Intervista në “Sputnik” paralajmëron konflikt të armatosur në Preshevë

Gazeta Dita

Një ish-drejtues i lartë i shërbimit ushtarak serb KOS, nënkoloneli Ljuban Karan, në një intervistë për portalin rus “Sputnik“, paralajmeron konflikt të armatosur në Jug të Serbise, konkretisht në trojet që pretendohen si nga shqiptarët e Kosovës, ashtu edhe nga serbët.

“Nga ana tjetër, sa i takon situatës me Kosovën, Karan beson, se është e qartë si kristali, por beson se Kosova e pavarur nuk është më qëllimi përfundimtar i shqiptarëve, por jugu i Serbisë – dhe ai thotë se, “askush nuk mund ta marrë pa luftë”, shkruan “Sputnik”.

Sipas tij, tashmë Bosnja dhe Presheva do të jenë territori i luftës së re. “Është e mundur që trupat shqiptare dhe kroate, të mund të përdoren kundër nesh. Është një mjedis shumë i pafavorshëm për ne, ata kanë pretendime territoriale ndaj Republikës së Serbisë”, tha nënkoloneli Karan.

Ish-zyrtari i Kundërzbulimit Shërbimit serb (KOS), Ljuban Karan, në intervistën e tij thotë se “NATO ka një plan për të zotëruar plotësisht Ballkanin, kryesisht për shkak të frikës së ndikimit rus, dhe shembulli më i mirë për këtë është Mali i Zi. Tani po kërkohet futja e Maqedonisë, por problem është si të zotërohet Republika Srbska”.

Share This Article
2 Comments
  • Kjo eshte thjesht doze qetesuese per popullin serb per dhimbjen qe do shkaktoje njohja e kosoves prej shtetit shtetit te tyre. Politika e serbise e arriti fundin tani dhe e po e pranojne qe duhet te ecin perpara ne te vetmen rruge qe u ka ngelur, – njohja e kosoves. Keto lloj intervistash jane thjesht pregatitje terreni per deklaratat perfundimtare.

    Shqiptaret nuk kane ndrmend te bejne lufte me serbine pasi ata i kane edhe xhepat bosh edhe ushtaret pa kepuce, plus qe pas luftes se kosoves e pane te gjithe sa te bukur ishin udheheqesit kosovare qe menduan vetem per te bere pasuri dhe jo per te bere shtet.

    Shqiptaret e shqiperise nuk mund te luftojne nje lufte per lulezim bashen dhe monika kryemadhin e edi ramen qe i coi njerezit si mish per topa ne 21 janar dhe tani i pyet jetimet si mund ta qeverrisim vendin pa futur vrasesit ne burg.

    Shkurt, keto jane mekanizma shfryese qe u duhen serbeve dhe aspak ndjenja reale te serbise pasi serbet e dine qe shqiptaret nuk jane budallenj te luftojne per vatanin e marre peng prej mafies 15 brezeshe!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *