Në një intervistë të titulluar “Historia e letërsisë është histori e majave”, Ismail Kadare në përgjigje të pyetjeve të Ag Apollonit për revistën “Symbol”, na bën të rikthejmë sërish sytë nga letërsia e madhe, nga letërsia e tij, nga veprat më të hershme deri tek ato më të
fundit.
– Zoti Kadare, gjysma e prozës suaj është krijuar nën diktaturë dhe gjysma në demokraci. Në cilën periudhë mendoni se i keni shkruar veprat më të mira?
Pa dashur të tregohem trillan, me ndonjë përgjigje të tipit: “në të dyja”, sinqerisht mendoj se veprat më të mira, sikurse ato më pak të mira, i kam shkruar, për fat të mirë, në të dyja periudhat. Përdora shprehjen “për fat të mirë”, sepse një gjë e tillë është shenjë e mirë për letërsinë.
– Romani juaj i parë i botuar, ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’, shkaktoi një tronditje në letërsinë shqipe, e cila deri në vitin 1963 nuk pati fatin të kishte ndonjë roman të madh. Ai ju ktheu në lider të letërsisë shqipe dhe si i tillë u futët edhe në letërsinë botërore. Kur e shkruat në fillim si tregim, a e keni menduar se emri juaj përgjithmonë do të lidhej me atë titull?
Jo, nuk e kam menduar. Siç e kam përmendur diku, ka qenë miku im i ngushtë, Drago Siliqi, i cili bashkë me kënaqësinë që më shprehu për versionin prej 3040 faqesh, siç u shkrua në fillim kjo vepër, më shfaqi pakënaqësinë që isha ngutur ta shpenzoja këtë subjekt me një novelë. Është e drejtë apo e padrejtë, dihet se në letërsi, romani si gjini, ka fituar një aureolë të veçantë.
– Edhe pse ‘Gjenerali’ trajton ngjarje të kohës pas konfliktit (luftës), ju brenda tij keni krijuar mjaft konflikte psikologjike. Kjo u ka pëlqyer lexuesve, por kritikët zyrtarë ju kanë kritikuar për moszbatim të doktrinës së realizmit socialist dhe për mungesë të
urrejtjes ndaj armikut. Sa kanë ndikuar dhe sa ndikojnë, përgjithësisht, kritikat në punën tuaj?
Letërsia, si çdo art, krijohet për t’u pëlqyer prej lexuesit, atij që quhet “publik”. Dihet se niveli i pëlqimit dhe ai i artit nuk përkojnë gjithmonë. Madje ka raste kur ndahen. Kjo ndodh edhe me kritikën. Është e natyrshme që shkrimtari ta dëshirojë gjithmonë një pakt pozitiv me publikun. Por, ka raste kur ndodh e kundërta. Kjo vjen ngaqë publiku gjithashtu krijohet. Në vendet totalitare, për shembull, një pjesë e publikut kur vëren se ndaj veprës së shkrimtarit ka ftohtësi, nga ato që quhen gjysmëzyrtare, ai mbetet gjithashtu i ftohtë. Ndërkaq, te një pjesë tjetër e publikut, pikërisht nga kjo ftohtësi shtohet kureshtja, madje simpatia për shkrimtarin. Besoj se në të famshmet “takime me lexuesit”, nga bashkëbisedimi (pyetjepërgjigje) me sallën, shumica e shkrimtarëve shqiptarë të kohës e kanë ndier këtë.
– Derisa ‘Gjenerali’ ka një lidhje me dramaturgjinë e Eskilit, ‘Kronikë në gur’ sjell fiksimin tuaj me veprën e Shekspirit. Si ndodhi që u lidhët kaq shumë me këta dy shkrimtarë, për të cilët keni shkruar edhe libra eseistikë?
Tërheqja nga të mëdhenjtë nuk është ndonjë meritë për askënd. Përkundrazi, është gjëja e duhur për të gjithë.
– Eskili dhe Shekspiri ndihen edhe në romanet tuaja me temë politike, si: ‘Dimri i vetmisë së madhe’, ‘Koncert në fund të dimrit’, ‘Vajza e Agamemnonit’, ‘Pasardhësi’ etj. A mendoni se ata autorë janë strehë e sigurt estetike për trajtimin e temave politike?
Siç e thashë më lart, kjo është e natyrshme. Letërsia, ashtu si artet e tjera, ka një fat të madh, ajo çmohet vetëm nga majat. Krijuesit e rëndomtë, madje edhe ata të mesmit, janë të pashmangshëm, të shumtë dhe të dobishëm, por ata mënjanohen vetvetiu në rrugëtimin e saj të gjatë. Shkurt, historia e letërsisë mbetet historia fatlume e majave të saj. Dhe kjo është një mrekulli për gjithë botën, sepse nuk e ngarkon kulturën e saj as me vlera të përkohshme, as me kaos dhe anarki…
– Ngjashëm me ‘Gjeneralin’ që është roman pa hero, edhe ‘Kështjella’ është roman që nuk e shfaq heroin. Pse kjo shmangie e heronjve në këto romane?
Më tepër se të jetë bërë enkas prej meje, ka gjasë që kjo hynte në përpjekjet e natyrshme të një pjese të shkrimtarëve për t’iu shmangur subjekteve aq shumë të bezdisshme prej realizmit socialist, si: jeta në kooperativë ose uzina, garat socialiste, e sidomos personazhet pozitivë. Këta të fundit, që nga njerëzit e thjeshtë gjer te sekretarët model të partisë dhe heroinat e punës, ishin bërë aq barrë e rëndë për letërsinë, saqë dukej se shpëtimi mund të vinte vetëm nga personazhet negativë. Kur ishte fjala për personazhe më të ndërlikuar, si komandantë kështjellash apo çetash partizane, gjithçka vështirësohej edhe më fort. Antikiteti grek ose Shekspiri jepnin zakonisht personazhe të rangut të lartë që të ngjethnin mishtë. Merrej me mend se nëpërmjet tyre kushtëzoheshin ligjet e artit të madh.
Ne radhe te pare uroje gazeten Tema qe ka lejuar vend per komente se ishte bere e rruges qe kur flitej ne ndonje shkrim per Kadarene, Tema nuk linte vend per komente. Intervista me pelqeu se ishte konçize dhe me permbajtje dhe Kadare vleresohet per ato qe ka bere si shkrimtar, qofte ne kohen e socializmi e qofte sot, shquhet per thellesine e mendimi dhe format qe ka perdorur ne te shkruar, por nuk ka qene dhe nuk eshte i pa gabueshem si njeri, por dhe si poet e prozator. Ne fjalet e fundit te tij duken shenja mohimi qe ne te vertete jane dhe bindje te tij, ndoshta te sotme dhe jo te djeshme. Jam kunder atij mohimi. Letersia nuk eshte vetem pershkrim dhe fantazi qe vajton, por me shume duhet te ngjalle optimizmin per jeten, se ne fund te fundit perse shkruhet, kujt i sherben? Patjeter qe duhet tu sherbeje njerzeve dhe jo vetem histori arshivash dhe si e tille , nuk qendron ajo se letersise u ishin bere barre ata njerez qe sakrifikonin, punonin, ishin me te vertete te perkushtueshem per shoqerine dhe punen. Ka pasur teprime dhe sajime, por s’mund ti mohojme keta njerez qe luftuan e punuan, sepse jetuam jeten me ta, mesuam nga sakrificat e tyre dhe kontribuan per zhvillimin ne ate mase qe munden. Pavaresisht cilesise, letersia si art, perveç historise, ishte dhe eshte e detyruar ti perjetesoje ne vargje apo shkrime pa ju bere barre.
Si te thuash se historia e maleve eshte histori majash. Por ne kompleks, matja llogaritet nga niveli zero, niveli i detit. Nje mal pa maje te thepisur mund te jete me i larte se nje mal tjeter qe ngrihet shtize mbi reliev. Keshtu ndodh qe letersia behet shkolle, ku njeri dallon pakez me shume nga te tjeret, por mjaft autore krijojne letersine me te vecantat e tyre duke plotesuar te teren. Periudha te vecanta shkelqejne tek nje komb apo kontinent, letersia franceze dhe ajo anglofone shek.XIX, ajo amerikane shek.XX, ruse, latioamerikane. Edhe tek ne perfshi periudhen e Rilindjes, letersine e quajtur te viteve ’30 dhe ate te realizmit socialist. Jane periudha, me nje fjale, ku edhe bashkbisedimet me autorin terhiqnin rreth vetes me dobine e tyre rrethet letrare dhe ambicjet e te rinjve. Nuk kam marre pjese ne bashkbisedimet e shkrimtarit te degjuar bashkohor Blendi Fevziu, po me duket ai vetem firmos librat qe shet, i thone autograf ketij lloj pazari, ndersa dikur autografet ishin te rralle dhe libri dhurohej. Heren e fundit qe kam marre pjese ne bashkbisedim qe ante’90, pas publikimit te “Ftese ne studio”, qe nuk ishte roman, por njesoj u prit mire nga publiku. Ka nje problem qe ndan me thike krijimtarine e I.K. per mendimin tim, ajo c’ka eshte letersi metaforike dhe c’ka e lidh me qellim ose pa qellim me realitetin politik. Gjenerali i ushtrise se vdekur kap temen e mbijeteses dhe sakrifices se kombeve te vogla, quaje edhe teme mbi fundin e epokes se kolonive. Ngjan sikur e nisi si ide Sami Frasheri dhe e thuri Kadare gjysem shekulli me vone, prandaj kjo veper zhvishet nga manteli ideologjik, se ne fund te fundit nuk simbolizon triumfin e komunizmit por thjesht pavaresine e vendit te vogel ndaj kolonizatoreve qe ne vend te minierave po germonin dheun te merrnin eshtrat e ushtrive qe humben. Po keshtu dhe Dimri i madh, trajton temen e mosnenshtrimit ndaj shtetit te madh e te fuqishem, sikur sot nje ukrainas te kape perplasjen e madhe te interesave mes Rusise dhe Perendimit. Kadare ishte me fat qe hyri shume i ri ne letersine qe llogaritej dhe krijoi emer te madh para se te largohej nga vendi, sigurisht fale talentit por edhe fale rendesise qe i jepej letersise dhe fushave te artit ne pergjithesi, qe i krijonin njefare kushtesh autorit, por sidomos publik. Ky publik i shkolluar qe dhuruesi me i mire i klimes dashamirese ndaj krijuesve, se ja, pse nuk e gjen dot sot? Njesoj si dikur, kur kerkohej me ngulm shkendija revolucionare e autoreve te viteve ’30, edhe tek I.K. sepse kerkohet patjeter ajo diagonale e perhershme disidence apo denoncimi metaforik antisistem, kur ne fakt pak rendesi ka kjo ne krahasim me mesazhin patriotik dhe universal te perballjes me arrogancen dhe diktatin e shteteve te medha dhe pasojat qe derivojne nga kjo.