Çfarë ka thënë Berisha 2 ditë para se të merrte pushtetin në 2005 për Ahmet Zogun, diferencat Veri-Jug, çështjen çame, Janullatosin, të ardhurit në Tiranë… Dhe pohimi: “Nuk e besoja kurrë që komunizmi do binte, mendoja se do bëheshim si Kuba”.
Intervista që po ribotojmë sot në DITA nuk është botuar asnjëherë më parë në shtyp. Është transmetuar vetëm një herë në një televizion të sapohapur me audiencë të ulët dy ditë para zgjedhjeve të 2005-s dhe më pas është lënë në harresë.
Është nga të paktat (në mos e vetmja intervistë) ku Sali Berisha nuk flet vetëm për politikë. Gazetari dhe publicisti Mustafa Nano e ka intervistuar Berishën vetëm këtë herë, asnjëherë më përpara apo më pas.
“Të gjithë më thoshin, nuk ta jep kurrë ai ty intervistën” – tha Nano për DITA-n, kur i thamë që kemi zbardhur nga kasetat e vjetra të arkivës së 2005-s një intervistë Nano-Berisha.
Kujton Nano: “Është bërë dy ditë para zgjedhjeve të 2005-s. E rregulloi Mero Baze, asokohe marrëdhëniet e tyre ishin shumë të afërta. 10 minuta pasi i thashë Bazes, erdhi telefonata konfirmuese. Pyetjet u kërkuan paraprakisht. Më pas, intervista është xhiruar në zyrën e Berishës në PD”.
Ndonjë sjellje e veçantë kundrejt njëri tjetrit? “Asgjë, – thotë Nano, – Një “njatjeta, si jeni mirë” dhe nisëm menjëherë me pyetjet”.
Intervista e plotë ka patur 125 pyetje, disa prej të cilave (kanë të bëjnë me Gramoz Pashkon ose me rrethana tashmë të tejkaluara ngjarjesh) nuk janë përfshirë në këtë botim. Formati i intervistës ka qenë pyetje- përgjigje të shpejta dhe Berisha ka qenë një nga 4 të përfshirët në këtë format (emisioni i atëhershëm i Nanos quhej “4 herë 1”). Ideja ishte që 4 të ftuar të njëhershëm i përgjigjeshin të njëjtave pyetje.
Më poshtë, përgjigjet e Berishës. Me interes është të vihet re se 2 ditë para se të vinte në pushtet, Berisha ka patur të tjera koncepte për ekonominë, e sidomos për figurën e Ahmet Zogut.
Madje në të kundër të asaj që ka thënë shpesh, në këtë intervistë Berisha thotë që nuk e besonte kurrë që komunizmi do binte, dhe parashikonte për Shqipërinë një skenar të ngjashëm me Kubën e sotme.
Dy ditë para zgjedhjeve të 2005
M.Nano: Ka ndonjë gjë në qenien e në jetën tuaj që ju bën të ndiheni krenar?
S.Berisha: Midis krenarisë dhe përvuajtshmërisë, unë preferoj këtë të dytën.
Ka ndonjë moment nga jeta juaj, që ju është gdhendur në kujtesë e nuk ju shqitet?
Ka disa gjëra nga jeta ime. Një moment është kur unë kam bindur familjen time t’i kundërvihem diktaturës. Ka qenë një proces i gjatë dhe i vështirë. Momenti i dytë është kur kam parë gjëra të pabesueshme, siç ishte rënia e diktaturës. Nuk e prisja kurrë që unë do ta shihja këtë proces, kjo është e vërteta. Kisha një ide që do të mbështeshim si Kuba, sepse kjo ide qarkullonte mjaft në atë kohë. Ka disa momente të tilla, jeta ime ka qenë jetë me momente
Mendoni se për të patur paqe nuk duhen bërë luftëra apo mendoni se nuk mund të ketë paqe pa bërë luftë?
Mendoj se luftërat kanë përcaktuar paqen dhe kur imponohen janë të dosmosdoshme.
Janë fajtorë grekët apo ne shqiptarët për të krisurat që gjenden në marrëdhëniet midis Shqipërisë e Greqisë?
Gjykoj se fajtor më shumë se kushdo tjetër është epoka e perdes së hekurt. Ngriu marrëdhëniet për 50 vjet midis dy popujve. Kanë patur probleme, por kanë patur edhe gërshetime shumë të fuqishme.
Cili është në historinë e botës personazhi të cilit keni dashur apo do të donit t’i ngjanit?
Nuk kam dëshirë që të jem imituesi i askujt. Por që admiroj është gjë tjetër. Në historinë e botës është Çurcilli
Cili është në historinë politike të shtetit shqiptar personazhi më i dashur për ju?
Faik Konica
Zoti ekziston, mund të ekzistojë, duhet të ekzistojë apo nuk ekziston?
Ekziston
Natyra na përket neve apo ne i përkasim natyrës?
Natyra na përket ne
Mendoni se duhet t’ju jetë mirënjohës ndokush? Kush?
Nuk kamë bërë asgjë që të më jenë mirënjohës të tjerët. Çdo gjë që kam bërë e kam bërë se duhej bërë.
E keni ndjekur debatin publik mbi dialektet dhe kritikat që i bëhen gjuhës sonë standarde? Ju duket një debat i udhës dhe i frytshëm?
Mendimi im është se gjuha shqipe përjeton një krizë dhe që është e domosdoshme që të jetë një debat shkencor, në mënyrë që të mos shkojnë në kahe të ndyshme dy pjesë të rëndësishme të kësaj gjuhe. Unë di se është krijuar një komision dhe uroj që ky komision të jetë më aktiv në zgjidhjen e këtij problemi që ekziston dhe meriton një trajtim serioz që gjuha të ruajë unitetin e saj.
Kosovarët duhet të bëjnë çmos të familjarizohen me shqipen tonë standarde apo duhet të standardizojnë dialektin e tyre të veçantë?
Jo. Mendoj se duhet të ketë një standard gjuha shqipe. Por ky standard duhet të ridiskutohet në mënyrë që të zgjerohet shtrati i saj dhe unë nuk mendoj se duhet të shkohet drejt dy standardeve në gjuhën shqipe.
PBDNJ-ja është parti e pakicës greke apo parti e pakicave në Republikën e Shqipërisë?
Në parim është partie e pakicave e përqendruar kryesisht me pakicën greke
Mendoni se shqiptarët janë me mentalitet lindor apo perëndimor?
Shqiptarët janë me mentalitet perëndimor, por kanë dhe disa trashëgimi të kohërave që kanë jetuar në perandorinë lindore.
Është e majta apo e djathta ajo që kontrollon më shumë mass-media-n shqiptare?
Masmedian shqiptare dhe ndërkombëtare e kontrollon më shumë e majta.
E kuptoni apo e qortoni merakun e shumë evropianëve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE?
Unë e mirëkuptoj merakun e evropianëve për anëtarësimin e Turqisë në BE, por kam bindjen më të thellë se finalitetit real i Bashkimit Evropan nuk kompletohet pa bashkimin e Turqisë.
Shihni ndonjë unitet të qartë kulturor midis Shqipërisë e Kosovës?
Pa asnjë mëdyshje një kulturë. Kombeve trupi mund t´u ndahet, shpirti, e pamundur. Kultura është shpirti i kombit. Ekzistojnë kufijtë për rrethana të caktuara historike, gjeografike, politike, por nuk ekziston dot ndarja kulturore. Kemi të njëjtën Rilindje, jemi pa dallim.
Sikur t’ju thoshin se çdo njeri e ka një çmim, me të cilin mund ta shesë kauzën e vet, ju çfarë do të thoshit?
Unë mendoj se kauza meriton çdo çmim.
Mendoni se në botën e sotme demokratike mund të bëhen vrasje për arsye shtetërore?
Unë jam kundër dënimit me vdekje dhe nuk pranoj se mund të bëhen vrasje për arsye shtetërore
Lidhur me çështjen çame, jeni për një zgjidhje të drejtë apo për një zgjidhje të mundshme?
Zgjidhje në kuadër të koventave ndërkombëtare, të cilat respektojnë paprekshmërinë dhe integritetin e kufijve ekzistues.
Fan Noli udhëhoqi një grusht shteti apo një revolucion demokratik në vitin 1924?
Mendoj se u takon historianëve dhe kjo është shumë e domosdoshme t’iu japin përgjigje kësaj pyetje. Çështja është e shtruar dhe historianët duhet t’i japin përgjigje këtij problemi.
E qortoni apo e kuptoni Ahmet Zogun në ujdinë që bëri me qarqe të Beogradit për të riardhur në pushtet?
Nuk do të bëja kurrë një ujdi të tillë. Nuk do të vija në pushtet me ndihmën e të huajve. Aq më pak fqinjëve të huaj që kishin interesa të qarta mbi Shqipërinë.
Ajo që komunistët e kanë quajtur “Lufta Nacionalçlirimtare”, ka qenë sipas jush. edhe luftë civile?
Ajo ka qenë një Luftë Çlirimtare me elemente të qarta të një lufte civile.
Duhet bërë referendum mbi rivendosjen e monarkisë në Shqipëri?
Mendoj se një referendum u bë.
Shteti social apo siç e quajnë anglo-saksonët welfare state, garanton disa të drejta sociale të shtresave të pambrojtura apo legjitimon e shpërblen dembelizmin e këtyre të fundit?
Shteti social në thelbin e tij mbron të pambrojturit, garanton disa shërbime themelore, të cilat janë të domosdoshme për çdo vend dhe në këtë kontekst ajo është një domosdoshmëri.
Vajzat e gjimnazit duhet të vishen si t’ua ketë ënda gjatë orëve të mësimit, apo duhet të detyrohen të vishen me uniformë?
Unë do t’ua lija në dorë atyre.
Nëse do t’ju kërkonin të veçonit ndonjë “arritje” të diktaturës komuniste pesëdhjetëvjeçare, çfarë do të thoshit?
Arsimimi.
E besoni Adam Smith-in, kur thotë pak a shumë se “çdo prodhues individual i mbron e i promovon interesat e shoqërisë, jo duke synuar mbrojtjen e këtyre të fundit, por vetëm duke synuar interesin egoist të përfitimit”?
Absolutisht po.
Ka njerëz që mendojnë se Janullatosi nuk dëshiron që punët e Shqipërisë të shkojnë mbroth. Jeni dakord me ta?
Nuk jam dakord.
Keni mendimin se ka armiq të Shqipërisë e të shqiptarëve? Cilët janë ata?
Varfëria.
Sipas jush, kush ishte më mizor, Stalini apo Hitleri?
