Para disa ditësh u nda nga jeta profesori i nderuar Niko Thomo. Më ka mbetur merak që nuk zhvillova një intervistë të fundit me të. Para dy vjetësh e ftova në një takim me studentët e fizikës që të ndante me ta përvojën e tij të vyer në shërbim të brezave të studentëve që prej kohës që ai u emërua pedagog pranë departamentit të fizikës. Sidoqoftë, do mundohem të ndaj disa detaje të bisedave të herëpashershme me të. Do kërkoj ndjesë për hollësi dhe pasaktësi të cilat mund të m’i korrigjojnë profesorët e mi që kanë qenë njëkohësisht edhe studentë të profesor Nikos.
Prof. Niko i filloi studimet në vitin 1951 në degën matematikë-fizikë si brezi i parë i studimeve 4-vjeçare. Me themelimin e Institutit Pedagogjik në vitin 1946, më vonë Fakulteti i Shkencave të Natyrës, ekzistonin vetëm degët dy-vjeçare në matematikë-fizikë dhe kimi-biologji. Aso kohe, seksioni i fizikës kryesohej prej Prof. Sotir Kuneshkës, themeluesit të seksionit të fizikës. Profesor Niko më thoshte se mësimin e pat zhvilluar me profesorë që vinin nga Bashkimi Sovjetik për të ndihmuar ngritjen e arsimit të lartë në Shqipëri. Kur e pata pyetur përse nuk vazhduan edhe më tej të jepnin mësim profesorët rusë deri sa të konsolidohej një standart i caktuar, ai më tha: “Epo erdhën profesorët shqiptarë nga Bashkimi Sovjetik!”. Duke folur për rigorozitetin e tyre në mësimdhënie, ai më thoshte se ata nuk pranuan ndërhyrjen e dekanatit për të kaluar studentët e dobët, përkundrazi profesorët e huaj u shprehen se studentët e mbetur semestrin e parë në matematikë elementare nuk duhet të vazhdonin më tej studimet.
Një episod tjetër interesant i profesor Nikos është mënyra se si ai u punësua pedagog në seksionin e fizikës. Profesor Nikon e karakterizonte një sens humori shumë i hollë e unikal. Pas përfundimit të studimeve në vitin 1954 ai donte të punonte në seksionin e matematikës, por atë e kërkoi profesor Kuneshka dhe për këtë e thirrën në dekanat. Ai pat kundërshtuar ofertën por kur i thanë se mund ta dërgonin mësues në zona të thella në qoftë se nuk pranonte, ai pat thënë: “Për të qëndruar në Tiranë pranoj të jap edhe letërsi!”
Dua të theksoj se Profesor Niko mbeti unikal në departamentin e fizikës prej frymës dhe kthjelltësisë që e karakerizonte, shembull i një fizikani që vinte prej matematikës, por që kontributin më të madh shkencor e dha në zhvillimin e tekonlogjisë së prodhimit të gjysmëpërcjellësve në Shqipëri. Është fjala për projektin e suksesshëm të selenit në të cilin patën marrë pjesë edhe fizikanë të tjerë të shquar dhe të talentuar si profesoreshë Lulëzime Aliko dhe profesor Fatos Klosi. Në fushën e pedagogjisë, profesor Niko mbahet mend prej brezave të nxënësve për tekstet e tij metodike. Kur ishim studentë të tij ai na pat treguar se si ministria e arsimit i pat kërkuar të shkruantë tekste të reja të përmirësuara të fizikës. Kur pat dorëzuar materialin, i patën thënë: “Profesor duhet ta rrisni pak nivelin”, ndërsa profesori iu është përgjigjur: “Për ta ngritur nvelin është e thjeshtë, punë e vështirë është ta ulësh atë!”. Profesor Niko ishte prej metodistëve më të mirë të mësimdhënies së fizikës. Ai dinte se cilat hapa duhen ndjekur për të nxënë një temë të caktuar. Në nivel universitar ai do mbahet mend për përshtajen në gjuhën shqipe të tekstit të Davidovit të mekanikës kuantike, një prej teksteve më të ngjeshura me matematikë dhe koncepte të mekanikës kuantike, të cilin profesor Niko e pat shkruar duke zbërthyer në hollësi. Profesor Niko dha ndihmësën e tij në mësimdhëniene deri ditët e fundit të jetës së tij.
Njohjen e parë me profesorin e pata kur isha maturant. Ai më pat këshilluar se nuk mund të bëhesh fizikan në qoftë se nuk zotëron analizën matematike. “Provo të zgjidhësh të gjitha ushtrimet në fund të librit”, më tha, duke vazhduar: “Në qoftë se i zgjidh vetë dhe të gjitha, atëherë je në rregull”. Shumë prej nesh që ushtrojmë profesionin e pedagogut i marrim për të mirëqena dhe ndonjëherë si të dorës së dytë aspekte shumë të rëndësishme të metodikës së mësimdhënies, duke u përqendruar në anën shkencore e duke harruar që roli kryesor i yni është thjeshtëzimi dhe afrimi i shkencës në mënyrë sa më të kuptueshme tek brezat e rinj. Profesor Niko ishte një edukator i madh për të gjitha brezat, jo vetëm për studentët por edhe për ish studentët që mund të ishin në faza të zhvilluara të karrierës. Vetëm para disa viteve kur i kërkova të shkruante reçensën e librit mbi teoritë kalibruese më këshilloi me shumë diplomaci që kur botohet një subjekt për herë të parë është mirë që një ose dy ushtrime tipike të jenë të zgjidhura në fund të çdo kapitulli.
Profesor Niko Thomo do të mbetet në kujtesën e brezave të fizikanëve. Është nderi ynë që trashëgiminë e tij ta dokumentojmë në mënyrë që figura e tij të qëndrojë gjithnjë midis nesh.

Prof. Niko Thomo ka qene profesor dhe njeri i shkelqyer. E kam pasur profesor fizike ne fakultet dhe mund te them se ishte nje figure qe ngjallte simpati tek te gjithe studentet per inteligjencen dhe simpatine.
Ngushellime familjes dhe te afermeve.
Ne ish studentet e Prof. Niko Thomes jemi kernare qe patem fatin te kishim leksionet e tij, qe kemi marre keshillat nga ai dhe jemi kenaqur me humorin e holle te tij. Ngushellime familjes do te kujtojme me shume respekt.
merak kemi kur ikin se i shkelmojme sa jane gjalle.Megjithe terapine shok qe ndoqi lukunia e ujqerve demokratike te udhehequr nga cakall- ujku sali berisha shqiperia vazhdon te mbijetoje nga puna e palodhure brezit te arsimtareve e dijetareve si profesor Thimjo.Nderime per punen dhe vyrtytet dhe marrte shembull brezi i edukatoreve universitare.
VR !!! Sa mirë kur të respektojnë nxënësit! @@@ Unë s’kam çfarë të tregoj nga keto që i tregojnë shumë bukur ish nxënësit e tij më sipër. Mua prof. Niko-ja më ka lënë jetim sepse e pinim kafen bashkë dhe shpesh si krushq që ishim!? I paharruar qoftë kujtimi i tij! Tani po e mbyll internetin për të marë në telefon të shoqen(Lilin) dhe të afërmit e tije t’ju them që te gazeta “Dita” ka shkruar një artikull shumë të bukur për Nikon , Artan Boriçi!? Nderime Artan!
Or Kris1, ti dukesh qe je nga ata te paguarit per te komentuar cdo gje duke share ata qe shan, se mesa shof ti profesorin e nderuar Niko Thomo, jo vetem qe nuk e njeh, por nuk i di as emrin, perderisa shkruan “Thimjo” ne vend te “Thomo”. Pra ti je nga ata qe edhe ne nje shkrim si ky nuk te rrihet pa perdhosur. Ik e mcifu, ndro edhe emrin se u dekonspirove. Per sot nuk paguhesh.
Per profesorin Thomo: Pushofsh ne Paqe e te dhente Zoti pushimin e pasosur. Ishe njeri i mire e profesor i ditshem e i nderuar. Ngushellime familjareve. Me shume respekt nga nje ish-student.
Bashkohem me ngushellimet e komentuesve me lart si ish-student i Prof. Nikos. Te paharruara oret e mesimit me te, dija e gjithanshme e tij pothuaj mbi cdo teme e pyetje qe i drejtonte auditori (jo vetem profesionale). Dija profesionale po e po. Kur shpegonte terma te mekanikes kuantike(p.sh. gropa potenciale) na e thoshte ne disa gjuhe. Anglisht, frengjisht, italisht, gjermanisht, rusisht e deri ne greqisht(me sa mbaj mend Prof Niko na thoshte se kishte lindur ne Follorine te Greqise dhe e zoteronte edhe gjuhen greke).
Humori i tij ishte i paperseritshem. Njehere, andej nga vitet `60-70 te, shekullit te kaluar – kuptohet, ishte regjistruar ne nje shkolle nate andej nga kombinati thjeshte per snob. Medemek nxenes shkolle nate. Mirepo Prof. Niko e kishte harruar fare kete gje. I bie ne mend pas nja dy-tre muajsh dhe mban vrapin per ne shkolle. I thote mesuesi i matematikes atje: Nuk te kaloj dot, ke tre muaj qe mungon. Shoket kane ecur shume para. Mire – i thote Niko, me provo, se keto muaj qe kam munguar kam mesuar shume matematike :-). Pas ca debatesh mesuesi i jep ca ushtrime matematike, si pune provimi medemek, qe Prof. Niko i “perlan” duke i zgjidhur ne disa menyra. Mesuesi e nuhati qe Niko po tallej me te, se ku kishte nxenes shkolle nate, qe te zgjidhte ushtrime matematike ne menyra t ndryshme. Me pas u mor vesh qe ky “nxenes i shkolles se nates” ishte profesor me nam dhe u kritikua per ate qe beri.
Prof. Nikon adhuroja edhe per interesin e shumeanshem qe kishte per fusha te ndryshme te dijes. Nje here kur e takoj ne rruge me tregonte se po vinte nga biblioteka kombetare ku kishte lexuar dizertacionin e Gramoz Pashkos per doktor shkencash ne ekonomi. Atehere ishte viti 1991 dhe figura te tilla ishin interesante per ne, pasi Pashko rrezatonte profesionalitet, fliste disa gjuhe te huaja, etj. E ka bere me kompjuter qerratai, me tha. Sipas llogaritjeve me kompjuter te Pashkos, ekonomia italiane per disa muaj falimenton.
Ishin proverbiale marredheniet e tij te ngushta me studentet dhe krenaria e mosperulja kundrejt stafeve te pedagogeve mendjemedhenj, apo zyrtareve te asaj kohe. Per kete aresye dhe e lane shume vite te jepte fizike ne fakultetin e inxhinjerise elektrike. E hoqen qafe si te thuash nga Fakulteti i shkencave te natyres, ku nje kapacitet si ai ne fizike kishte vendin e natyrshem te punes.
Ne ato kohe qarkullonte nje anekdote sipas se ciles pyetjes se kush eshte fizikani me i mire ne Shqiperi Prof. Niko i pergjigjet: “Po t’i marr une ne pyetje, Rexhepit (Mejdani) i ve nje pese, te tjeret ngelin te gjithe:-).
Takimin me Enverin e kishte pasur me te bukurin. Niko kishte pasur student djalin e Enverit, Sokolin, dhe ky i fundit e fton nje dite ne shtepi, se Babi sot eshte i lire. Enveri e pret dhe e pyet se c’mendim ka per nivelin ne universitet dhe si mund te permiresohet. Niko i thote me sinqeritet: “Mire do te ishte te merrnim si pike referimi nje universitet ketu afer, p.sh. ate teknik te Torinos, dhe te perkthejme materialet e tyre mesimore”. Enveri ia pret: ” Sic duket nuk e ke lexuar vepren time kaq e aq ku flas per aresimin e larte dhe zhvillimin e tij. Niko i zene ngushte ia kthen: “E kam lexuar, por sic duket duhet t’a lexoj edhe nje here e duhet te thellohem me teper.”
Edhe nje here nderime profesorit te paharruar.
Tung,
Blendi
Unë s’kam çfarë të tregoj nga keto që i tregojnë shumë bukur ish nxënësit e tij më sipër. Mua prof. Niko-ja më ka lënë jetim sepse e pinim kafen bashkë dhe shpesh si krushq që ishim!? I paharruar qoftë kujtimi i tij! Tani po e mbyll internetin për të marë në telefon të shoqen(Lilin) dhe të afërmit e tije t’ju them që te gazeta “Dita” ka shkruar një artikull shumë të bukur për Nikon , Artan Boriçi!? Nderime Artan!
bravo
Ngushellime te sinqerta families dhe gjithe te njohurve te Professor Nikos.
Me ka ngelur ne mendje ky erudit i shquar i shoqerise Shqiptare, ishte ndryshe nga gjithe profesoret e tjere ishte aq sa i ditur aq edhe i shoqerueshem me studentet, pamja qe kam gjithmone parasysh eshte ajo e shtrengimit te dores me kedo student qe kishte guximin te ofrohej per tu pershendetur, dhe kishte nje memorie fantastike. Ka aq shume per te thene per prof Nikon pasi ai jetoi nje jete te gjate dhe shume aktive.
Me keqardhje dhe krenar qe e kam njohur kete professor te mrekullueshem, i uroj I qofte dheu I lehte dhe i paharruar qofte kujtimi i tij.
Kam qene student i tij. Dhe kjo me mjafton te krenohem per cfare dege kam mbaruar.
Ishte viti 1982. Ne nafte kerkoheshin fizikante. I kishin kerkuar profesorit te gjente disa. Kishte dhene 3 emra. Midis tyre dhe emrin tim. Me therret dhe me ben propozimin per tu angazhuar ne projekt. Por nuk qe e thene.
Pas ketij prpopzimi lista e njerzeve u shtua me nja 20 te tjere qe donin te transferoheshin ne tirane
Profesori atehere u terhoq nga projekti. Une propozova per fizikznte e jo per te rregulluar njerez.
Pas kesaj nuk u muar me me kete projekt..
Fizikante si NIKO behen rralle. I perjetshem qofte kujtimi i tij.
I
Nikua ishte i većantë në sjellje e në komunikim , origjinal e tërheqës , aspak zyrëtar , më i thjeshtë nga ć’duhet të jetë një pedagog . Nikua më kujtonte fizikantin sovjetik , laureatin e ćmimit Nobel , Landau – mëndje e ndritur në shkencë dhe sjellje nga më të zakonshmet në jetën e përditshme !
Ndjesë pastë profesori NIKO THOMO !
Ndjese per profesorin tim te nderuar. i paharruar kujtimi i tij
Nje adhurues i Dostojevskit,packa se nuk e pelqente letersine.Nje njeri me nje intelekt dhe kulture te jashtezakonshme ,qe kurre nuk desh te bente buje me emrin e tij. Nje burre po aq i madh sa edhe modest.Po shakate e profesorit ? Ato nuk te vjen rasti t’i ridegjosh,por ,edhe nese do t’i ridegjoje , sdo te tingellonin kurrsesi njesoj .Niko Thomo eshte nje njeri i paperseritshem.Te gjithe ne qe kemi patur fatin te degjojme leksionet e tij, te perfitonim nga metodika e tij e shkelqyer,te jemi ulur ne nje tavoline me te pasditeve e ta degjonim teksa fliste per udhetimet e tij ne Rusi, Kine,Zvicer,France ….,te kemi akoma shenimet e tij sepse jane me te vlefshme se cdo liber i ri a i vjeter qe kemi, do e kujtojme gjithmone Profesorin.
Koha ben me trupin ate qe marrezia i ben shpirtit: e kalb. E teksa trupi yne rrudhet ,disave u rrudhet dhe shpirti e mendja .Niko Thomo kishte nje shpirt aq te madh e nje mendje aq gjeniale , e thua se vitet i kishin thinjur vetem floket .Sa shpejt na le ,sa shume na mungon .
Dhe pas nje viti ende nuk e pranoj qe ke ikur .
Pres akoma te me thuash se kur do e kemi mesimin e radhes .