Ai ka lindur në Tepelenë. Kur ishte vetëm 5 vjeç, familja e tij vendoset në Tiranë. Është bërë mjek se i kishte premtuar nënës së tij kur ishte fëmijë.
Në moshën 30 vjeçare arrin të ishte mjeku personal i diktatorit Enver Hoxha. Ka punuar 12 vjet pranë tij. Kalo, një nga specialistët më të mirë të diabetit në Shqipëri, pas viteve ’90 u ftua në Kopenhagen ku u punësua atje në Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Ka dy fëmijë, një djalë, të cilit i ka trashëguar profesionin, ai është mjek reumatolog, dhe jeton e punon në Danimarkë, ndërsa vajza juriste jeton dhe punon në Zvicër.
Profesor Kalo me bashkëshorten jetojnë në Tiranë, në vendin ku punuan dhe jetuan në pjesën më të madhe të jetës së tyre.
Bashkëshortja e tij nuk është mjeke, ajo ka përfunduar studimet e larta për Gjuhë dhe Letërsi, por ka punuar në Bibliotekën e Mjekësisë dhe në njëfarë mënyre kanë qenë bashkë në këtë rrugëtim.
Sot, edhe pse i ka kaluar të 70-at, vazhdon të jetë aktiv me leksione e shkrime, botime si dhe konsulta e vizita në specialitetin e tij.
Veç kësaj, ai ka filluar të drejtojë dhe një program televiziv, çdo të premte mbrëma në Tv Scan të titulluar “Në labirintet e shëndetësisë shqiptare”. Dëshiron të informojë dhe edukojë publikun për gjendjen, arritjet, problemet e sfidat dhe mënyrën se si funksionon sistemi i shëndetësisë në vendin tonë. Ai fokusohet te sistemi, dhe mënyrën për ta përmirësuar atë i shikon tek fuqizimi dhe aktivizimi i popullatës të cilës, sipas tij, sistemi i takon.
Më poshtë një intervistë me doktor Isuf Kalon…
-Profesor, prej disa javësh ju keni filluar një emision televiziv në “TV Scan”, i cili natyrisht ka lidhje me mjekësinë. Çfarë synoni të sillni të re me këtë program televiziv?
Me mjekësi besoj ju dhe popullata në përgjithësi kuptoni trajtimin e sëmundjeve. Jo, ky emision nuk është i tillë. Emisione televizive të fokusuara te sëmundjet, tek shenjat, diagnostikimi dhe mjekimi i tyre ka tek ne, tashmë të shumta në disa kanale televizive. Ndër ta, padyshim më i ndjekuri dhe më i suksesshëm është ai i titulluar “Trupi dhe shëndeti” që prej 53 vjetësh drejton kolegu im i nderuar Flamur Topi. Emisioni që unë moderoj është tek ne i pari për nga natyra. Ai është i fokusuar tek sistemi ynë shëndetësor, mënyra si ai është strukturuar, si funksion, si drejtohet, si financohet dhe sa i suksesshëm është lidhur me performancën e pritshme të tij. Pra sa e mirë, sa e plotë, sa cilësor edhe suksesshëm është shëndetësia jonë apo sektor të veçantë të rëndësishëm të saj: Cilat janë arritjet e gjendjes së sotme, mangësitë, problemet dhe sfidat për të ardhmen?
Është e rëndësishme të kuptohet nga popullata që sistemi shëndetësor nuk është pronë e Ministrisë së Shëndetësisë. As monopol i profesionistëve bluzë bardhë. Ai i përket popullatës. Është ngritur dhe funksion për të zgjidhur nevojat shëndetësore të saj, e cila në njërën formë e masë a tjetër është e vetmja që e përdor e që paguan për të. Deri tani, ata kanë ditur pak ose aspak se çfarë realisht ndodh brenda tij. Është koha që ta dinë. Është nevojë e vetë sistemit që kërkon kontributin e qytetarëve të informuar në të.
-Në realitetin tonë, mendoni ju se mjafton një emision për të edukuar publikun në lidhje me temat që përmendni?
Popullata, publiku ynë në përgjithësi ka perceptime, por jo informim objektiv për çka ndodh në sistem. Perceptimet janë sipërfaqësore, fragmentare, kazuistike, propagandistike me ngjarje spontane, me episode dështimesh, korrupsioni apo arritjesh dhe suksesi. Por aspektet e veprimtarisë si sistem, sidomos ato të ofrimit të kujdesit dhe shërbimeve në brendësi të tij dhe në tregun tonë shëndetësor në kuptimin e korrektësisë shkencore, profesionale ekonomike, relacionare, apo gabimet nga neglizhenca ose padashje, nuk njihen nga publiku. Ato ruhen të fshehura si arshivat në bodrumet e labirintet e saj. Po kështu mënyra apo procesi vendimmarrjeve si në nivel klinik për diagnozën dhe mënyrën e mjekimit ashtu dhe ajo për investimet alokimet financiare apo ndryshimet strukturore, si në nivel sistemi dhe atë menaxherial, institucional janë mbajtur të mbyllura, të padiskutuara në gjithëpërfshirje me ta.
Ndodh që vendimmarrje për shpenzime disa qindra milionë euro merren në mënyrë të mbyllur, pa diskutime e ballafaqim të hapur me alternativa të tjera që shkencërisht janë provuar si me kosto efektive për maksimalizimin e përfitimit publik shëndetësor. Prandaj emisioni titullohet “Në labirintet e sistemit tonë shëndetësor” sepse përtej fasadave, reklamave dhe bojatisjeve së jashtmi, blu apo rozë ka brenda tij një sërë mangësish e sfida të cilat duhet t’i ekspozohen publikut dhe palëve të interesuara, për t’i ftuar e inkurajuar ata të thonë si pronarë legjitimë të sistemit, fjalën e tyre.
Sistemi ynë ka nevojë për një proces demokratizues. Proceset demokratizuese kanë depërtuar shumë pak në brendësi të tij. Në gjendjen e sotme ai duket i tipit feudal, i mbyllur në një tip kështjelle; me individ të gjithëpushtetshëm si padronë ose baronë në të!
Nuk di sa i suksesshëm do të jetë emisioni për këtë objektiv, por ndjej se është sa i nevojshëm aq dhe i domosdoshëm. Në fakt transparenca, hapja ndaj publikut është një borxh i vonuar ndaj vetë sistemit dhe sidomos ndaj qytetarëve tanë.
-Mos ndoshta reagimi i parë duhet të vijë nga institucionet; kur ato mbajnë një vesh shurdhër e një sy qorr, sa fuqi ka masa të ndryshojë realitetin?
Unë dua të jem pozitivist dhe të besoj se askush nuk ka pse të mos mirëpresë një emision të tillë që nuk bën thashetheme, e që qëllim të vetëm ka jo denigrimin, por ndihmën e sinqertë për ta bërë sistemin tonë më cilësor e më të suksesshëm. Në referencë me Nikollai Gogolin: Pasqyra nuk flaket, thyhet e fajësohet me inat vetëm pse e nxjerr fytyrën realisht të shtrembër. Mangësitë, nevojat apo gabimet që evidentojnë të ftuarit nuk janë qëllimkëqija, as tendencioze, as të lidhura me emra individësh, por me fenomenet dhe proceset brenda sistemit tonë shëndetësor. Ato nuk pretendojnë të kenë monopolin e të vërtetës, por kanë atë të sinqeritetit. Ato bazohen në parimin “nuk është gabim të gabosh, gabim është të mos e pranosh dhe sidomos të mos mësosh”. Dhe parimin tjetër që thotë: “Përpara se të gabojë individi, gabon sistemi”.
Përsa i përket pyetjes për fuqinë e masës, ajo siç dihet mjetin më të fuqishëm ka votën. Por veç asaj po aq të fuqishëm ka zërin. I cili është më vështirë të manipulohet. Rrjetet sociale kanë sjellë një realitet të ri në bilancin e forcave. Sidoqoftë dija është pushtet. Masa që di, që pyet dhe kërkon llogari është padyshim më e fuqishme. Kushdo që është i interesuar mbi emisionet, mund të njihet me ato, të regjistruara në Youtube, në adresën “isuf kalo scan”.
-Ju jeni i pari mjek shqiptar i punësuar si specialist nga OBSH për Evropën, në Kopenhagen, ishte e lehtë rruga për të hyrë në atë institucion?
Ishin një numër rrethanash. Përfaqësues të OBSH ishin njohur me disa arritje pozitive në shërbimin tonë për sëmundjen e diabetit në QSUT të cilin unë asokohe e drejtoja. Ata më ftuan dhe më punësuan, fillimisht për të drejtuar një projekt në të gjitha 52 vendet e Evropës, lidhur me përmirësimin e cilësisë së kujdesit për diabetin. Fjala ishte që të krijohej një model i përmirësimit të cilësisë në një sëmundje të tillë, tipike kronike me synimin që ai të zbatohej më pas edhe në sëmundjet e tjera të ngjashme kronike. Projekti vazhdoi 10 vjet dhe rezultoi i suksesshëm. Pas tij lindi ideja që strategjia e përmirësimi të cilësisë të shtrihej më gjerë jo vetëm për sëmundjet, por edhe vetë sistemin shëndetësor. Për këtë, detyrë të drejtimit të departamentit të cilësisë së sistemeve shëndetësore u desh të konkurroja me pretendentë të tjerë, por që fatmirësisht, fitova. Që atëherë unë jetoj njëkohësisht me të dyja dashuritë profesionale, atë për diabetin dhe atë të cilësisë së sistemeve shëndetësore. Kjo besoj e shpjegon pse emisioni TV që kam nisur i adresohet pikërisht sistemit.

Doktor, është e pashmangshme, kur thuhet emri Isuf Kalo, direkt ju lidhin me Enver Hoxhën, kjo pasi ju keni qenë mjeku i tij personal. Ju bezdis ky etiketim…?
Perse të më bezdisë?! Ndofta përveç faktit jo të pëlqyeshëm që përmendet emri i një ish-pacienti që prej kohe nuk jeton. Për mua ishte pacient jo i zakontë, i cili më besoi, më çmoi dhe respektoi si mjek. Them se njerëzisht, dhe për të mos bërë në kontekstin e sotëm hipokritin, më takon t’i mbetem mirënjohës për këto. I jam mirënjohës edhe sepse nuk më mbajti në ato vite në dispozicion të mbërthyer pas vetes, por më lejoi të krijoj e të shfrytëzoj hapësira për zhvillimin e aftësive dhe veprimtarive të mija profesionale përtej mureve e të shtëpisë së tij e të Bllokut.
Ndërkohë e kam sqaruar publikisht që raportet e mia si edhe të kolegëve të tjerë me të cilët e mjekuam atë, si ekip, kanë qenë korrekte dhe thjesht profesionale. Madje, nëse flas specifikisht për veten time, mund të sqaroj se ndryshe nga sa ndodhi me disa nga kolegët e atij ekipi, unë nuk u përfshiva as atëherë, as më pas në hierarkinë e “nomenklaturës së lartë” në kuptimin e ndonjë posti apo ofiqi qeveritar, partiak apo parlamentar. Unë isha, mbeta dhe vazhdoj të jem vetëm mjek specialist. E vërteta është që në kontekstin e kohës dhe të imazhit të personalitetit që ai përfaqësonte, detyra si mjek pranë tij ishte mjaft e lakmuar. Por unë mbetem i habitur që detyra profesionalisht prestigjioze që kreva më pas si ekspert në postin që pata në Organizatën Botërore të Shëndetësisë për Evropën, madje për një kohë prej 15 vjetësh, nuk ka lënë në opinion asnjë mbresë. Për mua, ajo mbetet arritja dhe krenaria më e veçantë e karrierës time mjekësore. E them pa asnjë kompleks për detyrën pranë Enver Hoxhës, që do ishte më e drejtë e të më përmendin lidhur me detyrën në OBSH për Evropën ku shërbeva edhe më gjatë, që ishte nder për shëndetësinë tonë.
-Shpesh, njerëz me profilin tuaj, afrohen drejt politikës, apo i kërkojnë. Ju, u është ofruar ndonjëherë ndonjë post, apo kërkesë për të qenë mbështetës i njërës apo tjetrës palë?
Me mua, siç e thashë, kjo nuk ndodhi. As u afrova, as më afruan. Tek unë nuk ka synuar asnjë forcë politike dhe as më është ofruar ndonjë post apo detyrë partiake apo qeveritare prej tyre. Kam qenë dhe jam ende vetëm mjek specialist, konsulent dhe ekspert i cilësisë së sistemeve shëndetësore. Kjo nuk më ka ndaluar të jem aktiv në media dhe shtyp për të shprehur mendimet e mia lidhur problematika të sistemit tonë shëndetësor. Emisioni Televiziv në “Tv Scan” tani është një nga format e aktivizimit tim publik qytetar.
-Cila është dita juaj sot, me çfarë merreni aktualisht?
Prej tetorit të vitit 2014, për arsye të moshës m’u dha vendimi i daljes në pension. Por natyrisht kjo nuk qe arsye për të ndërprerë aktivitetin tim profesional. Këtë e vazhdoj me konsultimet e të sëmurëve me diabet dhe sëmundje endokrine në Klinikën “Blu Medical Centre”. Aty po zbatoj për ta një model të ri të kujdesit total në formën e “Shtëpisë së Diabetit” në të cilën ata merren përsipër të ndiqen në vazhdimësi gjatë gjithë jetës me të gjithë kompleksitetin e nevojave të ndryshme të tyre jo vetëm trupore, fizike mjekuese e laboratorike, por edhe psikologjike e sociale. Njëkohësisht vazhdoj me pasion të krijoj, shkruaj e botoj në fushën e publicistikës tonë mjekësore. Janë katër libra që kam botuar njeri pas tjetrit me këtë subjekt ”Shëndetësia jonë: Dhimbje dhe Shpresa” “Mes ëndrrës Evropiane dhe realitetit shqiptar “Mjekësia, Pacientët, Shoqëria” dhe së fundi “Shëndetësia jonë si do të doja”
-Keni udhëtuar shumë…?
Them se ky ka qenë një nga favoret e fatit tim. Fillimisht detyra si mjek në Bllok e pastaj fal detyrës në OBSH, kam udhëtuar e vizituar të 52 vendet e Evropës që janë anëtare të saj. Diversiteti kultural i Evropës është i jashtëzakonshëm. Dhe impresionet prej tyre besoj se më kanë pasuruar shpirtërisht pa masë.
-Kur ktheni kokën pas, jeni i kënaqur me jetën?
Pa dyshim. Ka qenë plot me dashuri dhe përkushtim ndaj njerëzve dhe profesionit. Dhe ndaj familjes, miqve e vendit tim.
************
Intervistoi Entela Resuli – Botuar sot në DITA

Pyeteni Doktor Kalon per historine me Berishen.E vertete pas 1981 kur u godit edhe Min.e Shendetesise, Nexhmije Hoxha i kerkoi Kalos ndonje emer per zv/minister te shendetesise.Kalo i dha emrin e Saliut qe ishte edhe sek.Partie.Me pas kur takoi Saliun dhe e pyeti nese e bente dot kete detyre se nuk i kishte marre leje per emrin qe kishte dhe Saliu i tha se pervec punes se te madhit Enver detyrat e tjera i bente te gjitha.hahahaKjo eshte histori e vertete, Saliu ju pergjigj: Per ideal te Partise, vec detyres se shokut Enver , te tjerat jam gati ti bej.
Bravo Isuf Kalo.
Burre me karakter. Edhe ky mund te shante Enverin si Saliu, por nuk e lejon karakteri.Por sa burra me karakter kane mbetur sot ne Shqiperi.
Une e fus veten ne ata me te persekutuarit si familje dhe kam vene re nje fenomen interesant (dhe jam i sigurte se te gjithe e kane vene re (komunizmin e shajne me shume ata qe perfituan me shume nga ai sistem dhe jo ata q
Jo si ne te tjeret dhe keta komentuesit me siper, qe hiqemi sot disidente edhe pse kemi brohoritur me sa ze kishim per Enverin:
Po te ishte gjalle Diogjeni me fenerin ne dore ne mesin e dites do te thoshte: “Me se fundi gjeta nje NJERI!
I nderuar doktor Isufi,
doja te shkruaja nje koment tek blogu i sharjeve tek “Tema”, por nuk e botojne se me sa duket nuk plotesoj kriteret e te qenit i ndotur nga goja.
Ju jeni nje burre zotni, qe ju kane zili per karrieren tuaj por edhe per familjen qe keni.
Ju nuk e keni lene kurre deren tuaj te pahapur kur ju kane trokitur njerez ne hall sic kam qene edhe une ne nje moment.
Me ben krenar fakti qe ketu ne Kopenhagen kur rastis te flas me ish-kolege tuaj per periudhen tuaj ne OBSH, flasin me superlativa per ju.
Mbaj mend edhe fjalet e norvegjezit (te ndjere) per juve.
Doktor,
paci nje pleqeri te bukur dhe aktive. Eksperienca juaj eshte e nevojshme per te gjithe ata qe duan te behen mjeke profesioniste dhe njerezore.
Nderime.
Kopenhagen, Ata norvegjezet qe kam pasur une profesore neper europe dhe qe njohiin nga afer dhe Isufin sikur nuk thone aq fjale te ira, sidomos pe rmkuterite e tij tek QKSCP. Ju gazeta vazhdoni fshini komentet ….
Dorela,
une nuk e di se kush kane qene norvegjezet e tu, por norvegjezi qe une permend quhej Jo Asvall.
Provo te futesh dhe kerkosh emrin e tij, dhe pastaj flasim.
Une nuk mund te marr pergjegjesine apo te bej mbrojtesin e zotit Kalo,
por flas nga eksperienca personale, dhe nga fjalet qe fliten ne mesin e shqiptareve ne Kopenhagen per zoterine.
Pse i keni fshire komentet ? Tek faqja e gazetes shenohet 7 komente ! Ku i keni ? Apo filloi censura ?
Kjo tregon se zoti Kalo paska fuqi edhe mbi “baronet” ! Apo jo gazeta Dita ?
Prof. Isuf kalo edhe ne kete interviste shpalos vlerat e nje intelektuali te shquar, i pakrahasuar ne kontributin e tij me nje sere librash per sistemin tone shendetesor, duke nderthurur ne to realitetin shqiptar me vizionin e tij evropian.
Shikoni sa njeri medest e realist eshte kur shprehet per periudhen qe ka qene mjek specialist prane Enver Hoxhes. I ka pasur te gjitha mundesite qe , se paku, ne ate sistem te bente edhe kariere politike, por ai nuk e hoqi asnjehere bluzen e bardhe, madje edhe sot. Profesionalizmi i tij dhe vlerat e tij intelektuale e ngjmiten ate ne eliten boterore te drejtuesve me te larte te OBSH-se duke bere krenar jo vetem mjekesine shqiptare, por edhe shtetin shqiptar.
Te urojme shendet e jete te gjate Prof. Kalo
Isuf Kalo eshte jo vetem nje Specialist i nivelit shume te larte,qe mund te perfshihej ne cdo ekip mjekesor per udheheqes te cdo Sheti,por edhe nje qytettar i vertet qe ka treguar zotsi profesionale,dhe nuk ka perfituar nga politika.Ai eshte nje mjek i cilsive shume te larta qe kerkon te ndikoj pozitivishte per shendetin e cdo njeriut.
I urojme shendet dhe suksese.
Elmas Eltari
Prof. Dr I. Kalo, nje njeri me qytetari e kulture. Me dije e me profesionalizem. E tregoi vehten dhe ne Danimarke ne OBSH ku punoi me nder e i respektuar. Gjithcka ka thene e thote per shendetesine jane saktesia vete. Eshte tamam paradoks shqiptar qe Min. Shendetesie kemi patur ca leshko si Ndoka, Vasili. Beqja. Te pakten te kishin bere ato qe thoshte ky Profesor i larte. Por gomaret nuk i kuptojne dijetaret. Jete te gjate, Prof. Dr. Isuf Kalo! Je vlere e shendetesise dhe nder i qytetarise!
Mjekut “Fosile e Diktatures”dhe “sojit” te tij,
Ti e ndyn edhe ambjentin shqiptar “salidemokratik”. Dhe ndyresia jote nuk lidhet me qenien mjek-sherbyes i Enverit, por me qenien tende, pafytyresine dhe pabesine tende.
Mbas viteve ’90 shume (por jo te gjithe, vetem ata qe e ndjenin veten “pis”) profesore, doktore, sherbyes te zellshem te bllokut dhe diktatures u zhduken pa lene gjurme ndersa shume te tjere ju ngjiten si shushunja demokracise.
Pyetja direkte per ty eshte: Pse ti “Fosile e Diktatures” u zhduke pa lene adrese, ndersa Doktor Sabit Brokaj (dhe jo vetem ai), qe ishte edhe me i zoti se ty ne mos edhe me i rendesishem se ty, mbeti ne Shqiperi dhe mbeti i nderuar gjithe kohes, si mjek, si politikan dhe si njeri??? Mund te pergjigjesh edhe ne mediat qe tashme te mirepresin.
Do te te kujtoj disa prej atyre (sivellezerve te tu), qe vazhdojne te qelbin ambjentin dhe shoqerine edhe sot, ne media dhe jeten e perditeshme si pjese e nje klani te pavdekshem(Klani Kapo):
-I pari eshte reabilituesi yt Sali Berisha (“qeni qe te ha tines” dhe “ustai i mishit te dhise”), sot protektori kryesor i Klanit Kapo, ai qe tines dhe pa zhurme (per aresyet qe te dy i dini mire) te ktheu ne jeten shoqerore shqiptare nga vrima e miut, ku ishe fshehur. Per shume vjet punove pa u ndjere dhe pa u dukur per te testuar publikun shqiptar(shume te paditur dhe shume indiferent) duke pritur momentin, si skile qe je. Ka disa kohe qe e ndjen vehten te pranueshem ne kete shoqeri “salidemokratike”, frika te ka dale dhe ke marre guximin te shkruash dhe te dalesh edhe neper mediat e ndryshme. Ndihesh i lumtur dhe plotesisht i reabilituar dhe ke filluar edhe te japesh mend te tjereve?!
-Jo nga rendesia, por tipik i Klanit Kapo, i dyti eshte Mehdi Bushati, nje ish mjeshter i futbollit shqiptar, qe u transformua ne “Ata qe kryen terrorin komunist”: Ne mars 1993 gazeta “Ringjallja”, organi i shoqates se ish te persekutuarve dhe te denuarve politike te Tiranes, ka botuar nje liste me 185 emra, te cilet i akuzon se kane ushtruar terror, dhune dhe kane denuar per motive politike, gjate viteve 1945-1990, rreth 10.000 familje. Personat qe permban lista e botuar ne gazeten “Ringjallja” ndahen sipas ne disa kategori. Ne kategorine “Shefa Sigurimi ne qender dhe ne rrethe, qe kane ushtruar dhune e tortura” ne liste bashke me: Banush Goxhaj, Besim Selita, Dhosi Progri, Petrit Hakani, Lilo Zeneli, Qatip Dervishi, Kopi Niko, Zoi Themeli, Halim Xhelo, Hilmi Seiti, Gjolek Aliu, Nuri Çakerrieshte edhe Mehdi Bushati.
-Pa frike ne Klanin Kapo, natyrshem ka pranuar te beje pjese edhe i biri i Mehdiut dhe nipi i Hysniut, anal-isti Andi Bushati. Mekati i “analistit bukurosh” Andi Bushati nuk eshte familja nga vjen, per ate ai eshte i pafajshem dhe i pafat. Mekati i tij dhe i “sojit” te tij eshte se sikurse “aka-dem-iku” Fuga, “di-pllom-ati” Nesho (djali i motres i Vito Kapos) “di-pllom-ati” Fatos Tarifa, “di-pllom-ati” Shpetim Çaushi (kampjon mediokriteti – nuk ishte i afte te merrte provimin e matures ne Shkollen Petro Nini Luarasi ne vitet ’60, por i afte per di-pllom-at) dhe shume te tjere, pjestare te Klanit Kapo, qe i ka akoma tentakulat ne ministrine e brendeshme dhe ministrine e jashtme, duke i nen vleresuar dhe perbuzur shqiptaret, marrin rolin e “pro-feso-rit” per tu mesuar atyre “salidemokracine”. Kete “soj” e promovoi dhe e bekoi “qeni qe te ha tinez” me parrullen me te shpifur te Ramiz Alise dhe fatkeqe per shqiptaret “te gjithe bashkefajtore, te gjithe bashkevuajtes”. Pikerisht kete dyzim shfrytezoi Sali Berisha per te krijuar amulli tek shqiptaret dhe per te nxjerre perfitimet per vete dhe PD (qe su be kurre parti).
-Se fundi (por jo i fundi, mbasi lista eshte e gjate) po e mbyll me Rexhep Mejdanin ose me metamorfozen e tij: fillimisht (ne vitet 1960), nje pedagog serioz dhe skrupuloz, kompetent dhe dinjitoz i asaj kohe, pastaj baxhanak i te birit te Hysni Kapos (me dashje apo pa dashje nga ai moment edhe pjestar i “Klanit Kapo”), pastaj ne vitin 1997 President i Republikes. Nuk dua ta analizoj rezultatet e tij si presidenti i trete i RSH, por duke sjelle ndermend ate qe ishte para tij(“qenin qe te ha tinez”) dhe ate qe eshte sot (“Bujari ju degjon”) dhe per aq sa opinioni eshte i informuar nga mediat, ai ka qene nje nga presidentet dinjitoz te RSH.
Presidentit Mejdani, i kujtoj se duket shume me dinjitoz kur shetit qenin e tij neper Tirane, se sa kur keput “brockulla akademike”, te cilat e shfleresojne ne syte e shqiptareve.
Sa me shpejt ta kuptoni qe “soji” juaj nuk eshte as i denje dhe as i besuar per tu mesuar shqiptareve demokracine, aq me mire do te jete edhe per ju. Heshtni! Largohuni nga jeta politike dhe shoqerore e shqiptareve dhe jetoni demokracine si dhurate te çmuar per ju!
o shqipe laraska .Mos e genje veten se pendet dhe shpirtin duken qe i ke te zeza stere si sera e Selenices prej nga e ke edhe xhinsin.
E shkreta ti e paske patur peng largimin e doktorit jashte vendit dhe sidomos qe nuk ta paska varrur pasi eshte kethyer…
Qejf mbetjeje , qejf prishur, qejf pambaruar …..Kakarisje inatcore laraskash
Diktator ose Paqesor, Demokrat apo Satrap sido te jete pushtetari merr per mjek ate me te mirin. Me shendetin nuk bejne politike pushtetaret, kushdo qofshin. Dhe Prof. Isufi ishte e eshte mjeku me i mire, qytetari me i kulturuar qe kurre nuk shau e mallkoi njeri. Sa per ndonje zhabe te diktatures si nallbani Sabit Brokaj, ai nuk ka qene mjek ne shpirt. Thjesht ka qene nje sekretar partie si Salehu qe ne demokraci u kap me sekretaren ne flagrance e u largua nga Minister i Mbrojtjes.
I nderuar Profesor Kalo,
Personalisht ju falenderoj shume per kondtributin tuaj i cili edhe ne kete moshe vazhdon te jete i jashtezakonshem dhe ne forma te ndryshme. Permes emisionit tuaj ne TV SCAN ju po jepni nje kendveshtrim shume origjinal te realitetit te sistemit shendetesor duke evidentuar ane pozitive, zhvillime dhe duke dhene zgjidhje te mundshme e kjo vjen nga vete personalitete te ketij sektori.
Ju vazhdoni te kontribuoni per pacientet shqiptare dhe popullaten e gjere permes shkrimeve tuaja te here pas hershme duke evidentuar problematika dhe vene ne qender te vemendjes ato per te synuar keshtu zgjidhjen e tyre.
Ju vazhdoni te kontribuoni me guximin tuaj prej nje intelektuali te vertete duke bere transparencen e shume fenomeneve qe po asfiksojne shendetesine shqiptare e per pasoje vijne sulmet e uleta ndaj jush nga baronet qe perfitojne dhjetra milione euro nga parate e shqiptareve pa ofruar asnje permisim te sherbimit shendetesor.
Mirenjohje per kontributin tuaj ne kete sektor dhe turp per cdo kend qe hedh balt mbi figuren tuaj.
Ne jo vetem qe nuk vleresojme shqiptaret eliten tone duke i dhene mundesine qe ata te kene nje status te vecante ne perputhje me kontributin e tyre pergjate viteve ne shoqeri por i kundervihemi atyre si te jene njerez te rendomte dhe te pavlere.
Une i mirekuptoj faktin qe shumekujt mund t’i preken interesat nga parashtrimi i problemeve qe Prof. Dr. Isuf Kalo ben ne menyre te perseritur. Kjo nuk duhet te shoqerohet me komente deshperuese dhe shpifje te mjera nga ana e te gjithe atyre qe frikesohen nga deklaratat e Profesor Kalos.