nga Alex Sandro.

Tashmë Blutë e Londrës janë në kërkim të një sulmuesi tjetër, me Morata dhe Belotti në krye të listës.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *