Një raport i klasifikuar sekret i agjensisë Europol bën me dije se afro 800.000 emigrantë të bllokuar në Libi po tentojnë që të lundrojnë ilegalisht në Europë.
Materiali është siguruar nga disa aktivistë që mbështesin daljen e Britanisë së Madhe nga BE-ja, dhe theksohet se 90% e klandestinëve pritet që të udhëtojnë drejt kontinentit të vjetër përmes barkave të trafikantëve.
Ata japin alarmin se një gjë e tillë mund të rrisë edhe rrezikun që Europa të goditet sërish nga sulmet terroriste, duke parë prezencën gjithnjë e në rritje të Shtetit Islamik në Libi. Deri më tani, mendohet se numri i ekstremistëve të kësaj organizate terroriste në shtetin afrikano-verior është midis 2.000 dhe 6.000 luftëtarëve. ISIS ka arritur që të vërë nën kontrrollin e tij një sasi të konsiderueshme të territorit libian.
