Ekskluzive DITA – Nuk përbën çudi që në takimin që kemi lënë, Ardian Hoxha dhe Ziso Kristopulli vijnë së bashku. Kanë një miqësi të krijuar nga rrethana makabre.
Rrethana që, për shkak të çështjes së shumënjohur por njëherësh të pazbardhur ligjërisht, atë të zhdukjes së Remzi Hoxhës, askush nuk do të donte t’i përjetonte.
Por pikërisht pse janë bashkëvuajtës, djali nga Prishtina dhe minoritari nga Ksamili kanë farkëtuar një lidhje të fortë.
Ziso Kristopullit ngjarja i ka shenjuar gjithë jetën e mëpasme, përfshirë atë familjare. Ka humbur shëndetin, gruan, pronën dhe sot jeton në skamje.
Por përpjekja e Ardian Hoxhës për të bërë diçka që mekanizmat shtetërorë të vihen në lëvizje për marrjen e një përgjigjeje finale për babanë e vet, nuk mund ta linte indiferent Zison.
Xhevdet Shehu dhe Alqi Koçiko e intervistuan atë në redaksinë e Ditës në Tiranë në fund të tetorit 2015.
Intervista risillet sot nga DITA me rastin e 25 vjetorit të zhdukjes së Remzi Hoxhës:
-Zoti Ziso, jeni një personazh që vazhdimisht përmendeni në çështjen e Remzi Hoxhës, të zhdukur 20 vjet më parë. Si jeni përfshirë?
Duhet të jem i qartë që në fillim dhe të përgënjeshtroj zërat për gjoja njohjen time me Remzi Hoxhën. Unë nuk e kam njohur Remziun. Nuk jam takuar dhe nuk më ka takuar asnjëherë. Lidhja ime me Remziun është bërë nëpërmjet një personi të dërguar nga SHIK-u i asaj kohe.
Ai erdhi me emrin Armando Ditermens. Ai erdhi me një polic të Sarandës, i cili më tha se është nipi i tezes sime, është kameraman austriak, ka qenë në luftën e Bosnjë-Hercegovinës dhe ka ardhur për të bërë pushime. E më thotë ky polici, ato lekë që ka le t’i lërë këtu te ti.
Ai erdhi me një femër. Ajo shërbente si përkthyese, pasi ai që u hoq se Armando fliste vetëm anglisht. Qëndruan tek unë në Ksamil nja 15-20 ditë, ishte vera e 1995-ës. Unë kuptova që ai nuk ishte as kameraman dhe as ashtu si hiqej. Ishte një aventurier.
-Si e kuptove këtë?
Sepse ai gjithë kohën merrej me policët e Sarandës dhe me ca ish-të burgosur me nam të keq, si njëfarë Sazan Cane, me shefin e krimeve e të tjerë burgaxhinj që ishin vendosur në postet kryesore të Sarandës.
Hanin e pinin, loznin po nuk paguanin. I thoshin gruas e vajzave të mia se do t’i sjellim lekët nesër. Aty u binda se ai ishte mashtrues. Kapa atë policin që ma prezantoi dhe i them se ky nuk është në bina, po më mashtron. Ça flet – më tha, – është njeri i mirë. Do marrë babanë e tij në telefon në Austri dhe do t’i sjellë lekët.
-Çfarë pune bënit ju atëhere në Sarandë?
Isha specialist, zooteknik në degën e Bujqësisë së Sarandës. Kisha një kioskë buzë detit që e kisha përshtatur si lokal për periudhën e verës. Aty hante dhe pinte ky Armandua.
Besoj se edhe shumë të tjerëve edhe sot e kësaj dite ai u duhet të jetë debitor. Nejse, mbas nja 15 ditëve, ai u zhduk. Iku për gjithë natën me atë policin për në Tiranë.
-Po si u futët në historinë e Remzi Hoxhës?
Aty do të dal, se ky Armando ishte fija që na lidhi. Pas një dy muajsh, aty nga mesi i tetorit 1995 më erdhën Avni Koldashi me nja tre të tjerë e më thonë: Ti je Ziso Kristopulli? Po, u them. Ti ke një pulari? Po, u them. Do bëjmë ca verifikime se jemi nga Kontrolli i Shtetit. Prandaj do vemi në Gjirokastër.
Sado që i kundërshtova se unë jam privat e nuk kam punë me Kontrollin e Shtetit, ata nuk hoqën dorë. Nejse, ditën e parë nuk u binda të shkoja me ta. Vajta në Livadhja, kur u ktheva, më kishin zënë rrugën. Ai Sazan Cania më thotë, pse nuk u bindesh këtyre të Kontrollit të Shtetit? S’kam punë me ta, i thashë. Më morën, më futën në sedijen e pasme midis dy personave të panjohur e shkuam në Gjirokastër. Koldashi përpara. Po aty nuk qëndruan.
Ku po më çoni, – u thashë. – Ohu, kemi rrugë të gjatë për të bërë. Në Greshicë te rrepet qëndruan për të ngrënë. Desha dhe t’u paguaja drekën. Por pagoi Koldashi. U nisëm dhe drejt e në Tiranë. Mbërritëm te Shkolla e Partisë. Aty më thanë: E di si është puna Ziso? Tek ura e Farkës është bërë një masakër, janë vrarë ca njerëz. Ne kemi kapur nja dy veta dhe aty është përmendur emri yt. Do të çojmë nëse i njeh apo jo. Po qe se nuk i njeh, do të çojmë prapë në Sarandë. Më çuan në Kamëz e më dhanë një palë syze. Pastaj më hodhën një thes në kokë e ma thanë të rrija urtë. Më çuan në Vain të Lezhës.
-Dhe çfarë ndodhi me ty pastaj?
Kur mbërritëm në Vain, më futën në një dhomë që kishte dy krevate e më hoqën thesin. Më thotë Avniu: Kaq ishte puna Ziso. Bashkë mirupafshim! Dhe iku.
Pas tij, i pari që erdhi ishte Kumbaro. Më kërkoi pasaportën. S’e kam me vete, i thashë. Po ku ta marrim vesh se ti je Ziso Kristopulli? Po që më prutë deri këtu ju e dini se unë jam Zisua. E kështu filloi me pyetjet; A e njihja Armando Ditermens? Ua thashë atë histori që të tregova në fillim. Aty Kumbaro më thotë: Ai Armando ishte agjent i serbëve dhe ti ke pasur marrëdhënie që në 91-shin, kini bërë takime të veçanta dhe të ka rekrutuar edhe ty.
Unë hapa sytë. – Ore, s’po të marr vesh, i them. Këtë që dëgjove, më tha. Je njohur me Remzi Hoxhën? – As e kam njohur Remzi Hoxhën, as e kam takuar, as e kam parë.
Po ata si reaguan?
Aty filluan torturat. Ngrihet Kumbaro e më godet: Qen bir qeni, – më thotë, – ti të na thuash se nuk e njeh Remzi Hoxhën? Në atë kohë vjen Budion Meçe dhe filloi avazin. Më shtriu në krevat, më hoqi pantallonat dhe filloi të më rrihte me një shkop druri nga gjunjët e poshtë.
M’i lidhën këmbët me tela e kështu më rrihnin grushta e shkelma e më thoshin, shkruaj se je takuar te Kioska Juna, tek hotel Tirana etj. Tri ditë rezistova, më rrihnin po unë nuk shkruaja gjë. Pas tri ditësh një djalë i ri që më ruante mua, më thotë: Shkruaj, ndryshe nuk del gjallë që këtej.
-Dhe ju shkruajtët?
Atë ditën e tretë, ai Budioni më punoi të 99-tat. Më hoqi zvarrë e nxori përjashta ku ishte një varr i hapur. Këtu do të fusim, më tha. Kur po ktheheshim për në dhomë, më ndërsyen një qen. Pashë ç’pashë, fillova të shkruaja ato që më thoshin ata.
Sikur gjoja kisha bërë kontrabandë armësh me Serbinë bashkë me Remzi Hoxhën që i sillnim me autokolona për në Elbasan që të përmbysnim pushtetin. E kështu u bënë ca akuza absurde, sikur do t’i bëja atentat Agron Musarait (ministrit të Rendit). Ata fol e unë shkruaj siç donin ata.
Pastaj në treguan dy fotografi: Kush është Remziu nga këta? Unë ia futa kot për njërin. E sheh që e njeh Remziun?, më thanë.
-Sa ditë vazhdoi kjo histori?
Më 15, 16, 17, 18 tetor. Më 19 pasi firmosa ç’donin më liruan. Kishin filluar të shkruanin gazetat. Ma tha Arben Sefgjini e më goditi fort. Shkruajnë gazetat për ty, grek muti, më tha.
Dhe ju aty u takuat me Remziun?
Jo. Ditën e tretë ata më thanë se Remziu është andej nga dhoma matanë. Ai që bërtet është Remziu. Siç bërtisja unë, bërtiste dhe ai nga të rrahurat…
-Po si u krye lirimi?
Më thanë se do të më çonin në Fier. Po si të shkoja, më kishin marrë edhe lekët që kisha me vete, nja 2-3 qind mijë lekë. Më kthyen nja 50 mijë, se të tjerat i ke pirë cigare, më thanë. Më çuan në Tiranë dhe aty është histori më vete, si fjeta një natë te Qyteti Studenti ku kisha vajzat… ato më çuan edhe në Sarandë. Ku u ktheva me vajzat në Tiranë pas nja tri ditësh, në një kioskë më zë syri një titull gazete: Rrëmbehet Remzi Hoxha. Më dogji…
-Të kthehemi edhe njëherë te Remziu: Ju nuk e njohët atë?
Kurrë. Ua thashë. E vetmja lidhje ishte Armando Ditermens. Ishte i infiltruar nga SHIK-u dhe ishte bërë gjoja miku i Remziut siç erdhi u bë klient i lokalit tim. Ai ishte kosovar. Të tëra të dhënat i ka dhënë ai. Emri i tij real siç u mor vesh më pas ishte Avdul Loshaj.
Në foto: Ziso Kristopulli, në redaksinë e Ditës.
-Kë bëni përgjegjës për zhdukjen e Remzi Hoxhës pas 20 vjetësh?
Shiko, këtu lakohen disa emra: Sefgjini, Koldashi, Kumbaro. Kumbaro ishte shef, po mbi të gjithë ishte Gazidedja. Gazidede i merrte urdhrat nga Sali Berisha. Po ekzekutor për mua ishte Budion Meçe. Ai ishte kasapi, ai kishte drurin dhe që zbatonte urdhrat e shefave.
-Po pse jeni kaq i bindur në këta emra që përmendët?
Po i kam vuajtur mbi kurrizin tim të gjitha… Unë jam i vdekur për së gjalli. Ishin këta që më torturuan e më bënë gjysmak mua. Ishin këta që e torturuan Remziun deri sa e vdiqën në të njëjtën kohë me mua. E kam thënë, unë kam dëgjuar vetëm britmat e tij në dhomën tjetër në Vain të Lezhës. Këta njerëz që të përmenda më shkatërruan pasurinë, më shkatërruan familjen, më shkatërruan jetën. Nga këta, dy janë në Tiranë: Budjon Meçe dhe Sefgjini.
Në gjyq thanë se Budjoni është në gjendje kome dhe ka raport mjekësor. Kjo është alibi. Po si është e mundur kaq vjet në koma? Le t’i kapë shteti po të dojë. Shteti e sjell edhe Kumbaron nga Anglia apo nga ka shkuar tani, këtu, po të dojë.
Po të kthehet Kumbaro mbaron filmi. Ai e di se ç’u bë me Remziun. E hodhën në det apo ia dorëzuan serbit. Po të dojë Rama e sjell Kumbaron.
-Po pse thoni se edhe Berisha kishte dijeni?
Po ku bënin dot gjë ata pa urdhër të Saliut? Ata janë shpërblyer nga Saliu për ato punë të zeza që bënë në atë kohë. Ja, këtu e kini Saliun. Pse nuk vepron Prokuroria?
-Si e morët vesh zhdukjen e Remzi Hoxhës?
Kur filluan ta kërkonin njerëzit e tij dhe donin të dinin është gjallë apo ka vdekur. Vite më vonë. Atëherë filluam të njiheshim edhe me Ardianin dhe familjen e tij. Tani jemi miq…
——
Botuar në DITA në 22 tetor 2015. Ndalohet kategorikisht rimarrja e plotë apo e pjesshme nga media dhe portale pa lejen e redaksisë dhe pa citimin korrekt dhe të dukshëm të burimit.
Ardjan Remzi Hoxha te padise Sali Ram Berishen ne gjygj per zhdukjen e babait. Te marre deshmitar socialistin minoritar Ziso dhe ish rojen Izet. Te deklaroje dhe vete se Remziu ne Shkoder ka pare Gazideden e Arkanin bashke ne kafene ( e tha te top Show kete ) dhe Berisha i gjalle dhe Gazidede i vdekur marrin denim per zhdukjen e Remziut. Por do kete nje problem te vogel ky gjygj. Aty do dale se Remziu ne Maqedoni ka qene ne kerkim nga sherbimi maqedon si pjesmarres ne atentatin ndaj presidentit maqedon Gligorov. Do vertetohet kjo e do prishet gjithe kjo histori.
Nuk duhet pytet Sali Qen Berisha, por ai duhet rrjepur i gjalle me brisk.. deri ne agoni dhe tregon vete krimin se bashku me pinjollet e tij
O Ziso ik ne Greqi te pakten se do te cojne per “gjuheti” si te ndjerin Kosta Trebicka.
Pune malokerie Ziso,a e ke pare si e kane bere Ksamilin! Ky Mark uk qe shkruan ketu eshte nje nga ata kanibale.
@strugan
Strugan i ndyre. Cili bark te ka pjelle more mavi? A ke ndjenja njerezore more kafshe e padomestikuar. Te mbushen syte me lot kur degjon deshmine e Zisos per torturat qe i kane bere rregjimi kriminal i Berishes dhe dhe zhdukjen e te ndjerit Remzi Hoxha qe familja po i kerkon eshtrat dhe nje vend per ta qarre. Pse nuk leviz Prokuroria e Pergjithshme? Cfare prsisni me? Ne cilin shtet te botes Prokuroria do bente sehirxhiun kur Zisua po I thote me emra dhe mbiemra dhe Sefgjinet kapardisen neper Tirane
Barku qe ju ka pjelle u shterpezofte!!!
Tkete artikull coje te Gojet e Liga
ti strugani qeke kopil,nuk ha m….t kot.
Ky Ziso duhet te hedhi ne gjyq shtetin tone dhe shteti ti paguaj demshoerblimin per keqtrajtimin qe i kane bere
Raimondo dakort te demshperblehet .
Po me Lekat e Kujt ?
Me lekat e taksave TONA ?
t’JA marrin lekat atyre qe urdheruan e Zbatuan urdherat e Shtetit .
Me leket e PPPve moj Xeni. Cfaj ka Zisua se cmendet shteti? Luli mori 15 milione euro. Krimineli i Berishes u shperblye nga taksat tona. Viktima e Berishes nuk shperblehet nje cent.
Taksat tona nuk mjaftojne per Kasyratin dhe per Ulajt e sportelistit moj Xeni.
Alo ,saliiiiiiiiiiiiiiiiii ,a po te vjen zeri ,po ngushtohet laku ,bej ndonje koment apo te zuri lemza ,!
ky tregon te drejten i shkreti !
Po si ka mundesi ti bjer llotaria kti Ziso ne Sarand te arrestohet.Si i mbajte kta njers te pa njohur te gjith ate kohe.
Mark, keta SHiK-sat e Gazidedes do ti kishte zili edhe Djalli. Paskan qen me te vertete te pashpirte dhe zellshem per te zbatuar urdherat e eprorit dhe te UDB-se.
Or “mik” lexoj e konstatoj se qenkerke shume naiv “Mark Ujku”eshte pjestar i ketij ekipi e tash ti i tregon “gazideden”!Kesaj i thone “hade baba te te tregoj arat”!
Mark uk
Ysh, ysh o dreq….
O CIA a do vesh dore apo do na lesh republike bananesh se iku ajo kohe kur edhe mund te qeveriseshim edhe vete.
Djali i Remzi Hoxhes i kerkon Kryeministrit te jete ne mision kombetar,
ashtu sic e kerkojne familjaret dhe jetimet e viktimave te 21 Janarit, qe dhane jeten per te zbrapsur nje palo fshatar qe mendonte se me terror policor do i nenshtronte pergjithmone shqiptaret. Familjaret e viktimave te Gerdecit, mbushin listen e gjate te atyre qe kerkojne nje Kryeminister qe mban premtimet, por Kryeministri yne z,bzan.
Eshte i zene, me tema ku e ku me te rendesishme se jeta e atyre te vrare nga dora e shtetit ame. Ne njerin krah Ilir Meten, ne tjetrin Idrizin,,,,,ku mund te kesh kohe te merresh me ato vrasje, qe “rastesisht” e sollen ne karriken e Kryeministrit?
Remzi Hoxha, Faik Myrtaj, Ziver Veizi, Hekuran Deda,Aleks Nika,,,,,,,,,eshte vetem maja e ajsbergut te asaj listes se gjate me shqiptaret qe humben jeten, sepse dhenduri i Serbise, ndjehej “i kercenuar”.
Vazhdo estraden personale me Saliun ne kuvend, Z.Kryeminister. Djali i Remzi Hoxhes le te prese deri te behet reforma e reformes se reformes. Le te prese deri te ngordhe Ilir Kumbaro dhe ai plaku i vilave ne Gjirin e Lalzit. Do ta rilindim Shqiperine, Z.Rama,,,,do ta bejme lule permbi lule.
Kur te mos jene me, ata qe dhane urdher dhe ata qe torturuan te ndjerin per vdekje,,,,do fillojme procesin e HAPJES SE DOSJES, njelloj sic i hapem ato dosjet e ish sigurimit te shtetit.
Z.Kryeminister. Sa mire do ishte, sikur shqiptaret te kishin nje qeveri dhe nje Kryeminister qe punon per te miren e tyre?
Remzi Hoxha ka lene pas nje djale, qe misheron virtytet e atyre shqiptareve, qe nuk i kemi me shumice sot. Ai do ishte krenar per ate djale sot.
Eshte virtyti i beses se shqiptarit, i respektit dhe i dashurise per prindin, i detyrimit moral per te mos u ndalur kurre, ne rrugen e luftes per dinjitet.
Z.Kryeminister. Ju mund ti prini ne bese shqiptaret dhe te mos plotesoni asgje nga ato qe premtuat. Kjo eshte zgjedhja juaj. Ne shqiptaret, nuk ua dhame voten per kete.
Apo duhet te ndjehemi “te fituar”, qe dhame vetem voten dhe jo jeten, per karriken tuaj?
Ceshtja i duhet dorezuar Drejtesise dhe po te faktohet. Remzi Hoxha duhet shpallur Hero Kombetar, dhe Saliu Kryetradhetar Kombetar
nje tjeter njeri i shkaterruar nga Sali Berisha
Sa turp per ne qe bashkejetojme me nje kafshe te tille ne liri
Enea, po ti po i numeron me kokra? Nje popull i tere eshte shkaterruar nga Berisha&co. Keta jane te gjithe kriminele. Ramuti nga ana e tij ka ne duar gjakun e 4 kokepalareve qe u gjuajten me paralajmerimin e Berishes. Rama e kishte marre paralajmerimin , por protestuesit nuk e dinin.
Ramuti shkoi piu kafe me Mero qelbesiren dhe uroi qe Berisha ta mbamte fjalen e ta shkrepte. Ashtu ndodhi. Rama u be kryeminister dhe ekzekutori i Berishes, kryetar Bashkie i Rames.
Kush eshte krimineli ketu?
Z.Ardian Hoxha dhe miku juaj minoritar Ziso
Te ushqesh iluzion per Edi Ramen, perballe fakteve te qeverisjes se Tij 2 vjecare, do te thote t’ja lesh kohes zgjidhjen e drejtesise se munguar. Shkurt Saliu dhe Edi do te vije koha te marrin 2 meter kub dhe, ndersa eshtrat e babes tuaj, Heroit te Heshtur Remzi Hoxha kushedi se ku prehen. Ngushellohuni qe keto eshtra prehen ne token meme- Shqiperi, ndersa me rendesi ka vepra e Tij. A e vleresojne pozitivisht institucionet qe merren me vleresimin dhe rivleresimin vepres se Heronjve te Kombit tone? A e meriton Remzi Hoxha te sendertohet – duke e gdhendur emrin e tij ne Monumentin “Nene Shqiperi “”?
Bindja ime thote: Po.
Turp per shtetin shqiptar qe nuk di te mbylle nje çeshtje shteterore, por e degdis gjykatave sikur te ishte krim ordiner.
Prekese kjo histori
Nuk di nese thote te verteten po mua me duket bindes ky rrefim
Po te doje shteti e kam leuprin me qerre, por, duket qe nuk do…
A NUK I DALIN KETIJ SALIUT FANTAZMAT E KETYRE NJEREZVE NE GJUME??
SI E PERCOLLI REMZI HOXHEN, AZEMIN,ZHULALIN,PASHKON,PJETR ARBNORIN,KOSTA TREBICKEN,BANORET E GERDECIT,4 VIKTIMAT NE BULEVARD,PLOT E PLOT TE TJERE……DERI TE I FUNDIT SOKOL HOLLDASHI.
A ESHTE NJERI A ESHTE DJALL?
si ka mundesi asnje deputet i PS nuk i ngre keto ceshtje ne PArlament?
kaq frike kane nga saliu?
kaq pa gjak jane kur ai u shpik te certeta e te pavreteta dhe ua shan edhe motrat e nenat?
kurse keta me fakte e jerez qe flasin nuk guxijne ta mbajne nje fjale atje ne Kuvendin e popullit??
a jane burra apo cfare jane?
he i vrafte zoti
nuk ehste kurre teper vone per te zbardhur krime
saliu i bllokut,mjeshter i pabesise,ka lypur pushtet,vetem me krime-qe nga Arben Broci…
Sali Qenberisha ky PIT BULL i disa qarqeve antishqiptare për shumë arsye nuk duhet të lihet i lirë, jo vetëm se përbën një rrezik eventual për destabilizimin e vendit por së pari ai ka llogari për të larë me drejtësinë.
Sali Berisha ka në ndërgjegjën e tij njëzet vjet krime, e jo vetëm shkaktuar prej pushtetit të tij personal të ushtruar dhunshëm, por edhe si pjesëmarrës direkt në krime të përbindshme siç janë vrasja e 26 njerëzve në Gërdec.
Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza dhe të jap llogari për SHIK-un e tij, këtë mekanizëm monstruoz, që pasi e torturoi, e vrau dhe e zhduku pa gjurmë veprimtarin e UÇK-së, biznesmenin Remzi Hoxha.
Sali Berisha duhet detyruar të tregojë se çfarë di për këtë krim, si e pse e bëri kreu i shërbimit të tij sekret Bashkim Gazidede këtë masakrim barbar dhe për llogari të kujt, të Serbisë apo Sali Berishës personalisht, sepse kanë dalë dyshime serioze e të besueshme se Remzi Hoxha është vrarë mbasi kish nisur të hetonte takimin sekret të Sali Berishës me xhelatin e shqiptarëve të Kosovës, Sllobodan Millosheviçin në Ohër.
Me këtë rast Sali Berisha duhet të sqarojë para togave të zeza a ka pas ndonjë lidhje me shërbimin sekret UDB të ish-Jugosllavisë e si rrjedhim Serbisë sepse rezulton që edhe në kohën e embargos ndaj Serbisë kompanitë e klanit të Sali Berishës furnizonin me naftë përmes Muriqanit Malin e Zi me destinacion Beogradin, naftë me të cilën punonin tanket serbe që bënin gjenocid mbi shqiptarët e Kosovës.
Sali Berishës i duhen vënë prangat për shumë e shumë krime që ka bërë mekanizmi i tij shtetëror i kthyer në një shërbim sekret personal, por para së gjithash për krimin e përbindshëm kur vrau katër njerëz të pafajshëm që nuk po bënin kurrgjë në shëtitoren “Dëshmorët e Kombit” veç protestonin paqësisht. Sali Berisha jo vetëm që ka qenë në zyrën e tij ku ka ndodhur kjo vrasje prej trupave të Gardës, por ai e ka ndjekur situatën dhe janë të gjitha gjasat që mbeten të vërtetohen se ka qenë urdhëri i tij personal për të qëlluar mbi demostruesit paqësorë, aq më tepër se ai krijoi rrethana për të zhdukur gjurmët e krimit, akt antiligjor që duhet ti konsiderohet gjithashtu krim.
Sali Berisha duhet të hetohet në lidhje me vrasjen e Kosta Trebickës, shqiptaro-amerikanit i cili ishte dëshmitar i çështjes “Gërdeci”, e kishte dëshmuar se i biri i Sali Berishës ishte pjesë e skemës së kompanisë fantazmë që fitonte para në mënyrë të paligjshme prej demontimit të armëve në Gërdec dhe u bënë shkaktarë për vrasjen e 26 njerëzve duke përfshirë gra e fëmijë. Për këtë krim të përbindshëm, Sali Berisha duhet të jetë në bankën e të akuzuarit bashkë me të birin Shkëlzen Berisha, i cili, është e ngjashme që nëpërmjet rrethit të besnikëve të tij të ketë organizuar “aksidentin” e dëshmitarit kundër tij, Kosta Trebicka.
Në këtë rast duhet që prokuroria të hetojë se si ndodhi që dëshmitari kryesor kundër djalit të kryeministrit nuk kishte mbrojtje të veçantë në bazë të ligjit që i mbron dëshmitarët e një çështje kaq të rëndësishme ku është bërë një krim masiv. Sali Berisha duhet të arrestohet e të përballet me drejtësinë përveç krimeve të vrasjes së njerëzve edhe për krimet ekonomike të bëra në kohën kur ai ishte kryeministër dhe korrupsioni ishte metodë pune e qeverisë dhe e ministrave të tij.
Akoma më tej Sali Berisha duhet të dalë para togave të zeza për të sqaruar cilat janë lidhjet e tij me mafiozin serbo-boshnjak Damir Faslliç, i cili nëpërmjet vajzës së Sali Berishës që bënte avokaten e tij, ka blerë prona në Shqipëri dhe ka marrë pjesë edhe në një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare çfarë përbënte një precedent të rrezikshëm për sigurinë e Shqipërisë.
Duhet kuptuar nga të gjithë se arrestimi i Sali Berishës nuk duhet të bëhet për hakmarrje por për drejtësi dhe se me daljen e Sali Berishës dhe ministrave të tij hajdutë para gjyqit në Shqipëri do të marrë fund mendësia e mos ndënshkueshmërisë të atyre që duke shfrytëzuar forcën që u jep pushteti bëjnë krime njerëzore dhe ekonomike, vrasin, vjedhin e plaçkisin pasuritë kombëtare
. Sali Berisha nuk mund të falet nga asnjë instancë shtetërore, parlamentare, nga asnjë shtetar apo politikan sepse kauza e drejtësisë është kauza e sovranit, i cili di të zgjedhë, të japë pushtet, por edhe ta heqë pushtetin edhe të rrëzojë me të drejtën e vullnetin e tij si sovran. Askush nuk ka të drejtë të nëpërkëmbë ligjet e drejtësinë duke i falur krimet që janë bërë mbi popullin.
do ti drejtohesha edhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, qe pas reformes ne drejtesi, te rihape dosjen e Remzi Hoxhes,po ai i kerkon Sali Berishes qe eshte bashkepunetor ne vrasjen e babait te tij,qe ti tregoje se si e ka kryer krimin dhe ku jane eshtrat e babait te tij.Ai i gjori nuk e di se vrasesin e fshehu Berisha,i dha pasaporte dhe e dergoi ne londer.Disa vite me vone kur u be perseri problem ceshtja hoxha,Berisha pagoi perseri nje shume parash dhe vrasesi u la me arrest shtepiak me qellim qe te arratisej dhe keshtu ndodhi vertet.
ore njerez po nuk mundet dote serbia ore si se kuptoni
keqardhje per jeten e shkaterruar Ziso
por si ti si Ardiani po mbani shpresa kot
Ku eshte krimi i Sali Bishes
Po ky eshte edhe krim tashme i Edi Rames….
Na e tha troc: u nuk jam gjykates dhe prokuror ..
qe do te thote mos me cani trapin…
PEr z.Ziso respekte
per komentuesit u them
ma ngadale bre trima interneti
berisha eshte kriminel,vrases,tradhetar,frankeshtein monster..por jo fajtor
fajtoret kryesor jane usa -be qe e prune nga beogradi ne 1991
fajtoret e ndyre jane klasa poltike dh eintelektualet me ne krye isamil kadaren dhe dritero agollin qe jo vetem kane qene me berishen por dhe sot po e mbrojne me elezbiberet e tyre
nuk ka det qe te laje keto krime monstuoze
nuk ka ambasade dhe edi rame ta shpetoje….
i nderuar zoti Kristopulli
Shqipëria është katandisur në një shtet paçavure, më keq se vendet e Afrikës qendrore si Somalia, Uganda etj. Nuk ka më keq, por për 20 vjet rresht, përfaqësuesit e Europës nuk po munden të stabilizojnë politikën e një vendi me 2.5 milionë banorë. Më vjen keq të shprehem, por këtu njeriu ka më pak vlerë se një bagëti. Ai tani është pa asnjë të ardhme, pasi ekonomia është rrënuar tërësisht.
As ky krim nuk ka per tu zbardhur kurre.
ja kane lene peshqesh qeverise re e cila ne vend te akuzoje kryetradhetarin berishe I jep llogari sot ne kuvend VRASESIT TE SHTETIT shqiptar Sali Qeni
o i nderuar Ziso
o i nderuar Ardian Hoxha
o te nderuar komentues
Po si ka mundesi te ushqeni shpresa se Edi Rama do zbardhi kete krim te Sali zgjyres?
Po Saliu i ka thene edhe vete Rames qe do te te vras dhe do te te mbaj fjalimin me te bukur ne varrim..
Dhe ja ku eshte Saliu aty ku eshte
Kur Rama nuk zgjidh dot nje kercenim publik ndaj tij mendoni se mund ta detyroj Saliun te tregoj ku kane futur trupin e Remziut?
A kuku sa naive qe jeni
REMZI HOXHA TE SHPALLET DESHMOR I KOMBIT,SALIMILLOSHEVICI-KRIMINEL I KOMBIT
Sikur te ishte me mendimin tuaj Berisha do ishte arrestuar qe nga dhjetori i studentve.Si nuk del nje person prej ktyré klyshve te komunizmit e te thot per mijra te zhdukur nga baballart tuaj.Si nuk thuani te denohet djali i Rucit qe vrau dy persona po sidhet si mafioz rrugve te tiranes.
Mark uk…je komplet rrumpalle dhe gjithe gabime ortografike. Ben mire te lesh komentet per ca kohe dhe ti kthehesh fillores. TUNG.
Mark uk
Ysh, ysh o dreq…
Nuk ka avokate te ndershem te ndihmojne Zison te ngreje padi kunder shtetit e ketyre
krimineleve ?
A do te kete nje varr per saleehqenserbin neser kur ti vije dita e vdekjes ?kjo eshte pyetja dhe kush duhet te mendoje e te shqetesohet per nje gje te tille.DITET FILLOJNE TE NUMEROHEN MBRAPSHT PER ATE QE KA BERE TE ZEZA NE KETE VEND.
Te gjithe keta qe duan te hakmerren me Berishat,kane te keqen e qenit te rrahur.Megjithate mos i humbni shpresat se kam lexuar dje nje koment nga Sadija qe jeton ne Suedi dhe nuk i mjafton kali i kthyer,por kujtonte hakun e vellait,qe kishte marre ne Argjentine..Sadija me vere,do ti turperoje te tere!
Ku eshte pellazgu spo e shof emrin e tij??
O komentaruce te drobitur, nuk mund te denohet Sala se ishte (eshte) agjent i udb-se, sepse kjo e fundit, ishte (eshte) nje filial i vogel i cias, qe te dyja bashke,sollen ne pushtet llumin e kombit….Pikerisht sepse ky llum ishte i kapur dhe vene me kohe ne sherbim te spiunazheve te huaja, ishte i pershtatshem dhe i bindur ndaj eproreve te tyre, prandaj dhe u perzgjodh…Cia kishte dijeni te plote per ngjarjet e atyre viteve, …por i ndjeri qelloi ne kohen dhe vendin e gabuar…Sepse po te publikohej takimi i Arkanit (i besuari i Sllobos), do te ekspozohej Sala si bp i udb, dhe ne te njejten kohe do ekspozoheshin dhe amerikanet per dijenine qe kishin per dramen qe po luhej ne Bosnje dhe me gjere….Pra mos prisni nga ripjellja, qe te denoje Salen per kete krim…Ne te njejten kohe , mos prisni qe kjo ripjellje (e vdekjes), t’a denoje Salen per korrupsion, sepse jane vete te kapur…Rruga e vetme ka mbetur, ose Sala te vdese vete natyralisht, …ose gjaku me te cilin ka lyer duart, t’i kujtoje ndokujt Kanunin e Lekes….
Banda epd se ka shkaterruar jeten e cdo shqipetari ku me shume e ku me pak. Rasti ne fjale eshte nje krim i rende shteteror qe duhet te rihetohet dhe sefgjini ai koldashi me shoke nuk duhet te dalin nga burgu per kete krim cnjerezor. Qeveria ta marre ne mbrojtje kete person dhe ti siguroje nje pension te vecante dhe ti kthehen ptonat dhe ti behet cdemtim per pasurine e vjedhur dhe shendetin e demtuar.
Keto perrallat e Zisos me Kasaforta te Frangajt, ato intervistat me Izetin e denuar per vrasje dhe ato perrallat me Gazidede e Arkan bashke ne kafene jane vetem per gjelle militantesh te hane e te ngopen. Por nuk bejne per gjygj. Lerini mor denglat. Dergojeni ne gjygj Berishen po patet byth. Aty do shihet pastaj se si do dale kjo histori.
lisi:Se je rritur ne pyll dukesh nga mbiemri,po pse je kaq rrote nuk kuptohesh o ish komunisti i fshatit me kater klas.
Mark uk
Ysh, ysh o dreq….
Berisha ka eleminuar te gjithe personat qe kane kryer krime teper delikate ne favor te marrjes se pushtetit ne duar te Berishes duke filluar nga 2 prilli 1991 e deri me sot.Pjetri vdiq mbasi kish kryer terapin nga mjeket ishte shendosh si kokrra e molles vdiq sikur ti vinte nga perendia.Sa u cudit dhe e shoqja.Tashti s’kishte pse te vdiste ishte shume mire daklaroi e shkreta.Doktor Spahija vdiq dhe ky aktor i 2 prillit.
Azemit ia kendoj nji muaj para vdekjen: Do te vritet nji njeri i madh dhe ne do te marrim pushtetin.Lajmi u be ne gusht te 1998.Vrasja ne 12 shtator te 98 puci me 14 shtator 98 per marrjen e pushtetit me tanke djegie dhe raprezalie.Gazidete vdiq me tu kthye nga vendet Islamike.Zhulali dhe ky iku per lesh.Te gjitha keto jane skenim te Berishes nen diktatin e skenareve te agjentures Serbe.Per ta patur Shqiperine shtet te hallakatun te percare,pa bosht e pa zot shtepiet.
harrove Gramoz Pashkon e OLLDASHIN e ndjere, qe i ndrite shpirti atje ku jane.
Te dale gjithe populli ne rruge te kerkoje denimin e Salu Berishes. Te terhiqet zvarre sic po terheq kete popull te shushatur zvarre, sic po e perdhunon perdite, sic po tallet perdite me te.
Pa koken e Sali Berishes nuk qetesohet populli.
Koli,
jame i se njejtit mendim.
Populli nqs do kishte nji Koke/Grup Elite Kombetare,
qysh kur erdhi ne Pushtet PS,
kishte detyruar Drejetesin te vepronte,,duke e mbajtur te rrethuar derisa te arrestohej Kryekrimineli salih berisha dhe zbardhej edhe vendodhja e Eshtrave te Remzi Hoxhesh i cili,
duhet te shpallet Hero i Kombit.
Por shqiptaret, presin t’ja zgjidhi Bota problemet e shtepise por u mashtruan edhe nga Rama i cili i
prehu ne bes shqiptaret,jo shpirterishte, por Dikush qe qendron mbi Ramen .
Vetem nqs org.si burra te vertete,jo si shkerdhata qe i shndroj kjo epoke Krimesh dhe rrethojne Inst.Drejt, ose te veproje ose ti djegin brenda githe Pederastat e SPAK
dhe Llalla nr 2 .
Krykrimineli salih b, eshte Codi i gjithe Krimeve te bujeshme qe kan ndodhur kto 30- vjete.
Zisos i them te bej kujdes per vete, dhe te kuptojn,
se edhe Budjon idiotin,sali b , e hoqi qafe, e semuri per vdekje sidhe Gazideden.
Ardianit i them, mos hesht kurre se bashkpunuari me njerzit e tu e kerkuar Drejtesi, se ke gjithe Shqiperine me vehte.
Sepse salih berisha ka shume borxhe me la nder shqiptare, nuk ti i vetmi vlla.
salih robt ti kifsha ku i ki .
Nuk ka Borxh pa lare & hak pa Marre – ndr Shqiptare
Ceshtjen duket se e ka ne dore UCK
Kjo interviste e Zisos , per zhdukjen e Remzi Hoxhes nga Shiku I Gazidedes , tregon se Shiku ka qene me keq se sigurimi I Hoxhes . Ata I benin me hapur gjerat . Gazidedasit , jane vijim I KGB, ne mos me keq . Prokurori keto 3 vite nuk ka pasur . Shteti eshte I ndare per gjysem : Presidenca dhe drejtesia nuk lidhen me ekzekutivin . Vijon qeverris Saliu , me metodat me mafioze , qe nuk I njef as nje prektike qeverrisese e c’do lloj sistemi . Menyra e qeverrisjes se Saliut , duhet te kthehet ne nje film , ku brezat te mesojne se lufta e Salit per pushtet te pa kufizuar esht exepsion boteror . Duhet te behet ligj te happen dosjet e Gazidedes . Do te habiten te gjalle e te vdekur . Zgalem
Prandaj duhet bere sa me pare reforma ne drejtesi, dhe ky eshte shkaku pse SHQUPI po e sorollat,
per komentuesit Zgalem dhe Lida Al
nuk e kuptoj qendrimin tuaj dhe te gazetes Dita por dhe djalit Remziut te ndjere
.
Ketu behet fjale qe miqte tane nga Washingtoni dhe Brukseli mbrojne hapur KILLERIN BERISHE
vetem nje fakt
Visho Ajazi ka qene syri dhe veshi i berishes dhe gazidedes ne masakrat 1992- 1997 te Shikut ku dhe kjo e Remziut eshte ne taven e Vishos
a ka ndonje bir k.–urve ti pergjigjet kesaj pyetje
Pse Visho Ajazi qe eshte objekt dhe subjkt i zhdukjes se Remziut eshte emruar ambasador ne Nato nga Ramortja i Surrelit
me sakte po keto te Nato-s kaq syleshe jane apo kane 30 vjet qe tallin trapin me ne ?
Me fal, ke quan “miq amerikane” ti, Ramut Dulen?
Jo jo, veq gopin e satame quej mikeshe, gja tjeter nuk ka me minteresu.
Sherbimi sekret i Berishes vrau ne ate mase sa sherbimi sekret serb vrau shqiptare.
Po theksoj edhe une si komentues.edi rama nuk eshte as prokuror ,as gjukates.por ka te gjitha te drejtat te kerkoje nfa drejtori i shish hetim te plote te çeshtjes.konkluzionet tia dergoje prokurorise se krimeve te renda me kerkesen per hetim.ashtu siç edhe familja ,jo te kerkoje eshtrat nga prokuroria dhe kaq,e falem gjakun.kesaj i thone braktisje ,heqje dore nga dinjiteti.remziut i vjen turp per keto qe thote i biri.”na mjaftojne vetem kockat.”duhet qe kerkesa per hetimin e çeshtjes te behet çdo vit,çdo sektori te prokurorise.pse nuk hetohet çeshtja?ka ndonje konflikt interesi?ka korrupsion?psh.dikush eshte paguar nga saliu per te mbyllur çeshtjen?kush e perjashton si mundesi?te filloje spak te hetoje qe nga prokurori i pare qe ka marre kete çeshtje ne dore dhe te ndiqet zinxhiri.personat e akuzuar jane gjalle.pse nuk jane hetuar?perse ilir kumbaro ,u be kaq vjet,dhe sot e kesaj dite nuk ka nje kerkese ekstradimi nga anglia?pra kete qendrim te familjes une e shoh jo si lodhje,por si kapitullim,mbase dhe me keq.
Z. Kristopulli eshte viktime, nuk kam ansje dyshim, dhe me vjen teper keq per cfare ka kaluar. Deshiroj qe ne nje te ardhme jo te larget te gjeje drejtesi.
Por, meqeneqe z. Kristopulli nuk e ka njohur e as nuk e ka takuar asnjehere te ndjerin Remzi Hoxha, si mund te jete aq i sigurt qe ulerimat qe vinit nga dhoma tjeter ishin te R. Hoxhes? Duke u bazuar ne fjalet e atyre krimineleve e mashtruesve qe e torturuan? Po sikur ato ulerima te ishin te ndonje personi tjeter?
Pjese nga deshmia e z. Kristopulli:
– “Pastaj në treguan dy fotografi: Kush është Remziu nga këta? Unë ia futa kot për njërin. E sheh që e njeh Remziun?, më thanë.”
– “Ditën e tretë ata më thanë se Remziu është andej nga dhoma matanë. Ai që bërtet është Remziu. Siç bërtisja unë, bërtiste dhe ai nga të rrahurat…”
Edhe dicka tjeter qe ngjall kureshtje. Z. Kristopulli ka udhetuar nga Kamza ne Vain te Lezhes, me syze dhe me thes ne koke. Vetvetiu lindin disa pyetje (retorike): Nga e zbuloi z. Kristopulli se ndodhej ne Vain te Lezhes? E kishte vizituar ai me pare? Ajo dhome me dy kreveter i ishte familjar, d.m.th e dinte ai qe dhoma ne te cilen gjendej ndodhet pikerisht ne Vain?
Pjese nga deshmia e z. Kristopulli:
– “Më çuan në Kamëz e më dhanë një palë syze. Pastaj më hodhën një thes në kokë e ma thanë të rrija urtë. Më çuan në Vain të Lezhës.”
– “Kur mbërritëm në Vain, më futën në një dhomë që kishte dy krevate e më hoqën thesin…”
Me sa po kuptoj une nga kjo histori, sepse per here te pare po e lexoj kete interviste te 2015-es, kur ShIK-u shqiptar ka kapur kete minoritarin Ziso Kristopullin, Remzi Hoxha duhet te kete vdekur nga torturat; zerat e degjuar nga dhoma tjeter duhet te kene qene te ndonje tjetri, per ti dhene Zisos te besonte se po degjonte R. Hoxhen. Ky eshte varianti me i besueshem!
Pastaj ka edhe variante te tjetra me pak te besueshem, si qe Ziso te jete i sherbimit shqiptar dhe te luaje rolin sikur ka degjuar britmat e R. Hoxhes ne dhomen tjeter. Ose ndoshta R. Hoxha eshte gjalle dhe i fshehur me identitet tjeter nga sherbimi shqiptar, per sherbimet qe i ka bere Shqiperise si agjent i dyfishte.
Deponimet e Kumbaros dhe te kujdo tjeter nuk i vlejne me kujt, por -nese Hoxha ka vdekur nga torturat- (pse do ta torturonin xhanem!?), familjes i duhen treguar eshtrat! Hedhja ne det e kufomes do te ishte varianti i fundit ne raste te ketilla.
Ja fytyra e vertete e Sali Berishes dhe e xhalatit te tij Gazidede e kompani!
E gjithe kjo histori me duket pune kasapesh,delirante,nenpunse servile shteti, jo profesioniste,qe nje informacion jo te sakte,ose ndonje intrige te rafinuar te sherbimeve sekrete te huaja ta noterizonin si ngjarje reale. Zbuluan grupin armiqesor te drejtuar mga remzi hoxha. I gjithe ai shtet nuk kishte mundesi qe te verifikonte kush ishte r.hoxha dhe cfar aktiviteti ka. Pse gjithe ai ngut, kur shteti ka mekanizma,burime njerezore e materiale per te proceduar ne raste te tilla aq me teper me nje shtetas te huaj. Kush e kush te marre meritat per noterizimin e nje intrige,apo qofte e nje rasti te vertete. Por edhe KGB nuk vepronte ne menyre kaq kriminale. Ta vertetonte me forma pune e pastaj procedonte.Keto te gjithe edhe pas viteve 90 kane ndjekur rrugen e K.Xoxes, M.Shehut,K.Hazbiut,H.Isait e S.Stefanit. Nje informacion i rreme apo i sakte te mos vertetohej ne menyre profesionale per te kapur proven ose per te vertetuar te kunderten, por mjeti i vetem si te ishe apo jo fajtor duhej vetem me dajaku. Kam frike se keshtu duhet te kete shkuar remziu .
I them ketij djalit te Remzi Hoxhes ,do gjenden ku jane eshtrat e babait tiaj vetem atehere kur ::::
PARTITE POLITIKE SHQIPTARE ;DO TE BEHEN VERTETE ;KUNDERSHTARE PA KOMPROMIS NE POLITIKE , NDERMET TYRE .
Tani mos shpresoh fare me Edi Ramen ,u vertetua se ka mbi 7 vite ne pushtet dhe as edhe nje gje nuk beri ,si rasti i babait te ndjere tuajin ,Kosta Trebicken ,26 te rene ne Gerdec ,2 prillin e Shkodres ,4 te vraret ne 21 Janar e deri tek Sokol Olldashi .Do me kujtosh nje dite ,por ti themi popullit idiot shqiptar bythlepires qe votojne gjithmone , vetem per keto 4 bandite anti shqiptare .Kjo eshte ceshtja dhe me se e verteta e gjendesve te fajtoreve te ketij tranzicioni post komunist te fundit .
Si ka mundesi qe shiku paska shkuar deri ne Ksamil per te gjetur nje njeri te ” pafajshem ” e ta beje bashkpuntor ne vrasje te nje njeriu qe as nuk e njihte kur kishte te gjitha mundesite te arrinte shume lehte tek miqte e tij ?Si mund te quhen te verteta dhe te besueshme keto barcaletat e Zisos. Me te vertete qe Saliu me shikun mund te kene bere shume krime por nuk mund te kene qene kaq te trashe.
Tori ne nje fare menyre ke te drejte ne faktin se keto Ziso-t jane karta te djegura qe vetem shtypi shqiptar dhe Gazeta Dita marrin ca klikime me shume dhe mbushin gazeten dhe per te krijuar mjergull
.
Kush eshte kryesorja ne kete histori: Sjellja me detyrim e Ikumbares qe eshte celsi I enigmes dhe mbaron kjo pune…Pse sherbimi inteligjent anglez dhe drejtesia angleze e mbrojti kur vetem me pashaporten e Shaqo Shatrit ai duhej arrestohej ne vend…
Mendimi im eshte se sherbimet secrete angleze ( dhe amerikane) e dine 100% ceshtjen…dhe nese Sala do ishte “komunist” vetem per Remzi Hoxhen e kishin rrasur Brenda…por nuk kemi c’ti bejne se “hudhi kamunizmin” me rajersonin,biberin dhe kete timin
.
Shiko dhe ceshtjen e Izet Haxhise
ku “garantet nderkombetare te Rames”
qe drejtojne pas perdes kete process
po bejne te pamunderen
qe te mbrojne Berishin.
.Konkretisht po drejtohen “kamerat e shtypit” te Majlinda Popovici e Vrakes ku sipas tyre ne tabulalatet e telefonit saj fshihet “enigma e njerzimit”
.
Kush eshte veprimi me criminal ne dy javet e shtatorit 1998?
.
Ishte masakrimi I shtetit shqiptar nga paramilitaret e Berishes dhe Bukoshit ne 14 shtator 1998
.
Kush eshte argumenti qe USA-BE mbron hapur Salikriminelin e tyre
.
Kete e verteton Paskal Milo is minister I jashtem ne ate kohe qe deklaron ne superfakte:
Ambasadori amerikes gjermanise dhe italise na bene presin dhe kercenim per prerje ndihmash qe te mos arrestonim berishen e tyre
.
Kaq mjafton te themi se Shtetet e Lulbashkuara te Amerikes dhe Shtetet e Shkerdhyera te Europes mbrojne hapur Saliun e tyre
dhe per te eklipsuar krimet e tij
nxjerrin me “kompetentet e shtypit tyre”
keto histori me Ziso Kristopulos
apo Majlinda Popovicin
Më pëlqen që të gjithë shajnë sigurimin dhe hetuesin e komunizmit . Këtyre këlyshve shikas të gazidedes berishoviçit nuk ja u kalon asgjë.