Të dy ishin shumë mizorë. Njëri ngjason me një epidemi akute dhe tjetri me një epidemi të zgjatur dhe kronike. Kjo është në konceptin tim. Përsa i përket përgjakësisë, të dy ishin gjaksorë dhe mizore, duke filluar edhe në aspektet familjare. Po t’i marrësh kanë qenë të njëjtë të dy. Që nga aspektet personale familjare e gjer te shoqëria njerëzore në tërësi.
Do të pranonit më lehtë që një regjim t’ju privonte nga të drejtat civilo-politike, apo nga e drejta për pronën private?
Fjala është e para.
Besoni në prezencën dhe fuqinë e llozhave masonike për të diktuar rrjedhën e ngjarjeve në botën e sotme? Besoni pra në teoritë konspirative të sundimit të botës apo mendoni se të gjitha vendimet e mëdha merren nga qendrat legale të pushtetit në mënyrë transparente?
Të dyja janë të vërteta. Një pjesë e vendimeve merren, por nuk mund të them se vendimet Çurçillit u diktuan nga qendrat masonike për të hyrë në luftë, por nuk mohoj rolin e tyre pozitiv dhe të rëndësishëm në analizat e tyre. Janë qendra të cilat bëjnë analiza gjakftohta, të kthjellta dhe u serviren vendimmarrësve.
Sikur të kishit jetuar në vitet e Luftës së Dytë Botërore, do të rreshtoheshit me partizanët, me Ballin Kombëtar apo do të qëndronit asnjanës?
Nuk besoj se do të qëndroja indiferent. Se më kë do të rreshtohesha është shumë e vështirë ta spostoj veten, sepse ky vazhdim historik më konfuzionon. Nuk ka patur vetëm ballistë dhe komunistë gjatë luftës. Ka patur dhe të tjerë. Ka mundësi që do të isha me të tretët.
Largimi i Ahmet Zogut nga Shqipëria në prill të vitit 1939 është një gjest i qortueshëm apo i kuptueshëm?
Nuk do ta bëja kurrë, por nuk është i pakuptueshëm.
Shqiptarët e fituan pavarësinë më 1912-ën apo e patën dhuratë prej konjukturave ndërkombëtare?
Shqiptarët organizuan kryengritjen më gjigante të viteve 1910-1912-të. Natyrisht nuk ishin ata që përcaktonin në skakierën ndërkombëtare. Luajtën një rol shumë të rëndësishëm.
Jeni dakord me Francis Fukuyama-n që thotë se demokracia liberale është një vlerë universale dhe e përjetshme?
Mendoj se po. Po t’i referohemi antikitetit, unë them se po.
Rusia e Putinit është një demokraci apo një diktaturë?
Diçka e ndërmjetme
Globalizmi është në të mirë të vendeve të varfëra e të vogla si Shqipëria?
Sado që mund të duket i dhimbshëm, por pozitiv.
Cila është për ju figurë më e respektuar, një kufitar shqiptar i viteve ‘50 të shekullit të kaluar apo një i ashtuquajtur diversant i po atyre viteve?
I pari është një hero dhe i dyti është hero që përpiqet për liri.
Do të ishit me idenë që politikat fiskale të favorizojnë më shumë biznesmenët që demonstrojnë iniciativa e përgjegjësi social-kulturore apo thjesht biznesmenët që janë të suksesshëm?
Mendoj se politika fiskale nuk duhet të diferencojë. Politika fiskale duhet të krijojë kushte të njëjta për biznesmenët, rregulla të caktuara për ata që duan të kontribuojnë në çështje sociale dhe kulturore.
Sipas jush, Prokuroria duhet të jetë një institucion i pavarur, i varur nga Parlamenti apo i varur nga kryeministri?
E varur nga ligji.
Evazioni fiskal duhet të reduktohet duke ulur taksat apo duke vënë në pozita pune administratën fiskale?
Mendoj se të dy anët janë të domosdoshme. Taksat e larta e favorizojnë atë, pavarësisht nga trysnia e konsolidimit të administratës fiskale. Konsolidimi i saj është i domosdoshëm.
Mund të më thoni se ç’mendim keni për serbët në përgjithësi?
Njo komb që vuajtën shumë nga nacionalizmi i tyre dhe paguan më shumë se të tjerët nacionalizminin e tyre.
Ju ka qëlluar të dyshoni herë pas here tek idetë që mbështesni e te qëndrimet që mbani?
Bëj shqyrtimin e tyre në mënyrë të vazhdueshme.
Në historinë e shtetit shqiptar, dyshja më konfliktuale ka qenë Ismail Qemali – Esad Toptani, Ahmet Zogu – Fan Noli apo Fatos Nano – Sali Berisha?
Histori të dhimbshme kanë dy çiftet e para.
Kanë arsye pakicat etnike e kulturore në Republikën e Shqipërisë të qahen se nuk respektohen e se u shkelen të drejtat?
Absolutisht po. Kanë arsye sidomos romët, egjiptianët. Në tërësi Shqipëria duhet të vendosë standardet ndërkombëtare për pakicat etnike. Ky është mendimi im. Shqipëria po shkon drejt anëtarësimit në BE dhe nuk duhet të ketë asnjë kompleks në vendosjen e këtyre standardeve.
Ç’mendim keni për Bashkim Gazideden?
Një njeri shumë i ndershëm që ka dhënë një kontribut shumë të madh në luftën kundër korruspsionit.
Sipas mendimit tuaj, në një marrëdhënie bashkëshortore të ftohur e të konsumuar, shqiptarët vlerësojnë si të gabuar divorcin apo tradhtinë bashkëshortore?
Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me konceptin e familjes. Koncepti i familjes është shumë më i gjerë sesa reduktimi i këtij partneriteti seksual. Në këtë kontekst, mendoj se familja dhe konsolidimi i saj është përparësi.
Diferenca në të gjitha planet midis Tiranës e qyteteve të tjera do të vijë duke u thelluar apo duke u ngushtuar?
Do ta ngushtoj.
Mendoni se të ardhurit kanë transformuar Tiranën apo se Tirana ka transformuar të ardhurit?
Të dy anët kanë vepruar. Reciproke ka qenë.
Jeni dakord me vizionin unilateralist amerikan të zgjidhjes së problemeve globale apo jeni dakord me vizionin multilateralist europian?
Kam mirëkuptim për vizionin Europian, por pa konceptet amerikane problemet nuk do të zgjidheshin
Jeni dakord me Raymond Aron-in, i cili ka thënë se “demokracia liberale është në të vërtetë oligarkike”?
Ka një të vërtetë brenda, por demokracia liberale është njëkohësisht një formë demokracie që përmban shtetin social.
Cilët janë sot, sipas jush, shqiptarë më të mirë, ata që mezi presin 3 korrikun për të votuar plot pasion në favor të partisë së tyre apo ata që s’duan t’ia dinë fare nëse ka apo jo zgjedhje?
Të mirë janë të dy palët, por pala e dytë është në depresion për shkak të rrethanave
Mendoni se e drejta e trashëgimisë së pronës nga brezi në brez duhet të jetë e pacënueshme apo mendoni se njohja e kësaj të drejte është e gabuar, pasi në këtë mënyrë favorizohet apo penalizohet padrejtësisht dikush qysh në lindje?
Mendoj se e drejta e pronës është e pacënueshme dhe nuk penalizohet askush. Gjithësecili në një shoqëri të lirë e ka të drejtën e krijimit të pronës. Dhe krijimi i pronës është një proces i pandërprerë.
Sipas jush, qytetërimi i sotëm perëndimor është më shumë produkt i Greqisë antike, i krishtërimit apo i iluminizmit?
Themeli i këtij qytetërimi është antikiteti, është Greqia dhe Roma antike. Krishtërimi dhe iluminizmi janë shtylla të zhvillimit të më vonshëm të tij. Po themelet janë në Greqinë e Lashtë dhe Romën e lashtë.
Më thoni ju lutem tre politikanët shqiptarë më të këqij të shekullit XX!
Enver Hoxha, Ramiz Alia, Fatos Nano.
Nëse një i huaj do t’ju pyeste se në çfarë ndryshojnë veriorët nga jugorët e Shqipërisë, ju çfarë do t’i thoshit?
Se pari, është e faktuar në të gjithë analizën, duke përfshirë edhe atë gjenetike që është një komb dhe partneri gjenetik i shqiptarëve. Nuk është as për t’iu kthyer këtij problemi, po ka faktuar se janë një dhe i pandarë me një identitet gjenetik kombëtar të pandarë. Janë diferencat dialektore që ekzistojnë. Kanë diferenca të ndikuara nga terreni, mjedisi e shumë faktorë të tjerë, por përsa i përket përkatësisë kombëtare është absolutisht në një grup gjaku dhe me të gjithë partnerin gjenetik, është një komb.
Besoni te projekti i shumëpërfolur i Katovicës, sipas të cilit, ndërsa muri i Berlinit po binte, janë porositur apo urdhëruar komunistët të konvertohen shpejt e shpejt në antikomunistë për të mbajtur kështu pushtetin politik e për të fituar pushtetin ekonomik?
Më duket një surealizëm.
Brezi i ri rritet në mënyrë më të shëndetshme në Tiranë apo në qendrat e tjera urbane të Shqipërisë?
Përsa i përket mjedisit, Tirana mbetet metropoli dhe qyteti më i ndodur. Natyrisht të ardhurat për frymë janë më të larta se sa në të gjitha qytetet e tjerë të Shqiprërisë.
Është më i shëndetshëm në pikëpamje morale brezi i vjetër apo brezi i ri i shqiptarëve?
Morali ka ecurinë e tij, brezi ka moralin e kohës. Nuk mund të them se është pa moral brezi i vjetër. Por morali ka ecurinë e vet
Do të ishit dakord të përkthehej në gjuhën shqipe “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit apo “Vargjet Satanike” të Salman Rushdie-së?
Absolutisht jam kundër çdo forme censure.
Sipas jush, një kamikaze është trime apo burracake?
Duhet gjykuar nga begraundi në të cilin ajo operon. Sakrifica gjithmonë duhet të vlerësohet në raport me qëllimin
Jeni dakord me Jezu Krishtin kur thotë se “aq sa një gamile mund të kalojë në vrimë të gjilpërës, po aq mund të hyjë dhe një i pasur në mbretërinë e Zotit”?
Socialistët e kanë përdorur këtë shumë kundër kapitalizmit. Në fakt, dy nga porositë e fundit të Muhamedit janë për mua më të rëndësishmet. Njëra prej të cilëve është: mos prek pronën e tjetrit dhe tjetra është fetare. Dhe në këtë koncept, interpretimi i kësaj thënieje të Krishtit është abuzive. Sepse Krishti ka patur ndërmend një shpërndarje më të barabartë të të ardhururave, të pasurisë. Me këtë une bie dakord, por që të përdorësh për shtetëzimin e të pasurve, kjo është absulotisht idolologjike dhe e parapranueshme.
Mendoni se suksesi i pandërprerë i modelit kinez mund të bëjë që një ditë të vihet në dyshim demokracia liberale?
Mendoj se modeli kinez nuk mund të ketë asnjë fund tjetër përveçse një demokracie liberale. Duhet parë nëse vjen me një revolucion paqësor apo do të vijë në mënyrë të vetëdijshme. Kjo është për t’u parë. Është një model për t’u vëzhguar.
Cili është njeriu më i rëndësishëm, me të cilin ju keni bërë një fotografi?
Presidenti Xhorxh Bush dhe papa Gjon Pali II. Të dy janë personalitet më të rëndësishëm.
Sipas jush, duhet apo nuk duhet që qeveria të aplikojë censurë mbi mass-media-n lidhur me çështje të caktuara?
Nuk jam për censurën.
Në konfliktin e njohur e të gjatë izraelito-palestinez, e gjeni veten në anën e kauzës së palestinezëve apo të hebrenjve?
Kauza palestineze për shtetin e tyre është një kauzë e drejtë. Ideja për zhdukjen e shtetit të Izraelit është një ide absolutisht e paparanueshme dhe kjo do të thotë që kauzën palastineze ta mbrosh në rrugë të gabuar
Mendoni se lëvizjet ambientaliste dhe partitë e gjelbërta krijojnë një panik të tepërt kur flasin mbi ngrohjen globale e mbi rrezikun e ndryshimeve të frikshme klimaterike?
Mendoj se janë sirena që duhet dëgjuar.
Ju pëlqen më shumë dialekti shkodran, korçar apo ai lab?
Dialekti im më pëlqen më shumë se gjithë të tjerët.
Kur dëgjoni që një fëmijë është ngujuar apo që dikush është vrarë për gjakmarrje, kanunet mesjetare ju vijnë në mendje si një trashëgimi e vyer kulturoro-historike apo si një trashëgimi e shëmtuar?
Shumë e shëmtuar për aktualitetin. Në kohën e tyre kanë qenë ligji i kohës.
Çfarë ju shqetëson më tepër në shoqërinë shqiptare postkomuniste, kriza e familjes apo analfabetizmi i rishfaqur?
Për momentin kriza e familjes.
Nuk ju është dukur se ideja e amnistisë fiskale, e artikuluar më së pari në mënyrë të ndrojtur nga ish-presidenti Meidani, do të ishte një mënyrë për të vrarë njëherë e mirë informalitetin e për të startuar me një ekonomi tregu të bazuar mbi rregulla e mbi ligje?
Mendoj se zbatimi i ligjit është e vetmja rrugë.
Me çfarë arsyetimi do të kërkonit t’i mbushnit mendjen një abstenuesi të regjur, se ia vlen që këtë radhë ai të shkojë të votojë?
Do t’i mbushja mendjen një abstenuesi, së pari, duke treguar një mirëkuptim të plotë për gjendjen e tij dhe shtysat që ka ai drejt abstenimit. Por duke i shtuar një pyetje. Në qoftë se të gjithë do të abstenonin, ku do të shkonim?
Në Shqipëri ka më shumë papunësi apo dembelizëm?
Papunësi.
Disa studiues, midis të cilëve edhe politologu amerikan Robert Dahl, janë të mendimit se pakëz korrupsion në vendet që kanë një administratë publike të ngathët e të paaftë, i bën mekanizmat ekonomikë më funksionalë e më eficientë. Jeni dakord me këtë tezë apo në kushtet e vendit tonë ju duket një gjepur e rrezikshme?
Në kushtet e vendit tonë kjo formë korrupsioni që flet Robert Dahl është si puna e një kafeje. Korrupsionin është një sistem, janë monopolet, ka probleme shume madhore.
Rritja e punësimit në sektorin privat është meritë e qeverisë apo është meritë e sipërmarrësve privatë?
Gjithnjë e sipërmarrësve privatë.
Shprehjen ngjatjetuese “si je, moj burrneshë” e merrni për respekt apo për poshtërim të gruas?
Kjo është një shprehje që përdoret në zona veriore të vendit, e cila nuk ka synim përçmues. Përkundrazi. Ka një vlerësim në atë traditën e vjetër të përdorimit të saj. Kjo nuk ka si qëllim fyerjen. Po të kemi parasysh diferencat e jashtëzakonshme midis burrit dhe gruas në atë periudhë, për këtë ka dalë kjo frazë. Por në asnjë rast nuk ka patur një sens poshtërimi.
Çfarë ishte në të vërtetë ajo që ndodhi në vitin 1997?
Rebelim i mirëfilltë.
Cila pamje ju dëshpëron e ju vret sytë më shumë, ajo e një grupi 15-vjeçarësh që pinë cigare apo ajo e një dyzetvjeçari që luan domino në orën 10 të mëngjesit?
Dyzetvjeçari është fatkeq më shumë se ai ka edhe një grup për të mbajtur, s´ka ç’të dërgojë në darkë.
Sipas jush, regjimi komunist në Shqipëri do të ishte po aq i egër e mizor, edhe në rastin kur Enver Hoxha nuk do të ekzistonte?
Enver Hoxha rastisi një nga individet më kriminelë, më mizorë dhe në përshkrimet e shokëve të tij në rininë e tij e paraqesin si të tillë. Nuk mund të them se mund të mos ishte më ndryshe. Shumë gjëra janë të lidhura me atë person. Pavarësisht se të gjitha format e regjimeve komuniste janë diktatura, por janë të një shkalle të caktuar. Nuk mund të them se Titoja ka qenë një diakturë, siç ka qenë diktatura në Shqipëri, sepse po të kemi parasysh shtetasit e këtij vendi shëtisnin në të gjithë botën.
Cilin veprim të Enver Hoxhës konsideroni më paranojak, prishjen e kishave e xhamive apo izolimin e bunkerizimin e vendit?
I pari është paranoizmi total, absolut.
Ju impresionon e ju bën për vete më shumë një njeri i ndershëm apo një njeri i zgjuar?
I ndershmi.
Sikur t’ju thoshin se çdo shqiptar, me të marrë sadopak pushtet, e keqpërdor atë, cili do të ishte reagimi juaj?
Nuk mund ta pranoj.
Çfarë mendoni lidhur me monumentin e shumëpërfolur të Sulejman Pashë Bargjinit, të ngritur në sheshin pranë Ushtarit të Panjohur? Jeni dakord me kritikët e ashpër të tij?
Më qoftë se flitet për vlera artistike, do t’ia lija kritikëve të artit, por derisa flitet për themeluesin e Tiranës mund të kishte një vend më prestigjoz.
Për ju, lehtësitë fiskale në favor të bizneseve të reja, rrisin punësimin e vitalizojnë tregun apo e deformojnë këtë të fundit?
Mendoj se nuk e deformojnë, por duhet të keni parasysh se çdo biznesmen që nis një investim i duhen të paktën dy- tri vjet për të dalë nga borxhi të cilin ka rënë për këtë investim.
Mendoni se do të ishit në gjendje të vrisnit një njeri në kushtet, kur ky njeri kërcënon jetën tuaj apo të të dashurve tuaj?
Vetëmbrotja është vetëmbrojtje. Unë ju thashë që jam kundër dënimit me vdekje, por nuk ka asnjë diskutim se reagimi për vetëmbrojtje është i ligjshëm.
Mendoni shpesh për vdekjen? Çfarë mendoni?
Gjëja që më preokupon më pak.
Nuk ju duket absurde dhe e padrejtë që një deputet të paguhet tri vjet me radhë pas përfundimit të mandatit të tij?
Ky status mund të zbutet.
Në ditët e sotme, cilin kuptoni më shumë për zgjedhjen e bërë, një murg, një naziskin apo dikë që vret veten?
Mirëkuptimi më i madh është për murgun.
Nëse do të ndiqnit udhëzimet e kodit tuaj moral, do të dënonit më shumë një baba që vret fëmijën për çështje nderi apo një pedofil recidivist?
Mendoj se fëmija nuk mund të vritet.
Çfarë ju pëlqen më shumë, paraja apo pushteti (jeni të lutur ta evitoni përgjigjen “s’më pëlqen asnjëra”)?
As njëra, as tjera nuk janë pasionet e mia.
Cili ka qenë më influent në historinë e botës, revolucioni francez i fundit të shekullit XVIII apo revolucioni bolshevik i fillimshekullit XX?
Revolucioni francez.
Komunizmi ra apo e rrëzuan?
E rrëzoi Regani dhe papa Gjon Pali II
Ku e çfarë do të jeni ju në momentin që Shqipëria do të nënshkruajë dokumentin e antarësimit në Evropën e Bashkuar?
Do të jem njeriu që do të firmosë kartën e anëtarësimit.
Në periudhën postkomuniste ka plot shqiptarë që janë përpjekur të bëjnë punë të mira në këtë vend e për këtë vend. Ju mendoni se jeni një nga këta shqiptarë?
Pa mëdyshje.
Një mik më tregonte një ditë, se ndërsa udhëtonte nëpër Evropë me djalin e tij 13-vjeçar, ky i fundit i kish bërë një pyetje krejt të pafajshme: pse Shqipëria është kaq e varfër dhe kaq e mjerë duke qenë pjesë e këtij kontinenti që noton në luks? Ju e keni një përgjigje për atë 13-vjeçar?
Kam një përgjigje. Sepse Shqipëria qe vendi më i izoluar dhe shpenzoi të ardhurat e saj për 50 vjet. Sot ka një sistem korrupsioni, i cili e favorizon dhe i mjeron ata.
Sikur ju të mos kishit patur asnjë rol në politikën shqiptare të 15 viteve të fundit, punët do të shkonin më mirë apo më keq se sa kanë shkuar?
Punët do të ecnin edhe pa mua. Ti mund mund të gjesh edhe shumë të tjerë si unë. Nuk kam asnjë lloj mëdyshje në këtë që them.
Pse pushteti është kaq sexy? Ç’gjë ndjellëse e joshëse ka në të?
Mendoj se parimet, të cilat mbron janë ndjellëse, jo pushteti si i tillë. Ti e sheh që unë kam 8 vjet në opozitë dhe mbroj parimet.
Një historian anglez, lordi Acton, është shprehur se çdo pushtet priret të korruptojë bartësit e ushtruesit e tij, por pushteti absolut korrupton absolutisht. Jeni dakord me të?
Pushteti absolut korrupton absolutisht dhe unë jam shumë dakord.
Çfarë ju pëlqen më shumë, paraja apo pushteti (jeni të lutur ta evitoni përgjigjen “s’më pëlqen asnjëra”)?
As njëra, as tjera nuk janë pasionet e mia.
Cfare genjeshtari!
PER TY VETEM NJERIU ME TANGA ESHTE I NDERSHEM…GEZOJE !
Te ju besoshe perrave te nji politikani te pa politik si Sali Berisha eshte totalisht mjerim.
Sali Berisha eshte politikani ma driteshkurter qe ka njohure historia Shqiptare,nji njeri qe njefe vetem rrenen,mashtrimin dhe presionin psikologjik nen forcen e pushtetit.
Saliu eshte njeriu qe nuke njefe gjuhen e dialogut,karakterizohet nga pabesia,bene sikure eshte trime,po eshte shume frigacak.
Saliu eshte politikani mai zymet ne te gjitha kohrat qe ka perjetuar vendi jone.
Ata qe e mbeshtesin jane thjeshte njerze te marrur penge nga Berisha,po harron Berisha se edhe ata e kane marre penge Berishen,eshte kryeminister kukulle,korrupsioni dhe mafja e terheqin per hune.Duhet larguar nga skena politike si nji politikan i korruptuare dhe i pa personalitet politik.
Pyetjet I ben nje injirant si Muci dhe pergjigjet I jep nje mashtrues ordiner dhe me bagazh shum te varfer te njohjes si Sala
Mirpi duhet thene, se Sala esht me inteligjenti mga politikanet shqiptare.atehere kuptohet se sa nivel te ulet kane politikanet tane
“Çfarë ju pëlqen më shumë, paraja apo pushteti (jeni të lutur ta evitoni përgjigjen “s’më pëlqen asnjëra”)?
As njëra, as tjera nuk janë pasionet e mia.”
Genjeshter e kulluar sic po e shohim edhe sote kesaj dite!!!!!
ENE PREJ KOSOVE PO E SHEH? ME DYLBITE E EDI RAMES ?
“Çfarë ju pëlqen më shumë, paraja apo pushteti (jeni të lutur ta evitoni përgjigjen “s’më pëlqen asnjëra”)?
As njëra, as tjera nuk janë pasionet e mia.”
hahahahahahahahahahaha, ky te shkrin, eshte shume shakaxhi … 😉 😀
TE FALA NGA GRISELDA E ERIONI !
Po ky eshte per tu denuar me burg te perjeteshem per gjithe vuajtjet qe i ka shkaktuar popullit shqiptar!!!!!
ME KUNDERSHTARE SI TI, BEHET 200 VJEC NE QEVERI…
Z. Thano me c’di une ka qene drejtor i atij televizionit qe quhej A1 TV tani A1 Report dhe intervisten e Mucit me Doktorin ka shume mundesi te kete marre intervisten me vete.
kam pershtypjen qe eshte pak shkelje e drejtes se autorit qe te marresh intervisten e dhene ne nje media e te pakten mos ia permendesh emrin.
shpresoj qe te keni me etike here tjeter
Të lexosh nga Berisha është gjithmonë interesante. E tepër të përcaktosh si “gazetar të fortë” ish diplomatin e Berishë,s Mustafa Nano. Përveçse një shpifës të themi i fortë, ky njeri nuk është asgjë tjetër. Nuk të ngelet asgjë në mendje nga “analizat” e tij, të cilat gjithmonë kanë rezoltuar të kundërta. Një parazit i kësaj shoqërie që jeton vetëm me lehje dhe asgjë tjetër. Më thoni ju lutem çfarë pune bën M…Nano? Ishte kryetar i PD-së në Skrapar. Lehte te “RD”-ja për krimin e kuq. Shitio ca ndërmarrje atje ku ishte. Iku në ambasadë, e kthyen të kuqtë. Erdhi në Shqipëri dhe ra në prehrin e të kuqve. Një njeri i çekuilibruar për të cilin mendoj se prindeërit duhet të largojnë fëmijët nga ekrani. Dol ishte interesante nëse do bëtoheshin gjithë shkrimet e tij nga ato kundër të kuqve e deri tek kundër bluve. Janë gallatë e vëretë, sidomos “parashikimet” politike.
e lexova ne gazete intervisten.Pergjigje te mira,duket si nje berishe tjeter nga ai qe njohim,se berisha qe njohim eshte tym ne mendje dhe ne veprime.Berishes mund te mos i pelqejne parate,por po i pelqyen Lirise,se bijes dhe te birit eshte goxha problem.Kur thote qe histori te dhimbshme kane ciftet e para(i.Qemali-E.Toptani,A.Zogu-Th.Noli)besoj se edhe i treti s’duhej vecuar.Ky saliu e futi Nanon ne burg per shishet me succo dhe uje te gazuar,kurse nano s’e futi kete per luften e’97,grushtin e’98 e plot maskaralleqe te tjera.Pyetjet e intervistes shume te bukura,por kane gabuar person.
Genje or Sali genje. Genjeje kete popull sic ke bere tere keto vite, duke tall bythen me kete popull. Po si s’ke as turp qe thua se s’te pelqejne leket apo pushteti !!!!!!!!!!!!
MASHTRUES, VRASES. Njeri qe kenaqet dhe i behet zemra mal kur vriten dhe digjen njerezit me benzine. O VRASES, O GJAKATAR
berisha nje ligavec
nje neveri me dy kembe e zevendesuar nga nje piktor delirant
Kure degjoi qe berisha eshte ne interviste e shkepuse disa here TV, mga ky njeri merr pergjigje shume te sakta…e pyet per Romen e te pergjigjet per Tomen, njeru qe perfaqesone me se miri intrigat e shqipetarve, pa personalitet, pa morale dhe nje mashtrues injorante.
Ne ka njeri qe genjen me shume ne ate vend eshte ky njeri dhe ne asnje resht nuk i besoj.
je ca pusht ti fotaq…..mervesht
nuk dua te komentoj kete interviste perverse.
jo vetem berisha eshte kriminel por dhe 99% e mediave te tipit Mutsafa Nano jane hordhi po aq kriminale
si nuk doli nje gazetar ti hedhi nje kepuce surratit ketij perbindishi ose nje kove me salce domate por i bejne keto pyetje qe tallen me ate popull.
neveri per ish ambasadorin e sales ne kroaci…lavdi gjigandit enver hoxha
Halla me rrenat e ketij multi merreni?Ju mungon Kaq shume?apo vetem fale tij keni shprese me fituar?
Nuk citoyen kur zgedhjet keshtu-perkunder sondazhet qe ju na servireni!
Nuk e di ç’pergjigje do i kishte dhene pyetjes,…se pse, si, kush e detyroi fekalen islamike Sali, qe te fuste Shqiperine ne gropen e zeze te konferences islamike,….sepse ne fakt kjo eshte dhe strategjia e trios antishqiptare, per ta deklamuar kombin tone si komb islamik ne zemer te Europes….Pse jashteqitjet e benevrekeve te llojit Nano-Baze e ndonje tjeter, nuk ja bene kurre nje pyetje te tille???…..
“Profesionalizem nga Muci dhe Sali”,
Me cilin person te rendesishem, kini mundur te beni fotografi?
Eshte niveli i zhabave ne pellgun me uje te felliqur. Pyetje karagjozesh dhe pergjigje mashtruesish.
Kur njeri ben si gazetar dhe tjetri si politikan, atehere ke mberritur tek Muci dhe Sali. Te na rroje e te na gezoje, provinca shqiptare.
Berisha ne radhe te pare eshte hipokrit.Kur pa qe komunizmi po merrte te tatepjeten,qe amabasadat u mbushen dhe familjaret e armiqve te popullit nuk i gjeti gje,atehere shejtani qe flinte brenda tij shpertheu:-Pse te mos e shkerdhej une,besniku intransigjent i partise, kete regjim qe po e shkerdhejne te gjithe????Pse te mos jem une padroni i kesaj prostitute?
Dhe keshtu e trajtoi kete vend,si prostitute.
Intervista e rrealizuar me z.Berisha para shume vjeteve, per mua ka nji te vertete te madhe qe eshte aftesia e tij per te mashtruar dhe mos thene snjihere te verteten.Ky tipar bie ne sy me nji perqindje mbi 90/ 00 te veprimtarise te tij gjate ketyre nji 25 vjeteve. Me mbetet te theksoj se, i vetmi njeri qe, nuk ka ndryshuar dhe nuk do te ndryshoje ne begraundin e tij, eshte vetem Berisha. Me te drejte populli e ben fajtor per dhjetra fakte tronditese, ku dhe ne qofte se nuk eshte plotsisht fajtor dhe inisitor, ka tre cerekun e fajit. Mbetet per te thne shyqyr qe ra nga kali se me revanshin qe kishte mare, nuk dihej se, ku do ta ndalte hapin me te keqen e madhe qe, ka ne shpirt kunder popullit dhe vendit te tij, fshatit dhe rrethit ku lindi, si dhe per gjithe Shqiperine.
Fenomeni Berisha eshte nje skandal kombetare qe vlen te studjohet nga profersoret te fushes psikologjike.Perfundimet u duhen dhene pushtetarve dhe ligjevensve .Keto intervista apo biseda ne studjo rreth fenomentit Berisha nuk sjellin azgje te re per politiken shqiptare. Perkundrazi ushqejne me oksigjen nje shemtire qe nuk po na shqitet nga kemba per te ecur perpara .Outopsia e Berishes eshte bere ne 97 dhe ne edhe pas 18 vjetve skandale marrim mundim te risjellim se cperfaqeson ai .Vula i eshte vene me kohe dhe ne vazhdojme te derdellisim .Per cfrare kredo ?????.
Tek pergjigja e pyetjes se fundit te intervistes. I ke thene dhe vertetuar te gjitha. S kam cfare te komentoj.
Gjithe ato pergjigje qe ka dhene, jane krejt te kunderta me ato cka ka bere qysh se ka marre pushtetin ai………
.Po ketu te ne eshte kthyer ne sistem me thene ndryshe cka mendojme dhe veprojme. E cfare analize duhet me ju ba genjeshtrave????????
Asgje.
Eh ku ka degraduar Shqiperia me shqiptare………
Pergjegje tè çuditèshme plotè fillozofi idiotèsie,njèlloj sikur tè ishte politikan Don Kishoti nè kohèn e tij.Marrèzite e tij i ka treguar koha,lolo trazavaçi politikan.