Protesta e 8 dhjetorit tregoi edhe njëherë hendekun e thellë dhe ndasitë e forta politike në Shqipëri.
Kryetarja e delegacionit PE-Shqipëri thekson nevojën e realizimit të reformës në drejtësi, e cila sipas saj do të marrë shumë kohë, ndërsa kërkon votimin e ligjit për dekriminalizimin.
Monica Macovei thekson se, një ndër problemet e mëdha të Shqipërisë është mungesa e konsensusit dhe dialogut politik. Në një intervistë për Top-Channel, ajo tregon rrugën se si mund të miratohen disa prej reformave më të rëndësishme, teksa flet për korrupsionin dhe luftën ndaj tij.
Monica Macovei, kryetare e delegacionit PE-Shqipëri: Reforma e drejtësisë do të marrë kohë, është reforma më e gjatë. Kjo u dëshmua në të gjitha vendet e rajonit dhe ato post-komuniste. Tani duhet miratuar ligji, që ndalon personat me të kaluar kriminale për të marrë poste publike. Ky duhet të kalojë dhe, nëse keni 1, 2, 3 apo 10 veta që bien sipas parashikimeve të këtij ligji dhe nuk zënë poste publike, kjo përbën një sukses. Nëse ka më shumë, në rregull. Por nuk duhet ta mbajmë të lidhur ligjin për t’u ndaluar personave me rekorde kriminale, që të zënë postet publike, me reformën e drejtësisë. Është e vërtetë se nevojitet besimi te vendimet gjyqësore, sepse në fakt ato kanë pasoja. Njerëzit mund të shkojnë në burg, ose nuk zënë poste publike në këtë rast.
Ky është rreth vicioz dhe ju nuk mund të prisni për t’i bërë së bashku, kur të jetë gati reforma e drejtësisë, e cila mund të marrë disa vite. Prandaj miratoni këtë ligj, për t’iu ndaluar politikanëve apo nëpunësve të shërbimit civil, që të zënë karriget kur kanë të kaluar kriminale. Do të ketë plot raste dhe, me çfarë kuptoj, disa raste janë shfaqur tashmë. Ju shpëtoni nga këto njerëz, kështu. Nuk mund të ketë njerëz me të dhëna kriminale në shërbimin publik, sepse nuk mund t’u besosh këtyre njerëzve dhe vështirë të mendohet se ata do t’i shërbejnë komunitetit.
Ka kritere të tjera mbi integritetin, që mund të zbatohen ndaj këtyre personave, si për shembull, justifikimi për gjithë pasuritë që kanë, edhe nëse figurojnë në emra të të tjerëve, të gjitha llogaritë bankare, makinat, vilat. Të bëhen publike sesi i kanë bërë të gjitha këto, sepse kur punon në sektorin publik nuk ke ndonjë rrogë të madhe, ndaj është mirë që kjo të kontrollohet. Unë nuk kam dëgjuar asnjëherë për ndonjë propozim të tillë në ndonjë vend dhe nuk mendoj se është në të mirë të Shqipërisë testi i drogës.
Kush e propozon këtë, dërgon një sinjal të keq për Shqipërinë, pasi le të besohet se politikanët në Shqipëri marrin drogë. Unë nuk do e merrja seriozisht këtë, sepse çfarë do të thotë kjo? Do bëjmë tani testin e alkoolit? Nëse ka dyshime mbi një politikan se ai merr drogë, atëherë duhet luftuar ai, ose i kërkohet dorëheqja, ose shkarkohet.
Kjo mund të ndodhë, siç ka ndodhur edhe në vendet tona. Por, kjo nuk mund të çojë drejt testit të drogës ndaj kujtdo që ka post publik, sepse ju nuk do të donit të dukeshit si një vend, ku të gjithë marrin drogë, diçka që nuk është e vërtetë. Nuk besoj se shqiptarët marrin drogë. Disa prej tyre mbase, por në çdo vend ka “disa” që e bëjnë këtë. Nuk ka më shumë të droguar në Shqipëri sesa në ndonjë vend tjetër, ndaj mbrojeni vendin tuaj dhe mos e bëni këtë.
-Si kryetare e delegacionit për Shqipërinë, cili është shqetësimi kryesor për vendin, përveç këtyre dy çështjeve që përmendët?
Monica Macovei: Nuk ekziston konsensusi, konsensusi i vërtetë mes pozitës e opozitës për reformat. Ekziston një luftë e partive politike për pushtetin. Tani, kur merret rruga për në NATO dhe BE, për objektiva me interes kombëtar, njerëzit duhet të bëhen bashkë për këtë. Me atë që pashë, ky nuk është rasti.
Në takimet tona, pra me Parlamentin Evropian, lufta vazhdon sikur të ishte një çështje e brendshme. Jo, nuk është. Kur doni të takoni Parlamentin Evropian, ne duam që të punojmë së bashku, me të gjitha partitë politike në Shqipëri, në mënyrë që njerëzit të përfitojnë.
Politikanët atje nuk duhet ta harrojnë se janë aty për të shërbyer në të mirë të njerëzve, dhe jo sepse kanë bërë ndonjë gjë spektakolare në jetën e tyre, apo se kanë merita të veçanta. Ata kanë pushtetin për të bërë të mira për njerëzit dhe jo për të bërë keq, apo për të mos bërë asgjë. Bëjnë vetëm luftë, luftë, luftë. Kam dëgjuar nga mjaft shqiptarë të zakonshëm se u ka ardhur në majë të hundës me këtë luftë, në një kohë kur duhet të punojnë, të bëjnë një gjë për ta. “Votova për ju”, ose “nuk votova për ju, por jeni aty. Bëni diçka për jetesën time”.
Politikanët tuaj nuk e marrin vesh këtë dhe e patë se, edhe në takimin e fundit në Parlamentin Europian pati një luftë të vazhdueshme dhe dëshirë të përsëritur për të mos pasur rekomandime të miratuara. Kjo është e paprecedentë. Nuk më ka ndodhur me asnjë vend tjetër, nuk e di pse Shqipëria do që të jetë një përjashtim.
-Në të vërtetë, në fund të takimit dyditor ndërparlamentar ju votuat për ndryshimin e rregullave të procedurës dhe për rekomandimet përfundimtare, të cilat u quajtën të papranueshme nga zëvendëskryetari demokrat, Aldo Bumçi. A janë në fuqi ato? A keni një përgjigje nga shërbimi juridik i PE-së?
Monica Macovei: Ne i miratuam rregullat e procedurës. Për rekomandimet presim ende një përgjigje nga shërbimi juridik, ku u drejtova për shkak se, në anën shqiptare, votimi ishte 7 me 7. Shtatë votuan pro rekomandimeve përfundimtare dhe shtatë votuan kundër miratimit të tyre. Pala europiane ishte në unanimitet, të katërt për të votuar miratimin e rekomandimeve. Kështu që, nëse bashkëkryetarët kanë një votë të cilësuar, që do të thotë votë të dyfishtë, atëherë konkluzionet janë të miratuara. Kjo ka të bëjë me interpretim të rregullores.
Unë thashë vërtet se ato u miratuan, por gjithashtu pranova të pajtohem me fjalën e fundit të shërbimit ligjor dhe kjo tani është një çështje proceduriale. Thelbi i problemit është pse, në këtë rast, Partia Demokratike nuk do që të miratohen rekomandimet?! Ndodhi njësoj në Tiranë, në fillim të këtij viti. Ata më patën thënë “e kemi vendosur me kohë, para takimit, se s’do të kemi rekomandime”.
Pyetja ime është pse e bëni këtë, sepse Parlamenti Europian bën rekomandim për Komisionin, për Këshillin e BE-së, për autoritetet shqiptare, për gjëra në të mirë të përparimit të vendit drejt anëtarësimit në BE. Përse nuk doni përfshirjen e Parlamentin Europian në këtë proces? Ne nuk jemi armiq. Ne duam ta ndihmojmë Shqipërinë, që të jetë pjesë e BE-së. Përpjekja për të mos miratuar rekomandimet nuk është një zgjidhje në të mirë të vendit për mua.
Nuk e di nëse janë pyetur njerëzit për këtë, por le të bëhet një referendum. A duan apo jo ata, që Parlamenti Europian të bëjë rekomandime! Nëse ata duan të bllokojnë, mirë. Shqipëria nuk përfiton kështu, përkundrazi.
Ne rekomanduam në të mirë, së fundmi, për ligjin që ndalon pjesëmarrjen në postet publike të personave me të dhëna kriminale, apo zgjidhjen e pronës, për një sistem të shpejtë e të ndershëm drejtësie, për depolitizimin e administratës. Ne duam fiks atë që duan njerëzit. Nuk dua të komentoj sjelljen e zotit Bumçi. Kam dëgjuar se, pas takimit ai ka deklaruar se u trajtuan si “kafshë” këtu. Gjatë dy ditëve të këtij takimi, ai ndërpriste vazhdimisht, duke kërkuar përse nuk kishte të pranishëm më shumë anëtarë të Parlamentit Europian.
Edhe kjo ndikon për keq ndaj vendit. Unë nuk e di sesi mund të thotë dikush se u trajtua “si kafshë” – një fjalë që nuk do e përdorja kurrë – kur ne e mirëpritëm. Paguam për vizitën e tij. Ai qëndroi në hotel në një vend mjaft të mirë. Patën darkën e parë me Komisionerin, për nder të delegacionit shqiptar. Parlamenti Evropian ofroi gjithashtu darkën e dytë. Dreka e fundit, po ashtu, me Komisionerin. Pra, vepruam si me të gjithë delegacionet dhe ne i nderuam miqtë tanë shqiptarë deputetë, pavarësisht përkatësisë partiake të tyre. Si mund të thuash kështu?
Vetëm nëse ka vendosur të bëjë shqiptarët, që të urrejnë Parlamentin Evropian, por unë nuk mendoj se është kështu. Kjo nuk është në interes të njerëzve. Për mua, politikanët që bëjnë të tilla deklarata në Shqipëri duhet të kujdesen për shqiptarët e varfër. Kur del jashtë kryeqytetit sheh vetëm varfëri, varfëri, varfëri dhe njerëzit kanë nevoja, që unë nuk shoh të trajtohen. Ky duhet të jetë shqetësimi i parë. Sherret me drejtuesin apo edhe ndërmjet tyre janë në varësi të gjithsecilit prej tyre.
Varet nga sjellja, edukata, arsimi dhe cilësitë politike të personit. Nëse duan të më luftojnë, në rregull. Por, ata vijnë këtu për të punuar së bashku dhe unë vijoj t’ua shpjegoj atyre se, këtë e bëjmë që të punojmë në përmirësimin e jetës së shqiptarëve dhe për të ndihmuar vendin, që të bëjë reformë të administratës, të politikës, të drejtësisë, të reduktojë varfërinë, e kështu me radhë. Për këtë duhet të jemi miq e të punojmë bashkë.
Nuk ka arsye për të luftuar as me mua, as ndërmjet jush dhe as ndaj nesh. Me rregullat e reja kemi përcaktuar se, dikush nuk mund të flasë njëkohësisht me një tjetër, sepse kjo ndodhi herën e shkuar. Ti flet, pastaj unë nis të flas dhe dikush çohet ndaj nesh dhe, në fund janë 6 veta që flasin në të njëjtën kohë. Kjo është çmenduri dhe askush nuk kupton asgjë.
Kështu që, do të jetë vetëm njëri pas tjetrit dhe e kemi reduktuar kohën duke numëruar minutat, sepse ç’u pa po foli njëri për gjysmë ore, mbi një çështje që parashikon 30 minuta për 5 folës. Duhet të përcjellësh shkurt mesazhin për 1, 2 ose 3 minuta maksimumi. Duhet të respektohet mendimi i të tjerëve. Duhet t’u lejosh atyre të flasin. Nuk mund të flasë vetëm një person gjithë kohës, apo dy në vend të 5 apo 10 vetave. Këto janë rregulla për një diskutim të normalizuar.
-Në fakt ka gjithnjë e më pak eurodeputetë të pranishëm në takimet me Shqipërinë. Ju si e shpjegoni këtë?
Monica Macovei: Jo, ndodh njësoj edhe me delegacionet e tjera. Isha në delegacionin me Maqedoninë, me Moldavinë, me SHBA-të dhe është ngjashëm. Madje ka pasur takime, ku vetëm një eurodeputet ishte i pranishëm, sepse bëhen shumë gjëra në të njëjtën kohë. Unë si kryetare do të jem gjithnjë e pranishme, por të tjerët hyjnë e dalin, ose nuk vijnë fare në këto lloj takimesh.
Ne ishim 4 e ky është një numër mjaft i mirë, besomëni. Nuk ka të bëjë me Shqipërinë, edhe në delegacione të tjera ka pasur një prani më të ulët se kaq. Nga ana tjetër, ne jemi unanimë, pra nuk ka rëndësi nëse jemi një, dy apo 3 vetë aty, sepse duam njësoj që Shqipëria të futet në BE, që palët të punojnë së bashku, që reformat të kryhen. Unë nuk i shfajësoj kolegët e mi.
Madje kam bërë propozim, për atë që duhet bërë për të rritur praninë e eurodeputetëve në këto takime, pasi shumica e delegacioneve përballen me këtë problem. Por s’ka të bëjë fare me Shqipërinë dhe, më besoni se, 4 është prani më e madhe se në çdo delegacion tjetër.
Unë uroj më të mirën për shqiptarët dhe, ju lutem atyre të bëjnë presion ndaj politikanëve, të të gjitha partive, që të zbatojnë atë që kanë premtuar në fushatë elektorale për të përmirësuar jetesën tuaj, që të zbatojnë reformat dhe jo të bëhen të pasur me paratë publike. Të respektojnë angazhimet e marra, sepse të gjithë premtojnë në fushatë. Ndihmojini politikanët tuaj që të bëhen të përgjegjshëm, sepse kjo është e rëndësishme.
Politikanët janë në shërbim të njerëzve, jo e kundërta. Kjo duhet të mbahet në mend çdo ditë. “Ai është aty në Parlament që të më shërbejë mua”. Shkruajini letra atyre. Tregojuni atyre se çfarë doni prej tyre dhe sesi të votojnë ata. Reagoni! Shkruajini në mënyrë të përsëritur, në një moment do të funksionojë. Nëse e bëni për një vit, dy, 3 dhe nuk funksionon, nuk i votoni më dhe ua thoni se nëse nuk bëjnë një gjë, nuk do t’i votoni më ata radhës tjetër.

Nuk voton PD ligjin qe e shuan PD nga faqja e dheut! Jane te gjithe te korruptuar kriminele dhe vrases! Berisha dhe Basha dhe te gjithe ish ministrat qe i fali PS sepse e dine qe neser do te jete radha e tyre!
Nuk e pranon politika e superkorruptuar shqiptare kete autogol….do ta beje e firmose pasi t’i gjeje anen dhe te vazhdoje e te mjele lopen e mjere shqiptare…..
Spo,ju kuptoi fare jeve politikanve te evropes!!
Me,nji an po ju thoni shteteve te ballkanit qe duhet ti permbushni detyrat dhe regullat e evropes se bashkuar,a ne anen qeter ju qe e perbejni kishllin e evropes jeni te percar dhe ju,kerkoni dicka qe nuk e keni vet!!!Pse,po shifni andrra kot skoti,ju dhe ata paraardhsit e juaj qe e filluan me duket bashkimin e evropes ne vitet 1948-1949,dhe atehere e deri sot nuk u arit bashkimi,dhe nuk behet bashkimi me nacionalizmat e evropjanve kete dine ju,se une e dij,por mjerisht kta pilo-politikanet ton pseudo,matrapaz,jo se ju besoin dhe kta e din,por per te manovrue dhe per te ndejt ne pushtet miren me mashtrime dhe rrena ndaj popullit debil,se dote him ne evrop se qeter mundsi apo alternativ qeter ska.Rrenat me bishte jan kto si te evropjanve si te shiptarellave.Danimarka me referendum e hodhi posht evropen ,tani pritet britania,pastaj franca e Marie le pen,pastaj sllovaket dhe ceket jan gati,hungarezet po se po me urbanin,pra kush dota perbeje evropen,gjermania e vetme me shiptarellat?!!Jo,more jo prandaj i drejtohem ksaj zonje mos mashtroni njerzimin se bashkimi evropjan eshte nji utopi,sic thonit ju te evropes se komunizmi eshte utopi,pra po duket se ju keni pas te drejt per komunizmin,por tani une kam te drejt per utopin evropjane.Vecanrisht kur eshte ne pytje qe ju kerkoni qe bosna,maqedonia,mali zi,serbia,kosova shqipria ti plotsoin dofar kushte qe,ju nuk i keni pasur per veten,i kerkoni nga kta shtete karikatura,ti plotsoin kushtet po kjo eshte ironia e juaj dhe cinizmi prandaj me cinizem he ironia nuk jan per bashkejetes por per percarje,dhe kur dote behen kushtet atehere shperbehet vropa,dhe ne ngelim me gishty ne by…..
Znj. e nderuar, ne shqiperi nuk funksionojne sipas logjikes suaj dhe te shteteve te civilizuara.Ne vendin tone vlerat, intelektualet, civilizimi, nuk vlejne.Ne vendin tone duhet te jesh idiot dhe militant partie qe te punesohesh, duhet te jesh hajdut qe te punesohesh, duhet te jesh kurve qe te punesohesh, duhet te kesh leke te vjedhura dhe jo intelekt qe te punesohesh,duhet tu besh lajka partiakeve ne lagje qe te punesohesh.E nderuar ky vend nuk behet me keto politikane, pasi jane te njejtet, kane te njejten filozofi te te drejtuarit(ato qe thashe me larte), shih me kujdes dje ne opozite kjo qeveri fliste per vlera, per inteligjence, per njerez te paste, per drejtues te ndershem, por sot jane transformuar ne te njejten si PD, nje grup njerezish pa parime, lubi te parave………..si ato dje ..te pashpirt……po mire more qe nuk doni popullin po pse qaheni dhe hidheni perpjete kur ikin emigrant…pse kerkoni kthimin e tyre ….apo oi doni per skllever…sa turp…cfare komedie…cfare tragjedie.Patem shprese…….por na e moret dhe ate…….ke pak kohe per te bere per vete popullin…..populli e di cfare eshte shteti ligjor, e don ate, e don rregullin e don formalizimin e shtetit…por nuk don pabarazine ate qe vetem ju politikanet te jeni te lumtur, vetem hajdutet te bejne qejf….vetem ju te mos shqetesoheni …te tjeret te ngordhnin… ku e kenei punesimin…ekonomimine e popullit….pse eline ne mjerim o te pangopur…..
Politika eshte nje putane se ata qe futen brenda ne politik kriminelet tani do votoin kunder tyre !
Nje fakt qe mbase nuk e dine shume ketu -zonja Macovei eshte nga politikanet qe I ka dhene shtyse reformave anti-korrupsion ne Romani. Nen mbeshtetjen e saj eshte fuqizuar byroja anti-korrupsion qe filloi te investigonte dhe denonte persona ne politike, ne gjygjesor etj. Per me teper ajo ka qene prokurore ne kohen e Komunizmit dhe shume nga keto plehrat ‘demokrate’ e qellonin per te kaluaren e saj.
Ky eshte rast tipik qe kane luftuar Bumcat e Berishet qe ne kete vend te denohen ato qe kane pasur pozicione gjate komunizmit por pergatitjen e ethiken e duhur per te drejtuar vendin megjithese ato kane punuar dhe gjate komunizmit. Me nje fjale persona te tille me integritet ne I kemi nxjerre jashte loje se kane punuar ne komunizem, kurse keta demokratet qe kane shkaterruar shtetin dhe pa asnje vlere morale dhe profesionale I kemi ngritur ne piedestal. Normal qe tek ne nuk kane mbetur shume njerez te bejne reforma! Dhe bumcat e berishet minojne cdo gje pa filluar duke share e denigruar.
Macovei, ben nje gabim sipas meje qe nuk thote me emer e mbiemer qe eshte Bumci dhe PD qe ai perfaqeson, dhe jo partite, qe grinden e shajne thjesht per te ndaluar reformat. se po I futem te gjithe ne nje thes na dalin fitimitare keta shakllabanet demokrate
Po ç’janë këto dokrra që na shisni moj zonjë ,gjoja interes kombëtar dhe pordhë me rigon,cili vend në BE, që ndoqi me korrektësi udhëzimet e BE, sot është Kombëtarisht i Pastër, dhe ekonomia e tij është ngritur????? Ju’a them unë ASNJË, Greqi-Spanjë-Irlandë-Qipro-Itali-Portugali-Bullgari-Rumani vendet balltike etj, të gjitha këto vende sot VUAJNË EKONOMITË E TYRE JANË PËRTOKË (Ekonomia Reale dhe jo ajo që dalin dhe bërtasin nëpër TV), NË TË GJITHA KËTO VENDE POPUJT VUAJNË, VETËM MILIONERËT U BËNË MILIARDERË TË GJITHË TË TJERËT U VARFËRUAN EDHE MË SHUMË, NË TË GJITHA KËTO SHTETE KLASA E MESME U ZHDUK, DHE MBETËN VETËM DY KLASA ATA MILIARDERËT DHE TË VARFRIT, Zonjë përse nuk thoni të VËRTETËN, QË TË GJITHA KËTO BËHEN NË KUADËR TË GLOBALIZIMIT, I CILI PËRKTHEHET SKLLAVË (TË VARFRIT) DHE SKLLAVOPRONARË (MILIARDERËT, SORROS , ROTSCHILDS, ROCKFELLER) ???????????????????????????????
Te gjithe nismetaret qe rrahin gjoksin se sollen demokracine duke shgatrrue ekonomin deri ne gjendjen zero jane per tu largue nga adminsitrata dhe vendet me poste drejtuese.Kjo barre i bie kolektivit ku ban jete partie Bumci.Kjo parti ka tregue vashdimisht inisativen per zhgaterrim.
Shembull ka plot.Po citoj vetem tri raste:
konflikti civil ne humbjen e parave ne bankat primaidale viti 1997
14 shtator 1998.
8 dhjetor 2015.
Filozofi i filozofise se keti shgatrrimit gjindet ne fund te detit Adriatik bashk me te birin e pafajshem.Ky,filozof i ekonomise ka lane ngatrrestarin,intrigantin,konfliktualin mbi toke.Nji doktorr zemre qe nuk merr veshte nga zhvillimi shoqerore i shoqerise njerezore dhe ka avancue nji zhvillim me senc te kundert teper te sukseshem te krimit financiar,korrupsion deri ne rrang qeveritare kolektiv dhe familjare ne anetaret e familjes se tije dhe ati kriminel njerezor.
Pavarsisht se kerkesat per reforme jane nji cike ma te avnacume se sic i kishit juve dhe ketu komentagjite iu kundrvihen.Ne duhet te bindemi kur jane te drejta dhe duhet te kuptojme qe shoqeria avancon.Per kete, Shqiperise i duhet ta beje kete rrefome ne nji stad ma cilesore se ne kohen e fillimit te bashkimt te shteteve europiane.Nuk duhet ti vendosim bryla udherrefyesve europian, me mentalitetin ordiner te rrugave,neve juve,juve neve.Nuk shkon.Asht humbje kohe per qellimin e mire ne favor dhe ne sherbim te shoqerise shqiptare.