Intervista e djalit të bosit të mafias shkakton zemërim

Elton Tafaruci

Ka shkaktuar zemërim intervista televizive e djalit të një prej mafiozëve më të famshëm në Itali, raporton BBC.

Giuseppe Salvatore Riina u shfaq në RAI për të promovuar librin e tij, dedikuar babait, Toto Riina.

Ai nuk e dënoi babanë e tij, edhe pse ai mendohet se ka urdhëruar më shumë se 150 vrasje teksa ishte shef i Cosa Nostra-s në Siçili.

Kjo ka bërë që një komision parlamentar anti-mafia të kërkojë llogari nga drejtuesit e RAI-t.

Gjatë intervistës, i riu Riina, edhe vetë i dënuar si mafioz, tha se ka pasur një fëmijëri të lumtur.

Ai e quajti babanë e tij një njeri të drejtë, që respekton familjen dhe vlerat tradicionale.

Riina refuzoi të pranojë ekzistencën e mafias, duke e përshkruar atë si “gjithçka dhe asgjë”.

Por politikanë dhe viktima të krimeve të mafias e kanë dënuar intervistën e realizuar nga veterani i medias, Bruno Vespa.

Salvatore Borsellino, vëllai i të cilit, Paolo është vrarë me urdhër të Riina-s, tha se i kishte ardhur për të vjellë nga intervista, e cila hapi sërish plagët.

“Nuk më intereson nëse Riina ishte i mirë me fëmijët e tij. Janë po ato duar që janë të mbuluara me gjak,” tha Pietro Grasso, ish-prokuror i anti-mafias në Itali.

Vespa mbrojti intervistën duke thënë se ajo hedh një vështrim të rëndësishëm në jetën e familjes mafioze.

Toto Riina u arrestua në vitin 1993.

Ai është në burg, i dënuar për disa vrasje.

Share This Article
1 Comment
  • Kurse ne Shqiperi,femijet e krimineleve qeverisin pa problèmes:ketu eshte dallimi midis nje shoqeri te shendetshme e nje shoqeri te smut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *