INTERVISTA / “E vërteta për Evi Kokalarin”, rrëfimi i Geri Kokalarit për ‘trampisten’ e Berishës: “Babai i saj në komunizëm dhe historia në SHBA”

redaktor

 

 

Nga Xhevdet Shehu

Botuar në DITA

Intervista e kësaj radhe me veprimtarin e njohur shqiptaro-amerikan Geri Kokalari mori shkas nga shfaqja e Evi Kokalarit këto javët e fundit. Kjo zonjë e ardhur enkas nga Shtetet e Bashkuara për t’iu gjendur në krah Sali Berishës së shpallur Non Grata nga SHBA ka ngjallur sa habi aq dhe dyshime.

Mbiemri Kokalari është mjaft i njohur dhe ngjall kërshëri. A është ajo vërtetë një pasardhëse e Musine Kokalarit? A është ajo përfaqësuese e Partisë Republikane amerikane në këtë shfaqje publike të saj? Dhe, së fundi, sa mundet një si Evi Kokalari të ndryshojë fatin politik të Berishës dhe familjes së tij?

Ja si përgjigjet Gary Kokalari në këtë intervistë ekskluzive për DITA-n.

 

Zoti Kokalari, një zonjë me mbiemrin Kokalari është shfaqur kohët e fundit në Shqipëri, në mbështetje të zotit Sali Berisha, i cili, sikurse tashmë e dinë të gjithë është shpallur person non grata bashkë me familjen e tij nga DASH, njoftuar kjo nga vetë Sekretari amerikan i Shtetit, zoti Blinken. Lexuesit e gazetës DITA më pyesin se çfarë lidhje ka Evi Kokalari me Gary Kokalarin, i cili është një denoncues punlik i krimeve të Sali Berishës prej shumë vitesh. Disa e përshkruajnë atë si një aktiviste të famshme shqiptaro -amerikane. A jeni i njohur ju me të?

– Po, e njoh sepse nëna ime ishte aq e sjellshme sa ta merrte në shtëpinë e saj kur Evi erdhi për herë të parë në Amerikë, por unë nuk kam pasur asnjë kontakt me të për shumë vite.

Ajo që di gjithashtu është se duke filluar nga më shumë se një shekull më parë, familjarët e mi më të afërt në Amerikë janë përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro -amerikan dhe unë kam ndihmuar në vazhdimin e kësaj trashëgimie për më shumë se tre dekada.

Gjyshi, babai, nëna dhe unë  themeluam dhe drejtuam shumë prej organizatave shqiptaro-amerikane që ishin angazhuar në aktivitete qytetare, kulturore, humanitare, politike, përfshirë lobimin për Kosovën dhe luftën ndaj komunizmit, por Evi Kokalari nuk ka qenë pjesë e ndonjë prej këtyre përpjekjeve. Kështu që unë nuk di që ajo të ketë aktivitet në Amerikë sa i përket çështjes shqiptare.

Ndoshta ajo pretendon famë nga ndonjë aktivizim i vërtetë ose i perceptuar brenda Partisë Republikane, duke u përpjekur ta portretizojë veten si person i Partisë Republikane apo person i Trump-it për Shqipërinë. Tani, nuk di të them çfarë mund ta lidhë një si atë me Trump-in, përveç ndonjë pozimi për fotografi, por nuk do isha i sigurtë nëse ai ia ka dëgjuar ndonjëherë emrin.

Është e qartë që nëse ata do kishin ndonjë marrëdhënie të ngushtë siç pretendohet, duhet të ishte e lehtë për të që ta bënte Donald Trumpin apo Partinë Republikane ta lëshonte një deklaratë në mbështetje të Sali Berishës; nuk ka pse të mbështeten tek një përfaqësim çfarëdo. Do të isha shumë i befasuar nëse kjo do të ndodhte, por edhe nëse ndodh, unë do ta njihja Donald Trumpin apo zyrtarë të tjerë republikanë me ato që di për Sali Berishën, ashtu siç bëra me kongresmenin Zeldin.

Në mirëbesim, mund t’ju them se kam pasur një takim me Donald Trump-n në zyrën e tij në Trump Tower shumë vite para presidencës së tij dhe gjithashtu në një rast tjetër; ne kemi studiuar të dy për biznes në Shkollën Wharton, edhe pse në periudha të ndryshme. Unë gjithashtu e njihja vëllain e tij, Robertin, dhe kisha marrëdhënie shoqërore dhe biznesi me të; jam mjaft i familjarizuar me aktivitetet e biznesit të Organizatës Trump që datojnë në kohë para se Donald Trump të ishte një emër jo i zakonshëm.

E kam votuar Trump-in dy herë. Herën e parë sepse besoja se politika e tij tatimore do të stimulonte rritjen ekonomike të SHBA, megjithëse kisha shqetësime për temperamentin e tij për të shërbyer si President. Herën e dytë, sepse i vetmi opsion tjetër në fletë-votim ishte një plak i fshehur në një bunker, kështu që unë e shikoja Trump-in si më të voglin nga dy të këqijat, por më duhej të mbyllja hundët me dorë kur e votova.

Duke thënë të gjitha këto, unë jam dyshues për të ashtuquajturit Trumpers që ndjekin verbërisht Donald Trumpin si zombie, sepse duket se shumica e tyre nuk arrijnë të kuptojnë se Trump nuk ka ideologji politike. Ai ka shfaqur karakteristikat e një narcisti malinj dhe ideologjia e tij e vetme e vërtetë është ajo që është në interesin më të mirë të vetë Donald Trump; gjithçka tjetër është dytësore për të – përfshirë interesat e Shteteve të Bashkuara.

Për shkak të mashtrimeve të tij jo-presidenciale, fëminore, ai vetë duhet fajësuar për humbjen e zgjedhjeve të fundit presidenciale dhe për dhënien e kontrollit të Senatit te demokratët. I paralajmëroj ata që kërcejnë për një pozicion brenda orbitës së Trump se do të përfundojnë si molat rreth një flake që përfundimisht do t’i djegë.

Pra, nëse “fama” e Evi Kokalarit në Shqipëri si “aktiviste” buron nga kjo lloj mbështetje e saj ndaj Donald Trump-it, ajo duhet këshilluar të shikojë mirë pas. Çuditem kur shoh se si dikush mund të magjepset me Berishën dhe Trumpin; të dy janë të njohur për shaka irracionale, përhapin  mospërputhje faktike dhe kanë sjellje egocentrike, por ata ndryshojnë në diçka; na pëlqen apo jo, Trump mbetet një faktor politik ndërsa Berisha nuk është as një puçërr në bythën e Trump-it.

Atëherë sa mundësi ka zonja Evi Kokalari që të shpëtojë Sali Berishën nga përballja me Departamentin Amerikan të Shtetit?

– Unë mendoj se ka më shumë shanse që ajo tē jetë Presidentja e ardhshme e Shteteve të Bashkuara. Unë di atë që di për Armo, Albpetrol, Gerdec, AEY dhe kaosin e vitit 1997; kushdo që është i njohur me faktet dhe rrethanat e atyre ngjarjeve dhe mbështet akoma Berishën ose nuk ka kapacitetin mendor për të kuptuar rëndësinë e atyre çështjeve ose është komprometuar rëndë.

Si rezultat i sanksionimit nga Departamenti i Shtetit për korrupsion, Berisha tani po vepron si një kafshë e plagosur që gulçon për ajër dhe në dëshpërimin e tij ai do të përpiqet të bëjë gjithçka për ta rikthyer veten në sytë e Uashingtonit. Nëse më tregon qoftë edhe një person që mendon se ka ndonjë mbështetje domethënëse për Berishën në Uashington, unë do të provoj që ky person është budalla ose i çmendur.

Me sa di unë, edhe në komunitetin shqiptaro-amerikan, me përjashtim të një elementi të vogël periferik, shumica e shikojnë tashmë Berishën si një neandertal. Bazuar në përvojën time, besoj se Berisha ka qenë dhe do të jetë gjithmonë një gënjeshtar patologjik dhe i pabalancuar mendërisht. Sot me PD-në që e trajton si të dëbuar, ai mund të quhet përfundimisht humbës.

Për të qenë të qartë, Trump dhe partia republikane aktualisht nuk kanë fuqi të anulojnë sanksionet e Departamentit të Shtetit ndaj familjes Berisha, por edhe nëse Trump hyn në garë dhe fiton zgjedhjet e ardhshme – është e pamundur të mendosh se Trump do investohej për të ndihmuar një person që është sanksionuar për korrupsion, nëse dosja e Berishës vendoset ndonjëherë në tryezën e tij. Në çdo rast, unë di si ta shpreh zërin tim në Uashington, e kam bërë më parë për kauzat shqiptare dhe do ta bëj përsëri, veçanërisht nëse do të duhej të thoja të vërtetën për Berishën. Askush – asnjë Kokalari, asnjë Berisha dhe asnjë Trump – nuk më pengon ta bëj këtë.

Evi Kokalari thotë se ka lidhje me Musine Kokalari. Çfarë mendon për këtë?

– Do më duhet ta quaj një hipokrizi sepse babai i saj, Dr. Petrit Kokalari, ishte një anëtar me teserë i partisë komuniste dhe e di këtë sepse ai është i listuar në Drejtorinë e CIA -s si zyrtar i partisë komuniste dhe drejtor i një instituti mjekësor gjatë epokës komuniste në Shqipëri. Emri i askujt nuk ka hyrë në atë libër pa qenë një person që i premtonte besnikëri Enverit. Dhe Petriti është Kokalari i vetëm në atë libër.

Unë kam biseduar gjithashtu me familjarë dhe me të tjerë që e njihnin dhe të gjithë më kanë thënë se Petriti mburrej se ishte person i afërt i Enver Hoxhës gjatë një kohe kur kjo ishte në dobi të tij. Sali Berisha ishte gjithashtu i njohur për shprehjen e admirimit të thellë për Enverin, dhe unë e di që Saliu kishte një lidhje personale me Petrit Kokalarin; Saliu ma ka thënë këtë në një prej takimeve të mia të hershme me të.

E kuptoj që gjatë komunizmit në Shqipëri shumë njerëzve u është dashur të bëjnë kompromis me Enver Hoxhën për të pasur një jetë më të mirë, dhe nuk është e drejtë të gjykosh fëmijën nga veprimet e babait.

Por do të theksoja  se ndërsa Petrit Kokalari shijonte frytet e të qenit në anën e privilegjeve të Enverit, anëtarët e tjerë të familjes Kokalari, si Musineja dhe Vera, po kalbeshin në burg, ndërsa Kokalarë të tjerë po dekompozoheshin në tokë me nga një plumb në pjesën e pasme të kokës, siç ishte fati i Syrja Kokalarit, babait të Verës dhe vëllait të gjyshit tim, apo Mumtaz dhe Vesim Kokalari, vëllezërit e Musinesë.

Pra, Evi Kokalari ka të drejtë të ndihet krenare që ndan mbiemrin e familjes Kokalari me Musinenë, dhe nuk e përjashtoj mundësinë që mund të ketë rënë preh e manipulimeve të Berishës. Sidoqoftë, nëse ajo po përpiqet në një farë mënyre të përdorë shkëlqimin e  Musinesë si një heroinë kombëtare për të çuar përpara interesat e Sali Berishës, një njeri që ka bërë më shumë se kushdo tjetër për të minuar demokratizimin e Shqipërisë, unë do ta konsideroja këtë blasfemi dhe një turp për emrin e familjes sime.

Jam krenar që emri Kokalari është njohur dhe respektuar si në Shqipëri ashtu edhe në Komunitetin Shqiptar Amerikan për dekada, por kjo nuk ishte për shkak të ndonjë gjëje të bërë nga Petrit ose Evi Kokalari.

 

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

şişli escort
halkalı escort
mecidiyeköy escort

Share This Article
45 Comments
    • emigranto
      e ke gjetur dhe ti një fakt që mbështet besimin tënd!!
      pra dikush ka thënë që “non grata” është vetëm për të mos shkuar në amerikë dhe nuk është ndonjë punë e madhe!!
      dhe ke të drejtë!!
      ti vërtetove që “prijsi” ytë është ëngjëll!
      ashtu si mund të gjej dhe unë një “fakt që “prijsi” im është po ashtu ëngjëll si tëndi!!
      e kështu me rradhë të gjithë mund ti kemi “prijësit” ëngjëj,por e keqja është se këta “ëngjëjt” tanë po na fusin gjithnjë në luftë me njëritjetrin,se këta prijsit tanë,ndryshe nga ne,veçe veç,”prijsit” e tjerë i quajnë djaj!!
      emigranto,lëre besimin dhe shiko atë që po ndodh!!
      ky prijsi tënd ëngjëll,na doli se nuk ishte i tillë!!sepse po na kujton se ai që ëngjëlli tënd e përdori si deshi për gati 20 vjet,na qënka një mostër!na qënkka një bastard që jo vetëm kafshon dorën që e ka ushqyer,por dhe e gropos!!
      o emigrant,nuk të bie në të kur shikon që deri dje të ngrenë dhe sapo i kritikon,nuk them nëse i kundërshton,të nxjerrin çdo lloj pisllëku në shesh,bile dhe të shtojnë të tjerë për të përforcuar ata që ke pasur??

    • se e postova pa përfshirë dhe një mendim për adrian krastën!
      të mbështesësh berishën,çfardoqoftë arsyeja!?
      do të thotë të jesh budalla i lindur!!
      do të thotë të jesh në të njëtin nivel me ata që sot mbrojnë hitlerin!!

  • Evi është një budallaçkë e shkreta. I është mbushur mëndja se është politikane. Gënjen vehten, të jesh llafazan pa logjikë nuk do të thotë se je politikan. Ajo ka kënaqësi që masturbohet nëpër studio televizive dhe së fundmi edhe në foltoret e plakut Sali. Lëreni të kënaqet, mos ia prishni lezetin, nuk ka kënaqësi tjetër në jetë e shkreta.

  • Bravo Z kokallari ndoshta ne rethin e Berishes mendojne se nuk ka njeri qe i din te vertetat e Berishes dhe fatmiresish qenka dikush qe e tregon te verteten dhe ky njeri jeni ju,por une pyes vetveten si munden Demokratet Injorant te besojne ne kesoj lloj njeriu si Berisha kur te gjith e dine se cfare njeriu esht ai ne te vertet asgje tjeter se nji dhelper qe esht lindur ne Shqiperi ,nji anti kombetare i poshter qe furnizonte tanket Serbe me nafte per te vrare Shqiptaret e Kosove s ,ky lameronte UDB ne Beograd emrat e luftetareve te UCK qe te burgosen edhe ky urdheronte vet qe te arestoheshin ne Tirane,dhe kjo zonje e mer guximin dhe i mblone krejt cka ka ndodhur kjo e ka vendin ne burg jo ne liri.

  • Lereni znj Musine,ne panteonin tone kombetar,si simbol i demokracise dhe lirise se fjales,e persekutuar deri ne dhimbjen ekstreme shpirterore dhe fizike,deri ne fundin e jetes se saj..
    Ju falet,qe ne ato kohe e late fare vetem,por nuk ju falet tani,duke na shkaktuar nje neveri te skajeshme,duke perdorur personalitetin e saj,per perfitime teper te mbrapeshta.
    Dhe besoj ne ato qe thote Geri,per aktivitetin patriotik shqiptar,ne ShBA te familjes se tij,por do te isha shume kurios te dija mendimin e tij,per shoqerine patriotike Vatra,te themeluar nga Noli yne, dhe tani e rene ne duar,qe e perdorin ne te kundert me idet dhe drejtimin e vatres se dikureshme.

  • Kokolare ne Gjirokaster kam njohur, te them e une dy fjale te verteta, njeri ishte Ulusi Kokolari, pedagog ne ILP Gjirokaster, por dhe kunatin e tij Vasilin we njekohesisht ishte drejtor i ketij Instituti..! Ulusi ishte njeri i dashur, kish peshperitje per biografine, nga studentet, por ata qe dy per mendimin tim ishin te mire..! E te thote ky Geri qe s’jemi gje, une nuk do ta besonja, pasi ngjasin..! Tani nuk eshte koha per te shkuara te harruara, por per gjera praktike per te shpetuar Shqiperine. Hapi kryesor eshte :”TE KORRUPTUARIT JASHTE POLITIKES, SEKUESTRIM PASURIE DHE BURG..! Nuk ka biografira te vjetra ne demokraci..! Shqiperia eshte shnderruar ne cerdhe krimi..!

  • kjo tarrallakja e kokalarëve,si e ka thënë vetë geri,duket që në momentet e para që është vetëm një llapaqene e zhurmëshme!!
    ajo që më bëri përshtypje në këtë intervistë,nuk ka të bëjë me tarrallaken!!asaj mund ti besojë kush ka dëshirë të ketë një “fakt”që vërteton budallallëkun e tij!!
    si ata që thonë “e ka thënë al fredo cakò”!!
    përshtypje më ka bërë votimi i gerrit në amerikë!!
    votimi për donald trampin a trumpin,nuk ka rëndësi mbiemri i gomarit!!
    sipas të dhënave që geri jep vetë!?
    sipas asaj që ne,të huajt,pamë që në fushatën e parë të sociopatit tramp!?
    do të ishte e vështirë të votoje për të!!e geri thotë se është njohës i politikës!?
    më e keqe se kjo “njohje e politikës”,votimi i parë,është votimi i dytë për tramp!!
    nëse votimi i parë ka qënë thjeshtë votim përfitimi,pramtim për uljen e taksave,i dyti më duket pak si i trashë kur thotë se votova për të “sepse i vetmi opsion tjetër në fletë-votim ishte një plak i fshehur në një bunker, kështu që unë e shikoja Trump-in si më të voglin nga dy të këqijat,”!?
    të nxjerr me një nivel aq të ulët njohës!?
    sa,po ta kisha unë në dorë atë votë,nuk do të ndaloja vetveten të votonte!!
    por mbi këto të këqija,pra dy votimet prej analfabeti,prej të padituri dhe prej aspak të zgjuari,zoti kokalari,sipas asaj që thotë dhe sipas asaj që truampi,mund të ketë përpara në zgjedhjet e 2024,ai ka mundësi që ta rivotojë për të TRETËN herë!?
    ndoshta tek paaftësia për të vlersuar politikën ka qënë dhe mbështetja që zoti kokalari,ndoshta gabohem,i ka dhënë berishës në fitoren e 2005së!!
    e mbi të gjitha kur kishte përjetuar,nga lajmet në tv,ngjarjet e ’97ës!!
    që vetë i quan si një pikëvlersim i politikës sharrlatane berishjane!!

  • Ja ku te con budalliku!
    Te perfitoje komunisti me i poshter i Bllokut,Sali Berisha,,spiun komunist,deshmitar gjyqesh,persekutor kolegesh,hajdut i korruptuar vrases masiv,furnitor i Milloshevicit,grabites pronash,,mashtrues,shites i kufijve,,nga emri i ndritur i Kokalareve fisnike te Gjirokastres,,Shko ere te mbroje Sokol Hoxha,Liljana,Isuf Kalose ata jane gjirokastritet e seres tende qe te kane pritur e percjelle,,jo Kokalaret.

  • Nga menyra se si ja ke bere pyetjet,duket qe i jep edhe pergjigjet vete.Rama eshte i fuqishem vete,nuk ka nevoje per kaq bythelepirje.Je treguar intervistues pa dinjitet,po ta dish kuptimin e fjales

  • E lexova komplet artikullin dhe nga thellsia e zemres
    them :”Hallall qumeshti I Nenes qe ke pire Gary-Kokalari “.Jane po keta njeres edhe sot ne kohet moderne qe nga emir apo mbiemri mundohen te hyne ne histori si esterike.Ja pra kush eshte Sali-Berisha
    dhe Evi-kokalari .Ne kete rast Eva eshte kok-Turku.
    Pse Saliu nuk e perdori kur ish ne pushtet Eva-Kokalarin?Por sot qe eshte Non-Grata.

  • Kokolaret jane fis i mire ne Gjirokaster.Ne komunizem disa u persekutuan,disa kane dhene kontribut te vyer ne zhvillimin e Shqiperise.Nipi e mbesa qe po na rrefejne:”A doni me per Belulin?”nuk e nderojne fisin e tyre fisnik Kokolari.

  • Po e nxori vete qe ky kurva e paska votuar Trumpin dy here, dhe eshte spiun i Trumpit dhe ne sherbim te misioneve antishqitpare te Ramutit.
    Flamuri kunder Berishes vetem e ndihmon te realizoje axhenden e ndyre te Rilindjes.
    Cpune ka te merret shtypi me nje sorre si Evis Kokalari, vetem ky e di.
    Dhe si thote, ka qene ne nje shkolle me Trumpin, po ne periudha te ndryshme. Keshtu qe ka gjasa ta kete me te afert se Evi Kokalari.
    Ky qe paska organizuar aktivitete per SHqiperine.
    Sa per dijeni, keto organizata marrin fonde nga qeveria federale e Amerikes, dhe kellira si ky Kokalari ushqehen me ato fonde.
    Ky eshte qellimi i vertete i ketyre paraziteve te ndyre.
    Asnje organizate nuk ka bere asnje gje per Shqiperine.
    Vetem mburren si qelbesira she mbledhin me vete servile dhe birbo burracake qe vene per interesat e tyre dhe jo se i djeg malli per Shqiperine

    • Zoti Mirel

      Kam pare shume nga komentet e juaja dhe me rezulton se:

      1. Ju komentoni pa e lexuar fare artikullin, ose lexoni tre rrjeshta. Nje ne fillim, nje ne mes dhe nje ne fund.

      2. Komenti i juaj eshte i paracaktuar pamvaresisht nga permbajtja e artikullit. Po ti lexosh shkrimet e juaja dhe artikujt qe ti i jep pergjigje bindesh se kjo eshte e vertete.

      3. E prezantoni vehten si nje person” i paguar” nga nje “grupim apo individ” qe ne mund ta “perfytyrojme drejte, vetem ne rast se ti nuk ke probleme shendetesore”.
      Ajo qe mungon eshte vetem “nje fotografi dhe nje incizim i momentit te pageses”.

      Por mund tejete edhe nje opsion, mundesi tjeter:

      4. Koncepti tend se “efektet dhe kenaqesite tek lexusit jane me te fuqishen” kur ti prezantohesh si nje “parimor serioz” qe e shkruan me “germa te zeza sulmet e tua imagjinare” ne nje leter te bardhe.

      5 . Perpiqesh ta nxish,shkaterrosh, erresosh cdo fakt real per hir te kundershtimit, qellimet qe vetem ti e di.
      Pra bojen e bardhe, do ta nxish aqe shume sa qe ajo te mos duket me.

      6 . Por e bardha permban te gjithe spektrin e drites, te gjitha ngjyrat, te gjitha te dhenat ne artikullin e z.Kokalari. Por ju i shumzuat te gjitha me zero.

      7. Ky eshte nje tipar i tendi qe korigjohet, por duhet te investosh kohe ne leximin e artikujve, ne rast sedesheron te mos hecen me hamendje, i kontrrolluar nga instiktet ose gjera te tjera qe nuk arrij ti kuptoj.

  • Ky eshte anti-berishist sepse Berisha nuk e beri minister te jashtem, dhe me vone nuk e beri ambasador ne OKB. Kjo eshte arsyeja e armiqesise se Gery Kokalarit me Sali Berishen.

    • nuk e di a qëndrojnë këto që thua,por një gjë është e sigurtë,se këto nuk e mbrojnë aspak sali qën berishën!
      çfardolloj të jetë arsyeja që e sulmon kokalari,sali berisha mbetet një hale,një kriminel deri në vdekje!!

      • I nderuar !

        Keni pjeserisht te drejte.Me sa di une Gery K. ka qene dy here protagonist I vijes pare ne ardhjen e Salihit ne pushtet ne 1992..dhe ne 2005 qe per mua jane antishqiptarizem .
        .
        Ne raste te tilla dihet qe Gery K.ka kerkuar “shperblimin” nga Berisha I pare dhe I dyte dhe kjo eshte normale..kujtojme mikun e Gerit,ish krye berishistin Mero Bazen I cili I hapi lufte Berishes ne 2006 se nuk I dha nje placke te majme te premtuar qe e dine te gjithe.
        sidoqofte.keto jane OK per Meron dhe Gery-in.
        .
        Problemi me Salihin ka nje natyre tjeter.
        .Ai eshte kriminel por jo fajtor.
        .Kjo sepse ai ndershmerisht ka pranuar krimet e tij eshte mburrur biles ka arritur te perdhose viktimat e tij dhe jetimet e tyre..
        .
        Fajtore kryesore jane shpura e PS-se….Nano-Meta-Majko-Rama qe kane tradhetuar gjithmone elektoratin si dhe Dashi Washingtonit qe nuk I bie ne balle Sali Satanait por akoma I krehin bishtin me non graten duke e bere me te fuqishem se kurre..Ne kete kuader dhe Gery eshte jo vetem shume I vonuar por dhe bashkfajtor me Berishin..kurse bashkriminel eshte dhe Malazezi shqipfoles Fran Shkreli qe me intervisten e dhene te SYPESHKAQENI I SALES organe te specilizuar te shtetit amerikan duhet ta vizitojne ne ndonje klinike te shendetit mental si antikomunist psqikisht I semure..si Frankeshtein qe krijoi Salisatanain dhe po e mbron duke perdhosur Ameriken

        • fajtori ?
          pak si gabin,ndoshta në formulim”.Ai eshte kriminel por jo fajtor.
          .Kjo sepse ai ndershmerisht ka pranuar krimet e tij eshte mburrur biles ka arritur te perdhose viktimat e tij dhe jetimet e tyre..”
          të pranosh krimet,si e ka bërë berisha!?
          nuk e lan fajin!!mund ta lehtësojë kërkimi i faljes,por faji mbetet faj!!
          pra berisha është jo vetëm një kriminel por dhe i faktuar si i tillë nga ai vetë!pra një kriminel që ka pranuar fajin e tij!të paktën në një rrast,atë të 21 janarit 2011!!
          tashti”Fajtore kryesore jane shpura e PS-se………………………………………………”,nuk është e vërtetë!!
          këta kanë fajin e tyre si me mbështetje direkte,meta dhe nano ashtu si legen,ashtu dhe me mosveprim,rama dhe gjithë PSja!!
          sa për DASHin amerikan!?
          nuk do të thosha se është fajtor!!ai punon për interesat e SHBAsë dhe jo të botës!!nëse interesat e botës përputhen me ato të SHBAsë ata veprojnë në atë masë sa kanë dhe të dhëna,në atë masë sa ju intereson dhe në atë masë sa dinë!!
          ne si milet i thjeshtë kujtojmë ” se i madhi i di të gjitha”,si kemi kujtuar se “sigurimi i di të gjitha”!!
          askush nuk i di të gjitha,askush nuk mund ti dijë të gjitha!!e mbi të gjitha ASKUSH NUK MUND TË ZGJIDHË GJITHÇKA!!
          fran shkreli,me një intervistë që ka dhënë!?
          mos vallë është shpëtimtari i berishës??a thu se është poseidoni a zeusi!?
          apo zoti vetë ky fran shkrali??
          jo o lal jo??
          fran shkreli është alibija tënde për dembelizmin tënd!ai është alibia për “budallallëkun” tënd!mos ma merr për keq kur them “tënd”,ai përfaqson tërë ata që nuk e shohin problemi tek vetja por ja lënë dobiç në derë dikujt tjetër!!
          zotëri,tek grumbullimet e sali berishës mblidhen aq shumë njerëz,të trashë dhe gomerë të lindur,sa vështirë se mund të ket fran shkrel dhe bir kurve që mund tia këthejë mëndjen!!
          zotëri a mendon se po të fliste ndryshe frani i shkrelëve nuk do të kishte njerëz në grumbullimet e berishës??
          jo të garantoj se shkreli nuk ka më shumë emrë se kokalari,pra,meqënëse kanë folur të dy,atëherë kemi një neutralizim,por nuk ndodh kështu!!qënësia e sali berishës nuk varet nga shkreli e kokalari,por nga mëndësia e trashë,patriarkale,mesjetare,shqiptare!varet nga mëndësia e “prijësit”,diktatorit që ka shqiptari!!
          shqipua nuk ka atë mëndësinë e thjeshtë e të ekuilibruar të demokratit,të njeriut të lirë!!
          njeriu i lirë shikon si ta zgjidhë problemin e vetë,njeriu i ndrydhur,është e kundërta!
          ja delegon dikujt tjerët!
          pra saliut,edit,enverit e ahmetit!!
          po të ishte shqipua i lirë!?
          çfar do të bënte pas 30 vjetësh jetë politike të sali berishës??
          edhe sikur ai të mos ishte ai kriminel që ne e njohim,do ti thoshte ashtu pa ja prishur qefin”e di çke o sali??
          zbythu pak se boll të kemi dëgjuar! lërja radhën dhe të tjerëve se nuk e ke marrë me tapi atë mut politike!”!
          por jo,shqipua i shkon pas deri në vdekj,të tij dhe vetvrasje të vetë!!
          që më pas,pas vdejhes reale, po ata që e kanë ndjekur si zagarë,ta shajnë me rrënjë e degë!!
          fajtori ?
          para se ti vësh pikpyetjen pas fjalës fajtori,mendohu se të garantoj që do ta gjeje me lehtësi se çfar duhej të vendosje pas saj!!
          unë po ta them”fajtori jam “unë”!
          pra “unë” dhe “ti”!
          e askush tjetër!!

  • Më bëri përshtypje shprehja: « Herën e dytë, sepse i vetmi opsion tjetër në fletë-votim ishte një plak i fshehur në një bunker, kështu që unë e shikoja Trump-in si më të voglin nga dy të këqijat ».ndryshimi i moshës së Biden me Trump nuk është më shumë se sa dy vjet, pra të dy janë pleq. Pas katër vitesh, Trump i tregoi cilësitë e tij negative dhe me pèrjashtim të të pasurve që përfitonin nga taksat, të tjerët nuk kishin arsye për t’a votuar. Mund të thuhet që Trump ishte Presidenti më i papërshtatshëm qè ka patur SHBA në dekadat e fundit. Unë e vlerësoj z. Kokalari për sinqeritetin e tij, por më zhgënjeu me votimet që ka kryer, në një kohë kur i din të metat e Trump.

  • Debat i madh politiko-ideollogjik ne Shqiperi per non-gradan ndaj S. Berishes! Teatri komik vazhdon! Kjo eshte e mundur vetem ne Shqiperi! Ndaj prisni bileten sa me shpejt per komente, debate dhe intervistat e radhes!

  • Z Kokalari ben shume mire qe thua te verteten per Berishen si varemihes i demokracise ne Shqiperi dhe sa e sa te zeza qe ka bere , por do te ishte mire ( meqenese ke akses ne politiken e SHBA ) qe te jepnit kontributin tuaj ne te mire te ardhmerise se vendit , per te hedhur ne kosh te plehrave komplet klasen politike te ketyre 30 vjeteve , qe po i ben te njejtin dem kombit , nepermjet korrupsionit galopant , degdisjes ane e kend botes i te rinjve tane , sepse ata nuk shohin nje perespektive ne vendin e tyre ame , sepse ju eshte vrare shpresa nga keta politikane qe paresore kane xhepat e mbushur nga korrusioni , TE MOS MBROJME TE KEQEN ME TE VOGEL , POR TA SHPORIM TE KEQEN SEPSE NJESOJ ERE TE KEQE KA SI RAMA DHE NERISHA , ndryshimi i vetem eshte se Rama nuk vret me arme si Berisha , por ai me keq akoma po vret gjithnje e me shume t besimin e njerezve per te ndertuar te ardhmen e tyre ketu

  • Ky plera Gery Koke!ari u be kundershtar i Berishes qe kur Berisha nuk pranoi qe ky mender Gery te luante me paret e Shtetit shqiptare ne Bursen NY apo Stat market, ashtu sic ka bere me paret e shume Shqiptarve ne Amerike qe i kan besuar ketij Hihene te zgjebosur dhe kane “humbur” paret ne stat market sepse dihet qe perfituesi ishte ajduti plera Gery

  • GARY KOKALARI THOTE ME FAKTE TE GJALLA DHE TE SINQERTA MENDIMET E TIJ

    Open mind! Open heart!
    Nuk mund te kete dy te verteta per nje te vertete!

    • O alla hile Hamdi me llagap Alban, meqe ju bashkone Ideali AntiBerish me Gery Koke!arin, bene mire te kerkoshe se ndoshta dhe ti na dele Vorio epiriot nga Tropoja dhe bashke me ate te dhjerin Gery na krijoni nje Shoqate patriotike pan ??????? te re me Vorio epiriot nga jugu ne veri me ngjyrat e ylberit , dhe si bashkebanor te NY shko e jepi ca pare “shokut” Gery Koke!arit ti investoje ne Stat market e ne Returne te japin Noc rokun ,hahahaha se nuk thone kote qe ai qe ta f— duhet me shume ,dhe tamam behesh “Open mind” open hart dhe padiskutim dhe OPEN ??????

      • Beni USAnuk e di sa të drejtë ke për këto që thua,pra për vorio epir dhe biografinë e kokalarit,por të nbrosh berishën!?
        nuk ma merr mëndja se do të të ndihmonte dhe biografia më e keqe e kokalarit,a e kalbësirë degës!!
        për kalbësirën e di që e ka mbështetur salën në 2009ën,për kokalarin nuk isha i sigurtë,pro e vërtetuan të tjerët që e ka mbështetur në 2005!!
        pra të dy e kanë mbështetur në kohën që ai,në një shtet normal demokratik nuk duhej të ishte në qarkullim të lirë,ose minimumin i minimumit,duhej të ishte një i harruar i politikës!!
        sot ai,berisha,pavarsisht se është në luftë brënda llojit të tij dhe jo brënda tërësisë shqiptare,prapë ai është gati që për interesin e tij të nxisë një luftë civile!!dhe lufta civile nuk mund të bëhet me gjysma!!
        ai është po aq agresiv sa ditën e parë,30 vjet më parë!!sa 24 vjet më parë,pra si gjithnjë!!
        të mbrosh si berishën dhe bashën!?është njëlloj si ti biesh murit me kokë për të mësuar më shumë!!
        që të dy janë kërma,që të dy janë të ndyrë!!
        largimi i berishës,ka vetëm një të mirë!!
        atë që do ti japë mundësinë PD të ketë shansin që të demokratizohet me të vërtetë!!
        e shkruajta dy herë si të pasigurtë “mundësinë” dhe “shasin”,në një fjali,sepse në shqipëri fajla demokraci nuk kuptohet dhe koncepti demokraci nuk njihet!!pavarsisht se është në gojën e turrli gomari!!
        nëse demokratët duan me të vërtetë të jenë DEMOKRATË dhe jo antarë të një sekti që quhet “demokrat” ata nuk duhet të pranojnë këtë që po bën berisha!!
        të mos pranojnë atë që bën basha,si një diktator,kështu ka qënë gjithnjë dhe berisha!
        të njëjtën gjë duhet të bëjnë dhe socialistët për të qënë SOCIALISTË dhe jo pjestarë të sektit “rama”!!
        të fillojnë e të respektojnë rregullat e demokracisë!!
        rregulla që nuk i kemi shpikur ne,e aq më pak nuk na kërkohet ti shpikim!!ka të tjerë me përvoja shekullore që i kanë,ne na duhet vetëm ti zbatojmë!!
        por në një shoqëri si kjo jona ku diktati është që në qelizën më të vogël të shoqërisë!’vështirë se mund të ndryshojmë diçka!!
        Beni USA
        ti diktatin e ke në mendimin tën,në shtëpinë tënde,e ke në partinë tënde e për pasojë do ta kesh dhe në shoqërinë tënde!!
        pa e fillu nga vetja!?
        vësthirë të ndërrosh mendimin e të tjerëve!!

        • Ti shoku “antiçensurê” = Sigurimes apo Operativ 1200 Lekêsh haahaha, une nuk komentoje me qellim te imponoje mendimin tim tek te tjeret, por mundohem ti heqe ambalazhin shumellojshmerive te Mutit qe reklamohen me ambalash Mjalti or taj “Vorioepiriot prej Kukesi” hahaha ne fakte eshte per te qare dhe jo per te qeshur me nivelin medioker te disa komentuesve si dhe vete ti (Your self) qe nuk line faqe gazetash online pa kundermuar sikur nuk keni pune tjeter, zoti ju falte mekatet o “murgesha semaforesh”

        • beno
          për të qënë brënda!
          nuk kam qënë 1200,por me rrogë të plotë,8600!shumë më të madhe se tënden!!
          je i kënaqur??apo do të të them se kam qënë shefi i sigurimit shqiptar??po deshe!?
          të them se jam enveri vetë,sepse unë nuk kam vdekur kam shkuar në argjentinë dhe jam komshi me hitlerin dhe sadamin!!
          më shumë se kaq më duket se nuk do!!jo për gjë por napoleon nuk bëhem dot se do isha nja 250 vjeç!!
          tashit it këthehemi diskutimit!!
          ti nuk shkruan për të “une nuk komentoje me qellim te imponoje mendimin tim tek te tjeret”por na e bëke për të …….?hahahahahahhaha??
          or koqe,nëse shkruan diçka edhe kot më kot pa pasur me të vërtetë dëshirë për të ndryshuar mendimin e tjetrit,ti ndryshon,edhe në një masë të pallogaritshme,mendimin e tjetrit!!
          idiot mjafton ta lexojë,dhe të mos e kujtojë tjetri pas 10 sekondave,prapë ti ke ndryshuar mendimin e tij!!
          tashti ty të bezdis sasia e komenteve të mija apo trashësia tënde mendore??
          bëj si disa të tjerë që janë shumë më të zgjuar se ti!!
          në vënd që të dhjesësh me gishta në tastierë,mos këthe përgjigje!!
          mos folja është ar o hajvan!!
          folja në momentin e gabuar është shprehje e gomarllëkut tënd!!
          me këtë replikë ti ke treguar se je i trashë,se nuk ke bythë për të replikuar!!
          injoro beno,më mirë se të tregosh nivelin tënd të dobët!!
          ki parasysh një diçka o hajvan,shpresoj të jesh i ri dhe të mund të përmirsohesh!!

          unë lexoj për të pasuruar mendimin tim,unë komentoj për të ndikuar në mendimin e të tjerëve!

          nëse nuk e kupton këtë që shkruajta më sipër?!
          atëherë je dhe më i trashë se sa të përshkrova më lart!!
          gdhë në tërë kuptimin e fjalës!!

          • Ore “shoku” anticensur Kerci kuqe operativ vullnetar 1200 lekesh po pse nuk u lodhet ju 50 vjete me ate punen e propagandes per berjen e njeriut te RI te realizmit Socialist akoma vazhdoni punen ruaj per ndryshim e mendimit te tjerve sipas Idologjis tuaj te Djalli t Kuqe , tani na dole dhe “Koke Kuqe mustaqe zi” 8600 lekesh hahahahaha ,po me sakte do jeshe nga keta langojte e PS fuksat MODERN Patronazhist , Ore Koke Kuqe mustaqe zi po ti 1/100 e Koqes (boles) te ishe do ishe tamam jo koqe tamam se nga koqja dalin me qindra mijra spermatoid si ty o idjot Koke kuqe mustaqe zi ,ose me sakte O Bole Mushku qe eshte shterpe pa Spermatoid tamam si ty e madhe ne volum po boshe ne vlere, shko beje nje ????? pastro rulin e fytyt andej nga bodrumi i selise se PS

  • DEMOKRACI EUROPIANE
    me mbeturinat e komunizmit,
    me mbeturinat e turk-osmanizmit dhe
    me mbeturinat e ortodoksise sllavo-bizantine ballkanike.

    • o pule
      nuk arrite të bëhesh një herë shqiptar??
      po përse o njeri është e pamundur për shqipon,atë të metë nga trutë ta quaj veten shqiptar dhe jo besimtar??
      nuk ka asgjë të keqe të jesh besimtar,por më parë duhet ti përkasësh një gjaku!!
      e këtë gjak e ke shqiptar si ai ortodoksi,besimtar i krishtit tënd,si ai myslymani besimtar i muhametit dhe ai i ndarë,si ti, në shumë fraksione, si ai ateist i ndarë në shumë fraksione,përfshi komunistin dhe kapitalistin!!
      ti,dhe shumë të tjerë si ti,që nuk i kuptojnë këto gjëra!?
      janë me të vërtetë të mangët!!
      sepse italianët,pavarsisht se janë në shumicën dërrmuese katolikë,janë më parë italianë e pastaj katolik!
      sepse gërku pavarsisht se është në shumicën dërrmuese ortodoks,është më parë gërk se ortodoks,e kështu për të gjithë ortodoksët e tjerë!!
      se ata italianë gjermanë e turrli njeriu që është atesit,më parë është shqiptar,grek,sërb,italian,gjerman e kështu me radhë,dhe pastaj ateist!!
      pulë,unë jam ateist,dhe këtë ti e di prej kohësh,por kjo nuk më ndalon ti kundërvihem sërbit,gërkut,italianit a kushdoqoftë,kur është kundër vëndit tim!!besimin tënd dhe të të gjithë të tjerëve,e pranoj pa pikë problemi kur ai nuk i prish punë askujt,përfshi dhe mua,por nuk mund të toleroj askënd kur është kundër gjakut tim!përfshi dhe një idiot si ti!!pavarsisht se thua që je shqipo si unë!!

      • Te vleresoj per intelktin, po hidh e prit me ate American in ul % tende , I the ( mosfolja esht flori) beje dhe per vete me ate amerikanin se nuk humbet gje,

  • Por ky deri dje sulmonte administr.e Tramp dhe ambas. e saj Grenell për ndarje të Kosovës kurse sot kërkon shpëtim po nga ata çfar hipokriti por ky paska lajdhitë gomarin politik Haradini që të sulmohet Thaqi si denoncusi kryesor i politikes anti Kosovë të Berishes

  • Zoti anticensurë25642654

    faleminderit për vëmendjen
    por më shumë je marre
    me pamjen e jashtme
    se me thelbin e problemin..

    konkretisht

    Them per saliun qe ESHTE KRIMINEL POR JO FAJTOR sepse ai

    ishte.. eshte ..dhe do te jete

    nje KOBURE

    qe zbatoi ne menyren me kanibaleske teorine e anti humane te dekomunistifikimit te dyshes antishqiptare rajerson-biberaj…..
    .

    Sa me shume kalon koha
    Aq me shume duket efekti berthamor
    Neuro-paralizues qe amerikanet hodhen bomben
    Biberishe ne 1991-1992.
    .
    E hodhen dhe ne Japoni n e1945 por pas 20 viteve
    Nuk kishte asnje gjurme se e reabilituan japonezet
    Kurse ne Shqiperi vazhdon akoma rrezatimi biberishor.
    .
    Ka ardhur koha qe administrate amerikane te
    Pastroje merimangat makartiste biberishiste ne Amerike qe
    Kane nga 2 prilli 1991 qe po I nxjerrin uje te zi atij vendi
    .
    Nese besohet se ne Kohen e Bushit Madh ne 1991-1992
    Biberaj Berishaj Bardhaj Hajdaraj
    dhe hordhite e tyre hodhem nje komunizem te vdekur
    ishte kanibalizem atehere kurse hipokrizia e Kim-eve
    me Usaliun e tyre cojne uje ne mullirin e Enverit
    duke e bere profet vetem nga shkaku qe euro-amerikanet
    kane 30 vjet qe perdorin bulldogun e dyre te Viqidolit per DIRTY JOB
    .
    Kemi drejte te pyesim…
    A ja ka bere 8 me 2 Berisha Amerikes apo eshte
    loja e kesaj te fundit per qellime qe merren vesh pas nje shekulli ?
    .
    Nese amerikanet ne WW2 ne Kohen e Rusveltit pastaj te Trumanit kryen nje veprim barbar dhe antihuman me qindra mijra japoneze qe nga dhjetori 1941 duke I cuar ne gulaget e Westit …pas 40 vitesh ne 1988 ne Kohen e Reganit kerkuan falje dhe I demshperblyen me reth 80 bilion dollare..
    .
    Pra dhe ne Shqiperi duhet te realizohet nje gje e tille ku Perendimi me Ameriken ne krye ka gabuar ne menyre spektakulare dhe jo vetem te kerkojne falje per FAJIN ME USALIUN E TYRE por dhe te demshperblejne ate popull dhe jo te tallin rrocken e Kimes me Non Graten e Berishes tyre..
    .

    ..

    • pra unë jamë marrë me pamjen e jashtëme dhe ti me thelbin?!
      e çuditëshme!!
      mua nuk më duket kështu,por e kundërta!!
      thelbi jemi ne dhe jo dyshja quaje si të duash!jemi ne që e lejojmë,dyshen a treshen!jemi ne që ndikohemi nga çdo gjë e huaj!jemi ne që i japim votën atij që ka bërë më shumë fotografi me presidentët amerikanë dhe kancelarët gjermanë!!
      ky është thelbi o fajtor me pikpyetje!!
      sidoqoftë mbahu pas thelbit tënd!!
      kalofsh një mbrëmje të këndëshme,pa shumë mendime!!

    • se nuku e kisha lexuar deri në fund këtë replikën koment!!
      “Pra dhe ne Shqiperi duhet te realizohet nje gje e tille ku Perendimi me Ameriken ne krye ka gabuar ne menyre spektakulare dhe jo vetem te kerkojne falje per FAJIN ME USALIUN E TYRE por dhe te demshperblejne ate popull”
      dashke dhe dëmshpërblim zotrote??
      për atë që ke votuar ti??
      fli gjum vëlla fli,se thelbin e paske rrokur aq bukur sa më harxhove kohën kotë së koti!!

  • Zoti anticensurë25642654

    Dy gjëra I kam te pamundura ne komentet e mia;

    1- Nuk pretendoj se them te verteten (absolute)

    dhe

    2-Nuk kam fuqi magjike ti ndryshoj mendimin nje tjetri e respektoj cdo replikues dhe nuk e ofendoj ose te perdor sarkazmen.
    .
    Por nuk mund te me ndaloje njeri te shpreh ate qe mendoj bazuar ne fakte,sidomos kur ja bejne Muuuu.
    .per te perforcuar ato me lart po te shtjelloj nje fare “dueli” midis Donald Lu-se dhe Gery Kokalarit ku ky I fundit I con nje leter me “spec” dhe I terheq vemendjen ne 2014-en per takimin kontraversal te tij me lobin greko-himarjot para marrjes detyres dhe me forta ishte paralajmerimi qe te ikte nga “orbita” e super-berishistit Wisner pasi ky I fundit kishte bere pune te pista ne lidhje Berishen..
    .
    Dhe Dolald Lu- pasi u tall me peshqit e medhenj qe do kapte iku me bisht ne shale duke lene dhe kakerdhite pas..

    Sepse ne intervisten e fundit tha per Berishen
    :@@@@ zotin Berishe ne ( amerikanet) e respektojme se pruri demokracine ne Shqiperi dhe shembi komunizmin.Ai eshte njeri me ndikim te madh ne Shqiperi dhe une jam I lumtur te marr keshillen e tij..
    .
    Thelbi I ketyre 3 paragrafeve me siper eshte se Gery mos beje “kaubojsin” me kete Whoren e Astorias se paska patur babain komunist apo kur permend prapanicen e trampit si “low life me kollare”..por me perfaqsuesin legjitim te shtetit Amerikan si Donald Luja apo Kimetja qe dukshem levizen me telekomande nga shefat e kuadrit te tyre te cilet per te zezen tone une I quaj Biberishistet e Washingtonit.

    .Ne vend te mbylljes;

    Jeni I lutur me mirekuptim mos u replikoni si rrufe per pak sekonda..por lexoje..kuptoje qe te mos humbasesh Kohen..se ky koment me shume eshte per te tjeret se per ty…si I thone I bie penxheres te ndegjoje dera

    Nderime

    • fajtori ?

      “Dy gjëra I kam te pamundura ne komentet e mia;
      1- Nuk pretendoj se them te verteten (absolute)
      dhe
      2-Nuk kam fuqi magjike ti ndryshoj mendimin nje tjetri e respektoj cdo replikues dhe nuk e ofendoj ose te perdor sarkazmen.
      Por nuk mund te me ndaloje njeri te shpreh ate qe mendoj bazuar ne fakte,sidomos kur ja bejne Muuuu.”

      më mjaftojnë këto katër fjali të tuat,që të të them,vërtetoj se ti nuk mendon atë që shkruan!!
      të paktën 3 fjalitë e para hidhen poshtë me të katërtën!!
      pra ti nuk pretendon se thua të vërtetën,por ja bën “Muuuuuu”,kur tjetri se pranon??
      ti nuk do të ndryshosh mendimin e tjetrit,por ja bën Muuuuuu” kur tjetri të kundërshton ose nuk ndryshon??
      ti nuk përdor ofeza e as sarkazëm,por ja bën “Muuuu” kur replikon??
      nastradini ose “intelektuali” përmëndte shpesh thënjen e leninit”përsëritja është mëma e dijes”,gjë për të cilën unë nuk jam i të njëjtit mendim!!”përsëritja është maska e budallait”,ajo e bën të duket i ditur!!
      unë si praktikë timen nuk kam përsëritjen,prandaj nuk dua të lexoj për të tretën herë të njëjtën gjë që ke thënë!!
      fajtori ?,përsëritja,e shpeshtë e të njëjtës gjë nga dikush,nuk është gjë tjetër veçse “shpëlarje truri”!!
      dhe ti nuk ke bërë gjë tjetër në komentet e tua!!përsërit të njëjtën gjë!!

  • Meruni me Sali plehun, dhe mbyllni syte me rilindasit qe ju lane pa buke. O shqiptare, Sali krimineli ka ngordhur, i ka ditet e numruara, po shikoni cmimet se i keni me te lartat ne Europe e Amerike e reogen mujore e keni sa ajo e nje dite kudo ne Europe apo Amerike. Zgjohuni e mos mbeshtesni politikane. Ne kollare e Rames kushton deri 1000 euro!

  • Zoti “anticensurë25642654”
    Nuk e kam replike me ju kete koment por nje keshille dashamirese ne lidhje me shendetin tuaj mental.Ju lutem mos e merr per ofendim por per sherim.
    .
    Nga 40 komente deri tani 11 I ke bere zotrote ku e ke bere zakon qe I ngjitesh komentuesve si ai miku pas kepuces,tregon se ke nevoje per keshillat e mjekut.
    .
    Lart te shkruaja qe po te perdor si penxhere te te ndegjoj dera mbasi tip o e krruan vete..se po del si profesori “dinshumi” Dites dhe po I jep mend dynjase..
    .
    Dy llafe per temen e artikullit te ketij fare shqiptari me emrin Gery.Kot fare llari.per mbrockullen e fundit me perralla FBI & CIA..
    .
    *
    21 Janar 2011,egzekutohen nga junta monarkofashiste e Berishes 4 kokpare( pa harruar krimin e kanibalin enverongrenes EKR qe la berishen te pshurrre viktimat me koqet e Rames dhe verren e Lu Kimes
    .
    *
    21 Janar 2012 ( pas nje viti) vine ekspertizat e FBI ( gjasme profesionale) dhe mjere Berisha te gjente vrime miu ku te futej…po te dilte se ai kishte gisht
    *
    6 mars 2018
    Berisha te studio e Sokol Balles thote tekstualisht..Po kam vrare ne 21 janar sipaa kanunit Leke Dukagjinit..do vrisja me doren time Ramen me snajper….biles poshtrova dhe te derguarin personal te Presidentit amerikan qe iku me bisht ne shale..
    *
    7 tetor 2021
    Derri Kokalari tall lesht me shqiptaret duke thene se paskan arrdhur “mceftas’ ca EFBIARA DHE CIAMENE dhe paskan gjetur ca gabime te Berishes ne nje kohe qe ai jo vetem ka vrare dhe k apranuar autoresine por ka fshire bythen me ekspertizat e FBI..i ka thene NYT leter higjenike dhe ka perdhosur te pakten 5 Top-Dipllomate amerikne.
    .
    Ne vend te mbylljes:

    Zoti “a/c 25642654”
    mos u bej si ai budalli te vallja e Pinguinit qe rri ne fund…se komentet e mia apo replika me ju nuk te kushtohet ty por I drejtohet ketyre

    Derrave Kokalare

    dhe shtetit ku ai jeton

    te ndalojne talljen 30 vjecare me ate popull
    me Kimra-Spaka FBI-ara se
    me hipokrizine e tyre
    po ja kalojne dhe krimeve nazi-berishiste.

    Kalofshi nje fund jave te kendeshme
    dhe kujdes shendetin !

  • I dashur Geri KOKALARI,
    I kam ndjekur keto 30 vjet intervistat tuaja nga SH.B.A., sidomos qendrimet ndaj Sali Berishes dhe keni plotesisht te drejt. Ai duhej eliminuar nga politika Shqiptare.qysh ne vitin 1997.
    Duke folur per Evi Kokalarin keni permendur babain e saj, Prof. Petrit Kokalarin, ne sensin e keq.
    Petrit Kokalari ishte mjek dhe pedagog shembullor, ka ndihmuar dhe shpetuar jete njerzish. Ishte shume i nderuar dhe vleresuar nga populli. Pse jetoi ne kohen e sistemit socialist te Enverit nuk ishte fai i tij. Ju, nen prizmin e urrejtjes per gjitheshka komunite ne kete menyre denigroni njerzit e mire te atj sistemi.
    Me pershe ndetje
    Afat SERJANI, Tirane

    • Prape merreni me biografi te tjerve cfare i duhet Gerit te shkruaj per bahen e tjetrit sido qe te kete qene femia nuk mund ta qortoje prindin

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *