Shoferët e furgonave, viktima të anarkisë

redaktor

Ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto në një intervistë për gazetën DITA ka sqaruar pozicionin e qeverisë lidhur me taksitë 8+1. Ai shprehet se zbatimi i ligjit mbetet detyra kryesore në vendosjen e rregullave për shërbimin taksi, duke cilësuar se kjo situatë po përdoret politikisht duke krijuar anarki

Zoti Ministër, a ka pasur probleme strategjia e qeverisë me një  fokusim të vëmendjes sidomos dhe në rrafsh mediatik të problematikës së furgonave. Kam parasysh faktin që e gjithë kjo ka nisur pas dy aksidenteve të ndodhuar pak javë më parë, ndërsa sot janë duke u trajtuar detaje të një ligji që është miratuar 6 vite më parë dhe që është një ligj që lidhet më shumë me pasagjerët se sa aksidentet?

Kjo që thoni ju nuk ka lidhje me atë çka po ndodh. Nëse keni parë platformën tonë për zhvillimin e rrugëve aty do të gjeni dhe përgjigjen e kësaj pyetjeje. Kjo që po ndodh ka të bëjë me platformën e transportit publik që ne e kemi anoncuar edhe gjatë fushatës.

Si ka mundësi zoti Ministër që këta njerëz edhe pasi del platforma, edhe pasi sqarohen, vijojnë të jenë sërish në rrugë?

Kjo ndodh sepse janë viktima të anarkisë dhe parregullësisë që ushqehet prej vitesh, manipulohen edhe politikisht. Ata e kuptojnë shumë mirë dhe e dinë që kanë marrë licencë taksie për brenda bashkisë dhe bëjnë një punë tjetër që do një licencë tjetër që është licenca e transportit publik ndërurban.  Kjo vjen nga rrumpallhana e përgjithshme në këtë vend.

Kjo rrumpallëhanë adminstrative është shkak për aksidente?

Sigursiht që është edhe për aksidente. Kanë vdekur me qindra njerëz në Shqipëri nga kjo mënyrë udhëtimi.

Nëse furgoni merr licencën e transportit ndërurban, pse është më i sigurt udhëtimi?

Taksia nuk vepron në rrugë interurbane. Ajo vepron brenda bashkisë. Kur transporti publik del jashtë qytetit, ka standard tjetër. Udhëtohet me autobusë që kanë parametra të tjerë sigurie, janë me nga katër goma mbrapa, kanë dy dyer, kanë parametra më të larta se autoveturat.

Kemi një numër të madh të furgonave në qarkullim, që do të thotë se ka treg për këtë lloj shërbimi…

Nuk ka treg por ka abuzim me tregun. Ai që ka taksi, ai duhet të ketë taksimetër në mjet dhe në momentin që duhet të nisë udhëtimin me pasagjerin duhet ta ndezë atë dhe duhet të marrë pagesë për taksi dhe jo për transport ndërqyettas. Nëse ai e bën këtë, pra ndez taksimetrin, nuk ka për të shkuar njeri te taksia por do të shkojë te autobusi, pasi taksia ka dyfish tarifat e udhëtimit. Por këta çfarë bëjnë, nuk e ndezin taksimetrin dhe marrin 200 lekë më shumë se autobusi. Ndaj citoj dhe një herë se nuk ka më vend për abuzim, këta kanë hyrë si pykë aty, marrin licenca taksie dhe bëjnë transport ndërqytetëas.

Nëse ju i bllokoni furgonat, këta udhëtarë që kanë preferuar deri më sot furgonat për shkak të mbërritjes më shpejt në destinacion, çfarë opsionesh të tjera u mbeten?

Ju mbetet opsioni i autobusëve  që duhet të jenë sipas standardeve të cilësisë dhe sigurisë maksimale.

Ju merrni përsipër se garancitë te autobuzët të jenë maksimale?

Sigurisht që autobusët janë bërë për atë lloj udhëtimi, duke filluar nga ndërtimi, nga cilësia e shofëreve, pateeta që duhet ta kenë të një klasi të caktuar.

 

***

Tri propozimet e Haxhinastos:

Varianti i parë

Nëse pronarët e taksive 8+1 duan të vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin sipas licencës që kanë, atëherë duhet të vendosin taksimetër ashtu siç e kërkon ligji, të mos ndalojnë vend e pavend që të mbushen me pasagjerë rrugës, të marrin në kthim vetëm ata pasagjerë që kanë transportuar në rrugën e vajtjes, siç e kërkon ligji.

Varianti i dytë

Nëse nuk pranojnë të shërbejnë si taksi, atëherë të aplikojnë për licencë transporti ndër-urban dhe të plotësojnë kushtet teknike që kërkon ligji, të nisen në vende të paracaktuara, me stacione të paracaktuara, sipas orareve të paracaktuara, me mjete me kushte te parashikuara nga ligji

Varianti i tretë

Të ofrojnë shërbimin e transportit brenda qarkut. Kjo rrugëzgjidhje u është paraqitur disa herë shoqatave të taksive dhe sindikatës së tyre.

Share This Article
12 Comments
  • DITA ,kte mos e quani minister te trasporteve
    quajeni “ministrin lavire” se cdo qeveri qe iken e vjen ky po aty eshte …minister ngeli
    Qa po flet ktu me siper :Kjo vjen nga rrumpallhana e përgjithshme në këtë vend.
    Kte e ka me veten e tij ,kur ishte minister i PD apo e ka tani qe PS i vuri kembet ne nje kepuce dhe po e nxjerr aty qe te mbaje ndonje pergjegjesi dhe ky retardi i Metes …jo se ktu ngeli vetem Tahiri duke u diskutuar
    Hagjinasto ,eeee ,keshtu eshte …nganjeher dhe ajo shpk e partise tende duhet te marri pergjegjesite e asaj politike qe ka vite qe po i vjedh ,qe po i nxjerr ne rruge ,qe po ju jep iluzionin e jeteses me 2 mij lek te vjetra ….jo se e di dhe ti qe ata vec buke cojne ne shtepi …buk thate …dhe King Kongu Ilir po jua heq dhe ate ….por po ju vjen dita tu terheqin zvarre
    dhe kta njerez nuk kane cfare te humbasin …..pervecse cfare do fitojne …uroj te kuptojne sa me shpejt qe zhdukja e juaj do jete shpetimi i te gjithve .

    Plehre ,ngele gjithe jeten sa ne nje karrige ne tjetren …retard i
    NJE KOHE MASKARENJSH
    QE NGRITI NE PIEDESTAL SERVILE SI TY !

  • Zoterinj vazhdimi i kokefortesise se qeveritareve per te krijuar apo mbajtur monopole do ta perrshkallezoje situaten deri ne ilegjitimitet apo krim . Qeveria ne nje shoqeri te lire e treg te lire eshte kordinator per konkurence te barabarte e kushte te njejta e jo pronare e jetes e prones se tjetrit.
    Qe nga momenti qe i jep licesat me perzgjedhje fillon korrupsioni dhe monopoli.
    Qeveria ka per detyre te shperndaje licensa kundrejt pageses per te gjithe ata qe i plotesojne kushtet teknike te mjetit e kadegorine e aftesise se dretuesit te mjetit e natyrisht kur i kerkojne.
    Nese personi zotron nje mjet brenda kushteve teknike zotron patenten te kadegorizuar per transport udhtaresh dhe paguan taksat dhe tatimet sipas ligjit qeveria nuk ka asnje arsye per ta bllokuar te levizi benda teritorit te repuplikes se Shqiperi. Cdo perpjekje e qeverise per te parcelizuar teritorin apo per te kufizuar licesat pasi eshte tendence kriminale per te krijuar monopole e ushqyer korrupsionin.
    Zoterinj qeveritare me mentalitet te paster komunist se tregun e cmimet i rregullon konkurenca e lire e jo qeveria o te mbetur pas kohe.

  • Tre komentet e mesiperme jane bere nga tre supertrapa qe u ka ngelur ora te avazi i Mukes. Shqiperia nuk do te behet furgonhane se ajo pretendon te shkoje drejt Evropes e jo drejt Industanit, Mos valle doni te rikthejme dhe transportin me karroca sepse dhe ky mund te gjeje treg? Koqe kandari!

    • Kurse ti do jesh ndonje skrap i konventave
      ose ndonje pis i lësëis
      Shqiperia eshte ne Europe ,dhe nqs ka ngelur jashte dyerve te saj eshte pikerisht
      ne saj te politikave te trapave si ky me siper , qe qeverisin ca idiot si ty .
      Nqs kemi kte gjendje qe kemi ,pra nje furgonhane ,e kemi gjithmone ne saj te ktyre trapave me siper
      dhe meqe te duket vetja i squt , me spjego pak ,perse ata njerez rropaten
      per 2 mij
      lek te vjetra ,perse po lene kockat rrugeve ..atyre rrugeve qe dikur i ka paguar ky rrospua me siper ,perse blloku i tyre vetem 1 here kerkonte 700 mij euro
      perse elita e shkolluar e ktij vendi po kontribuon Europes dhe ktu kemi po te njejtat fytyra te sterperdorura 23 vjet ???
      Perse ajo Europa qe aq fort i meshon partia jote lavire ,ja mbylli deren ne fytyre
      koalicionit te ngjalave ??
      Koqe ,pergjigju vetes tende ….sepse une jam e qarte !

  • Me vjen keq, por te tre propozimet e ketij Haxhiut te Anastasit jane idiotesira. Transporti me furgona eshte shume i pershtatshem per rruget e Shqiperise.
    O Haxhi, krijo agjenci licensash e biletash dhe ngri policine financiare te kontrolloje biletat.
    Ose agjencia e licensave dhe e shitjes se biletave te jete ne vartesi te MPB dhe kontrolli i biletave te jete detyre e Policise Rrugore.

  • Me ne fund filloi te ndihet ndryshimi! N e çvend te Europes atje ku ne kerkojme te shkojme udhetohet me furgona sikur te jemi mallra aposhalqinj ??!! Ne cdo te vend te zhvilluar transporti publik kryhet me mjete te sigurta dhe me standarte siç jane trenat,metrote dhe autobuzat e linjave ,qe afrojne komoditet dhe siguri.Per te mos folur pastaj per informalitetin e ketij palo sherbimi qe afrojne keto te ashtuquqjtura mjete transporti qe vetem te tille sjane.E dini qe rrime me gja kte ngrire sa na vijne femijet kur kthehen nga Tirana per pushime nga shkolla.Keta qe qahen sot per keta qe gjoja nuk sigurojne buken e gojes jane te paret qe e rrisin çmimin e biletes sa u do qejfi dhe nuk te pajisin as me bilete dhe nuk i paguajne shtetit asnje takse.Ka ardhur koha si ne gjithe vendet e zhvilluara te presim bileta ne stacionet e perqendruara te vulosim bileten ne momentin e hipjes me qellim qe ato leke qe paguajme per nje sherbim te na kthehen nga shteti ne formen e nje sherbimi tjeter sepse shteti do te mbaje taksen qe i takon nga cdo bilete e paguar nga ne. Mjaft me .Ne jemi njerez si te gjithe Europianet dhe duhet te trajtohemi te tille nga shteti ,jo te na marrin zvarre ca shofere furgonash si te ishim bageti.Ja kemi dhene voten kesaj qeverie per te na sherbyer shumices se njerezve se ketij vendi dhe transporti publik eshte nje prej ketyre sherbimeve dhe qeveria sduhet te ndalet per te bere gjera te mira si kjo.Shoferet e furgonave te kthehen dhe te punojne tokat qe u dha 7501, se i kane lene djere

  • E mer Mondo,ti do me bo leke mer daj e ky popull legen o tu ta ca trapin. E shiten voten per 20 euro ke LSI dhe kerkojne te drejtat e tyne tani,keta far mosmirnjohsash. Pijani edhe piken e fundit te gjakut ketij populli o ju ‘trimat’ e LSI,por mos harroni se me parate e qelbura tuajat nuk e blete dot gjithe Shqiperine. Do vije edhe radha juaj o sherbetore te Berishes

  • mbas nje degradimi total , sot eshte me e domosdoshme se kurre rinovimi i “HEKURUDHES SHQIPTARE “

  • Vetem nje arsye eshte ne kete ceshtje : MONOPOLI. Haxhiu i Metes del perdite e thote dokrra, por Rama po pret njehere se nga do rendoje kandari. Po u rendua protesta do qerohet Haxhinasi.

  • Zoti Ministër mos u mjafto duke deklaruar se eshte bere gabim nga qeveria Berisha vlersimi i tokës në fshatin Shryllas. Në një pjesë të tokave të tyre kalon by-pass-i Levan – Fier. Dhe, kuptohet, për tokën e zënë paguhet një çmim i caktuar nga Qeveria. Ky çmim nuk është unik, Levani i populluar nga “agallarët” e rinj, të ardhur nga zonat e Jugut, e ka çmimin për 1600 lek m2, Shtyllasi 299 lek m2 lekë, Pojani 868 lek m2 lekë; një diferencë kjo e madhe për të njëjtën tokë. Ndrysho çmimin .

  • Koha e rrumpalles ka mbaruar Edhe ne si vendet e perparuara te Europes duhet te kemi nje transport harmonik ligjor ku interesi I popullit te prevaloje Koha e 20000 fugoneve pa kontrll pa licene ku kushdo qe ka nje fugon mund te mbledhe si te doje e ku te doje kunguj apo pasagjere pak rendesi ka , rendesi kane parate e paligjeshme qe meren nga ky palo biznes,.Revoltat e komentuesve me siper vine nga fakti se ne Shqiperi ka zene vend mentaliteti ku mendohet sot per sot jo sot per neser, si dhe interesi im eshte mbi ineresin e shoqeriseKjo duhet marre fund Qeveria, ministria perkatse te marre masat me seriozitet e mos bjere prehe e ketyre driteshkurteve.Jemi shume von me berjen e zbatimin e ligjeve europiane

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *