Një ton kokainë e kapur dy ditë më parë në Madrid të Spanjës, nxori në dritë rolin e mafies shqiptare në Evropë. Kokaina e ardhur nga Kolumbia, pritej në aeroportin e Madridit nga dy shqiptarët Julian Deblini dhe Dritan Gradica. Sipas mediave spanjolle, dy shqiptarët janë me përgatitje ushtarake dhe kanë marrë pjesë në disa luftëra në Ballkan.
Tvklan.al është interesuar pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe ka mësuar se në regjistrat e qendrës së personelit të rekrutimit nuk rezultojnë emrat e tyre, pra dy shqiptarët e kapur në Spanjë nuk kanë qenë kurrë efektivë të Forcave të Armatosura. Dritan Gradica rezulton me origjinë nga Hasi, ndërsa Julian Deblini dyshohet se është shqiptar i Kosovës.
Sot radio spanjolle “Caracol” ka publikuar të tjera detaje nga raporti i Interpol për mafien shqiptare që vepron në Evropë dhe që janë të lidhur me kartelet e drogës në Amerikën Latine. Sipas këtij raporti, bëhet fjalë për një rrjet të madh të shqiptarëve, të cilët sjellin drogë nga Kolumbia në Evropë përmes Spanjës, që shërben si portë hyrëse në kontinentin e vjetër.
“Shumë anëtarë të këtij rrjeti kanë marrë pjesë në luftimet në Ballkan dhe për këtë arsye ata veprojnë me profesionalizëm ushtarak. Ata njihen për brutalitetin dhe efektivitetin e tyre”, thuhet në raportin e Interpol.
Të dhënat e tjera për këtë rrjet mafioz të shqiptarëve tregojnë se si anëtarët fitojnë respektin e pjesëtarëve të tjerë.
“Ky rrjet kriminal që vjen nga vendet e Evropës Lindore karakterizohet nga mënyra e tyre e punës, që njihet për besnikërinë e anëtarëve. Besnikërinë e tyre ata e menaxhojnë duke kontrolluar familjet e tyre në Shqipëri përmes pagesave ndaj tyre, por edhe duke i marrë peng, dhe në këtë mënyrë ata zgjerojnë lidhjet e tyre dhe shtrijnë tentakulat në të gjithë Evropën. Personat që i përkasin rrethit të besimit të kësaj organizate, hyjnë vetëm duke dhënë prova për besnikërinë e tyre tek eprorët përgjatë disa viteve”, thuhet në një pjesë të raportit të Interpol të publikuar nga radio spanjolle. Kjo media thotë gjithashtu se anëtarët e këtij rrjeti kriminal janë tepër të rrezikshëm dhe kanë në pronësi disa kompani “security”, të cilat i përdorin për pastrim parash.
Pas arrestimit të dy shqiptarëve në Spanjë, hetimet janë shtrirë edhe në Shqipëri. Policia e Shtetit po shkëmben informacion me autoritetet spanjolle, Interpolin dhe DEA-n amerikane.
o.j/dita

“forcen” keta grupe kriminale e kane nga riciklimi i botes se krim-korrupsionit-ekstremist,e mafjes dhe imoralitetit te politikave bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot.Dhe kjo nuke don as men dhe as kalem,perderisa politika shqiptare nen moton shit kelysher dhe ushqe ulkonjen po vazhdon duke derdhur lot krokodilesh per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt.Koha e pandeshkueshmerise mbaroje.Prisni se nuke keni pare gje akoma,kure e djeshmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje ender dhe e nesermja nga superlukset e pushtetet ne bangen e akuzes ne nje fund te turpshem dhe pa kthim.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza dhe mijra femije te mbetur jetim,pa harruar nje pasuri kombetare e private te grabitur e te tjetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot qe kerkon Drejtesi .Besoni,binduni dhe rrefehuni nje here te vetme ne jete qe POPULLI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.Tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,koha hecen,ate nuke ka leke te piset apo pushtet brenda ligesise qe ta ndale,se e ka bekuar ZOTI.Besoni.