Interpol, mund të rikthehen fletarrestet për Haradinajn dhe Thaçin

Dita

Interpol mund të rikthejë fletarrestet ndaj kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentit Hashim Thaçi.

Së fundmi është raportuar se Interpol ka hequr nga lista e fletarresteve rreth 20 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe presidentin e saj, Hashim Thaçi.

Mirëpo, duket se ky vendim do të anulohet shumë shpejt, kjo për shkak të ankesës së Serbisë në lidhje me këtë vendim, duke pretenduar shkeljen e procedurave me largimin e këtyre emrave nga kjo listë.

Marrja e  vendimit për largimin e këtyre emrave nga lista e Interpolit, siç raportojnë mediat serbe, është bërë duke anashkaluar procedurat dhe rregullat, dhe respektivisht është anashkaluar komisioni kompetent i kësaj organizate.

Për këtë ka reaguar menjëherë Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, duke bërë ankesë në Komitetin Ekzekutiv të Interpolit.

Burimet serbe thonë se pritet  nga Komiteti Ekzekutiv në mbledhjen e radhës, e cila do të mbahet brenda disa ditëve, pranimi i ankesës së Serbisë.

Pra, të gjithë emrat e larguar do të futen sërish në sistem, çka nënkupton se edhe zyrtarët kosovarë të përfshirë në këtë listë, mund të arrestohen sërish.

s.a/dita

Share This Article
2 Comments
  • Problemi eshte qe Kosova nuk ka shtet, mbasi drejtohet nga hajdute, sepse do te kishte qene shume e thjeshte, mbasi pjesa me e madhe e drejtuesve ne Serbi eshte e lidhur me krimet qe serbet kane kryer ne Kosove, pra mjaftonte qe edhe nje gjykate e kosoves te hapte hetime kunder tyre dhe t’i trazmetonte kerkesen e arrestit Interpolit. Atehere do te shihnim gallate me Dacic e kompani, te cilet do te arrestoheshin neper aeroportet e Europes.

  • Per sa kohe qe jane ne krie te tre pushteteve ne Shqiperi e Kosove dobicert e palles serbe ,per aqe kohe nuke do te kete vendime nga ndonje gjykate ne adrese te interpolit per kriminelet dhe krimet makabre te serbise milloshevicjane qe lane me gjak sokake,rruge e bulevarde ne Kosove e Shqiperi.Shqiptaret kudo qe jane duhet ta ngene zerin e tyre ne nderim te viktimave te terrorrit serb,vetes e femijeve qe leme pas,dhe te kerkojne sa me shpejt nga gjykata te njerre nje vendim per persekutort serb te cilen tja postoje interpolit.Dhe jo te “tolerohet sikurse kane bere qeverite ne Shqiperi e Kosove ne dite e vite deri me sot duke i dhene privilegjin persekutoreve e perdhosur viktimat.Turp,marri e bashkefajesi sebashku. Ja pra kush qeveris ne hapsiren shqiptare disa dobice te palles serbe ne te tre pushtetet qe nuke kane te ngopur ne leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim brenda ligesise.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *