INTERVISTA/ Aktivisti çek që po mbjell Lurën

Ornela

Pavel Kunac është çek. Ai dashuron udhëtimet dhe ka vendosur ta jetojë jetën duke njohur botën. Motori është mjeti i tij i udhëtimit dhe me të ka ecur me mijëra kilometra, ka parë dhe prekur vende dhe bukuri nga më të zakonshmet e deri tek ato më të rrallat, deri sa pa… Lurën.

Po, ndalesa që i rrëmbeu zëmrën ishte zona e Lurës  në Shqipëri ku jo vetëm që ka ndaluar, por ka ndërmarr edhe një nismë mjedisore.

Ai ka parë se si ka qenë e si është Lura sot dhe është angazhuar në mbjelljen e 2.500 fidanëve çdo vit, deri sa ky terren të ndryshoi.

Për të mjedisi është shumë i rëndësishëm, pasi pa një natyrë të shëndetshme edhe jeta e njeriut nuk mund të jetë e tillë.

39-vjeçari Kunac së fundi jo vetëm po mbjell pemë por po mëson edhe shqipen.

Lëvizja që ai përfaqëson quhet Pemë për Lurën , ( Trees for Lurë )  dhe synon të mbjelli 2.500 fidanë çdo vit. Ky është viti i tretë i mbjelljeve. Ne e takuam nga afër për të sjellë te ju eksperiencën e tij.

-Si e takove Lurën ?

Pas në kohë, rreth 4 vite më parë, kur po kthehesha nga India me motor, kalova nga… Lura. Rrugës në një krua aty pranë pashë qese dhe mbeturina hedhur ngado. Mora një çantë me mbeturina dhe bëra një video ne youtube e cila u bë tërësisht virale në Shqipëri. Unë nuk e dija akoma këtë në ditët e para, por shoku im, i cili më bëri videon, Doriani, më thotë se isha kthyer në një “yll”.

-Kur u frymëzove për të ndërmarrë aksion?

Ishte një vit më vonë , kur u ktheva sërish në Shqipëri. Ishim në Korab duke pirë disa birra me miq kur u hap tema e pemëve në Lurë, pse ishin prerë, pse nuk ishte më parku si dikur, çfarë mund të bënim ne bashkë? Ndoshta ishin birrat , ndoshta lidhja që kisha krijuar me Lurën, por aty nga Korabi, lindi ideja për të mbjelle çdo vit në Lurë.

Ne mund të bëjmë diçka. Unë kudo që shkoj gjej mikpritje dhe kjo ishte mënyra ime për ta kthyer atë mbrapsht. Ti zgjedh një vend si udhëtar dhe vendos te ndihmosh pikërisht aty.  Këtu lindi ideja për të bërë një projekt të mirëfilltë, për të filluar një fushatë mbjelljesh.

-Pavel a kishit eksperiencë të mëparshme në nisma të ngjashme mjedisore?

Jo. Unë kam studiuar Shkenca Kompjuterike, por si udhëtar i natyrës jam kthyer në një natyralist që e dashuron pa kushte çdo mjedis natyror. Lidhja me natyrën, udhëtimet , duke parë shumë problem, të krijon ide të ndryshosh dhe të ndihmosh.

-Pse zgjodhe pikërisht Lurën për të ndihmuar?

Parku i Lurës kishte më shumë nevojë. Vetëm një punonjës për të gjithë atë park është e pamundur ta mbrosh apo ta mbjellësh. Ishte një mundësi për mua të lë një gjurmë të mirë në diçka që do të vazhdojë dhe pas meje.

-Po në vendin tënd si është gjendja e pyjeve? A ka nevojë dhe aty për ndihmën tuaj?

Në vendin tim shteti financon miliona euro për mbrojtjen dhe mbjelljen e pyjeve, ka qindra organizata rinore dhe ambientaliste të angazhuara dhe të mbështetura nga shteti im. Këtu ka shumë më tepër nevojë. Parku është i madh, janë qindra hektarë për t’u mbjellë, mundësitë janë të pakta, terreni është I vështirë, saktësisht vendi për të përveshur mëngët.

-Si është plani juaj i mbjelljes ?

Me komunitetin. Ne nuk kemi mbështetje financiare nga shteti shqiptar, po punojmë me mbështetjen e vetë shqiptarëve. Jemi duke kërkuar mbështetje në Durrës, Dibër, Lurë, Tiranë, por kërkojmë mbështetjen edhe të komunës dhe komunitetit, të çdo organizate mjedisore. Në fund të tetorit ne synojmë të mbjellim 2500 fidanë, në dy aksione. Të hapim gropat dhe të bëjmë gati tokën është hapi i parë. Ne kemi gjetur paratë për të paguar një pjesë të komunitetit në hapjen e gropave. Më tej shpresojmë të bashkohen dhe vullnetarë që të arrijmë objektivin tonë.

-Pavel ke diçka, një mesazh për rinin në Shqipëri?

Të jem i sinqertë është një pyetje shumë e vështirë. Problemi mendoj është se ata nuk po shohin sics duhet vlerën e një mjedisi të pastër, të një natyre të shëndetshme, të qëndrueshme. Ata e duan vendin dhe Lurën, por nuk shohin vlerë në mbrojtjen e tyre, por tek paratë dhe përfitimi që për t’i shkatërruar. Ky është problemi më i madh.

 

Share This Article
8 Comments
  • Bekuar qofsh o njeri! Ate qe shqiptaret e shkaterruan ti do ta ringresh! Paç tere urimet e kesaj bote dhe meqe ato zona po shpopullohen, te lutem te sjellesh edhe njerez te tjerer si ti, qe te lulezoje me ne fund natyra aq e bukur e ketij vendi te bekuar nga zoti e te nemur nga njerezit qe kane lindur ketu!

  • Pavel KunaC paç dorèn e mbarè e tu bèftè rruga dritè! Lum si ti pèr bekimin qè tè ka dhènè Zoti e pèr Lurèn qè tè ka si birin e sajè. Tunjatjeta Pavel !!! Tè pèrqafoj nga larg!

  • Rrespekt per iniciativet Private ,per kte sherbim Madhore
    qe i ben Lures dhe kontributin e cmuar
    per Natyren Shqiptare .

    Jeni nji shembull mjaft pozitive i qytetarit te ndergjegjshem Cek /Eu
    qe jorrall e ndesh ne Shqiperi # nga shume Misionare Eu qe kan shkelur ate vend .

    Rrespekt pafund Pavel,
    jeni nji Ambjentalist qe ne kohen e duhur ,
    ben gjene e duhur ne Shqiperi dhe shpresojme shume qe
    kjo veper e bukur juaja ne Lure ,te prek sadopak rinine shqiptare e ndergjegjesoj ata ,
    qe ta shikojne temen Ambjentalistit me nji sy jetik dhe tregojne interesin e duhur ,duke qen Aktiv .

  • PD PS LSI dhe talebanet qe ju shkojne mbrapa jane gjalle!
    Mbill peme ti zoteri por i presin plehrat prape!
    Askush nuk e ka pyt kopilin e Shiqeres, pse lejoi prerjen e pyjeve pa plan?!
    Normal, tremben mos i prekin dinjitetin!

  • Takohu edhe me Sazan Gurin! Ai do te jap experience te madhe ne llafollogji!
    Bile te rekomandoj takim edhe me kryetarin e partise ambjentaliste shqiptare! Ai do te jap experience si gatuhen berxollat dhe me cfare pije duhen konsumuar!

  • Pune e lavderueshme e nje qytetari te huaj…e bekofte Zoti dhe Lura!
    Sa ambasadore ka ne Shqiperi?…ngelen duke shtruar dreka dhe darka “zyrtare” po asnjeri nuk ka shkruar dhe shkruan per shqetesimet dhe problematikat ne Shqiperi.
    Pavel Kunac te propozohet ambassador i Lures…i pyjeve te Lures.
    Le ta promovoje kete nisem ambasadori Çek ne Shqiperi…ta marre per shembullin me positiv te nje turisti te zakonshem, por me vlera te medha, kontribues i natyres.
    Ta promovoje nismen e Pavel Kunac per nje inisiative me te madhe per te gjithe ambasadoret ne Shqiperi…dhe te perkrahin Level Kunac financiarisht.
    …mos te mjaftohen me lavderimet per ushqimet e shijshme qe ju serviren ne keto vende piktoreske…me natyre mahnitese.. Ja ku e kane shembullin konkret Pavel Kunac…qe Po “lyp” ndihma ne menyre me dinjitoze per Luren tone…per pyjet tona. Kane shpirt ambjentalisti…apo vetem shijojne ushqimin…vetem kjo shije ju ka ngelur?!

  • Mbill o cek mbill,se te tera do ti presim,,Edhe po s`i preme do tu veme zjarrin.
    E sheh ate gurishte prapa teje?Dikur kaqene pyll .E kane rruar te tere me zjarr e me hekur dhe tani eshte -ku ha pula gure,

    • Po je turist ke status special nga ramuti
      Punet bizneset ti garanton

      I huaji ne shqiperi eshte qytetar i Klasit te 1re
      Minoritari, Klas i 2te
      Shqiptari, klas i 3te

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *