Bisedë me doktor Sallabandën: “Virusi na mësoi të vlerësojmë çdo minutë që jetojmë, nga vdekja na ndan vetëm një fije peri”

Ornela

 

Nga Entela Resuli

Botuar në DITA

Pandemia na mësoi shumë gjëra, por mbi të gjitha na bëri të njohim ata që janë larguar nga Shqipëria dhe që e vazhdojnë profesionin e tyre jashtë vendit. Mjekët ishin ata më të kërkuarit që me këshillat dhe sugjerimet e tyre na erdhën në ndihmë edhe nga vendet ku kanë emigruar e jetojnë. Një prej tyre, që e kemi parë shpesh ne ekranet televizive ka qenë mjeku Kita Sallabanda.

Nga Spanja, ku edhe jeton e punon, ai nuk ka munguar asnjëherë duke treguar situatën e virusit atje por edhe duke na ardhur në ndihmë për të kuptuar se si duhet të sillemi në këtë pandemi. Sot kemi folur me doktor Sallabandën, për këto dy vite të vështira në profesionin e mjekut, por edhe për marrëdhënien e tij me vendlindjen, Shqipërinë. Dashurinë e pakushtëzuar për atdheun, i cili sado mangësi që të ketë, ka një vend të veçantë në zemrën e çdo kujt që largohet.

I lindur në Tiranë, doktor Kita është Profesor i Asociuar i Neurokirurgjisë  në Universitetin Komplutense të Madridit. Gjatë këtyre viteve ka zhvilluar punën e tij në fushën e mjekësisë publike dhe asaj private. Sot është Drejtor i Institutit të Radiokirurgjisë së Avancuar, President  i dy shoqatave shkencore dhe ka publikuar disa libra në fushën e mjekësisë, etj.

Spanja nuk është rastësisht vendi ku ai jeton dhe punon, por është vendlindja e nënës së tij. Ajo ishte spanjolle dhe prej vitit 1992 doktor Sallabanda është qytetar i këtij vendi. Spanja i ka dhënë shumë mundësi profesionale që ndoshta në Shqipëri nuk do t’i arrinte asnjëherë, por nga ana tjetër, kënaqësitë e vogla, të cilat i gëzojnë zemrën, si aromën natyrale të frutave, shijen e djathit të bardhë,  muzikën, poezinë dhe nostalgjinë për fshatin ku ka shërbyer si mjek për herë të parë, i ka të ngulitura në vendlindje nga e cila nuk është shkëputur asnjëherë.

Sot në” Dita”, doktor Kita Sallabanda ka folur se çfarë na mësoi kjo pandemi, në ç’fazë të virusit jemi tani dhe çfarë duhet të presim me vonë.

 

Doktor, prej dy vitesh, bota është përballur me një virus që në një farë mënyrë ndryshoi disa rregulla dhe solli zakone të tjera, po për ju, si kanë qenë këto kohë. Si e kanë ndryshuar ditën apo rutinën tuaj?  

Ka qenë një periudhë e vështirë si për të gjithë njerëzit dhe për më tepër për ne mjekët. Duhet të kuptoni që një mjek është edhe njeri që jeton me rrezikun dhe me problemet e tija personale po më shumë me ato të të tjerëve.

Unë si gjithë kolegët e mi u përballova me sëmundjen, me gjithë rrezikun e madh, operonim dhe trajtonim të sëmurët me Covid pa marrë parasysh që mund të ishim ne, unë personi tjetër i shtruar në atë krevat spitali, dhe më e dhimbshme është kur sheh që kolegë të t’u humbasin jetën duke shërbyer, është detyra jonë, po ishte e vështirë ta përballoje.

Frika dhe preokupimi më i madh ishe të mos e çojë sëmundjen në familje dhe te njerëzit e tu të dashur. Ishte ankth, jo frikë. Gjithsesi e përballova si gjithë të tjerët, pa pushuar asnjë ditë dhe duke luftuar  me virusin.

Dr. Kita Sallabanda

Doktor, në përgjithësi çfarë na mësoi ky virus?

Ky virus na mësoi se duhet të jemi të përgatitur,  e para e punës se si të organizohemi, se si të bëjmë të mundur që t’i japin shoqërisë një përgjigje të shpejtë dhe shkencore, që të kemi rezerva strategjike mjekësore nëpër çdo spital dhe çdo shtet.

Që të jemi të shkathët në përgjigjen ndaj epidemive/ pandemive, që politika të mos vendosi, por të jenë specialistët ata që duhet ta marrin situatën në dorë, që jeta e njeriut ka më vlerë se çdo euro e përdorur për shëndetësinë.

Që të punojmë në ekip, jo vetëm në një spital apo një shtet, po midis spitaleve edhe shteteve, dhe së fundi kuptuam që jemi vulnerabël dhe duhet të vlerësojmë çdo minute që jetojmë.

-Mendoni se na ndryshoi vërtetë disa zakone apo ne harrojmë shpejt dhe do i rikthehemi sërish të njëjtës rutinë?

-Pyetje shumë interesante. Natyra e njeriut bën që gjerat e këqija t’i harrojë dhe të shikoj përpara, po sinqerisht mendoj që këtë radhë jo , jeta jonë ka ndryshuar, njohëm që jemi vulnerabël, që nuk ka supermena, që kufiri midis jetës e vdekjes është një fije peri.

Kemi mësuar një mënyrë të re të punuari e të jetuari, me kufizime e lock down, kush e mendonte një lock down para tre  vjetësh!

Definitivisht kemi ndryshuar.  Rutina e përditshme do ketë gjithmonë elementet e kësaj pandemia, ndofta do kemi edhe të tjera si këto.

-Ndoshta kjo ka të bëj edhe me vendet, pasi personalisht, shoh që në Shqipëri, pak janë njerëzit që vazhdojnë të kujdesen. Madje mbajnë një maskë në xhep sa për procedurë kur shkojnë në bankë apo qendra tregtare…Duket sikur e kemi të vështirë tu bindemi zakoneve të reja, apo jo?

Shqipëria është një vend me karakteristikat e saja, as më të mira e as më të këqija, në përgjithësi në Europën Lindore dhe në Afrikë nuk pati një perceptim të njëjtë të asaj që po ndodhte, dhe sepse nuk ka besim tek politikat shëndetësore, edhe pse nuk pati atë numër të lartë zyrtar të vdekjeve, po kjo lidhet edhe me nivelin kulturor të njerëzve. Amerika e thellë nuk besonte në vaksinat ashtu si edhe Rusia, ashtu si edhe bullgaria etj,. këtu futet edhe Shqipëria

-Doktor, çfarë po ndodh aktualisht me Covid-19. Ka patur një sërë mutacionesh, momentalisht jemi të Omicron. Sa të kërcënuar jemi nga ky variant?

Covid-19 po evoluon drejt një virusi më të dobët. A jemi të sigurt që nuk do ketë variante të reja? Jo nuk jemi të sigurt, por vaksinimi masiv i popullatës, ata qe e kanë kaluar Covidin dhe kane fituar imunitetin natyral do bëjnë të mundur që të mbrohemi më tepër edhe nga variantet e reja.

Dy janë armët tona; vaksinimi dhe imuniteti natyral. Por mos të harrojmë masat higjienike; maskat, larjen e duarve etj.

-Në Shqipëri ka ende nga ata skeptik që po i rezistojnë vaksinimit, a keni një thirrje për ta?

Po dhe shumë nga ata që kanë  qenë skeptik janë sëmurur dhe kane vdekur! Vaksina pa dyshim që na mbron nga vdekshmëria dhe na bën që ta kalojmë më lehtë sëmundjen në rast se infektohemi.

-A mund ta bëjmë pyetjen se, cilat është vaksina me efikase?

