Dhëndri i Berishës ka dhënë një intervistë për rolin e tij në grevën e urisë së fillim viteve ’90. Mes të tjerave Jamarbër Malltezi tregon se si u dënua se ishte shprehur se “nuk ka më djathë”. Por kjo intervistë të cilën do ta lexoni më poshtë ka sjellë dhe revoltimin e një prej protagonistëve kryesor të lëvizjes studentore. Me të lexuar intervistën, Shinasi Rama nuk ka ngurruar të ironizojë dhëndrin e kryeministrit në faqen e tij në Facebook:
Shinasi Rama:
Portreti zyrtar i trashegimtarit te Kryetarit te pritshem te PD-se, ne kete pike zv.shefi i Trustit te Geshtenjave, dhendri i familjes se deshperuar, zedhenesi i Rrahmonit, dhe ndertuesi i Jales, inxhinjeri, juristi dhe biologu ambjentalist qe akuzohet se blen pasurine shqiptare per ta ruajtur per familjen e vet. Ketu do te gjeni edhe listen e deputeteve te ardhshem te partise se vjehrrit. kjo eshte partia qe Sali Lusha si përfaqësues i burgaxhijve heroike te Tropojes thote se e ka me tapi. Sali Lusha din shumecka, se nje kohe ka qene me shume se ushtar i bindur i trustit te geshtenjave dhe kaloresit dixhital qe din me i grahe vetem gomarit qe ngjitet me zor ne skerkat e rrepirat e maleve kreshnike ku ende e ka kullen dhe mendjen, ketu gjeni te rreshtuar si heronj e kandidate per deputete te gjithe komshijt e pallatit e shoket e klases tek Fan Noli. Nje portret heroik i Argites qe mbron Kadarene mbas kthimit nga Vjena, dhe gati-arrestimi i tij per protesten lidhur me mungesen e djathit ne shtator 1990. Ketu do te gjeni se si dikush e ka quajtur Stalinin ‘zoti Stalin” dhe se si ky ishte nje akt heroik qe do te hyje ne analet e historise se disidenteve… gjithashtu do te gjeni edhe kujtimet e tij per kohen kur luftoi diktaturen e eger dhe punoi per mbrojtjen e nderit te shqiptareve, etj etj. ne krah dhe i mbeshtetur nga gjithe llumi i parise se Tiranes qe me kete interviste kuptohet se si u bene zv.ministra e me rradhe. Ketu tregohet se si gjyshja i solli kepucet dhe se si u shmang shqetesimi per eren e kembeve ne greven e urise, qe tashti kuptohet se paska ardhur nga disidenti i djathit qe flet me kompetence per Greven e Urise dhe nuk i kujtohet se si ka ardhur ideja qe te behet greva…. Po si te kujtohet per Greven ky kur ky nuk ka qene kund dhe duke qene se paska ardhur i papergatitur tregon se ka hyre ne minuten e fundit, dmth. qe disidentin e djathit e mori turma dhe thirr gjyshen ti sillte kambalet???? Nese nuk mund te argetoheni, atehere qani me lot se mjerimi i nje populli nuk shprehet ndryshe pervecse kur shihet se sa te pacipe, e pa vlera jane ata qe i sundojne, i vjedhin dhe i poshterojne dhe sa rob kot jane ata qe po pergatiten qe t’i zene vendin vjehrrit dhe ata qe do ta mbeshtesin Trustin e Geshtenjave te Tropojes, alias PD…. Disidenti i djathit ka qene nip i nje oficeri te larte, dhe nip doktori qe e kerkonte e gjthe udheheqja. I gjithe fisi ishin mesues etj. dhe te mos flasim me shume se keta jane te neveritshem. kur merr ne duar nje kermill te ngjiten gishtat nga jarget. kur flet per njerez te tille, te ngjitet gjuha per qiellze e nuk mund as ta hapesh gojen, kaq e madhe eshte rrena. ky eshte pinjoll i profesoratit enverist, i martuar me nje enverist dhe qe manifeston te gjithe tiparet e nje zogu te klanit te parise se Tiranes.
Me poshtë intervista e dhëndrit te Berishës për GSH:
Malltezi: Njohja me Gitën, dënimi më ‘90 se thashë “s’ka djathë”
Për herë të parë, Jamarbër Malltezi rrëfen për “Gazeta Shqiptare” kujtimet e 23 viteve më parë. Malltezi tregon njohjen me vajzën e kryeministrit, Argita Berishën, pjesëmarrja në Lëvizjen e Dhjetorit, provokimet e brendshme të të ashtuquajturve sipas tij demokratë, grevën e urisë, që lindi si kërkesë e thjeshtë, por u shndërrua në gurin më të rëndë për rrëzimin e komunizmit dhe miqësitë me ish-dhjetoristët…
Z.Malltezi, si e kujtoni Lëvizjen e Dhjetorit, si u përfshitë në ato ditë historike që përmbysën komunizmin?
Si student i dhjetorit 1990 e konsideroj veten dhe gjithë brezin tonë si brez me fat. Ndonëse lindëm në një prej diktaturave më të egra e në një prej vendeve më të varfra të botës, si studentë ne refuzuam të pranonim mungesën e lirive njerëzore si standard tonin. Ishim brez trim, se u ngritëm kundër diktaturës, por edhe brez me fat, pasi fituam jo vetëm liri-demokracinë, por fatmirësisht përjetuam edhe Kosovën të lirë e të pavarur, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, heqjen e vizave për në BE dhe transformimin rrënjësor të vendit, ndërkohë që sfidë na mbetet anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE. Vështirë se ndonjë brez tjetër do arrijë të përjetojë ngjarje kaq madhore të historisë së vendit.
Për çfarë studionit?
Në dhjetor 1990 si unë edhe tanimë ime shoqe ishim studentë të vitit të parë të degës Biologji-Kimi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës.
Kjo ka qënë dhe koha e njohjes me Argita Berishën?
Në fakt, kemi qenë së bashku edhe në shkollën 8- vjeçare “Fan Noli”, por e vërteta është se ne u njohëm në vjeshtën e 1990 si shokë kursi në universitet. Të dy kishim kërkuar degë të tjera, unë Mjekësi, ndërsa siç mora vesh me vonë, Gita kishte kërkuar Histori. Përveç mesatares maksimale të katër viteve shkollë, të dy kishim fituar edhe çmim në olimpiadat e maturave që zhvilloheshin në atë kohë, unë çmim të tretë në olimpiadën e biologjisë në Tiranë, ndërsa Argita në atë të kimisë. Por rezultatet e larta në mësime nuk ishin përcaktuese në atë kohë dhe të drejtat e studimit ndaheshin nga mekanizmat dhe kriteret partiake; një gjë e vështirë kjo për t’u besuar nga të rinjtë në moshë të fëmijëve tanë. Biologji-Kimia ishte zgjedhja jonë e dytë, meqë pak kohë më parë ishte hapur një degë e veçantë, Biologji Speciale, që e quanin shpesh gjenetikë.
Kur dëgjuat copëzat e para të bisedave politike?
Nga kujtimet e para më të bukura të universitetit ishin shoqëritë e reja me shokët dhe shoqet e kursit. Debatet me tema sociale, jeta e përditshme, fryma e “Qytetit Studenti”, kur shkonim për të takuar shokët që rrinin në konvikte, sillnin të gjitha një frymëmarrje të ndryshme nga ajo që kishim përjetuar deri atëherë. Ndër surprizat që filluam të zbulonim gradualisht ishin debatet me temë politike, të cilat gjithnjë e më shumë po dilnin nga kategoria e tabuve. Mesa dukej, frika qe vrarë. Shakatë dhe debatet me natyrë politike, por dhe guximi apo arsyetimi logjik i tjetrit u kthyen në fibrën kryesore, që lidhte studentët me njëri-tjetrin në grup. Më tregoni ndonjë rast… Për shembull, në një orë të Historisë së Partisë, që bëhej në vit të parë, Argita deklaroi që nuk e pranonte arsyetimin zyrtar se Ismail Kadare kishte dezertuar dhe kishte tradhtuar vendin. Kjo bëri që pedagogia Shpresa e llahtarisur të shkonte të thoshte që ndonëse ajo vetë nuk do fliste për këtë punë, kishte frikë se çështja mund të merrej vesh nga ndonjë spiun dhe do sillte probleme të mëdha për të gjithë. Ndërkohë që në tetor 1990 në një leksion tjetër të Historisë së Partisë, ku thuhej diçka e tipit “… kur Italia fashiste pushtoi Shqipërinë, Qemal Stafa ishte dënuar me 6 vjet burg nga satrapi Zog për qëndrimin e tij antiregjim”, unë mora një paralajmërim për përjashtim pse shpotita me shprehjen “Zogu paska qenë tolerant, se sot ha 10 vjet burg veç po të thuash që nuk ka djathë në pazar. Imagjino të dalësh kundër regjimit”. Pedagogia Shpresa ngriu dhe kërcënoi me zë të lartë, më tepër për të mbrojtur veten sesa për të sulmuar, se ishte paralajmërimi i fundit, ndaj të mos hapja gojë ose do më çonte emrin për përjashtim nga shkolla. Ndonëse shpoti, kjo ishte një batutë që pak vite më parë mund të të çonte në burgim 10-vjeçar për agjitacion e propagandë (neni i famshëm 55 për agjitacion e propagandë). Ndërsa një shok, Sokoli, kinse duke iu ngatërruar goja, thotë diçka si “siç ka thënë zoti Stalin… ”. Mund të themi se frika ishte vrarë disi. Ne si studentë bënim më kurajozë njeri-tjetrin. …
Dukej se tashmë ishte pjekur terreni për protestën e studentëve?
Protesta e studentëve filloi të shtunën në darkë vonë dhe duke mos jetuar në “Qytetin Studenti” nuk mora vesh gjë, por ditën më pas, atë të diel, kishim mësim. Në auditor pashë që nuk kishte shumë studentë dhe mora vesh për protestat e një nate më parë, arrestimet dhe keqtrajtimet e disa prej pjesëmarrësve. Nuk dinim çfarë ishte, kush e organizonte, a do vazhdonte lëvizja, por po atë ditë shkova tek “Qyteti Studenti”, ku takova një shok fakulteti, Dritan Koçia, të cilit ia dija bindjet dhe ai më tregoi për ngjarjet. Më pas, për ditë me radhë ndenja në “Qytetin Studenti”, duke shkuar në shtëpi vetëm për të fjetur. Pranë ndërtesës së konviktit u mblodhëm shumë studentë të vitit të parë, që nuk njihnim studentët më të mëdhenj, si Dritan Koçia, Sokol Elezi, Anila Resuli, Çiljeta Mitre, Alma Mema, Ardi Bakia, Ketrin Andoni, Gentian Hyka, Marjeta Çoku, Sokol Kalemi, por dhe nga Tirana si Argita Berisha, Rezarta Meço, Evis Gusmari, Arbër Misja, Elvin Kedhi, Blendi Vlashaj, etj. Mbaj mend që Dritani na solli dhe kemi firmosur shumë peticione, përfshi dhe kërkesën për krijimin e PD.
Si vendosët të hynit në grevën e urisë në shkurt të ‘91 dhe a kishte studentë që ishin kundër rrëzimit të diktaturës, ose thënë ndryshe provokatorë…?
Ditët në prag të grevës ishin të mbushura me ngjarje politike. Mblidheshim rregullisht në “Qytetin Studenti”, ndonëse shpesh situata bëhej kaotike. Mbaj mend që në ditët e shkurtit 1991, një student me ne në moshë (Sh. R.) që hiqej si ekstremist bëri thirrje për gjak, por me zgjuarsi, Azemi, tha haptas se “ata që bëjnë thirrje për gjak janë veçse provokatorë”. Ndonëse Azemi nuk i përmendi emrin, u kuptua haptas se kujt i drejtohej fjala dhe personi në fjalë u xhindos dhe e shau Azemin për spiun të sigurimit. Më pas morëm vesh se personi në fjalë ishte përjashtuar nga PD-ja si person që ishte përdorur si dëshmitar në gjyqet politike të diktaturës. Lëvizja studentore nuk ishte krijuar për të derdhur gjakun e atyre që mendonin ndryshe, por për të mundësuar që të kishim një shoqëri ku të bashkëjetonin të gjithë e të respektonin njëri-tjetrin, pavarësisht nga mendimet e njëjta apo të ndryshme. Thirrjet për gjak jo vetëm që do ngjyrosnin lëvizjen studentore si lëvizje banditesh, por do i jepnin qeverisë komuniste pretekstin për të sulmuar dhe dhunuar demokracinë e brishtë shqiptare, të kufizuar në “Qytetin Studenti”.
Si lindi ideja për të hequr emrin e diktatorit Hoxha nga universiteti përmes një greve urie?
Nuk mbaj mend si doli ideja e parë, por di që shumë shpejt kërkesa për heqjen e emrit të Enver Hoxhës nga Universiteti i Tiranës u përqafua nga studentët si diçka krejt e natyrshme dhe në frymën e zhvillimeve të atyre muajve. Nuk arrinim të mendonim që kjo kërkesë kaq e thjeshtë do kthehej në gurin më të rëndë të provës për regjimin komunist. Personalisht nuk besoja se do shkonte puna deri në grevë urie. Mendoja që do e hiqnin emrin në momentin e fundit. Çdo gjë u bë reale kur u njoftua me megafon se qeveria komuniste kishte refuzuar kërkesën e studenteve dhe se ftoheshin studentët të shënonin emrin për në grevën e urisë. Nuk pata asnjë mëdyshje kur shkova dhe shënova emrin; ndoshta për shkak të frymës elektrizuese të atyre ditëve, ndoshta edhe për shkak të shoqërisë dhe kurajës që i jepnim njëritjetrit.
Ju hytë në grevë bashkë me Argita Berishën?
Mbaj mend që hyra me një shok një vit më të madh, Erlet Shehin, student i shkëlqyer i Biologji-Kimisë, i cili kishte përgatitur një tabelë me një frazë nga “Beatles”, “Give peace a chance”. Më pas me ne u bashkua edhe Argita dhe një shoqe tjetër e saj, Linda Shehu. Greva dukej si një festë në momentin kur filloi, por si ishte situata brenda në sallat ku qëndronin më shumë se 700 studentë?
Sallat e grevës ishin të papërshtatshme për të pritur 723 studente dhe pedagogë. Fatmirësisht studentët kishin sjellë nga fjetoret e “Qytetit Studenti” batanije leshi, të cilat i shtruam në dyshemenë e ftohtë, për t’u shtrirë mbi to me rrobat e trupit që kishim ardhur. Dritan Koçiaj na solli edhe dy batanije për t’u mbuluar neve studenteve të Tiranës që, siç tha me të qeshur, kishim “ardhur me duar në xhepa, si për dasmë”. Greva filloi si një festë e madhe e hareshme. Ishim të rinj, plot optimizëm dhe shumë të motivuar, pasi besonim se po vepronim për një çështje të drejtë. Kujtoj me nostalgji të qeshurat me vjershat apo romuzet që kishin përgatitur studentët e arteve. Problem më i madh se të ngrënit ishte mungesa e kushteve të higjienës dhe kjo sidomos më shumë për femrat. Kishte vetëm dy banja. Situata përkeqësohej, pasi nuk kishim as tesha për t’u ndërruar dhe imagjinoni që shumë prej nesh kishim hyrë me këpucë të rënda ushtrie dhe nuk ndërruam as çorapet për tri ditë. Kauza ishte e rëndësishme, ndaj edhe përballoheshin me optimizëm edhe këto situata.
Cilat ishin porositë, të cilat duhej t’i zbatonit brenda në sallë?
Na porositem të mos komunikojmë me jashtë, pasi sigurimi mezi pret për pretekst dhe ndonjë provokim për të na sulmuar.
E kishit lajmëruar familjen se do të hynit në grevë?
Kur po hyja në grevë i kërkova shokut tim, Eno Bozdo, që të gjente një mundësi të lajmëronte disi gjyshen time ose kë të mundte të familjes sime se po hyja në grevë. Të nesërmen gjyshja kish ardhur para ndërtesës qysh herët në mëngjes dhe më pyeti nëse kisha nevojë për gjë. I kërkova gjyshes të më sillte një palë këpucë të lehta vere, pasi atë ditë shkurti kisha qënë me kambale nëpër rrugë, por brenda në sallën e madhe ishte e vështirë të ecje rrotull me kambale e të kishe kujdes ku vije këmbën. Për shkak të moshës së thyer të saj, i thashë që më duheshin për të nesërmen. Sigurisht që gjyshja erdhi nesërmen, më 20 shkurt 1991, qysh herët në mëngjes.
Ju linin të komunikonit me jashtë?
Pedagogët Ylli Vejsiu dhe Omer Stringa nuk lejonin asnjë komunikim me jashtë, pasi thonin mund të gjejnë pretekst sigurimsat. Iu drejtova me edukate Prof. Stringës, duke i shpjeguar që ishte dita e tretë brenda në sallë që endesha me kambale dhe iu luta të më lejonte t’i këmbeja ato me një palë këpucë të lehta (ndoshta të vetmet që kisha asokohe) tek gjyshja që më priste tek dera. …
Dhe cila ishte përgjigja e z.Stinga? Prof. Stringa m’u drejtua me diçka të tipit “A je në vete?!
Sot ka gjasa që do na sulmojnë me policë me shkopinj gome dhe ushtarë me lopata xheniere. Mbaji kambalet që të kesh mundësi t’i gjuash mbrapsht ndonjë shkelm”. Sot ky arsyetim tingëllon sa qesharak aq dhe grotesk, por në ethet e asaj greve mua m’u duk shumë i arsyeshëm dhe falënderova prof. Stringën për sqarimin dhe i lidha mirë kambalet pas këmbëve./GSH
Edhe xhaxhi Enver e ka pas qejf shume djathin
o malltez po kur nuk mban mend – sic thua vet – pse flet per greven e te tjereve o lumemadh?? Na i shpifet me ato surreterit tuaj o horra
Mos ia vini veshin per keq, se te dishe te vjedhesh apo te zhvatesh popullin tend permes pushtetit te vjedhur me qellim per te vjedhur, nuk do te thote se do jesh po aq i zoti edhe per te genjyer per t’u paraqitur disident i thekur i dikurshem. Nuk do te thote asgje qe si hadjut te jesh shume serioz e si genjeshtar te jesh qesharak; duket sikur keto nuk shkojne, po ja qe ky rast tregon se perputhen shume mire.
O VLLEZER MOS FLISNI KOT;KY TIPI ESHTE ME TRIMI I TRIMAVE QE ESHTE I VETMI QE PALLON PERDITE PARA MBRAPA LART POSHTE DJATHTAS MAJTAJ NE MES DHE ANASH FAMILJEN BERISHA KUR TE TJERET I LEPIJNE BYTHEN DHE I ULIN KOKEN;ME KOPIL SE KY NUK GJEN LALE ;KA CA JETEN ME LOQE JO ME BLLOGJE;SA PER KONSTATIM ;ATY TE GRVA E KA FILLU KARIEREN TE BANJOT HAHAHH
Kush me ndihmon dot me emrat e pedagogeve te greves se urise pasi disa i kam ne mendje. Mesa di kane qene 13 dhe disa prej tyre jane: Omer Stringa, Ylli Vejsiu, Kant Rrjolli, Agron Loci, Silvana Shabani, ish prefekti i Tiranes i PD-se…Ju lutem kush e di te m’i shkruaje. Faleminderit!
Nje autosugjestion i kulluar i manipuluesve te genjeshtrave qe eshte kethyer ne patologjine e tyre.Mjere naivet dhe te padjallezuarit qe viktimizohen me keto broçkulla!Atehere, me 1990, kur flisnin kunder komunizmit dy pinjoj prinderish te shkolluar, ende te pacivilizuar,te modeluar si monstra te perkedhelura te tiranise, ne vitin e pare te studimeve te fakkultetit Bio-kimi tek stacioni i trenit, na qenkeshin ende te trembur kur fshataret qe vinin me vezet, pulat dhe zarzavatet e kopshtit per te bere pazar e dinin fort mire se pushteti i baballareve te ketyre studenteve te stisur kishte marre fund pergjithmone dhe nuk kishin me frike te flisnin çfare te donin.Kishin frike vetem ata qe kishin qene te lidhur me diktaturen dhe perpeliteshin qe te dilnin pa u lagur duke iu ferkuar kufomes se saj per te shpetuar prej saj.Ky lavderaçi duhet ta dije se me çfare lloj nderhyrjesh e rretnash politike te tiranise i ati eshte emeruar ne Institutin e Historise.E shqoqja duhet ta dije se gjithe rrenja e babait dhe e nenes ishin te lidhur me komunizmin aq thelle sa kishin friken e vetes. Kjo sere jeton me ankthin e se shkuares, gezimet dhe perfitimet e asaj kohe u jane kthyer ne makth dhe, per t’u zbrazur prej saj sajojne perralla me kululla.Turpi eshte i tyre.Masken e çjerre mundohen ta arnojne e ta lyejne me lloj-lloj bojrash politike si kllounet e nje cirku amator te harruar.
Si Malltezi ashtu edhe Shenasi Rama pretendojne se shemben komunizmin ne Shqiperi, te dy tregojne histori te muajve dhjetor 1990 – shkurt 1991 nderkohe qe kishte me teper se nje vit qe ishte shembur Muri i Berlinit, me mijera shqiptare kishin shkuar ne Perendim, madje edhe ”disidenti” Kadare ishte ”arratisur” ne France.
Abi Malltezi eshte nje kerme = kjo dihet! Fshati qe duket nuk do kallauz.
Por ky shkrim idiot, katunaresk prej nje njeriu tipik malesor, qe vetem argument nuk ka arritur te percjelle …tregon se njerez si Shenasi Rama, nuk behen qytetar as ne Nju Jork.
Eshte ofendim per kedo qe ka pese klase shkolle te lexoje nje shkrim te tille te nje njeriu qe e mban veten per profesor ne Nju Jork. Sot populli nuk ka nevoje per sharje dhe klithma, kemi nevoje per argumenta, rrugedalje, ide te reja, dhe ne raste te rishikimit te historise (pjesemarrjen e Abit ne greven e studenteve) nxjerrjen e fakteve qe ta kundershtojn.
Por te shkruash me te njejtin zhargon sikur je ne nji kafe te rendomte malokesh ne Bronx, dhe te na i servirni si “shkrim” me mend…?
Ju vetem sa e lartesoni Jamarbrin – ne vend ti tregoni vendin.