Nuk ka klasifikime të  vaksinave, por më të mirat janë ato të aprovuara nga FDA dhe EMA, Pfizer, Moderna, Astrazeneka. Rekomandohen dy doza, doza  tretë për personelin shëndetësor, njerëzit që janë me imunodeficiencë dhe personat mbi 60-65 vjeç.

-Po për fëmijët, a rekomandohet vaksinimi?

Për sa i përket fëmijëve unë jam partizan i vaksinimit të atyre mbi 5 vjeç. Në Spanjë vaksinohen 6000 në ditë në këtë grupmoshë. Fakti është që me Omicron janë infektuar shumë të kësaj moshe edhe pse në formë të lehtë.

-Cilat janë shenjat e Omicron?

Shenjat e Omicronit janë ato të ngjashme me një grip, ka zënë kryesisht moshat e reja edhe pse janë vaksinuar, dhe prek rrugët e sipërme respiratore pa shkaktuar pneumonia dhe ka shumë më pak mortalitet se variantet  tjera të Covid 19.

-Çfarë duhet të presim më pas, a është kjo vala e fundit e virusit apo vazhdojmë të mos bëjmë dot parashikime?

Nuk kemi një përkufizim të qartë të pandemisë, po do të iki kur shumica e vendeve të botës të kenë kontrolluar Covidin. Nuk ka afate, do të shohim në muajt e ardhshëm. Pranvera dhe vera e këtij viti, nëse nuk dalin variante të reja, do të na tregojnë evolucionin.  Unë jam optimist , sipas të dhënave, që do të kaloj.

-Doktor, cilat janë pasojat që lë në shëndetin e njeriut kalimi i një formë të rënd dhe të mësim i virusit?

Një nga problemet e mëdha të Covid 19 është ai që quhet sindromi i Covid peristent,  njerëz me dëmtime të nervave periferike, me dhimbje të vazhdueshme të kokës, me çrregullime të memories, probleme të zemrës etj.

Ata që u sëmurën nga Covidi në formë të rendë, po shohim, se kanë pasoja e çrregullime organike të rëndësishme e që sipas eksperteve mund të kushtoje në vitet në vazhdim edhe shkurtimin e jetës biologjike.

-Doktor Sallabanda, ju keni qenë vazhdimisht i informuar në lidhje me Shqipërinë, në vëzhgimin tuaj, si e përballoi vendi ynë përballjen me Covid 19?

Unë mendoj se Shqipëria e përballojë relativisht mirë situatën e Covidit, po pati mungesë transparence, mosbesim, fjalë bosh dhe mungesë mjetesh.

Lock down i bërë në fillim të Covidit ndihmoi shumë, por mos zbatimi i atyre masave që vetë qeveria shqiptare i vendosi ka qenë një nga gabimet më të mëdha.

Mos mbajtja e maskave në hapësirat e mbyllura, mos vaksinimi i ndërgjegjshëm i popullatës kanë influencuar negativisht në kontrollin e kësaj sëmundje. Mund te kishim pasur  më pak infektime, më pak dëm ekonomik dhe me pak vdekje. Kjo vlen sidomos tani në kohën e përhapjes eksponenciale të Omicronit, jeni akoma në fazë përhapje, të shohim si do shkojë situata.

-Doktor, pse keni zgjedhur Spanjën kur jeni larguar nga Shqipëria dhe çfarë ju ka dhënë ai vend?

Nëna ime është spanjolle. Unë qe nga viti 1992 jam qytetar spanjoll, kam studiuar  në Spanjë , kam qenë konsull i Spanjës  në Shqipëri  nga 1997-2000’ dhe si përfundim mbas shumë vitesh  në atdhe vendosa të jetoja në vendin e nënës.

Nena ime thoshte një shprehje shumë të bukur: Spanja është atdheu im, Shqipëria është shtëpia ime, dhe unë tani them: Shqipëria është atdheu im, Spanja  është shtëpia ime.

-A vini shpesh në Shqipëri ?

Para  disa muajsh më bënë qytetar nderi në qytetin te Beratit. Ishte një kënaqësi e veçantë.

Asnjëherë   nuk i kam humbur kontaktet me atdheun tim, jam zgjedhur në Bordin e Akreditimit të Republikës së Shqipërisë. Vij shpesh, kam trajtuar me dhjetëra të sëmurë  nga Shqipëria  dhe iu përgjigjem me qindra njerëzve që më shkruajnë për problemet e tyre, në mënyrë të thjeshtë, me dashuri dhe pa asnjë përfitim.

-Çfarë ju ka dhenë apo mësuar Spanja?

Mua Spanja  më ka dhënë mundësinë të bëhem një figurë e njohur në europë e në botë, si mjek dhe si studiues, më ka dhënë shumë hapësirë  veprimi që ndoshta  në Shqipëri  nuk do ta kisha.

Jam nderuar me medaljen e Artë të Akademisë Mjekësore  Mbretërore  të Spanjës , me dekoratën    “Encomienda  de  la Orden de Merito Civil” .

Kam fituar me konkurs vendin e Profesorit të Asociuar të Neurokirurgjisë  të Universitetit Komplutense të Madridit. Kam zhvilluar punën time në fushën e mjekësisë publike  dhe asaj private. Sot  jam Drejtor i Institutit të Radiokirurgjisë të Avancuar , President   i dy shoqatave shkencore, kam publikuar disa libra dhe drejtoj  një Master në mjekësi etj,.

-Çfarë iu mungon nga Shqipëria?

Më mungon Shqipëria, Berati, Tirana ku kam lindur dhe jam rritur, Maqellara ku kam qenë mjek i fshatit,dhe miqtë e mi të vjetër, shokët e shkollës ( edhe pse njerëzit kane ndryshuar shumë) ,djathi  i bardhë dhe frutat që akoma kanë aromë natyrale, kuzhina shqiptare, ata pak kushërinj që më kanë mbetur, muzika shqiptare, poezia, etj,. Gjatë periudhës së Covidit  kam njohur njerëz të mrekullueshëm , gazetarë, mjekë, shoqatën e mjekeve shqiptarë në europë dhe kam parë një dëshirë të jashtëzakonshme të njerëzve për të ecur përpara, sidomos moshat e reja.  Kam nostalgji, e dua vendim tim dhe përpiqem  të ndihmoj sa kam mundësi ,  kam plan të vij më shpesh e të ndihmoj edhe atje.

 

Share This Article
5 Comments
  • Nderime dhe respekte per mjeket tane jashte! Qe nderojne Shqiperine dhe kete popull qe -ne nje shumice te tij sot- s’e meriton kete nderim!

  • Se ne cfare niveli eshte degjeneruar dhe denatyruar ky komb,e tregon dhe kjo:
    Ky personalitet shqiptar qe ka bere emer,ne majat e shkences te mjekesis boterore,duke mbetur me zemer dhe me shpirt thelle ne kete vend,nuk i eshte dhene asnje shenje mirenjohje nga shteti shqiptar.
    Dhe mendoj se keshtu eshte dhe me i nderuar,ky personalitet i jone,pasi dekoratat ketu jepen nga pjerdh-identi, apo cnderimi historik i ketij kombi meta,apo veziri rajai i krrusur nga temenat rama,qe ka kohe qe shperndan nuska,se fundi gezoi me nje nga ato dhe ´´Babe´´sulltanin te ringritur nga varrezat otomane.

  • Doktor Salamandra dhe Entela paskan gjete sebepin e virusit, qe te na tregojne se jeta paska dhe vdekje, si nje cikel normal i kesaj ekzistence miliarda vjecare ne kete Planet. Mos more, nuk e dinim kete gje, e morem vesh pas 2020-es me Rona-Koronen.

    E pabesueshme, sa poshte qe ka rene kosienca njerezore!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *